-
VIDEO
Musa dhe Azis Kullolli At e bir në burgjet e komunizmit
Familja jonë e ka origjinën nga Poroçani i rrethit të Gramshit. Ka qenë një familje e pasur, por pasurinë e ka vënë gjithçka me djersë, nuk ka as grabitur apo zhvatur apo vrarë e prerë njeri. Gjithçka e ka pasur me mund e me djersë, bile gjyshi im e ka lënë jetim i ati, me gjithë një vëlla dhe një motër, dhe nuk e mbante mend fare të atin. Por, bashkë me një kushëririn e tij, që kanë ndenjur bashkë deri në vitin 1942, punuan së bashku, vunë pasuri dhe duke qenë atje me blegtori, arritën që blenë edhe toka në zonën e Dumresë, në fshatin Çërragë, Çeshtije ose Axhalije siç i thoshin më përpara dhe në fshatin Fierzë.Edhe duke blerë edhe toka, duke pasur edhe blegtori, i dimëronin në Dumre dhe në verë i çonin në Valamar e Gurtop.
-
VIDEO
'Pres shumë nga vota e diasporës', Fatos Klosi: Në Shqipëri nuk ka të majtë e të djathtë! Ka shefa partish, me Berishën dhe Ramën
Fatos Klosi foli në ‘Frontline Interview’ edhe për votën e diasporës. Ai pret shumë nga kjo votë.
Më tej thotë se në Shqipëri nuk ka të majtë dhe të djathtë, por ka shefa partish. Sakaq, shton për Marsela Karapançon se vota në Shqipëri ka qenë gjithnjë ndëshkuese.
'Pres shumë. Njerëzit dyshojnë. Nuk është se u ndave nga Shqipëria meqë ike. Një pjesë e valutës shqiptare vjen nga emigracioni. Janë të interesuar. Ato para nuk vijnë kot. Vijnë për prindërit e tyre. E dyta, po aq e rëndësishme, ata njerëz janë më të evoluuar se ne në një sistem demokratik. E kanë ndryshuar mentalitetin që kemi ne. Në Shqipëri nuk ka të majtë dhe të djathtë. Këtu ka shefa partish. Me Berishën dhe Ramën. Nuk është ky mentalitet atje. Vota në Shqipëri është ndëshkuese. Nuk është kollaj të vlerësosh të mirën.'
-
VIDEO
Akuzat ndaj Majkos, Fatos Klosi: Berisha ka dalë shpesh blof! E di që as vetë nuk i beson! Salianji u bë shembull, më mirë të mos merren më me këto gjëra
Sa i përket akuzave të Gazment Bardhit dhe Sali Berishës se vëllai i Edi Ramës, Olsi ka lidhje me trafkun e drogës dhe laboratorin e drogës në Xibrakë, Fatos Klosi shpreson që kjo punë të shkojë si dosja Babale.
Sipas tij, Salianji u bë një shembull se duhet mbajtur përgjegjësi për atë që thuhet. Në ‘Frontline Intervieë’, ai i shikon deklaratat e Berishës dhe PD përpjekje për të bërë më të lehtën në pamundësi për të ofruar një program politik, por duke u kapur dhe hedhur akuza.
-
VIDEO
Akuzat e Berishës për Majkon, flet Fatos Klosi: Janë të pabesueshme, sulme politike! Nuk merret asnjëherë me programe, kapet me probleme personale
Ish kreu i Shërbimit Inteligjent, Fatos Klosi ishte sot në ‘Frontline Intervieë’ ku ndër të tjera u ndal për Marsela Karapançon edhe tek akuzat e Berishës për deputetin socialist Pandeli Majko.
-
VIDEO
Petraj për ‘dosjet e nxehta’ të SPAK: Flamur Noka hetohet për pasurinë, edhe Balluku e denoncuar! Bardhi rrezikon deri në 5 vite burg
Por a ka dosje të tjera të nxehta në SPAK që po hetohen? Avokati Edmond Petraj i bën analizën edhe çështjeve të tjera dhe jep përgjigje pohuese në ‘Studio Live’.
