• VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 31 Janar 2025 – Receta/ Këshilla estetike, masazhi manual/ Viti i ri Kinez

    Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Harapash me djathë, sallam dhe salcë / Supë me panxhar / Picë me lakër.

    Hapësirën e bisedës në studion e “Rreze Dielli” sot ia dedikojmë bukurisë, pikërisht trajtimit estetik të fytyrës dhe trupit. Me estetisten Vasilika Mango, flasim për rëndësinë e masazhit manual. Çfarë është masazhi lifting i fytyrës, si funksionon dhe cilat janë përfitimet kryesore? Në çfarë moshe këshillohet të niset ky lloj masazhi dhe sa kohë duhen për të parë rezultate dhe sa të qëndrueshme janë ato? Përveç masazhit manual të fytyrës, me një rëndësi të veçantë është dhe masazhi i trupit, pasi ndikon në përmirësimin e qarkullimit të gjakut, eliminimin e toksinave, lehtësimin e stresit, por gjithashtu dhe në formësimin e trupit. Sa shpesh duhet të bëhen masazhet manuale të trupit dhe si ndikojnë ato në reduktimin e celulitit? Në studion e Rreze Dielli estetistja ndan dhe disa këshilla kujdesi për zonjat në shtëpi, gabimet që mund të bëhen si dhe tregon disa teknika të thjeshta që mund të aplikohen në shtëpi.

    Viti i Ri Kinez është një nga festat më të rëndësishme në botë. 29 janari shënon fillimin e Vitit të Ri kinez, i cili bazohet mbi kalendarin hënor. Festa zgjat për rreth dy javë ku traditat, festivalet, ngjyrat, dritat dhe gatimet pushtojnë vendin, pasi konsiderohet si festa më e rëndësishme dhe simbolizon ardhjen e pranverës. Në studion e "Rreze Dielli" flasim me pedagogen Megi Tirana dhe Atinela Nikolla, studiuese e kulturës kineze. Si e festojnë kinezët Vitin e Ri? Si ndryshon ai nga Viti i Ri Perëndimor? Cilat janë simbolikat e ushqimeve të veçanta që gatuhen për këtë festë? Rëndësia e ngjyrës së kuqe, fishekzjarreve dhe zarfeve të kuqe me para "Hongbao"… Çfarë karakteristikash dhe energjish sjell për njerëzit dhe botën, çfarë e bën kaq magjike dhe të veçantë? Po komuniteti kinez në Shqipëri si e feston këtë festë dhe a ka ndikuar kultura kineze në traditat shqiptare në ndonjë mënyrë? Në studion e Rreze Dielli panelistet ndalen dhe në horoskopin kinez, çfarë përfaqëson ky vit sipas kalendarit kinez dhe cilës shenjë i takon viti 2025 dhe si do ndikojë në shenjat e tjera. Për të gjithë adhuruesit e horoskopit kinez zbulojmë dhe vitet që korespondojnë në ndarjen e secilës shenjë.

  • VIDEO

    Nisma për dy gjinitë/ Xheni Karaj demaskon Berishën: Në 2010 premtoi se do kurorëzonte çiftin e parë LGBT, prisja të më martonte! Imitacion i shëmtuar i Trump se do të heqë “nongratën”

    Xheni Karaj aktiviste për të drejtat e komunitetit LGBT, bashkëthemeluese dhe aktualisht drejtuese ekzekutive e organizatës AleancaLGBT në një intervistë për Report TV demaskon kryetarin e PD-së Sali Berishën.

  • VIDEO

    Pastrimi natyral i toksinave të trupit përmes masazhit manual

    Hapësirën e bisedës në studion e “Rreze Dielli” sot ia dedikojmë bukurisë, pikërisht trajtimit estetik të fytyrës dhe trupit. Me estetisten Vasilika Mango, flasim për rëndësinë e masazhit manual. Çfarë është masazhi lifting i fytyrës, si funksionon dhe cilat janë përfitimet kryesore? Në çfarë moshe këshillohet të niset ky lloj masazhi dhe sa kohë duhen për të parë rezultate dhe sa të qëndrueshme janë ato? Përveç masazhit manual të fytyrës, me një rëndësi të veçantë është dhe masazhi i trupit, pasi ndikon në përmirësimin e qarkullimit të gjakut, eliminimin e toksinave, lehtësimin e stresit, por gjithashtu dhe në formësimin e trupit. Sa shpesh duhet të bëhen masazhet manuale të trupit dhe si ndikojnë ato në reduktimin e celulitit? Në studion e Rreze Dielli estetistja ndan dhe disa këshilla kujdesi për zonjat në shtëpi, gabimet që mund të bëhen si dhe tregon disa teknika të thjeshta që mund të aplikohen në shtëpi.  

