-
VIDEO
Primaret e munguara të PD-së, Ben Andoni: Duheshin bërë që në dhjetor! Regjistrimi i Diasporës? Fluksi deri tani prej militantëve të partive
Analisti Ben Andoni foli sot në Report Tv, lidhur me primaret e munguara të PD-së dhe votën e diasporës.https://youtu.be/t17ILPZr0Fg
-
VIDEO
'Albanian Nights', magjia e muzikës tradicionale shqiptare që po ‘mahnit’ të huajt
Këngët tona tradicionale janë shumë më tepër sesa thjesht melodi të trashëguara nga e kaluara. Ato janë një pasuri e vyer që mbartin histori, emocione dhe mesazhe të thella, të fshehura mes vargjeve poetike dhe melodive magjepsëse. Çdo këngë tregon një histori – për dashurinë, vuajtjen, gëzimin, apo trimërinë – dhe na lidh me rrënjët tona, me zakonet dhe traditat që kanë formësuar identitetin tonë. Në këtë bisedë me të ftuarit në "Rreze Dielli", Armando Muça, këngëtaren Malvina Likaj dhe instrumentistin Andi Ponoçi, u ndalëm tek "Albanian Nights" qendra e vetme në Ballkan që organizon mbrëmje magjike me muzikë e valle, ku këngëtarë, artistë e njerëz të thjeshtë mblidhen e flasin mbi kuptimin e teksteve të këngëve tona tradicionale, simbolet e fuqishme që ato përdorin dhe rëndësinë që kanë në ruajtjen e kulturës sonë kombëtare.
-
VIDEO
Infeksioni mykotik që po vret, shkak i dhjetra sëmundjeve
Të padukshme, por gjithnjë e më shumë kërcënuese, infeksionet mykotike po shfaqen si një pandemi e heshtur që prek miliona njerëz në mbarë botën. Këto infeksione, të shkaktuara nga kërpudhat, shpesh nënvlerësohen dhe janë të vështira për t’u diagnostikuar e trajtuar. Me një rritje alarmante të rasteve të rezistencës ndaj antifungalëve, ndikimi i tyre po bëhet një sfidë serioze për shëndetin global. Në këtë bisedë në "Rreze Dielli" me nutricionistin dhe specialistin holistik Altin Joka shqyrtojmë faktorët që po kontribuojnë në përhapjen e këtyre infeksioneve, përfshirë ndryshimet klimatike, përdorimin e tepërt të antibiotikëve dhe dobësimin e sistemit imunitar. Po ashtu, do të diskutojmë rëndësinë e diagnostikimit të hershëm, opsionet e trajtimit natyral me bimë e kura popullore dhe hapat që duhen ndërmarrë për parandalim.
-
VIDEO
Byrek me mollë (Strudel) nga zonja Albana
Byrek me mollë (Strudel)
Përbërësit:
Brumi:
- 300 gr miell
- 1 vezë
- 2 ls vaj
- Pak sodë
- Pak kripë
Për petët dhe mbushjen:
- 150 gr gjalpë
- 5-6 mollë
- 3 ls arra të thyera
- 2 ls rrush të thatë
- 1 lk kanellë
- 3 ls sheqer kaf
- 2 ls konjak
- 50 gr sheqer pluhur
Përgatitja:
Fillimisht qërojmë mollët dhe pastrojmë pjesën e brendshme të farave. Më pas i grijmë në kubikë të vegjël, shtojmë arrat e thyera, rrushin e thatë, vaniljen, kanellën, sheqerin, konjakun dhe i përziejmë të gjitha bashkë, duke i lënë të mbuluara që të marinohen e të marrin shije. Ndërkohë përgatisim brumin. Bashkojmë 1 vezë, pak kripë, 2 lugë vaj, sodë dhe miell. E përgatisim si brumë për byrek dhe e ndajmë në 10 kuleçë të vegjël dhe secilën e lyejmë me gjalpin që e kemi në temperaturë dhome. I vendosim mbi njëra-tjetrën dhe hapim një petë të madhe, duke u kujdesur që të marrë formë drejtkëndëshe. Në fund, petën e shtrijmë mbi tavolinë, mbi një pecetë të madhe dhe e spërkasim me pak vaj. Mollët e përgatitura, i hedhim me një lugë në fillim të petës dhe me ndihmën e pecetës, e rrotullojmë petën me mollët, deri në fund, në formë cilindri. Me kujdes e hedhim në një tavë të gjatë, ku kemi shtruar letër pjekjeje të lyer me vaj. Sipër e lyejmë me një të verdhë veze, të rrahur me një lugë qumësht. E pjekim në furrë të parangrohur, në temperaturë 180 gradë, për 35 minuta.
