-
VIDEO
Zjarret në pallate/ Eksperti: Çdo apartament duhet të pajiset me sensorë, të detyrohet me ligj! E paprecedentë që mungojnë shkallët e emergjencës
Eksperti i inxhinierisë elektrike, Azmer Duleviç i ftuar në Report Tv flet për rrezikun nga situatat e zjarreve në pallate, ku dy raste u shënuan në kompleksin ‘Kika’ te Komuna e Parisit në Tiranë.
-
VIDEO
Virozat e stinës, Tomini: Vaksinohuni, shenjat që s’duhet të neglizhoni dhe mjekimi! Ka fluks të lartë, 3 ditë trajtim në shtëpi, jo antibiotikë
Drejtoresha e ISHP-së flet për ‘Sot, Live në Shqipëri’, në Report TV. Muaji janar ka regjistruar të paktën 20 mijë të prekur nga virozat e gripit dhe infeksionet respiratore. Më të prekur fëmijët dhe moshat e treta, gabimet që nuk duhet të bëni dhe a ndikojnë tek rastet e miokardit! Tomini: Nëse nuk keni përmirësim, shkoni te mjeku specialist
-
VIDEO
Muaj plot emocione, por dhe…/ Horoskopi i muajit Shkurt për çdo shenjë nga Jorgo Pulla
Në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli”, astrologu Jorgo Pulla bëri një parashikim të detajuar për muajin Shkurt për 12 shenjat e zodiakut. Sipas tij, Shkurti do të jetë një muaj plot zhvillime, do të jetë një muaj dinamik dhe me mjaft zhvillime në fushën shpirtërore. “Muaji Shkurt ka emocione të shumta, lëvizje implusive për shkak të lëvizjeve planetare. Në këtë periudhë fillon një muaj dashurie me kalimin e Afërditës tek shenja e Dashit, ku do ju bëjë më të guximshëm dhe më të sigurtë. Flirtimi rikthehet fuqishëm në jetën tuaj! Qëndrimi i Mërkurit tek Ujori deri më datën 14 shkurt dhe më pas tek Peshqit, do ju japë shpresë dhe realitet, një mënyrë origjinale për t'iu afruar të tjerëve në diskutime, por edhe ide të reja interesante. Sidoqoftë, vëmendja duhet sepse Marsi në krahun e kundërt në Gaforre vazhdon deri në 24 shkurt duke e bërë të vështirë në përgjithësi shprehjen e emocioneve. Përfitojnë shumë ata që bëjnë biznese për herë të parë si dhe lidhjet e reja. Përballoni zhgënjimin me qetësi dhe zgjidhni qëllimet tuaja me mençuri! Gjithashtu mundohuni të mos kontrolloni aq shumë, sa të kuptoni emocionet që ju vështirësojnë”, këshilloi Pulla duke vijuar më tej me parashikimin e detajuar për çdo shenjë të zodiakut.
-
VIDEO
Raporti i FMN-së për ekonominë e Shqipërisë, eksperti Gjokutaj: Plakja e popullsisë, sfidë afatgjatë! Po humbasim agro-kulturën
Eksperti i ekonomisë, Eduart Gjokutaj foli në Report Tv, lidhur me raportin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, e cila shprehet për një ekonomi të fortë të Shqipërisë, por sfidë mbeten emigracioni dhe plakja e popullsisë.
-
VIDEO
Dorëheqja e kryeministrit Vuçeviç në Serbi, gazetari për Report Tv: Janë protestat më të mëdha nga studentët që arritën të rrëzojnë një qeveri
Protestat e zhvilluara thuajse gati një muaj nga studentët në Serbi, janë nga më të mëdhajat në Ballkan gjatë 20 viteve të fundit që arritën të rrëzojnë një qeveri.
-
VIDEO
Adhurim Demiri, rikthehet ‘rebeli’ i viteve '80 / Malli për bulevardin, muzika e miqtë e zemrës
Adhurim Demiri është një këngëtar dhe kompozitor shqiptar, i njohur si anëtar i grupit "Djemtë e Liqenit". Në vitet '80, ky grup u bë i famshëm për performancat e tyre në zonën e liqenit artificial të Tiranës, ku të rinjtë mblidheshin për të dëgjuar muzikë live. Në këtë intervistë për emisionin Rreze Dielli, Demiri tregoi se këngët e tyre shpesh trajtonin tema dashurie dhe ishin një formë proteste kundër sistemit të asaj kohe. I larguar prej 20 vitesh në Austri, Demiri tregoi jetën dhe vështirësitë aty, njohjen në Durrës me bashkëshorten në një lokal ku ai perfomonte live dhe marrëdhënien me shokët "rebelë". Dy nga këngët më të njohura për publikun kënduar nga Aleksandër Gjoka janë shkruar nga Adhurim Demiri, "Zemra e një Gruaje " dhe "Ditë dimri", për të cilat Adhurimi tha se bazohen në histori personale dashurie dhe miqësie. Ai tregoi se teksti i "Dite dimri" është frymëzuar nga një përvojë e tij personale, ku pas një ndarjeje, ai hoqi një portret nga muri, duke lënë një shenjë që e inspiroi për të shkruar këngën. Në vitet e fundit, Demiri ka vazhduar të jetë aktiv në skenën muzikore shqiptare, duke sjellë videoklipe të reja si "Mall bulevardi", "Inviktus" si edhe koncertin e mbajtur në qershor 2023. Në studio ai prezantoi këngën e fundit "Baladë Trishtimi", duke treguar edhe disa nga prapaskenat e realizimit të videoklipit.