  • VIDEO

    Viti i Gjarprit si do ndikojë në 2025/ Ja cila shenjë je në Horoskopin Kinez sipas vitit të lindjes

    Viti i Ri Kinez është një nga festat më të rëndësishme në botë. 29 janari shënon fillimin e Vitit të Ri kinez, i cili bazohet mbi kalendarin hënor. Festa zgjat për rreth dy javë ku traditat, festivalet, ngjyrat, dritat dhe gatimet pushtojnë vendin, pasi konsiderohet si festa më e rëndësishme dhe simbolizon ardhjen e pranverës. Në studion e "Rreze Dielli" flasim me pedagogen Megi Tirana dhe Atinela Nikolla, studiuese e kulturës kineze. Si e festojnë kinezët Vitin e Ri? Si ndryshon ai nga Viti i Ri Perëndimor? Cilat janë simbolikat e ushqimeve të veçanta që gatuhen për këtë festë? Rëndësia e ngjyrës së kuqe, fishekzjarreve dhe zarfeve të kuqe me para "Hongbao"… Çfarë karakteristikash dhe energjish sjell për njerëzit dhe botën, çfarë e bën kaq magjike dhe të veçantë?  Po komuniteti kinez në Shqipëri si e feston këtë festë dhe a ka ndikuar kultura kineze në traditat shqiptare në ndonjë mënyrë? Në studion e Rreze Dielli panelistet ndalen dhe në horoskopin kinez, çfarë përfaqëson ky vit sipas kalendarit kinez dhe cilës shenjë i takon viti 2025 dhe si do ndikojë në shenjat e tjera. Për të gjithë adhuruesit e horoskopit kinez zbulojmë dhe vitet që korespondojnë në ndarjen e secilës shenjë.

  • VIDEO

    Harapash me djathë, sallam dhe salcë të kuqe nga zonja Albana

    Harapash me djathë, sallam dhe salcë të kuqe

    Përbërësit:

    • 2 gota miell misri
    • 4 gota lëng mishi
    • 100 gr djathë i bardhë i thërrmuar
    • 50 gr gjalpë
    • 100 gr sallam i prerë në feta
    • 1 lugë gjelle vaj ulliri
    • 2 thelpinj hudhër
    • 200 ml salcë domatesh
    • Piper i zi dhe spec i kuq
    • Kripë sipas shijes

    Përgatitja:

    Në një tenxhere ziejmë lëngun e mishit, shtojmë miellin e misrit gradualisht, duke e përzier vazhdimisht me një lugë druri për të shmangur krijimin e kokrrizave. Kur masa të fillojë të trashet, shtojmë gjalpin dhe djathin e thërrmuar, duke vazhduar përzierjen derisa të lidhet mirë. Në një tigan me pak vaj ulliri skuqim sallamin derisa të marrë ngjyrë të artë. Shtojmë hudhrën e grirë dhe e kaurdisim lehtë. Hedhim salcën e domates, pak kripë, piper dhe spec të kuq, duke e lënë të ziejë për disa minuta derisa të trashet. Harapashin e servirim në pjata të thella, sipër shtojmë sallamin me salcë. Mund të spërkatim pak djathë të thërrmuar dhe pak spec të kuq për më shumë shije.

  • VIDEO

    Supë me panxhar nga zonja Albana

    Supë me panxhar

    Përbërësit:

    • 2 panxharë mesatar
    • 1 patate e vogël
    • 1 karrotë
    • 1 qepë e vogël
    • 2 thelpinj hudhër
    • 1.5 litër lëng perimesh ose ujë
    • 2 lugë gjelle vaj ulliri
    • ½ lugë çaji uthull molle / lëng limoni
    • 1 lugë çaji kopër ose majdanoz
    • 2 lugë gjelle kos / krem pana
    • Kripë dhe piper sipas shijes

    Përgatitja:

    Në një tenxhere ngrohim vajin dhe skuqim qepën derisa të zbutet. Shtojmë hudhrën dhe e përziejmë për disa sekonda. Shtojmë karrotën, pataten dhe panxharin. I përziejmë për disa minuta dhe më pas hedhim lëngun e perimeve ose ujin. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper. E lëmë supën të ziejë për rreth 25-30 minuta, derisa perimet të jenë zbutur. Pasi perimet të jenë zier, përdorim një blender dore për ta bërë supën kremoze (nëse dëshirojmë një teksturë më të trashë, mund ta lëmë pa e kaluar në blender). Në fund shtojmë uthullën e mollës ose lëngun e limonit dhe e shërbejmë të ngrohtë, me pak kos ose krem pana sipër dhe spërkatje majdanozi.