-
VIDEO
Bamje me mish nga zonja Albana
Bamje me mish
Përbërësit:
- 1 kg bamje
- 500 gr mish të grirë ose copëza mishi
- 2 qepë mesatare
- 1 domate
- 2 lugë gjalpë
- 1 tufë majdanoz
- 1 gjethe dafine
- Piper i kuq pluhur
- Kripë, piper i zi
Përgatitja:
Qepët e grira i kaurdisim me pak vaj ulliri derisa të zverdhen. Hedhim një lugë piper të kuq dhe mishin e grirë ose mish të prerë në copëza të vogla. Bëjmë një përzierje të mirë, e mbulojmë me kapak dhe pasi të jetë gatuar për 10 minuta në zjarr të lehtë, shtojmë kripën, piperin e zi, majdanozin e grirë hollë dhe bamjet e lara e të pastruara nga bishtat. E përziejmë gjellën me kujdes, shtojmë gjethen e dafinës, domaten e kaluar në rende ose 1 lugë pure domatesh dhe ujë të vakët sa të mbulohen bamjet. E lëmë gjellën të gatuhet në zjarr të fuqishëm dhe sapo të fillojë të marrë valë, ulim temperaturë në minimum. Gjatë zierjes nuk e përziejmë me lugë, por në rast nevoje vetëm shkundim tenxheren dhe kujdesemi që gatimi të mbetet me pak lëng, jo i thatë.
-
VIDEO
Sallatë me lakër dhe karotë nga zonja Albana
Sallatë me lakër dhe karotë
Përbërësit:
- 150 gr karota
- 150 gr lakër të bardhë
- 3 lugë uthull
- 3 lugë vaj ulliri
- 1 lugë mjaltë
- 1 lugë e vogël mustardë
- Pak rrënjë selinoje
- Kripë, piper
Përgatitja:
Qërojmë karotat dhe i kalojmë në rende, ndërsa lakrën e presim imët. Lakrën e kriposim, i hedhim pak uthull dhe e ndrydhim me mjet druri sa të zbutet pak. Përziejmë lakrën me karotën, i shtojmë vaj ulliri, mjaltë, kripë, mustardë dhe pak rrënjë selinoje. Në vend të uthullës mund të përdoret dhe lëngu i limonit.
-
VIDEO
'Repolitix'/ Ardhja e Trump, Meçollari: Premtimet e tij, ende mediatike! Galdini: U hap 'Kutia e Pandorës', për rendin e ri botëror! Tafani: Ka synime imperialiste
Trump ka premtuar shumë ndryshime në presidencën e tij lidhur me axhendën ndërkombëtare, teksa po flitet për një rend të ri botëror. Polemikat i hapi pak ditë më parë, duke folur për pretendime ndaj Kanadasë, Groenlandës dhe Kanalit të Panamasë. Më shumë u diskutua në ‘Repolitix’ me ftuarit e Denis Mingës.
-
VIDEO
Shokon ish kreu i SHISH: Ja krimi që ka bërë Berisha. Si përgjohen politikanët?
Ish kreu i Shërbimit Inteligjent, Fatos Klosi ishte sot në ‘Frontline Intervieë’ ku ndër të tjera u ndal për Marsela Karapançon edhe tek akuzat e Berishës për deputetin socialist Pandeli Majko.
-
VIDEO
Atentatet në Janar, gazetari në Frontline: Vrasja e 56 vjeçarit tek ‘Pallati me Shigjeta’ pranë zbardhjes! Policia dyshime se Kristian Bardhi u nxor në pritë
Teksa jemi ende në mes të muajit janar, vendi është tronditur nga disa atentate. I fundit ka qenë ai ndaj Kristian Markut, i cili u ekzekutua në aksin Fier-Vlorë pasditen e 14 janarit 2025. Më 12 janar atentat iu bë edhe 56 vjeçarit Bujar Nasufi tek Pallati me Shigjeta, i cili u qëllua për vdekje në automjetin e tij, nga një person me motor, teksa po futej në shtëpi.
-
VIDEO
Fatos Klosi: Ja çfarë nuk duhet t'ia falim Berishës! Krijoi antagonizëm që në 1992, duke sharë dhe shpifur për tjetrin
Fatos Klosi tregoi në ‘Frontline Interview’ se çfarë gjëje shoqëria shqiptare nuk duhet t’ia fali Sali Berishës.
Për Marsela Karapançon, Klosi thotë se Berisha nisi luftën politike në Shqipëri, pas 1990 me sharje dhe shpifje, duke mos u marrë me programe politike. Sa i përket akuzave ndaj Pandeli Majkos i shikon si të njëjtat gjëra që ka bërë prej 1992.
'Berisha krijoi këtë situatë politike që kemi. Një luftë ngjarjesh, familjare ky është kështu apo ashtu. Krijoi antagonizëm. Situatë luftarake, por jo luftë politike, por duke sharë dhe shpifur për tjetrin. E nisi që në '92. U mor me ata të mëparshmit. U dënuan për kafetë. Kështu është akoma sot. këtë quan politikë ai. E kam provuar në kurrizin tim. Këtë nuk duhet t’ia falim atij. Me Pandin është njësoj si në 1992. Nuk e meriton të dëgjohet. Mediat po e mbajnë gjallë. Nuk po thotë ndonjë gjë. E njoh tani, prej 30 e ca vjetësh.'
-
VIDEO
Musa dhe Azis Kullolli At e bir në burgjet e komunizmit
Familja jonë e ka origjinën nga Poroçani i rrethit të Gramshit. Ka qenë një familje e pasur, por pasurinë e ka vënë gjithçka me djersë, nuk ka as grabitur apo zhvatur apo vrarë e prerë njeri. Gjithçka e ka pasur me mund e me djersë, bile gjyshi im e ka lënë jetim i ati, me gjithë një vëlla dhe një motër, dhe nuk e mbante mend fare të atin. Por, bashkë me një kushëririn e tij, që kanë ndenjur bashkë deri në vitin 1942, punuan së bashku, vunë pasuri dhe duke qenë atje me blegtori, arritën që blenë edhe toka në zonën e Dumresë, në fshatin Çërragë, Çeshtije ose Axhalije siç i thoshin më përpara dhe në fshatin Fierzë.Edhe duke blerë edhe toka, duke pasur edhe blegtori, i dimëronin në Dumre dhe në verë i çonin në Valamar e Gurtop.
-
VIDEO
'Pres shumë nga vota e diasporës', Fatos Klosi: Në Shqipëri nuk ka të majtë e të djathtë! Ka shefa partish, me Berishën dhe Ramën
Fatos Klosi foli në ‘Frontline Interview’ edhe për votën e diasporës. Ai pret shumë nga kjo votë.
Më tej thotë se në Shqipëri nuk ka të majtë dhe të djathtë, por ka shefa partish. Sakaq, shton për Marsela Karapançon se vota në Shqipëri ka qenë gjithnjë ndëshkuese.
'Pres shumë. Njerëzit dyshojnë. Nuk është se u ndave nga Shqipëria meqë ike. Një pjesë e valutës shqiptare vjen nga emigracioni. Janë të interesuar. Ato para nuk vijnë kot. Vijnë për prindërit e tyre. E dyta, po aq e rëndësishme, ata njerëz janë më të evoluuar se ne në një sistem demokratik. E kanë ndryshuar mentalitetin që kemi ne. Në Shqipëri nuk ka të majtë dhe të djathtë. Këtu ka shefa partish. Me Berishën dhe Ramën. Nuk është ky mentalitet atje. Vota në Shqipëri është ndëshkuese. Nuk është kollaj të vlerësosh të mirën.'