-
VIDEO
Elezi për Report Tv: Turp të jetë Meta në listën e PD! Primaret të komanduara nga Berisha, manipulohet lista e votuesve
Ish-kreu i PD në Kukës, Ibsen Elezi thotë se është turp për Partinë Demokratike që të fusë në listë të sigurt kreun e PL, Ilir Meta. Kritika ka edhe për procesin e primareve, që thotë se jo vetëm është i komanduar nga Berisha, por s'ka as rregulla për garën.
-
VIDEO
Sula për Report Tv: Diaspora të votojë edhe me dokumente të huaja, PS ka nisur pazaret! Bala: KQZ s'verifikon dot pasaportën europiane
Në seancën plenare të 11 shkurtit do të diskutohet edhe për një draft tjetër për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, me qëllim që të mundësohet pagesa për votën e diasporës edhe në kthim. Nga ana tjetër, deputeti Dash Sula thekson në Report Tv se PD kërkon që të votojnë edhe emigrantët me dokumente të huaja, por që kanë shtetësi shqiptare dhe rezultojnë të regjistruar në regjistrin e gjendjes civile.
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 3 Shkurt 2025 – Receta/ Horoskopi javor/ Mishi i huaj në hundë, trajtimi alternativ
Zonja Albana solli dy receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Tavë me patate, domate dhe krem djathi / Supë me pashaqofte.
Në rubrikën "Parashikimi i Yjeve" në Rreze Dielli, astrologu Jorgo Pulla bëri një analizë të detajuar për javën e parë të këtij muaji, 3-9 shkurt, për 12-të shenjat e zodiakut. Sipas astrologut Pulla kjo javë nuk do të ketë shumë vështirësi, madje mund të konsiderohet si një javë e artë me plot mundësi. "Specifikimet astrologjike për javën e parë të shkurtit janë interesante, pasi java nis me treshen optimiste Mërkur-Jupiter që përfundon në shenjat e ajrit, Ujori dhe Binjakët, duke ndikuar kryesisht në fillim të javës, ku mund të përfitojmë për çështjet e komunikimit, negociatave, lëvizjeve diplomatike, blerjeve dhe shitjeve, marrëveshjeve dhe transaksioneve tregtare", theksoi Pulla, duke vijuar më pas me parashikimin e detajuar të yjeve për të gjitha shenjat e zodiakut.
Mishi i huaj në hundë, i njohur ndryshe si adenoidet e zmadhuara ose polipet nazale, mund të shkaktojë vështirësi në frymëmarrje, gërhitje, bllokim të hundës dhe infeksione të shpeshta. Ndërkohë që trajtimi tradicional shpesh përfshin ndërhyrje kirurgjikale, ekzistojnë edhe metoda natyrale që mund të ndihmojnë në reduktimin e inflamacionit dhe përmirësimin e frymëmarrjes. Përdorimi i bimëve medicinale, vajrave esencialë dhe ndryshimeve në dietë mund të ndihmojë në qetësimin e simptomave dhe zvogëlimin e mishit të huaj në hundë. Në këtë bisedë në Rreze Dielli, biofarmacisti Ylli Merja tregon se cilat janë trajtimet më të mira natyrale për këtë problem të zakonshëm, por shpesh të neglizhuar.
-
VIDEO
Greqi/ 200 tërmete orët e fundit, gazetari për Report Tv: 48 orët e ardhshme janë kritike
48 orët e ardhshme janë kritike për të parë ecurinë e ngjarjeve sizmike në ishull. Situata është shumë serioze, pasi ka një rizgjim të zonës sizmike në ishullin e Santorinit, i cili ka një histori shumë më herët, madje ka pasur edhe një vullkan dikur
-
VIDEO
'Trump solli një doktrinë të re', ish-ambasadori Nesho: Jo më fuqizim i aleatëve! Deklaratat politike të Elon Musk duhen marrë me rezerva
Ish-ambasadori Agim Nesho foli në Report Tv, mbi politikat e reja që Donald Trump po përpiqet t’i imponojë botës. Nesho thotë se filozofia e Trump nuk është më ajo e fuqizimit të aleatëve në botë, por 'Amerika e para'.
-
VIDEO
'Përplasja e Berishës me SPAK, i shkon për shtat PS-së', Dyrnjaja: 'Do t'i hiqet non-grata?' Nuk do çuditesha, Trump eksperiment politik i rrezikshëm
Analisti Denis Dyrnjaja ishte i ftuar në Report Tv për të folur mbi aktualitetin politik, teksa fushata zgjedhore është pranë, por tashmë me një sfond tjetër se më parë, atë të goditjeve të Prokurorisë së Posaçme sa majtas dhe djathtas.
-
VIDEO
Mishi i huaj në hundë , Ylli Merja: Ja si ta zhdukni pa bisturi me këto 'sekrete' natyrale
Mishi i huaj në hundë, i njohur ndryshe si adenoidet e zmadhuara ose polipet nazale, mund të shkaktojë vështirësi në frymëmarrje, gërhitje, bllokim të hundës dhe infeksione të shpeshta. Ndërkohë që trajtimi tradicional shpesh përfshin ndërhyrje kirurgjikale, ekzistojnë edhe metoda natyrale që mund të ndihmojnë në reduktimin e inflamacionit dhe përmirësimin e frymëmarrjes. Përdorimi i bimëve medicinale, vajrave esencialë dhe ndryshimeve në dietë mund të ndihmojë në qetësimin e simptomave dhe zvogëlimin e mishit të huaj në hundë. Në këtë bisedë, biofarmacisti Ylli Merja tregon se cilat janë trajtimet më të mira natyrale për këtë problem të zakonshëm, por shpesh të neglizhuar.
