• VIDEO

    Emigrantët në Shëngjin, 4 prej tyre do kthehen mbrëmjen e sotme në Itali, ja arsyeja

    TIRANE- Katër nga 49 emigrantët që mbërritën sot në Shëngjin do të dërgohen në Itali mbrëmjen e sotme.

    Sipas burimeve bëhet fjalë për tre emigrantë të mitur dhe një të rritur vulnerabël që do të kthehen në shtetin italian

    .Ata mbërritën mëngjesin e sotëm në Shqipëri së bashku me 45 emigrantë të tjerë me anijen ushtarake italiane “Cassiopea”, ndërsa pa procedurave te verifikimit do te dërgohen ne kampin e Gjadrit.

    Grupi i tretë i emigrantëve të paligjshëm që mbërriti këtë të martë në Shqipëri erdhi pas 2 muajsh pezullim për shkak të vendimeve të gjykatave në Itali që urdhëruan në dy rastet e para, dërgimin e emigrantëve në vendin fqinj.Kjo pasi Gjykata e Romës nuk konfirmoi si të ligjshëm ndalimin e tyre. Emigrantët e paligjshë

  • VIDEO

    Juristi Kara për Report Tv: Berisha vrau e preu, nëse vjen në pushtet Shqipëria shpërbëhet! Ahmetaj të dalë si i penduar e jo si i kulluar me gjysmë të vërteta

    Juristi Romeo Kara i ftuar në studion e Frontline Interview në Report Tv thotë se Berisha është politikani që ka vrarë për të ardhur në pushtet dhe pushtetin e ka lënë me gjak. SPAK i kërkon të çojë para drejtësisë të gjithë përgjegjësit e aferës së inceneratorëve ndërsa Ahmetajt i kërkon të bëhet i penduari i drejtësisë.

  • VIDEO

    Shokon Juristi Kara: Zbërthen akuzat e Arben Ahmetajt. Duhet revolucion me dhunë

  • VIDEO

    Shpërthen Kocaqi: Marrëzia e Ramës dhe e Berishës. Homazhet për Anastas Janullatos

    Në rolin e drejtueses së Aleancës Kombëtare Shqiptare, historiania Elena Kocaqi, ishte e ftuar në “FrontLine” me Marsela Karapançon në Report Tv, për të folur lidhur me zgjedhjet parlamentare të 11 majit dhe strategjinë që po ndjek grupimi i saj politik gjatë fushatës. 

  • VIDEO

    SPAK kërkon sekuestrimin e pronave të Ervis Martinajt, Beqiri: Nëse s'do fshihej pas tezes së tij Liri Berisha, s’do kishte bërë këto që ka bërë! Me lidhje politike

    Avokati Idajet Beqiri komentoi në ‘Studio Live’ edhe vendimin më të fundit të SPAK që i kërkon GJKKO konfiskimin përfundimtar të 35 pasurive të Ervis Martinajt dhe familjarëve të tij, që janë të sekuestruara tashmë.

    Ai shprehet se drejtësia po vepron dhe se krimi i organizuar ka marrë goditje të rëndë, duke evidentuar se ka pasur lidhje me politikën.

    Madje ai shton edhe një detaj, se Martinaj, i cilësuar si ‘mbreti i kumarit’ dhe i zhdukur pa gjurmë prej 8 Gushti 2022, ku fati i tij mbetet ende mister, ka pasur mbështetjen politike, veçanërisht të Liri Berishës, për të cilën tha se është ‘tezja e tij’.

    “Krimi i organizuar ka marrë goditje të rëndë, ose me arrestime, burgje përjetë, të kërkuar, ka marrë goditjen e duhur, se ka qenë i veshur me politikë. Ju thatë Ervis Martinaj, por nëse pas tij nuk do ishte tezja e tij Liri Berisha, familjar i saj, u sekuestruan, gjykata ka dhënë vendimin dhe është provuar se është e rrugës kriminale.  Nëse nuk do të fshihej pas tezes së tij Liri Berisha, nuk do kishte kaq fuqi, të bënte gjithë këto gjëra që po bën. Ka lidhje familjare me Liri Berishën, e di gjithë Shqipëria, nuk flas kot”, u shpreh Beqiri për Report TV.

  • VIDEO

    Enver, ti e shite Kosovën dhe i masakrove shqiptarët!

     

    Ndërsa ishte në paraburgim, në pritje për të dalë në gjyq, në vjeshtën e 1947, Edip Tërshana i kishte shkruar një letër Enver Hoxhës, në rrethana krejt të pazakonta. Arsyeja ishte për t’ia thënë hapur, një më një, të gjithë krimet që po kryente mbi popullin shqiptar dhe mbi fatet e të ardhmen e vendit.

