-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 24 Janar 2025 – Receta/ Libri dhe fëmijët / Magji me prestigjatorin Murraj
Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Trahanik sipas traditës/ Tavë me lakër turshi dhe kimë / Perime dhe erëza në fermentim.
Leximi nuk është vetëm një mënyrë për të marrë informacion, por një udhëtim që zgjeron mendjen, pasuron shpirtin dhe formon brezat e ardhshëm. Por sa po lexojnë sot fëmijët dhe të rinjtë? A po e kultivon shkolla dashurinë për librin apo leximi është kthyer thjesht në një detyrë të bezdisshme? Dhe çfarë roli luan familja në këtë proces – a është ende libri pjesë e përditshmërisë apo është zëvendësuar nga ekranet dhe rrjetet sociale? Në studion e “Rreze Dielli” me drejtuesen e shtëpisë botuese "Ideart" Anila Bisha, flasim mbi rëndësinë e leximit, sfidat që hasim në edukimin e lexuesve të pasionuar dhe rrugët për të rikthyer librin në qendër të vëmendjes. A është e ardhmja e leximit në rrezik apo thjesht po transformohet?
Edmond Murraj është prestigjator dhe iluzionist i njohur, i cili ka korrur sukses prej vitesh me “magjitë” e tij. Murraj jeton në Londër aktualisht, ka 30 vite si prestigjator ku ka bërë më shumë se 1400 shfaqje. Fillimisht ka qenë student në Akademinë e Arteve në Tiranë dhe në vitin ‘91 është larguar për në Greqi në kërkim të një jete më të mirë, ku ushtroi profesionin e prestigjatorit me shumë vështirësi dhe ku fitoi gjithashtu dhe profesionin e kuzhinierit, të cilin e ka ushtruar për vite me rradhë në një nga restorantet e Londrës. I ftuar në studion e "Rreze Dielli" prestigjatori Edmond Murraj shpreh dëshirën për t’u rikthyer përfundimisht në Shqipëri për të hapur një akademi prestigjature, si dhe na befason me ‘magjitë’ e tij duke na lënë pa fjalë me numrat e tij të shpejtësisë.
-
VIDEO
Magjia më e çmendur në TV | Edmond Murraj trondit studion, nxjerr të brendshmet nga…
Edmond Murraj është prestigjator dhe iluzionist i njohur, i cili ka korrur sukses prej vitesh me “magjitë” e tij. Murraj jeton në Londër aktualisht, ka 30 vite si prestigjator ku ka bërë më shumë se 1400 shfaqje. Fillimisht ka qenë student në Akademinë e Arteve në Tiranë dhe në vitin ‘91 është larguar për në Greqi në kërkim të një jete më të mirë, ku ushtroi profesionin e prestigjatorit me shumë vështirësi dhe ku fitoi gjithashtu dhe profesionin e kuzhinierit, të cilin e ka ushtruar për vite me rradhë në një nga restorantet e Londrës. I ftuar në studion e "Rreze Dielli" prestigjatori Edmond Murraj shpreh dëshirën për t’u rikthyer përfundimisht në Shqipëri për të hapur një akademi prestigjature, si dhe na befason me ‘magjitë’ e tij duke na lënë pa fjalë me numrat e tij të shpejtësisë.
-
VIDEO
Si ta bëjmë leximin më tërheqës sesa ekranet, për fëmijët?
Leximi nuk është vetëm një mënyrë për të marrë informacion, por një udhëtim që zgjeron mendjen, pasuron shpirtin dhe formon brezat e ardhshëm. Por sa po lexojnë sot fëmijët dhe të rinjtë? A po e kultivon shkolla dashurinë për librin apo leximi është kthyer thjesht në një detyrë të bezdisshme? Dhe çfarë roli luan familja në këtë proces – a është ende libri pjesë e përditshmërisë apo është zëvendësuar nga ekranet dhe rrjetet sociale? Në studion e “Rreze Dielli” me drejtuesen e shtëpisë botuese "Ideart" Anila Bisha, flasim mbi rëndësinë e leximit, sfidat që hasim në edukimin e lexuesve të pasionuar dhe rrugët për të rikthyer librin në qendër të vëmendjes. A është e ardhmja e leximit në rrezik apo thjesht po transformohet?
-
VIDEO
Shije e parezistueshme | Lakër turshi me kimë në furrë nga zonja Albana
Lakër turshi me kimë në furrë
Përbërësit:
- 1 kg lakër turshi
- 500 gr mish të grirë
- 100 gr oriz
- 2 qepë të mëdha
- 3 domate të grira
- 4 lugë supe vaj misri
- 4 lugë supe vaj ulliri
- 3 lugë salcë domatesh
- 1 tufë majdanoz
- 1 lugë kafeje piper i zi
- 1 lugë kafeje piper i kuq
- Kripë, pak trumzë
Përgatitja:
Fillimisht veçojmë nga lakra arme të gjitha gjethet e mira të saj, duke i pastruar nga koçanët. Grijmë në kubikë të vegjël qepët dhe i kaurdisim në një tigan me vaj. Skuqim aty edhe mishin e grirë duke shtuar pak kripë, domaten e grirë, salcën e domates dhe i trazojmë të gjitha derisa të formohet një kima e shijshme. Grijmë majdanozin dhe shtojmë orizin dhe trumzën, duke e provuar edhe për kripën. Në tavë shtrojmë nga një gjethe lakër arme në gjithë sipërfaqen. Hedhim mbi to kima dhe përsëri shtrojmë gjethe armeje. Veprojmë kështu me 4-5 shtresa e në fund shtrojmë gjethet më të mëdha e të bukura. E presim në katrorë si pastiço dhe e spërkasim përsipër me piper të kuq dhe 4 lugët e vajit të ullirit. Hedhim ujë të nxehtë deri afër sipërfaqes dhe e vendosim për ta pjekur në 200 gradë, për 45-50 minuta, derisa ta pijë lëngun.
-
VIDEO
Trahanik tradicional nga zonja Albana, vetëm dy përbërës dhe plot shije
Trahanik tradicional
Përbërësit:
- 2 filxhanë çaji trahana
- 2 filxhanë çaji ujë
- 2 filxhanë çaji qumësht
- 1 kokërr vezë
- 1 e verdhë veze
- 200 gr djathë të bardhë
- 1 lugë çaji sodë
- 1 lugë çaji kripë
- 2 lugë supe gjalpë
- Pak vaj
Përgatitja:
Në një tenxhere hedhim ujin, qumështin, kripën, gjalpin dhe e vëmë në zjarr që të ngrohet. Kur fillon të ngrohet, e largojmë nga zjarri dhe hedhim aty trahananë duke e trazuar me një lugë druri. Copëtojmë djathin, rrahim vezën dhe sodën me pak ujë dhe ia hedhim masës duke e përzier mirë. Ndërkohë kemi ndezur furrën dhe kemi lyer tavën me pak gjalpë. E hedhim masën e lëngshme në tavë dhe e sheshojmë me lugë. Përsipër i hedhim 1 të verdhë veze të rrahur me pak qumësht dhe pak vaj. E vendosim në furrë për ta pjekur në 180 gradë, për 45-50 minuta.
-
VIDEO
Lulzim Basha ‘huazon’ parti tjetër për zgjedhjet/ Edmond Stojku në Report Tv e mohon t'i ketë dhënë logon: Ne nuk jemi në shitje
Basha dyshohet se ka 'huazuar' një prej partive të vogla që të garojë në zgjedhje. Report Tv mëson se Basha ka depozituar në Gjykatën e Tiranës kërkesën për ndryshimin e emrit të asaj partie. U përfol për partinë e Aleanca Demokracia e Re, por kreu i saj Edmond Stojku e mohon në Report Tv duke thënë se nuk janë në shitje.
-
VIDEO
Pa Gjurme-Video e trishtë e të moshuarit,e plagosin dhe e lënë në rrugë/Familjarët:E bënë fajtor se…
Një aksident u regjistrua më 11 gusht të 2024 në aksin rrugor Cermë-Divjakë ku shtetasi Fatbardh Pepa duke qarkulluar me mjetin e tij tip Volsvagen ka përplasur këmbësorin, shtetsasin Islam Coku. Ky i fundit më pas u dërgua në spital me dëmtime në kokë dhe me plagë në trup, për të marrë ndihmën mjekësore. Sipas dokumentave, shoferi i makinës ka deklaruar se atë ditë ai ishte duke shkuar në plazh me gruan dhe 3 fëmijët e tij, por rrugën ia kishte prerë 70-vjeçari, Islam Coku. Edhe pse është munduar të frenojë ka qenë e pamundur nga ana e tij shmangia e këtij aksidenti. Më pas sipas deklarimit të tij, Fatbardhi e ka marrë të aksidentuarin dhe e ka dërguar në spital. Por familjarët pretendojnë një histori krejt ndryshe… se ngjarja është fshehur… Sipas tyre, dhe sipas videove që qarkulluan në rrjete sociale, i moshuari Islam Coku është lënë në rrugë për një kohë të gjatë ndërsa nuk është dërguar në spital nga shoferi që e aksidentoi por është pritur ambulanca. Gjithashtu sipas dokumentave rezulton që I moshuari të ketë deklaruar se ai që e ka aksidentuar e ka dërguar në spital ndërsa kjo gjë hidhet poshtë nga familjarët pasi gjendja e Islamit sic duket edhe në video është e rëndë dhe nuk ka qenë I vetëdijshëm. Madje edhe sot pas kaq muajsh ai nuk është në gjendje të flaës, prandaj kjo gjë ngren shumë pikëpyetje. Çështja është pushuar nga gjykata e shkallës së parë në Fier në tetor të 2024 pasi në këtë rast shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor ishte kryer nga ana e të aksidentuarit. Ndërsa familjarët kërkojnë të zbardhet e vërteta e këtij aksidenti, ku edhe pse kanë kaluar muaj 70-vjeçari ende po vuan pasojat e tij.
-
VIDEO
Pa Gjurme-‘Më quajti Rashel,pas 8 muajve më la’/I riu që kërkon të njohë nënën:S’dua të lëndoj, por…
Ishte vetëm 10-vjec kur u përballë me të vërteten… Një të vërtetë që prindërit ia mbanin të fshehtë… Momente te trishta që nuk do i harrojë asnjëhere në jetë… teksa luante ne park me shoket degjoi disa zera… Kjo është historia e 29-vjecarit, Rashel Mero i cili prej vitesh është në kërkim të rrënjëve biologjike. Erdhi në jetë në qytetitn e Beratit dhe u braktis kur ishte 8 muajsh në shtëpinë e fëmijës Vlorë. Emri, Rashel, ju vendos nga nëna e tij biologjike. Dy vitet e para të jetës i kaloi në shtëpinë e fëmijës, ku më pas, u birësua nga cifti Mero në Berat. Ata e regjistruan me ate emer vetem I dhane mbiemrin e tyre dhe dashurine e nje familje. Prindërit birësues nuk e morën asnjëherë guximin për t’i treguar të verteten djalit të tyre, pasi druheshin se ai mund t’i braktiste një ditë… Nga ana tjetër as Rasheli nuk ka mundur ti pyes për atë që mori vesh, pasi babai birësues u largua nga jeta kur ai ishte shumë i vogël, ndërsa mamanë nuk donte ta lendonte. Të dy prindërit birësues ai nuk i ka më pranë vetes, asnjë nga familjarët e tjerë nuk dinë më tepër detaje për historinë e tij… Ndaj sot ne nje moshe madhore merr hapin e rëndësishm në jetë duke kërkuar ndihmë te gjej nenen e tij.
-
VIDEO
Basha: PL në negociata me PD për një listë, isha kundër mbylljes së tyre! Hasanaj: Berisha dhe Meta problemi kryesor! Islami: Votim si në diktaturë, s’do ketë zgjedhje
Koalicionet parazgjedhore, a u veprua mirë me listat e mbyllura dhe kujt i shërbyen ato. Këto dhe çështje të tjera të politikës së ditës ishin objekt analize dhe debati mbrëmjen e sotme (23 Janar) në emisionin “Studio Live” në Report TV. Të ftuar të moderatorit Arbër Hitaj ishin Faik Basha, anëtar i kryesisë së PL, Sidi Hasanaj, i Demokratët Euroatlantikë dhe avokati Zaçe Islami
-
VIDEO
Pa Gjurme-‘U dashurua me kushëririn, la burrë dhe fëmijë’/Trondit nëna:Na tupëroi,ai po e shfrytëzon
Një histori e pazakontë do të trajtohet pasditen e sotme në “Pa Gjurmë” ku një 29-vjeçare ka braktisur 2 fëmijët e mitur dhe është larguar me të dashurin e saj… që në fakt rezulton të jetë edhe kushëriri. Ambra Emini nga Kavaja u dashurua që 13 vjeçe me Dine Fezon, 3 vite më të madh po nga Kavaja ndërsa të dy nisën bashkëjetesën. 3 vite më pas, kur ishte 16 vjeçe Ambra u bë nënë e një djali të cilin e braktisi kur ishte vetëm 7 muajsh duke u larguar me një tjetër djalë me të cilin kishte nisur një raport dashurie. Një muaj më pas ajo u kthye sërish në familje ndërsa bashkëshorti, Dine e fali për hir të djalit. Çdo gjë dukej se po shkonte mirë… në jetë erdhi edhe vajza 7 vite më parë ndërsa marrëdhëniet mes tyre vijonin normalisht. Ishte data 4 gusht e vitit 2024 kur pas një konflikti në ambjente publike, Dine e qëllon bashkëshorten e tij me shuplakë ndërsa aty pranë ndodhej edhe një punonjës policie. Pas kësaj ngjarje 32-vjeçari u arrestua ndërsa kreu 5 muaj burg. Muaj në të cilat Ambra e vizitonte shpeshherë, e ndërkohë me dy fëmijët jetonte tek nëna e saj. Gjatë kohës që Dine ndodhej në burg, bashkëshortja nisi një raport dashurie me një djalë që sipas 32-vjeçarit rezulton të jetë edhe kushëriri i saj. Në dhjetor të 2024 Dine Fezo doli nga burgu ndërsa zbuloi edhe tradhtinë e të shoqes, ku pasi e pyeti kjo e fundit e mohonte vazhdimisht. Ishte data 13 janar e këtij viti kur pasi një ditë më parë kishte dërguar vajzën tek motra e saj, Ambra i pohoi bashkëshortit se nuk donte të vazhdonte më me të ndërsa la djalin aty dhe u largua, duke fikur edhe telefonin. Prej ditësh ajo nuk është interesuar për dy fëmijët e saj, ndërsa është mësuar se ajo jeton në Durrës. Bashkëshorti i saj Dine Fezo është i gatshëm ta falë për herë të dytë tradhtinë vetëm të kthehet në familje, pranë fëmijëve të saj.
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 23 Janar 2025 – Receta/ Rrëfehet Dashamir Shehi / A jam nënë e mirë? Pyetjet që mundojnë çdo nënë…
Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Gjellë siçiliane me patëllxhanë / Fërgesë me djathë dhe miell misri / Supë me brokoli dhe lulelakër.
Një nga figurat më të dashura dhe të respektuara të politikës shqiptare si Dashamir Shehi, foli sot në “Rreze Dielli” për jetën e tij, 'me dhe pa kollare'. Dashamir Shehi, një njeri që ka ditur gjithmonë të mbajë një marrëdhënie të afërt me qytetarët, me gazetarët, me kolegët gjithmonë i drejtpërdrejtë, i thjeshtë dhe i sinqertë. Me mbi 35 vite në politikë, ai ka qenë gjithmonë një zë i arsyeshëm dhe një njeri me humor të hollë, që di si të thotë gjërat siç janë, pa zbukurime dhe pa ekzagjerime, pa fjalime të stisura. Dash Shehi foli për jetën, për politikën, për rininë, për raportin e tij me pushtetin, me familjen dhe me lumturinë. Do të zbulojmë anën njerëzore të një politikani ndryshe, i cili ka mbetur i njëjti Dashamir Shehi – i thjeshtë, popullor dhe i dashur me të gjithë.
Një bisedë që i drejtohet çdo gruaje dhe nëne që ndodhet në udhëtimin e saj të përditshëm! Cilat janë disa nga pyetjet më të shpeshta që çdo grua dhe nënë i bën vetes? Ato pyetje që shpesh na mbajnë zgjuar natën, që na sfidojnë dhe na bëjnë të reflektojmë mbi jetën tonë, rolin tonë si individë dhe si pjesë e familjes. Si mund të jem më e mira për veten time dhe për ata që dua? Po karriera dhe ëndrrat e mia, a janë në harmoni me jetën që kam zgjedhur? A po kujdesem mjaftueshëm për veten, apo e kam lënë gjithçka pas për shkak të përgjegjësive të pafundme? Këto janë disa nga pyetjet që çdo nënë dhe grua i bën vazhdimisht. Flasim në studion e “Rreze Dielli” me psikologen Bona Miekley.
-
VIDEO
A jam nënë e mirë? Dilemat e çdo gruaje pasi bëhet me fëmijë
Kjo bisedë i drejtohet çdo gruaje dhe nënë që ndodhet në udhëtimin e saj të përditshëm! Cilat janë disa nga pyetjet më të shpeshta që çdo grua dhe nënë i bën vetes? Ato pyetje që shpesh na mbajnë zgjuar natën, që na sfidojnë dhe na bëjnë të reflektojmë mbi jetën tonë, rolin tonë si individë dhe si pjesë e familjes. Si mund të jem më e mira për veten time dhe për ata që dua? Po karriera dhe ëndrrat e mia, a janë në harmoni me jetën që kam zgjedhur? A po kujdesem mjaftueshëm për veten, apo e kam lënë gjithçka pas për shkak të përgjegjësive të pafundme? Këto janë disa nga pyetjet që çdo nënë dhe grua i bën vazhdimisht. Flasim në studion e “Rreze Dielli” me psikologen Bona Miekley.