-
VIDEO
Shkodër/ Mbytja e nënës me 3 fëmijët në lumin Bunë, Prokuroria kërkon 6 vite burg për babanë Erdgys Arrazi: Shtyu Almën drejt vetëflijimit
Prokuroria e Shkodrës kërkon dënimin me 6 vite burgim për Erdgys Arrazin, bashkëshortin e Alma Arrazit e cila u hodh nga ura mbi Lumin e Bunës bashkë me 3 fëmijët e mitur, duke shkaktuar një tragjedi të tmerrshme. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi për Arrazin reduktohet në 4 vite burgim.
-
VIDEO
Vëmendje! Javë e artë për…/ Horoskopi 3-9 shkurt për çdo shenjë nga Jorgo Pulla
Në rubrikën "Parashikimi i Yjeve" në Rreze Dielli, astrologu Jorgo Pulla bëri një analizë të detajuar për javën e parë të këtij muaji, 3-9 shkurt, për 12-të shenjat e zodiakut. Sipas astrologut Pulla kjo javë nuk do të ketë shumë vështirësi, madje mund të konsiderohet si një javë e artë me plot mundësi. "Specifikimet astrologjike për javën e parë të shkurtit janë interesante, pasi java nis me treshen optimiste Mërkur-Jupiter që përfundon në shenjat e ajrit, Ujori dhe Binjakët, duke ndikuar kryesisht në fillim të javës, ku mund të përfitojmë për çështjet e komunikimit, negociatave, lëvizjeve diplomatike, blerjeve dhe shitjeve, marrëveshjeve dhe transaksioneve tregtare", theksoi Pulla, duke vijuar më pas me parashikimin e detajuar të yjeve për të gjitha shenjat e zodiakut.
-
VIDEO
Supë me pashaqofte nga zonja Albana
Supë me pashaqofte
Përbërësit:
- 300 gr mish i grirë
- 2 lugë gjelle oriz
- 1 e bardhë veze
- 1 lugë çaji majdanoz i grirë
- 1 lugë çaji miell
- Kripë, piper
Për supën:
- 1 litër lëng mishi ose ujë
- 1 lugë gjelle vaj ulliri / gjalpë
- 1 e verdhë veze
- Lëngu i 1 limoni
- Kripë dhe piper sipas shijes
Përgatitja:
Përgatisim brumin e qofteve duke përzier mishin e grirë me orizin, të bardhën e vezës, majdanozin, kripën dhe piperin. Formojmë qofte të vogla sa një arrë dhe i lyejmë lehtë me miell për të mos u shpërbërë gjatë zierjes. Në një tenxhere ziejmë lëngun e mishit ose ujin me pak kripë dhe vaj ulliri. Sapo të vlojë, shtojmë pashaqoftet dhe i lëmë të ziejnë për 15 minuta. Rrahim të verdhën e vezës me lëngun e limonit, shtojmë dhe pak nga lëngu që ka vluar dhe presim supën me vezë e limon. Rregullojmë shijen me kripë dhe erëza sipas dëshirës dhe e servirim supën me pashaqofte të ngrohtë.
-
VIDEO
Tavë me patate, domate dhe krem djathi nga zonja Albana
Tavë me patate, domate dhe krem djathi
Përbërësit:
Për bazën me patate:
- 3-4 patate mesatare
- 1 kokërr vezë
- 2 lugë gjelle miell
- 1 lugë çaji vaj ulliri
- Kripë, piper
Për mbushjen:
- 3 lugë gjelle krem djathi
- 1 kokërr vezë
- 2 domate të vogla
- 100 gr djathë i grirë
- 1 tufë majdanoz
- Pak vaj ulliri për lyerje
Përgatitja:
Fillimisht përgatisim bazën me patate. Qërojmë dhe grijmë patatet në rende dhe më pas kullojmë lëngun e tepërt. Përziejmë patatet e grira me vezën, miellin, kripën dhe piperin. Lyejmë një tavë ose tigan me vaj ulliri dhe shtrijmë masën e patates në formën e një pete të rrumbullakët duke e spërkatur me kripë dhe piper të kuq. E pjekim në furrë të parangrohur në 200°C për 15-20 minuta, derisa të marrë një ngjyrë të artë. Më pas rrahim vezën me kremin e djathit dhe e hedhim sipër shtresës së patates. Vendosim fetat e domates dhe e spërkatim me djathin e grirë. E rivendosim përsëri në furrë dhe për 10 minuta derisa veza dhe djathi të mpiksen. Pasi t'a nxjerrim nga furra, e spërkatim sipër me majdanozin e grirë dhe pak vaj ulliri.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e hënë 03 shkurt 2025
Titujt e gazetave për sot, nga Fredi Beleri "Kali i Trojës" që kërkon vota për Berishën te PD paralajmëron qeverinë për votën e diasporës e deri tek e mjera Shqipëri pa popull e rini!