-
VIDEO
A ka të ardhura piktura? Hysni Loka rrëfen eksperiencën 30 vjeçare: Ja çfarë kërkojnë shqiptarët
Gjithnjë e gjen mes ngjyrash Kjo është forma që ka zgjedhur për të shprehur veten për ngjarje të përditshmërisë, portrete apo peisazhe që i tërheqin vemendjen rrugës "Une pikturoj çdo ditë dhe çdo natë. Nuk e ndaloj punën. " Hysni Loka e ushtron këtë profesion prej 30 vitesh, por a ia vlen të merresh me art?
-
VIDEO
Ngrirja e fondeve nga SHBA, Petro Koçi: Do bëhen rishikime, Berisha përgjegjës për zhdukjen e provave të 21 janarit!
Ambasada e SHBA, ditën e sotme ka njoftuar ngrirjen e fondeve për institucionet shqiptare, mes tyre dhe SPAK. Lidhur më këtë deputeti i PS Petro Koçi, u shpreh se tha se fondet e SPAK varen nga buxheti i shtetit.
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 29 Janar 2025 – Receta/ Mungesa e Hekurit në organizëm / ‘Bëje vetë’ Truke pastrimi, lavatriçja & divanet
Zonja Albana solli sugjerimet e saj të recetave plot shije në “Rreze Dielli”. Receta e përzgjedhur për ditën e sotme ishte: Hallvë me arra si dhe një çaj për pagjumësinë. E ftuar në këndin e kuzhinës amvisa Edlira Naço, përgatiti në kuzhinën e “Rreze Dielli” dy receta të traditës njësoj siç i përgatiste nëna e saj, Byrek me gjizë e vezë dhe Fërgesë me speca e gjizë.
Me nutricionistin dhe ekspertin e mjekësisë holistike Altin Joka, flasim për një nga elementët më të rëndësishëm dhe jetik të organizmit dhe shëndetit, hekurin. Rreth 30 përqind e popullsisë në botë vuan nga mungesa e hekurit, pse, cilat janë shkaqet dhe arsyet e mungesës së hekurit në organizëm? Cilat janë pasojat e kësaj mungese dhe çfarë duhet bërë për t'a rritur në mënyrë natyrale? Cilat janë shenjat dhe simptomat e fshehura që tregojnë se mund të kemi mungesë hekuri? Cila është lidhja midis hekurit dhe funksionit të trurit, problemeve të zemrës, apo sistemit imunitar? Cilat ushime apo bimë kanë përmbajtje të larta të hekurit? Si të maksimalizojmë përthithjen e hekurit përmes kombinimeve të zgjuara të ushqimeve? Përgjigjet e këtyre pyetjeve, por jo vetëm, i marrin në studion e "Rreze Dielli" nga Altin Joka, i cili na tregon dhe mënyrat natyrale për ngritjen e nivelit të hekurit pa suplemente.
Të dish sesi të pastrosh lavatriçen mund të duket e panevojshme, por edhe nëse përdorni detergjentin më të mirë ose produkte tërësisht natyrale, ato kanë nevojë për pastrim të thellë herë pas here. Në fakt pastrimi i herë pas hershëm mund të ndihmojnë duke zgjatur jetëgjatësinë e lavatriçes tuaj dhe njëkohësisht të pastrojë më së miri rrobat tuaja. Për fat të mirë, ekzistojnë disa përbërës të zakonshëm shtëpiakë që mund t’ju vijnë në ndihmë. Niki dhe Stela në "Bëje vetë" na tregojnë disa metoda të thjeshta sesi të pastrojmë lavatriçen në mënyrën e duhur duke larguar të gjitha aromat e pakëndshme.
