-
VIDEO
SHBA ngriu fondet për SPAK, Balla në Report Tv: Mos t’i japim shpresë ndonjë politikani të korruptuar, Amerika s’ka ndryshuar qasje
Ministri i Shtetit për marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla i ftuar në Report Tv komenton edhe dekretin e Trump që preku edhe Shqipërinë me ngrirjen e fondeve për institucionet, mes tyre edhe SPAK. Në reagimin e parë që vjen nga Partia Socialiste, ministri Balla thekson se SPAK është një institucion i pavarur i një vendi sovran dhe që mbështetet nga buxheti i shtetit. Balla shprehet se nuk duhet t’i japim shpresë ndonjë politikani të korruptuar, pasi sipas tij SHBA nuk ka ndryshuar qasje për Shqipërinë, veçse administrata Trump po bën një ridimensionim të ndihmës së huaj. “SHBA ka qenë dhe mbetet mbështetëse e reformave shtetformuese në Kosovë, të shtetit të se drejtës në Shqipëri. Nuk shoh ndryshim të qasjes, Shqipëria mbetet partneriteti më i rëndësishëm në Ballkanin Perëndimor për SHBA. Trump ka qenë president në mandatin e kaluar, në atë kohë ishte momenti kur u krijua SPAK dhe u mbështet. Të mos ngatërrojmë, dy qasje që s’kanë lidhje me njëra tjetrën. SHBA janë duke ridimensionuar mënyrën e akordimit të fondeve të tyre, po mendojnë të ulin asistencën jashtë, por kjo s’do ndërpritet dhe Rubio ishte i qartë në deklaratën e djeshme. Partneriteti i rëndësishëm vazhdon, po ridimensionojnë ndihmën e tyre të huaj. Ajo që thotë Rama merr edhe vlerë më të madhe, SHBA këtu ka qenë ndër vite që nga ‘91, por PS ishte ajo që e vuri në program dhe që e realizoi reformën në drejtësi dhe PS është ajo që do vazhdojë të mbështesë dhe me fondet që i duhen. Mos t’i japim shpresë ndonjë politikani të korruptuar, për ta përdorur këtë qasje të re të administratës amerikane me një institucion të një vendi sovran siç është Shqipëria. Edhe këtë vit nëse e shihni buxheti i alokuar nga buxheti i shtetit për SPAK, ka pasur rritje nga ai alokuar 1 vit më parë”, tha Balla në Report Tv SI.E./Shqiptarja.com
-
VIDEO
Tafani: U harxhuan 55 mld USD në luftën e 1999 dhe kosovarët e harruan! Kulluri: SHBA nuk ikën nga Kosova, ka rrezik potencial! Osmani: Prishtina duket se e ka qelbur
Analisti Endri Tafani kujtoi se SHBA, NATO dhe BE kanë investuar 55 mld dollarë në operacionin për ndërhyrjen ushtarake në Kosovë, por duket se kosovarët e kanë harruar.
-
VIDEO
Kosova në ‘Repolitix’/ Spahiu: Trump do i kërkoj Kosovës të kthejë borxhin e miliardave, siç ja kërkoi Ukrainës! Kulluri: Kurti antiamerikan, punon kundër interesave të vendit
Zgjedhjet në Kosovë, kush do e qeverisë atë pas 9 Shkurtit dhe fati politik i Albin Kurtit pas përplasjeve me SHBA-të, ishin disa nga temat e diskutuara sot në mbrëmje (4 Shkurt) në studion e emisionit “Repolitix”, në Report Tv. Të ftuar Kreshnik Spahiu, Edvin Kulluri, Enri Ceno, Kreshnik Osmani, Endri Tafani dhe Nexhmendin Spahiu
-
VIDEO
Cili do të jetë fati i Kurtit? Ish-Ambasadori tregon skenarët
-
VIDEO
Pazari i ri Rama-Berisha, Alibeaj: Ja çfarë do t’i bëjnë SPAK-ut. Agresion ndaj diasporës
Deputeti Enkelejd Alibeaj, themelues i "Djathtas 1912", ndau sot në “Frontline” në REPORT TV disa nga strategjitë, mendimet e tij për situatën politike, qëllimet e partisë, votën e diasporës dhe drejtësinë. Për sa mandate deputetësh janë pritshmëritë e formacionit të ri politik
-
VIDEO
Edip Tërshana Pse Enver Hoxha ia zhduku varrin?
Sakrifikoi jetën për kosovën dhe Ccamërinë dhe regjimi komunist e la pa varr. Debatet e Edip Tërshanës në gjyq me prokurorin për tradhëtinë e komunistëve ndaj çështjes kombëtare dhe letrën akuzuese të tij drejtuar Enver Hoxhës. Pse u pushkatua vetëm Edip Tërshana mes 12 të akuzuarve të “Bashkimit demokratik”. Si ia zhdukën eshtrat në vitin 1948, dhe pengu i familjes për varrin e munguar. Dosja k, premierë të martën ora 20:00
-
VIDEO
Alibeaj në ‘Frontline': Komisioni ‘Xhafaj’ do ndërhyjë te SPAK-u, të hetohen takimet e paligjshme të PS-PD me Diasporën! Misioni ynë, nxjerrja e Ramës në pakicë
Deputeti Enkelejd Alibeaj, themelues i "Djathtas 1912", ndau sot në “Frontline” në REPORT TV disa nga strategjitë, mendimet e tij për situatën politike, qëllimet e partisë, votën e diasporës dhe drejtësinë. Për sa mandate deputetësh janë pritshmëritë e formacionit të ri politik
-
VIDEO
'Djali më kërkon babain, se mbaj më mend’/70-vjeçarja:Nje herë u takuam, më la shtatzënë
U dashurua dhe mbeti shtatzënë pas një lidhje të shkurtër, 70-vjeçarja nga Berati sot është në kërkim të atij që e bëri për herë të parë nënë. Ishte një 21-vjeçare asokohe kur u dashurua me një djalë nga Ura Vajgurore, një lidhje që nuk zgjati shumë. Ishte aq e shkurtër sa Miranda nuk mundi t’i mësojë as mbiemrin, ndërsa kujton vetëm emrin e tij Spiro i cili ishte 4 vite më i madh dhe punonte tek Iish- SMT-ja në Urën Vajgurore. Nga kjo lidhje Miranda mbeti shtatzënë ndërsa pasi partneri i saj mësoi lajmin, e braktisi duke mos u interesuar më për to. Miranda vendosi ta mbajë djalin ndërsa shtatzëninë e fshehu nga familja për shkak të frikës. Ajo e solli djalin e vetme në një fshat të largët të Beratit ku e vetmja që e vizitoi ishte nëna e saj. Miranda Sula vazhdoi jetën e saj me djalin i cili pasi u rrit shpesh e pyeste për të atin, ndërsa ky I fundit e ka parë dy herë rastësisht të birin por është larguar menjëherë. 70-vjeçarja i përkushtoi gjithë jetën e saj rritjes së djalit ndërsa nuk mendoi kurrë të krijonte një familje të re. Sot 49 vite pas ajo vjen në Pa Gjurmë për të t’I përcjellë një mesazh babait të djalit, me shpresën se do e dëgjojë pasi I biri prej vitesh e kërkon.
-
VIDEO
Kadilli: Berisha ka dështuar, Primaret janë një teatër, do humbasë zgjedhjet dhe do mbajë PD-në! Kryetarët e partive të reja i ka mbytur deliri dhe egoja
Ish-deputeti Fatbardh Kadilli i quan teatër Primaret e Sali Berishës në Partinë Demokratike. Një falsitet që sipas tij nuk e ndryshon realitetin e sondazheve, humbjen e qartë të opozitës në gjendjen që është aktualisht, në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.
-
VIDEO
Fatbardh Kadilli në REPORT TV: Bardhi, Alizoti e Gjekmarkaj dikur e shanin Berishën, tani i ‘lëpihen’ për t’u bërë deputetë! PD refuzon të ndryshojë
Ish-deputeti i Partisë Demokratike dhe kandidat i saj për kryetar, Fatbardh Kadilli, analizoi sot në "Studio Live" situatën më të fundit politike brenda opozitës, ku ritheksoi edhe njëherë ato çfarë kishte deklaruar më herët para të gjithë demokratëve, se pa ndryshim brenda saj, PD nuk vjen dot në pushtet dhe as nuk e rrëzon dot Edi Ramën dhe PS-në.
-
VIDEO
'Rruga e Kolonjës do të bjerë sërish', eksperti paralajmëron: Është plasaritur, rrezikon shembjen! Zgjidhje ishte ta bënin me urë
Inxhinieri Romeo Nazarko, foli në Report Tv lidhur me disa prej problematikave të rrugëve në Shqipëri, ku kryefjalë mbeten punimet e lëna në mes prej kompanisë Gener 2 në Bypassin e Vlorës. Më tej, eksperti foli edhe për rrugën e Kolonjës, e cila u shemb para një viti, në shkurt të 2024-ës.
Ajo është riparuar sërish, por Nazarko shpjegon se është vetëm çështje kohe kur ajo duhet të bjerë sërish. Rruga është plasaritur, pasi terreni ku kalon gjurma e rrugës është i rrëshqitshëm, prandaj duhet bërë me urë.
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 4 Shkurt 2025 – Receta & Këshilla praktike/ Si të kursejmë energjinë në shtëpi
Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Turli me mish viçi / Kulaç me kos dhe djathë / Patëllxhanë të mbushur. Gjithashtu Niki me Albanën treguan dhe 3 metoda të thjeshta sesi të shkrijmë akullin e frigoriferit pa e dëmtuar atë.
Kursimi i energjisë tingëllon e vështirë, ndonëse është me të vërtetë një mision i arritshëm. Sipas ekspertëve të fushës me disa hapa të thjeshtë, njeriu jo vetëm mund të pakësojë gjurmën e tij individuale të karbonit në atmosferë, por edhe të paguajë më pak në faturën e fund-muajit. A ka mënyra për të menaxhuar pajisjet elektronike në shtëpi që të shmangim humbjen e energjisë? Cilat jane ‘truket’ më të mira për të ulur konsumin e energjisë në shtëpi? Për këtë flasim në studion e “Rreze Dielli” me inxhinierin elektrik Azmer Dulevic, i cili dha disa këshilla tepër praktike. Ai foli për mënyrat më të mira për të kursyer energji në shtëpi teksa përdorim pajisjet elektrike, duke menaxhuar kilovatët në sahatin tonë. Gjithashtu eksperti u ndal tek kondicionerët, pajisjet e tjera të shtëpisë që harxhojnë më shumë energji apo më pak, sikurse tek mënyrat më efikase që të mbrohemi nga enegjia elektrike falë automatëve të veçantë.