Zënia e kosit perfekt nga zonja Albana / Ja sekreti për një kos të trashë

28 Janar 2025, 11:15 | Përditesimi: 28 Janar 2025, 11:15

Zënia e kosit

Përbërësit:

  • 3 litër qumësht
  • 3 lgj kos (1 lgj për litër)

Përgatitja:

Ziejmë qumështin derisa të krijohet shtresa e yndyrës së sipërme. E lëmë të ftohet aq sa gishti duron nxehtësinë. E ndajmë në 3 kavanoza. Çdo lugë kosi e përziejmë me pak qumësht dhe e shtojmë tek kavanozat duke i mbyllur me kapak. I mbështjellim me qese guzhine dhe sipër me një pecetë. I lëmë gjithë natën ose 6 orë në dimër, më pas i fusim në frigorifer për disa orë dhe do të kemi një kos të ngjeshur.

MC/Shqiptarja.com