-
VIDEO
Spahiu: Partitë e reja sot kanë tre avantazhe, dosjet e SPAK, votat e diasporës dhe rrjetet sociale
Kreshnik Spahiu i sheh shumë të avantazhuara partitë e reja këto zgjedhje parlamentare të 11 majit, në dallim nga zgjedhjet e mëparshme. Sipas tij, avantazhi i partive të reja, vjen prej SPAK-ut, votës së diasporës dhe rrjeteve sociale.
-
VIDEO
Almer Toska: Asnjë nga partitë e reja sot s’ka frymën që krijoi dikur Aleanca Kuqezi dhe Kreshnik Spahiu
Gazetari Almer Toska i ftuar në Report Tv kritikon partitë e reja, për të cilat thotë se nuk kanë platformë. I ftuar në emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo’, Toska thotë se asnjë nga partitë e reja sot s’ka frymën që krijoi dikur Aleanca Kuqezi dhe Kreshnik Spahiu.
-
VIDEO
Spahiu parashikon: Albin Kurti nuk fiton zgjedhjet me 51% por do i duhet koalicion me parti të tjera
Juristi Kreshnik Spahiu parashikoi në 5 Pyetjet me Babaramon se Kurti dhe Vetëvendosja nuk do marrin më shumë se 51% në zgjedhjet e 9 shkurtit. Sipas Spahiut, Kurti do i duhet koalicion për të formuar qeverisjen e re.
-
VIDEO
Shtatë-ditëshi i parë i ‘Trump 2’/ Eksperti Krisafi: Jep përshtypjen se në 1 javë ka bërë më shumë se Biden në 4 vite! S'ka asnjë ide si mund t’i japë fund luftës në Ukrainë
“Në një javë, më shumë se Biden në 4 vjet.” Kështu e përkufizoi eksperti i marëdhënieve ndërkombëtare, Ledion Krisafi, 7 ditëshin e parë të mandatit të dytë presidencial të republikanit Donald Trump.
-
VIDEO
Atentatet në Janar, gazetarja: Makina për vrasjen e Kristian Markut sllovene, 2 kosovarë ia kishin shitur Erald Cenajt! Vështirë të gjenden prova për zhdukjen e Ervis Martinajt
Gazetarja Aida Topalli ka deklaruar se mjeti që është përdorur për të vrarë Kristian Markun, ishte i blerë në Slloveni nga dy kosovarë të cilët më pas ia kishin shitur Erald Cenajt, i arrestuar nga policia, si personi që vuri në dispozicion mjetin për vrasjen.
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 27 Janar 2025 – Receta & Truke kuzhine/ Dhimbjet e këmbëve, trajtimi alternativ
Zonja Albana solli dy receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Mesnik Përmeti me mish pule / Embëlsirë puding me portokall. Gjithashtu Albana dhe Niki treguan dhe disa mënyra për të shfrytëzuar lëkurat e portokallit në kuzhinë.
Dhimbja e këmbëve është një problem shumë i përhapur që prek njerëz të të gjitha grupmoshave. Ajo mund të jetë e vazhdueshme ose e ndërprerë, mund të zhvillohet papritmas ose gradualisht, mund të atakoj tërë këmbën tuaj ose të jetë e lokalizuar në një zonë të caktuar, siç është kofsha, shputa ose gjuri juaj. Dhimbjet mund të jenë të karakterit therës, shpuese, ose ndjesi shpimi gjilpërash. Dhimbjet e këmbëve mund të shkaktohen nga kontraktimet muskulare, lodhjet muskulare, dehidratimi, qëndrimi në këmbë për një kohë të gjatë. Por ka dhe shkaktarë nga problematika të tjera shëndetësore herë të njohura e herë jo si qarkullimi jo i mirë i gjakut, artriti, variçet, dëmtimet nervore, etj. Pikërisht për dhimbjet e këmbëve, pse na dhembin ato, çfarë problematike fshihet pas kësaj simptome flasim në "Rreze Dielli" me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja, i cili do të na tregojë dhe disa kura natyrale për trajtimin e tyre.
-
VIDEO
Pse na dhembin këmbët? Si t’i kurojmë natyralisht dhe kur duhet të shqetësohemi
Dhimbja e këmbëve është një problem shumë i përhapur që prek njerëz të të gjitha grupmoshave. Ajo mund të jetë e vazhdueshme ose e ndërprerë, mund të zhvillohet papritmas ose gradualisht, mund të atakoj tërë këmbën tuaj ose të jetë e lokalizuar në një zonë të caktuar, siç është kofsha, shputa ose gjuri juaj. Dhimbjet mund të jenë të karakterit therës, shpuese, ose ndjesi shpimi gjilpërash. Dhimbjet e këmbëve mund të shkaktohen nga kontraktimet muskulare, lodhjet muskulare, dehidratimi, qëndrimi në këmbë për një kohë të gjatë. Por ka dhe shkaktarë nga problematika të tjera shëndetësore herë të njohura e herë jo si qarkullimi jo i mirë i gjakut, artriti, variçet, dëmtimet nervore, etj. Pikërisht për dhimbjet e këmbëve, pse na dhembin ato, çfarë problematike fshihet pas kësaj simptome flasim në "Rreze Dielli" me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja, i cili do të na tregojë dhe disa kura natyrale për trajtimin e tyre.
-
VIDEO
Detoks për humbje në peshë nga zonja Albana
Vetëm pak përbërës dhe niseni ditën me këtë detoks që do ju përshpejtojë metabolizmin dhe ndihmojë për humbje në peshë
-
VIDEO
Mesnik me mish pule nga zonja Albana
Mesnik me mish pule
Përbërësit:
- 1 pako peta të pjekura
- 1 pulë mesatare
- Gjalpë të tretur
- Kripë
Përgatitja:
Ndajmë mishin e pulës në copa. E kaurdisim pak dhe i shtojmë ujë për ta zier sikurse dhe kripë. Me lëngun e pulës që përfitojmë lagim petët (tek lëngu shtojmë pak gjalpë). Pasi e kemi shtruar gjithë mesnikun vendosim në fund copat e mishit. E vendosim të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 200 gradë Celsius për 40 minuta.
-
VIDEO
Embëlsirë pudingu me portokall nga zonja Albana
Embëlsirë me portokall
Përbërësit:
- 2 portokalle
- 300 ml lëng portokalli
- 600 ml qumësht
- 100 gr niseshte
- 270 ml qumësht të kondensuar
Për karamelizim:
- 1 portokall në feta
- 100 ml lëng portokalli
- 100 gr sheqer
Përgatitja:
Marrim lëngun e dy portokajve nga shtrydhja, i përziejmë me një tel guzhine, shtojmë të gjithë përbërësit njëra pas tjetrës vazhdimisht duke i trazuar. I kalojmë në proces termik. Kur të fillojë të trashet masa largojmë tenxheren dhe e ndajmë masën nëpër gota. Marrim një tigan shtojmë sheqer që ta karamelizojmë. Shtojmë masën e lëngut të portokallit dhe fetat e portokallit. Kur të karamelizohen i vendosim sipër pudingut.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e hënë 27 janar 2025
Titujt e gazetave për sot, nga nisma e PS për rikthimin e ushtrisë me detyrim te Edi Paloka thotë se "non grata" e Berishës është fshirë e deri tek pse KQZ ka refuzuar 40 për qind të aplikimeve të diasporës?
-
VIDEO
Filloi krasitja e pemëve | Veri Jug
Brahim Rasa, agronom I lafrtë dhe banor autokton në Zall Herr të Tiranës, flet për punët e dimrit në bujqësi. Ku, më kryesoret janë: plehrimi dhe ripunimi I tokës, krasitja e drurëve frutorë, krasitja e ullinjve dhe hardhive, por edhe spërkatja dimërore, si bazë e punëve në parcelat dhe arat e bujqve.