Pjesa më e madhe e grave e kanë shumë problem pastrimin e divanëve, sidomos nëse janë ngjyrë e çelur. Natyrisht ka shumë shërbime profesionale që ofrojnë pastrimin e mobiljeve, por janë të kushtueshme dhe jo shumë praktike në përditshërinë tonë. Ndaj në rubrikën “Bëje vetë” për të gjitha zonjat dhe amvisat sugjeruam një truk të thjeshtë pastrimi për divanët dhe kolltuqet e shtëpisë. Ja sa thjesht mund t'i pastroni divanët tuaj me vetëm një produkt që të gjithë e keni në shtëpi!
-
VIDEO
Burg i hapur ‘hotel’ edhe në Shqipëri, Sufaj: Ministria ka propozuar që ta përfitojnë ata që u ka mbetur 1 vit izolim, do ketë kritere të forta
'Sot, Live në Shqipëri’ hedh dritë për draftin që po diskutohet në Kuvend. Numri dy i Burgjeve, Fehmi Isufaj, shpjegon në REPORT TV se çfarë do të thotë burg i hapur, kush e përfiton, shkalla e dënimit, dhe procedurat e ‘filtrit’. Zv/drejtori: Është niveli i parafundit i vuajtjes së dënimit, ne jemi të fundit në Rajon që e aplikojmë, ligji që nga 1998
-
VIDEO
Mungesa e Hekurit sjell tragjedi shëndetësore, ja si ta rrisni në mënyrë natyrale
Me nutricionistin dhe ekspertin e mjekësisë holistike Altin Joka, flasim për një nga elementët më të rëndësishëm dhe jetik të organizmit dhe shëndetit, hekurin. Rreth 30 përqind e popullsisë në botë vuan nga mungesa e hekurit, pse, cilat janë shkaqet dhe arsyet e mungesës së hekurit në organizëm? Cilat janë pasojat e kësaj mungese dhe çfarë duhet bërë për t'a rritur në mënyrë natyrale? Cilat janë shenjat dhe simptomat e fshehura që tregojnë se mund të kemi mungesë hekuri? Cila është lidhja midis hekurit dhe funksionit të trurit, problemeve të zemrës, apo sistemit imunitar? Cilat ushime apo bimë kanë përmbajtje të larta të hekurit? Si të maksimalizojmë përthithjen e hekurit përmes kombinimeve të zgjuara të ushqimeve? Përgjigjet e këtyre pyetjeve, por jo vetëm, i marrin në studion e "Rreze Dielli" nga Altin Joka, i cili na tregon dhe mënyrat natyrale për ngritjen e nivelit të hekurit pa suplemente.
-
VIDEO
Super truku për largimin e aromës së keqe të lavatriçes / Ja zgjidhja në sekondë
Të dish sesi të pastrosh lavatriçen mund të duket e panevojshme, por edhe nëse përdorni detergjentin më të mirë ose produkte tërësisht natyrale, ato kanë nevojë për pastrim të thellë herë pas here. Në fakt pastrimi i herë pas hershëm mund të ndihmojnë duke zgjatur jetëgjatësinë e lavatriçes tuaj dhe njëkohësisht të pastrojë më së miri rrobat tuaja. Për fat të mirë, ekzistojnë disa përbërës të zakonshëm shtëpiakë që mund t’ju vijnë në ndihmë. Niki dhe Stela në "Bëje vetë" na tregojnë disa metoda të thjeshta sesi të pastrojmë lavatriçen në mënyrën e duhur duke larguar të gjitha aromat e pakëndshme.
-
VIDEO
Ja sa thjesht i pastroni divanët tuaj me vetëm këtë produkt që e keni në shtëpi
Pjesa më e madhe e grave e kanë shumë problem pastrimin e divanëve, sidomos nëse janë ngjyrë e çelur. Natyrisht ka shumë shërbime profesionale që ofrojnë pastrimin e mobiljeve, por janë të kushtueshme dhe jo shumë praktike në përditshërinë tonë. Ndaj në rubrikën “Bëje vetë” për të gjitha zonjat dhe amvisat sugjeruam një truk të thjeshtë pastrimi për divanët dhe kolltuqet e shtëpisë. Ja sa thjesht mund t'i pastroni divanët tuaj me vetëm një produkt që të gjithë e keni në shtëpi!