  • VIDEO

    Picë me lakër nga zonja Albana

    Picë me lakër

    Përbërësit:

    • 1 kokë lakër e vogël
    • 2 kokrra vezë
    • 100 gr djathë kaçkavall ose mocarela
    • 50 gr miell
    • 1 lugë gjelle vaj ulliri
    • ½ lugë çaji kripë
    • ½ lugë çaji piper të zi
    • ½ lugë çaji spec të kuq pluhur
    • ½ lugë çaji rigon
    • 200 ml salcë domatesh
    • 100 gr sallam ose proshutë
    • 50 gr djathë i bardhë ose kaçkavall

    Përgatitja:

    Fillimisht ngrohim furrën në 200°C. Përgatisim bazën e picës. Lakrën e grijmë hollë ose e kalojmë në rende të trashë. E vendosim në një tas, shtojmë vezët, miellin, kripën, piperin dhe erëzat. E përziejmë mirë derisa të lidhet masa. Shtojmë edhe gjysmën e djathit të grirë dhe e përziejmë sërish. Në një tavë të shtruar me letër pjekjeje, hedhim përzierjen dhe e shtypim me një lugë ose me duar për t’i dhënë formën e një pete të rrumbullakët ose drejtkëndore. E pjekim për 15-20 minuta, derisa të marrë një ngjyrë të artë. Më pas nxjerrim tavën nga furra dhe lyejmë bazën me salcën e domates. Vendosim sipër fetat e sallamit ose proshutës nëse dëshirojmë. Shtojmë djathin e grirë dhe e kthejmë në furrë për 10 minuta të tjera, derisa djathi të shkrijë dhe të marrë ngjyrë të artë. E lëmë të ftohet pak para se ta presim. Mund ta spërkasim me pak rigon ose borzilok për më shumë aromë.

  • VIDEO

    Dumani i pavarur! Arrestime para zgjedhjeve edhe pa fondet e ShBA | Frontline

    Ngrirja e fondeve amerikane e urdhëruar nga presidenti Trump, u diskutua në ‘Frontline’ mbrëmjen e sotme me Azgan Haklaj, Faik Bashën, Adriatik Doçin, Arbër Hoxhën, Shemsi Prençin dhe Flogert Muçën.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e premte 31 janar 2025

     

    Titujt e gazetave për sot, nga mosbindja civile për një foto në ceremoninë e lamtumirës për Janullatos te Adriatik Lapaj thotë se merr 71 deputetë e deri tek çfarë humbet Shqipëria nga ndërprerja e ndihmës amerikane pas urdhrit të Trump?

  • VIDEO

    Ngrijnë fondet amerikane, Doçi: SPAK nuk do futet në krizë ekonomike! Avokati: Preken vetëm disa trajnime! Gazetari: PD dhe PL kanë hapur debat absurd sikur SPAK-u vdiq

    Ngrirja e fondeve amerikane e urdhëruar nga presidenti Trump, u diskutua në ‘Frontline’ mbrëmjen e sotme me Azgan Haklaj, Faik Bashën, Adriatik Doçin, Arbër Hoxhën, Shemsi Prençin dhe Flogert Muçën.

  • VIDEO

    FMN ngre alarmin për pensionet në vend, Fatos Çoçoli: Skema e tanishme duhet reformuar! Qeveria t'i përgjigjet shqetësimit! Gajo: Nuk mjafton rritja e pagës minimale

    Fondi Monetar Ndërkombëtar ngriti alarmin për skemën e pensioneve në Shqipëri, nisur nga fenomeni nëndeklarimit të pagave. Fatos Çoçoli shprehet se ky shqetësim i FMN është i drejtë dhe se qeveria duhet të përgjigjet me një reformë të denjë pensionesh. Ndërsa eksperti Albert Gajo mendon se qeveria shqiptare e ka më të lehtë se në vende të tjera të ndërmarrë një reformë pensionesh, pasi nuk ka përballë sindikatat.

  • VIDEO

    Ceremonia për Kryepeshkopin Anastas/ Marin Suli: Ishte fat që jetuam në kohën e tij! La pas një pasuri shpirtërore! Na mësoi pranimin e tjetrit siç është

    Marin Suli foli në ‘Studio Live’ lidhur me ceremoninë mortore në nder të Kryepeshkopit Anastas, që u varros sot në Katedralen ‘Ngjallja e Krishtit’ në Tiranë me pjesëmarrjen e primatëve të Kishave Ortodokse nga e gjithë bota, si dhe shumë figurave dhe personaliteteve politikë dhe jo vetëm. 

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv