Dikur të dashuruar marrëzisht, flisnin për kamerën e “Pa Gjurmë” ndërsa edhe pas shumë pengesave nuk pranonin të ndaheshin. Ata i dolën kundra të gjithëve që të mbizotëronte dashuria…por vetëm diçkaje nuk mundën t’i bënin ballë…vdekjes. Ermali prej datës 3 janar jeton me pikëllim pasi njeriu më i shtrenjtë, ajo që donte të kalonte jetën dhe për të cilën kishin thurur shumë ëndrra… është larguar nga kjo botë duke marrë me vete edhe gjysmën e zemrës së tij. 3 janar 2025, ora 24:00 Ishte kjo natë e zezë kur të dy burrë e grua ranë për të fjetur gjumë… pa e ditur se e nesërmja kishte thurur një tjetër plan… pa e ditur se pas asaj nate të zymtë Silva nuk do të mund të zgjohej më nga gjumi i vdekjes. Në orën 7 të mëngjesit pas shumë tentativave për ta zgjuar Ermali thërriti ambulancën ndërsa mjekët i dhanë lajmin e zi. Por si të mos mjaftonte kjo dhembje e largimit nga jeta të njeriut më të dashur, Ermali u përball me refuzimin e vjehrrit për të marrë pjesë në ceremoninë mortore në fshatin Shegan në Lushnjë… gjë e cila u arrit me ndihmën e uniformave blu. 4 vite plot dashuri, të pandarë nga njëri tjetri… Ermali dhe Silva kishin konflikte me familjen e të ndjerës për shkak se ata nuk ishin dakort për këtë raport. Madje një ditë para se të ndërronte jetë ajo kishte tentuar të fliste me nënën e saj por i ati nuk e kishte lejuar ndërsa këtë debat zemra e saj nuk e ka përballuar duke pësuar kështu infarkt… Ajo iku nga kjo botë pa mundur të kontaktonte me nënën e saj me të cilën prej kohësh kontaktet i kishte të rralla prej babait… 27-vjeçarja iku nga kjo botë me pengun e madh për t’i dëgjuar zërin nënës edhe një herë të fundit.





