  • VIDEO

    Beqiri paralajmëron dosje të tjera të ‘nxehta’ për Berishën: Së shpejti edhe 7 ‘Partizanë’ të tjerë, KQZ duhet t’ia hiqte mandatin për falsifikimin! Ahmetaj, kriminel që kërkon azil

    Avokati Idajet Beqiri paralajmëroi dosje të tjera të nxehta për kryetarin e Partisë Demokratike Sali Berisha, familjarët e tij dhe persona të tjerë në skandale dhe abuzime financiare të ngjashme me atë të aferës në dosjen “Partizani”.

    Por duke mos dhënë detaje nga këto çështje për shkak edhe të sekretit, ai nënvizoi në emisionin “Studio Live’ të Report TV, se janë po aq të forta sa dosja që ndodhet në GJKKO. Beqiri foli edhe për denoncimin e radhës që i ka bërë Berishës në SPAK për çështjen e falsifikimit të datëlindjes, që nuk e ka deklaruar këtë ndryshim në formularin e Dekriminalizimit në dy raste. Sipas ligjit, ai sqaroi se duhet t’i hiqet mandati i deputetit nga KQZ.

  • VIDEO

    Zgjedhjet e 11 majit/ Elena Kocaqi në ‘FrontLine’: Shteti Bektashi, gabim dhe marrëzi e Ramës

    Në rolin e drejtueses së Aleancës Kombëtare Shqiptare, historiania Elena Kocaqi, ishte e ftuar në “FrontLine” me Marsela Karapançon në Report Tv, për të folur lidhur me zgjedhjet parlamentare të 11 majit dhe strategjinë që po ndjek subjekti i saj politik gjatë fushatës. 

  • VIDEO

    ‘Studio Live’/ Prerja e fondeve nga SHBA? Beqiri: SPAK do fuqizohet më shumë me Trump! Merkoçi: Fondet janë prerë, Sorosi ka hyrë thellë në drejtësi

    A do të ndikojë urdhri i presidentit amerikan Donald Trump tek drejtësia e re dhe veçanërisht SPAK? A priten fondet për Prokurorinë e Posaçme apo mbështetja amerikane ndaj drejtësisë shqiptare do të vazhdojë.

    Për këto pyetje avokati Idajet Beqiri mendon se SHBA dhe administrata Trump do e fuqizojnë edhe më tej SPAK-un.

    “Dorë e fuqishme e SHBA dhe BE që kanë investuar për drejtësinë e re, që me çdo kusht duan një shtet ligjor, të stabilizuar dhe për rrjedhojë do fuqizohet e më tej edhe nga administrata e Trump dhe do mbështetet më tej drejtësia shqiptare, do forcohet edhe më shumë. Në çdo zyrë të SPAK ka anëtarë të FBI-së. SPAK do fuqizohet edhe më shumë me fondet e Trump”, tha ai. 

    Avokati nxiti drejtësinë e re që të kalojë në nivel tjetër, duke hetuar krimet më të rënda në Shqipëri në më shumë se tre dekada, që nga viti 1997, firmat piramidale, privatizimet e ndërmarrjeve shtetërore, abuzimet me mineralet, naftën, Gërdecin, 21 Janarin dhe të tjera.

    “Ka pasur korrupsion e vjedhje të jashtëzakonshme, krime shumë të rënda si 21 Janari, Gërdeci, firmat piramidale me 4 mld euro e të tjera. Uzina dhe fabrika të shkatërruara, që mund të krijonin kushte në rrethana të tjera që shqiptarët të ishin si zengjinët e Europës. Ose ARMO, armët në ushtri, kromin etj. Miliarda e miliarda dollarë që i janë humbur Shqipërisë, SPAK po merret me këto të voglat tani. Ka ardhur koha që SPAK të seleksionojë punët dhe të japi përgjigje konkrete për këto ngjarje të rënda si 21 Janarit, grushtit të shtetit 1998, Gërdeci, 5 mijë vrasje në 1997, piramidat dhe të tjerat”, u shpreh sot avokati në Report TV.

    Kurse Fatmir Merkoçi mendon se tashmë SHBA i ka prerë të gjitha fondet për 90 ditë dhe ky është fakt. Ky urdhër i Trump sipas tij përfshin edhe SPAK. Gjithashtu u shpreh se SPAK ka “kapur vetëm cironkat’ dhe nuk ka bërë asgjë në 7 vite.

    “SHBA po heq ndihmën dhe fondet, e dha shenjën në Maqedoni. Ai ka ndërprerë fondet për 90 ditë. Tani janë të mbyllur. Nuk mund të flasim se çfarë do bëjë Trump më tej. Ai ka politikë tjetër, kundër Sorosit, se ai është që financon SPAK dhe reformën në drejtësi. Se si do futej Soros në Kushtetutën shqiptare. Soros i futur thellë në drejtësinë shqiptare”, nënvizoi avokati në ‘Studio Live’.

