‘Jeton me burrin e dytë,djalin ma mori më qafë’/Ish nusja:Nuk është faji im që ika nga ju

30 Janar, 18:22 | Përditesimi: 30 Janar, 18:22

Një divorc i pafinalizuar është bërë shkak që fëmija i ardhur në jetë nga një bashkëjetesë të kalojë në trungun familjar të ish-partnerit dhe të sjellë konflikte mes tyre. Kjo histori e ka zanafillën që në gusht të vitit 2016, kur Adela Hashimi bashkë me djalin e saj të mitur u largua nga banesa e bashkëshortit të saj Marios pas konflikteve të shumta në çift ndërsa u kthye tek prindërit e saj të cilët gjithashtu jetonin në kryeqytet. Të dy iu drejtuan gjykatës për divorc por për shkak të përkeqësimit të shëndetit të djalit të tyre, këto seanca u shtynë vazhdimisht. Fatkeqësisht djali ndërroi jetë për shkak të temperaturës së lartë që kaloi ndërsa çështja e divorcit u la pezull. Pas pak kohësh Adela nisi një bashkëjetesë nga e cila erdhi në jetë një vajzë. PËr shkak se ende nuk është shkurorëzuar nga Mario, vajza kaloi në trungun familjar të tij. Gjithashtu edhe Mario ka vazhduar jetën e tij duke bashkëjetuar me partneren e tij të re Mirela Lamin, me të cilën ka sjellë në jetë dy djem, 4 dhe 6 vjeçarë të cilët për ironi të fatit kanë mbetur pa atësi dhe të paregjistruar. Kjo ngatërresë ka sjellë konflikte të vazhdueshme mes dy ish-partnerëve të cilët nuk po munden të gjejnë dot zgjidhje dhe për këtë arsye familja Hashimi I është drejtuar emisionit “Pa Gjurmë”, me shpresën që fëmijët e ardhur në jetë nga ana e të dyja palëve të regjistrohen aty ku duhen.

r.k./Shqiptarja.com