-
VIDEO
Hallvë me arra, Albana sjell recetën e traditës së gjyshes së saj
Hallvë me arra
Përbërësit:
- 350 gr miell
- 250 gr sheqer
- 150 gr gjalpë të tretur
- 3-4 fç ujë
- Gozhdë karafili
- Arra të grira
Përgatitja:
Fillimisht lëmë ujin të vlojë me sheqerin dhe karafilin njësoj siç veprojmë me shurupet e ëmbëlsirave. Kaurdisim miellin me gjalpin e tretur derisa të marrë ngjyrë të kuqerremtë, më pas shtojmë gradualisht shërbetin e përgatitur duke e trazuar pa ndërprerje derisa masa të lidhet dhe piqet mirë. Sipas dëshirës arrat mund t'i shtojmë brenda në hallvë ose mund t'i hedhim sipër pasi e kemi servirur në forma.
-
VIDEO
Byrek me gjizë dhe vezë, amvisa Edlira Naço sjell recetën e vjetër të nënës së saj
Byrek me gjizë dhe vezë
Përbërësit:
- 300 gr miell
- 1 filxhan kafeje vaj ulliri
- 200 ml ujë
- 1 lugë kafeje maja birre ose fryrës
- Pak kripë
- 2 kokrra vezë
- 250 gr gjizë
- 1 filxhan kafeje qumësht
- 2 lgj vaj ulliri ose gjalpë
Përgatitja:
Si fillim përgatisim brumin, përziejmë miellin, vajin, kripën, fryrësin me ujë të vakët. E lëmë brumin të qetësohet për rreth 30 minuta. Në qoftë se brumi është pak i ujshëm i hedhim pak miell, në të kundërt shtojmë pak ujë të vakët. E ndajmë më pas brumin në 10 copa të vogla, hapim 5 petët e para njëra mbi tjetrën duke i lyer me pak vaj ose niseshte. Hapim petët sa kemi tavën, të cilën e kemi të lyer me vaj dhe vendosim mbushjen me gjizën e trazuar mirë me qumështin, vajin dhe vezët. Hapim 5 petët e tjera dhe i vendosim mbi mbushje. Rregullojmë anësoret dhe e vendosim byrekun në furrë të parangrohur në temperaturën 200 gradë Celsius për 30 minuta.
-
VIDEO
Fërgese me speca dhe gjizë nga amvisa Edlira Naço
Fërgesë me speca dhe gjizë
Përbërësit:
- 200 gr gjizë
- 3 speca jeshil
- 2 speca të kuq
- 2 domate
- 2 hudhra
- Vajë luledielli
- Kripë, piper i kuq
Përgatitja:
Në një tigan me pak vaj kaurdisim specat e kuq dhe specat jeshile. Më pas shtojmë hudhrat dhe domatet e grira dhe pasi i kemi përzierë mirë, rregullojmë shijen me kripë e piper. Në fund hedhim gjizën dhe e lëmë fërgesën të lidhet, sipas dëshirës mund t'a fusim dhe në furrë për pak minuta.
-
VIDEO
TË PATHËNAT e negociatave SEKRETE/ Debate të FORTA; Greqia do të HELENIZOJË Himarën!
Shqipëria a mund të jetë vend strehimi për refugjatët? Tema u diskutua në Studion e emisionit “Repolitix’ mbrëmjen e sotme në Report Tv mes të ftuarve analistëve Ralf Gjoni, Emilio Cika, Kryetari i Partisë Lëvizja e Re, Arian Galdini dhe Emilio Cika ekspert për marrëdhëniet ndërkombëtare
-
VIDEO
Shqipëria vend strehimi për palestinezët? Ralf Gjoni: Rama të japë garanci se s'ka skenar të tillë! Galdini: Spostimi nga vatra e tyre është spastrim etnik