  • VIDEO

    Dorëheqja e kryeministrit serb, Bilalli: Mund të sjell zgjedhje të reja, fushata në Kosovë në fazë të nxehtë! Trump 3 oferta Rusisë për paqe me Ukrainën

    ‘Serbia mund të shkojë në zgjedhje të reja’, kështu ka deklaruar diplomati Lufti Bilalli, teksa komentoi dorëheqjen e kryeministrit të Serbisë, Millosh Vuçeviç, mes protestave masive që po zhvillohen atje.

  • VIDEO

    Beqiri: 21 Janari ka prova të reja, Berisha urdhëroi krimin, çoi truprojën me 300 mijë euro te familja e Hekuran Dedës që t’i blinte heshtjen! Merkoçi: Krim shtetëror, të hetohen të gjithë

    Çfarë po ndodh me dosjen e 21 Janarit, a ka prova të reja? Analiza në “Studio Live” të Report TV, të moderatorit Arbër Hitaj. Të ftuar ishin avokatët Idajet Beqiri dhe Fatmir Merkoçi. Të dy ndajnë mendimin se krimi ishte shtetëror. Beqiri thotë se Berisha e pranoi vetë publikisht me zë dhe figurë, tentoi të blinte dhe heshtjen e viktimave

  • VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 28 Janar 2025 – Receta & Këshilla kuzhine/ Rikthehet Adhurim Demiri / Horoskopi i muajit Shkurt

    Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Byreçka të mbushura me patate / Supë me miell misri dhe lakër të zezë / Zënia e kosit të trashë si dhe disa këshilla dhe truke kuzhine për pastrimin shpejt të tiganëve.

    Adhurim Demiri është një këngëtar dhe kompozitor shqiptar, i njohur si anëtar i grupit "Djemtë e Liqenit". Në vitet '80, ky grup u bë i famshëm për performancat e tyre në zonën e liqenit artificial të Tiranës, ku të rinjtë mblidheshin për të dëgjuar muzikë live. Në këtë intervistë për emisionin Rreze Dielli, Demiri tregoi se këngët e tyre shpesh trajtonin tema dashurie dhe ishin një formë proteste kundër sistemit të asaj kohe. I larguar prej 20 vitesh në Austri, Demiri tregoi jetën dhe vështirësitë aty, njohjen në Durrës me bashkëshorten në një lokal ku ai perfomonte live dhe marrëdhënien me shokët "rebelë". Dy nga këngët më të njohura për publikun kënduar nga Aleksandër Gjoka janë shkruar nga Adhurim Demiri, "Zemra e një Gruaje " dhe "Ditë dimri", për të cilat Adhurimi tha se bazohen në histori personale dashurie dhe miqësie. Ai tregoi se teksti i "Dite dimri" është frymëzuar nga një përvojë e tij personale, ku pas një ndarjeje, ai hoqi një portret nga muri, duke lënë një shenjë që e inspiroi për të shkruar këngën. Në vitet e fundit, Demiri ka vazhduar të jetë aktiv në skenën muzikore shqiptare, duke sjellë videoklipe të reja si "Mall bulevardi", "Inviktus" si edhe koncertin e mbajtur në qershor 2023. Në studio ai prezantoi këngën e fundit "Baladë Trishtimi", duke treguar edhe disa nga prapaskenat e realizimit të videoklipit.

    Në “Parashikimi i Yjeve”, astrologu Jorgo Pulla bëri një parashikim të detajuar për muajin Shkurt për 12 shenjat e zodiakut. Sipas tij, Shkurti do të jetë një muaj plot zhvillime, do të jetë një muaj dinamik dhe me mjaft zhvillime në fushën shpirtërore. “Muaji Shkurt ka emocione të shumta, lëvizje impulsive për shkak të lëvizjeve planetare. Në këtë periudhë fillon një muaj dashurie me kalimin e Afërditës tek shenja e Dashit, ku do ju bëjë më të guximshëm dhe më të sigurtë. Flirtimi rikthehet fuqishëm në jetën tuaj! Qëndrimi i Mërkurit tek Ujori deri më datën 14 shkurt dhe më pas tek Peshqit, do ju japë shpresë dhe realitet, një mënyrë origjinale për t'iu afruar të tjerëve në diskutime, por edhe ide të reja interesante. Sidoqoftë, vëmendja duhet sepse Marsi në krahun e kundërt në Gaforre vazhdon deri në 24 shkurt duke e bërë të vështirë në përgjithësi shprehjen e emocioneve. Përfitojnë shumë ata që bëjnë biznese për herë të parë si dhe lidhjet e reja. Përballoni zhgënjimin me qetësi dhe zgjidhni qëllimet tuaja me mençuri! Gjithashtu mundohuni të mos kontrolloni aq shumë, sa të kuptoni emocionet që ju vështirësojnë”, këshilloi Pulla duke vijuar më tej me parashikimin e detajuar për çdo shenjë të zodiakut.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv