Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 3 Shkurt 2025 – Receta/ Horoskopi javor/ Mishi i huaj në hundë, trajtimi alternativ

3 Shkurt, 16:17

Zonja Albana solli dy receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Tavë me patate, domate dhe krem djathi / Supë me pashaqofte.

Në rubrikën "Parashikimi i Yjeve" në Rreze Dielli, astrologu Jorgo Pulla bëri një analizë të detajuar për javën e parë të këtij muaji, 3-9 shkurt, për 12-të shenjat e zodiakut. Sipas astrologut Pulla kjo javë nuk do të ketë shumë vështirësi, madje mund të konsiderohet si një javë e artë me plot mundësi. "Specifikimet astrologjike për javën e parë të shkurtit janë interesante, pasi java nis me treshen optimiste Mërkur-Jupiter që përfundon në shenjat e ajrit, Ujori dhe Binjakët, duke ndikuar kryesisht në fillim të javës, ku mund të përfitojmë për çështjet e komunikimit, negociatave, lëvizjeve diplomatike, blerjeve dhe shitjeve, marrëveshjeve dhe transaksioneve tregtare", theksoi Pulla, duke vijuar më pas me parashikimin e detajuar të yjeve për të gjitha shenjat e zodiakut.

Mishi i huaj në hundë, i njohur ndryshe si adenoidet e zmadhuara ose polipet nazale, mund të shkaktojë vështirësi në frymëmarrje, gërhitje, bllokim të hundës dhe infeksione të shpeshta. Ndërkohë që trajtimi tradicional shpesh përfshin ndërhyrje kirurgjikale, ekzistojnë edhe metoda natyrale që mund të ndihmojnë në reduktimin e inflamacionit dhe përmirësimin e frymëmarrjes. Përdorimi i bimëve medicinale, vajrave esencialë dhe ndryshimeve në dietë mund të ndihmojë në qetësimin e simptomave dhe zvogëlimin e mishit të huaj në hundë. Në këtë bisedë në Rreze Dielli, biofarmacisti Ylli Merja tregon se cilat janë trajtimet më të mira natyrale për këtë problem të zakonshëm, por shpesh të neglizhuar.