-
VIDEO
'Demokratët euro-atlantikë së shpejti me listën e deputetëve', Pampuri: Me Berishën na ndan non-grata! U gëzuam për fitoren e Trump, do i japi fund pandëshkueshmërisë
Deputetja opozitare Orjola Pampuri sqaroi në ‘Studio Live’ përgatitjet e grupit të Lulzim Bashës, ‘Demokratët Euroatlantikë’ për zgjedhjet e 11 majit. Pampuri thotë për Arbër Hitajn se kanë nisur takimet në terren dhe së shpejti grupi i Bashës do ketë gati listën e parë të deputetëve.
-
VIDEO
Zgjedhjet e 11 majit, Dashamir Shehi: Shpresojmë për një koalicion sa më të gjerë! Berisha u provua 3 herë, nuk sjell gjë të re! Partitë të mos bëjnë propagandë në Diasporë
Deputeti opozitar Dashamir Shehi foli në ‘Studio Live’ lidhur me mundësitë e LZHK-së që drejton për koalicione për zgjedhjet e 11 majit. Shehi thekson për Arbër Hitajn se shpreson për një koalicion sa më të gjerë.
-
VIDEO
'Kemi hyrë për të fituar 71 mandate', Lapaj: Në Durrës dhe Lezhë bëjmë surprizën! Ja ç'ndodhi në protestë me Arlind Qorin
Adriatik Lapaj ishte sot në Report Tv, për të treguar përgatitjet e lëvizjes që drejton ‘Shqipëria Bashkë’ për zgjedhjet e 11 majit. Lapaj thotë për Arbër Hitajn në ‘Studio Live’ se tashmë po vijohet me takime me diasporën jashtë vendit.
-
VIDEO
‘Jeton me burrin e dytë,djalin ma mori më qafë’/Ish nusja:Nuk është faji im që ika nga ju
Një divorc i pafinalizuar është bërë shkak që fëmija i ardhur në jetë nga një bashkëjetesë të kalojë në trungun familjar të ish-partnerit dhe të sjellë konflikte mes tyre. Kjo histori e ka zanafillën që në gusht të vitit 2016, kur Adela Hashimi bashkë me djalin e saj të mitur u largua nga banesa e bashkëshortit të saj Marios pas konflikteve të shumta në çift ndërsa u kthye tek prindërit e saj të cilët gjithashtu jetonin në kryeqytet. Të dy iu drejtuan gjykatës për divorc por për shkak të përkeqësimit të shëndetit të djalit të tyre, këto seanca u shtynë vazhdimisht. Fatkeqësisht djali ndërroi jetë për shkak të temperaturës së lartë që kaloi ndërsa çështja e divorcit u la pezull. Pas pak kohësh Adela nisi një bashkëjetesë nga e cila erdhi në jetë një vajzë. PËr shkak se ende nuk është shkurorëzuar nga Mario, vajza kaloi në trungun familjar të tij. Gjithashtu edhe Mario ka vazhduar jetën e tij duke bashkëjetuar me partneren e tij të re Mirela Lamin, me të cilën ka sjellë në jetë dy djem, 4 dhe 6 vjeçarë të cilët për ironi të fatit kanë mbetur pa atësi dhe të paregjistruar. Kjo ngatërresë ka sjellë konflikte të vazhdueshme mes dy ish-partnerëve të cilët nuk po munden të gjejnë dot zgjidhje dhe për këtë arsye familja Hashimi I është drejtuar emisionit “Pa Gjurmë”, me shpresën që fëmijët e ardhur në jetë nga ana e të dyja palëve të regjistrohen aty ku duhen.
-
VIDEO
Tavë dheu me gjizë dhe të brendshme nga zonja Albana
Tavë dheu me gjizë dhe të brendshme
Përbërësit:
- 500 gr të brendshme viçi /qengji
- 200 gr gjizë e freskët
- 2 qepë të mëdha
- 2 thelpinj hudhër
- 2 domate / 200 gr salcë domateje
- 1 spec i kuq ose jeshil
- 1 lugë gjelle gjalpë
- 2 lugë vaj ulliri
- 1 lugë miell misri
- 1 lugë çaji piper i kuq
- 1 lugë çaji rigon
- Kripë dhe piper i zi
Përgatitja:
Lajmë mirë të brendshmet dhe i vendosim në ujë të vluar me pak kripë për 5 minuta. Më pas i kullojmë dhe i presim në copa të vogla. Në një tigan të thellë ose tenxhere, kaurdisim qepën në vaj ulliri dhe gjalpë derisa të zbutet. Shtojmë hudhrën dhe specin e grirë, duke i lënë të skuqen për disa minuta. Më pas hedhim të brendshmet e prera dhe i kaurdisim derisa të marrin ngjyrë të artë. Shtojmë domaten e grirë ose salcën e domates dhe e përziejmë mirë. Hedhim miellin dhe e trazojmë për t'a trashur pak salcën. Rregullojë shijen me kripë, piper, rigon dhe piper të kuq. E lëmë të gatuhet në zjarr të ulët për 10-15 minuta derisa të lidhen shijet. Në fund shtojm gjizën dhe e përziejmë lehtë me masën e përgatitur. E hedhim fërgesën në një tavë dheu dhe e vendosim në furrë të parangrohur në 200°C për 10-15 minuta, derisa të krijojë një kore të artë sipër.
-
VIDEO
Tasqebap, sekretet e recetës tradicionale plot shije nga zonja Albana
Tasqebap
Përbërësit:
- 500 gr mish viçi ose qengji
- 2 qepë të mëdha
- 2 domate ose 200 gr salcë domateje
- 2 thelpinj hudhër
- 2 lugë vaj ulliri /gjalpë
- 1 lugë miell
- 1 lugë gjelle salcë speci (opsionale)
- 1 gjethe dafine
- 1 lugë çaji rigon
- 500 ml ujë ose lëng mishi
- Kripë, piper sipas shijes
Përgatitja:
Në një tenxhere, ngrohim vajin dhe kaurdisim qepët derisa të zbuten. Shtojmë mishin dhe e skuqim derisa të marrë ngjyrë të artë. Shtojmë hudhrën dhe miellin duke e trazuar mirë që të përthithet nga mishi. Më pas hedhim domatet e grira ose salcën e domates, dafinën dhe salcën e specit. I përziejmë mirë dhe i lëmë të marrin shije për disa minuta. Në fund shtojmë ujin ose lëngun e mishit dhe e lëmë të ziejë në zjarr të ulët për 40-50 minuta. Rregullojmë shijen me kripë, piper dhe rigon dhe e lëmë tasqebapinedhe 5-10 minuta në zjarr të ulët që shijet të lidhen plotësisht.
-
VIDEO
Qofte me miell misri dhe hithra, super të shijshme e të lira nga zonja Albana
Qofte me miell misri dhe hithra
Përbërësit:
- 300 gr hithra të freskëta
- 1 qepë e vogël
- 2 thelpinj hudhër
- 150 gr miell misri
- 50 gr miell gruri
- 2 vezë
- 50 gr djathë i bardhë i thërrmuar
- 1 lç sodë buke ose pluhur pjekjeje
- 1 lç rigon ose koper e grirë
- Kripë dhe piper sipas shijes
- Vaj ulliri për skuqje
Përgatitja:
Lajmë dhe pastrojmë mirë hithrat dhe i vendosim të ziejnë për 5 minuta në ujë me pak kripë dhe më pas i kullojmë. I lëmë të ftohen dhe i grijmë imët. Në një enë bashkojmë miellin e misrit dhe atë të grurit, shtojmë sodën e bukës dhe i përziejmë. Shtojmë vezët, djathin e thërrmuar, qepën, hudhrën dhe erëzat. Formojmë një brumë homogjen dhe e ndajmë në qofte të vogla. Nxehim vajin dhe skuqim qoftet në zjarr mesatar derisa të marrin një ngjyrë të artë nga të dyja anët. I vendosim mbi letër kuzhine për të thithur vajin e tepërt dhe i shërbejmë menjëherë të ngrohta shoqëruar me pak kos, turshi ose sallatë fshati.
-
VIDEO
PLAS në studio/ Brenda javës SPAK bën një ARRESTIM të madh! Berisha një PALAÇO, shpërthen Valteri
Berisha sot në konferencë për gazetarët tha se PD do depozitojë në parlament ligjin që sanksionon në Republikën e Shqipërisë dy gjini, mashkull dhe femër. Valteri ironizoi propozimin e Berishës me praninë e Gazment Bardhit krah tij. Sipas Çaçës, ky propozim është në kuadrin e Trump manisë dhe se nuk ka lidhje me ndonjë përfitim elektoral
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 30 janar 2025
Titujt e gazetave për sot, nga Trump bllokon fondet për institucionet e drejtësisë dhe a duhet të shqetësohemi për fatin e SPAK te Dumani në krye të task forcës për krimin elektoral e deri tek Murrizi përplaset ashpër me Adriatik Lapajn!
-
VIDEO
Trump pezullon fondet amerikane, Meçe: Nuk do ketë ndikim në punën e SPAK! Çaça: Do preken OJQ-të! Valteri: Për 90 ditë do shqyrtohen nëse ka abuzime
Ambasada amerikane në Tiranë bëri një listë të institucioneve shqiptare që preken nga kjo ndërprerje 90-ditore e fondeve, përfshi edhe SPAK, deri në një rishqyrtim dhe riformatim tjetër. Më shumë u diskutua në ‘Repolitix’ me analistin Arben Meçe, politikanën Halit Valteri, dhe juristët Skerdjan Dhuli dhe Përparim Çaça.
-
VIDEO
Spahiu: Trump bllokoi fondet prej miliarda dollarë në Ukrainë, Izrael, Egjypt, jo për thërrimet e SPAK
Kreshnik Spahiu mendon se bllokimi i fondeve nga ana e SHBA për vendet e huaja, ka të bëjë me luftën në Ukrainë dhe Gaza ku SHBA shpenzon shumë. Spahiu kështu shigjeton ata që e shohin ngrirjen e fondeve të administratës Trump vetëm me SPAK-un.
-
VIDEO
Spahiu: Ndihma SHBA për Shqipërinë është pikë në oqeanin 70 miliard USD, që i japin botës.
Juristi Kreshnik Spahiu komentoi në Repolitix, ngrirjen e fondeve nga ana e administratës Trump për vendet e huaja, ku në listë hyn dhe Shqipëria. Spahu thekson për Denis Mingën, se ndihma e SHBA për Shqipërinë është një pikë uji, krahasim me 70 mld dollarë që shpërndan në gjithë botë, ku Shqipëria është nga fundi