-
VIDEO
Byreçka të mbushura me patate, shije e traditës shqiptare nga zonja Albana
Byreçka të mbushura me patate
Përbërësit:
- 500 gr miell
- 200 ml qumësht
- 100 ml ujë
- 50 gr maja e butë
- Pak sheqer
- Pak kripë
Për mbushjen:
- 4 patate
- 1 vezë
- 1 tufë majdanoz
- 1 lgj gjalpë
- Ujë ose qumësht
- Kripë, arrë moskat
Përgatitja:
Përbërësit për brumin i bashkojmë në një enë. Zëmë masën e brumit duke e punuar atë, pasi e lëmë të rehatohet për rreth 1 orë. Më pas hapim një petë të madhe në formë drejtkëndëshi. Ndërkohë kemi përgatitur mbushjen duke zier fillimisht patatet me pak ujë dhe kripë. I kalojmë patatet në blender duke shtuar pak ujë ose qumësht, gjalpë, një vezë, kripë, arrë moskat dhe majdanoz nëse dëshirojmë. E shtrojmë purenë në petë duke e bërë role dhe më pas e presim në disqe. Shtypim çdo pjesë të prerë dhe i vendosim në një tavë ku kemi shtruar letër pjekje. I vendosim byreçkat në furrë të parangrohur në 200 gradë për 45 minuta.
-
VIDEO
Supë me miell misri dhe lakër të zezë / Super shije dhe plot vlera nga zonja Albana
Supë me miell misri dhe lakër të zezë
Përbërësit:
- 1 lakër e zezë
- 1 qepë
- 1 karrotë
- 2 lgj miell misri
- 1 lgj vaj për person
- 1 gotë qumësht
- Kripë sipas shijes
- Piper i zi
- Piper i kuq
Përgatitja:
Lajmë perimet dhe presim lakrën në copa mesatare. Qepën e grirë hollë e kaurdisim me vaj ulliri, shtojmë miellin e misrit duke e shuar me ujë. Më pas shtojmë karrotën e prerë në disqe dhe e lëmë të zbutet pak. Në fund shtojmë lakrën dhe erëzat. E lëmë supën të marrë valë duke rregulluar shijen dhe konsistencën me pak qumësht.
-
VIDEO
Zënia e kosit perfekt nga zonja Albana / Ja sekreti për një kos të trashë
Zënia e kosit
Përbërësit:
- 3 litër qumësht
- 3 lgj kos (1 lgj për litër)
Përgatitja:
Ziejmë qumështin derisa të krijohet shtresa e yndyrës së sipërme. E lëmë të ftohet aq sa gishti duron nxehtësinë. E ndajmë në 3 kavanoza. Çdo lugë kosi e përziejmë me pak qumësht dhe e shtojmë tek kavanozat duke i mbyllur me kapak. I mbështjellim me qese guzhine dhe sipër me një pecetë. I lëmë gjithë natën ose 6 orë në dimër, më pas i fusim në frigorifer për disa orë dhe do të kemi një kos të ngjeshur.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 28 janar 2025
Titujt e gazetave për sot, nga gjenerali thotë se ushtria nuk duhet bërë kurrsesi me detyrim te pse u shpik "atentati" i Bashës e deri tek PD e Berishës ndryshon mendje për SPAK?
-
VIDEO
Plas DEBATI/ PS trondit VOTAT në 11 maj, Berisha 'FSHIN' kundërshtarët. Skenari i partive të reja
Zgjedhjet e 11 majit po afrohen gjithnjë e më shumë dhe përtej partive kryesore, prozhektorët do drejtohen edhe te partitë e reja. Në ‘5 Pyetjet me Babaramon’, u diskutua më shumë me Endri Shabanin nga Nisma Thurje, gazetarët Almer Toska dhe Flogert Muça dhe avokati Leonard Karaj.
-
VIDEO
11 maji po afron, shpresa e Shabanit: Mjafton t'i heqim Ramës 4 mandate dhe nuk fiton zgjedhjet! Flogert Muça: Kur njerëzit të shkojnë te kutia e votimit, do jenë pragmatist
Zgjedhjet e 11 majit po afrohen gjithnjë e më shumë dhe përtej partive kryesore, prozhektorët do drejtohen edhe te partitë e reja. Në ‘5 Pyetjet me Babaramon’, u diskutua më shumë me Endri Shabanin nga Nisma Thurje, gazetarët Almer Toska dhe Flogert Muça dhe avokati Leonard Karaj.