Përveç dosjes së kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i arrestuar nga SPAK më 21 Tetor 2024 për 3 vepra penale, ka edhe hetime të tjera në proces, si ato të Flamur Nokës, denoncimi ndaj Belinda Ballukut, verifikimet për denoncuesin anonim Zaho Koka, në pritje edhe procesi ndaj Gazment Bardhit që rrezikon si Ervin Salianji akuzën e ‘kallëzimit të rremë’ (Një tjetër Babale) dhe një dënim deri në 5 vite burgim.
Më poshtë avokati shpjegon edhe procedurat që ndiqen për rastin e dosjes ndaj Metës, që ndodhet në paraburgim dhe mundësinë për t’u liruar.
“Po pyeten të gjithë personat që janë pjesë e financimit dhe lobimit në dosjen ndaj Ilir Metës. Por edhe mund të pushohet si dosje, pasi nuk janë fort bindëse elementet. Kemi dy elementet e fshehjes së të ardhurave dhe mosdeklarimit të financave, parave që janë përdorur nga PL. Pra i takon KQZ-së dhe mund të kemi vetëm masë administrative dhe të mbyllet kjo situatë.
Kemi edhe pjesën juridike që e lë pak evazive situatën, firma lobuese që është në Qipro, ku është personi tjetër në kallëzim penal, që mund të sjelli një dokument për shifrën që është mbi 400 mijë dollarë. Kjo mbetet për t’u sqaruar”, thotë ai për çështjen e parë.
Por ajo që rrezikon ish-presidenti është çështja e pasurisë sipas avokatit. Por sipas tij, GJKKO edhe mund t’ja lehtësojë masën e sigurisë në detyrim paraqitjeje, nëse nuk i prish provat.
“Kurse për CEZ-DIA do shikohet me imtësi. Por përqendrimi është te hetimi pasuror, ajo po shikohet me imtësi dhe po verifikohet në proces. Meta duket se ka vendosmëri dhe i qetë për ato që ka në dosje. Nëse nuk ka elementë se Meta intimidon dëshmitarët apo prishë provat, mendoj se mund të lirohet edhe me masë detyrim paraqitjeje. Mund të zgjidhet edhe deputet nga burgu, por kjo varet nga parlamenti dhe rregullorja e Parlamentit, vetë grupi i deputetëve që vendosin nëse do bëjë betimin dhe kjo kalon në proces tjetër”, thotë ai për Report TV.
Por fokusi është te dosjet e tjera në radhë për këtë vit, që pritet ‘i nxehta’ nga SPAK.
“Ata kanë elementë të tjerë, kanë dosjen e Flamur Nokës aktualisht. Kemi një hetim pasuror ndaj tij, mbetet hetim paraprak. Por do sjellë elementë dhe precedentë të tjerë. Shumë funksionarë të PD-së mund të rrezikojnë, ashtu sikurse do ketë elementë edhe nga e majta që mund të penalizohen nëse do kemi ndryshim apo zhvillim te kryetari i Bashkisë së Tiranës. Në SPAK kemi të denoncuar edhe zonjën Belinda Balluku dhe të tjerët. Por jo çdo kallëzim mund të merret dhe të fillojë procedimi. Sikurse kemi edhe denoncimin e fundit me emrin Zaho Koka, personazh anonim, e dorëzuar në SPAK. Zoti Berisha i hedh këto shashka dhe pastaj i flet te bregu i afron, por mbetet për t’u parë”, nënvizon Petraj.
Por ajo që bën përshtypje është rrezikimi penal i një juristi si deputeti Gazment Bardhi, kreu i grupit të PD-së, që ka përsëritur një Ervin Salianji dhe në pritje të një “Babale 2”.
“Nga ana tjetër kemi zotin Bardhi, ai është jurist, mendoj se nuk duhet ta merrte përsipër çështjen e deklaratës, u nxitua. U bë analiza juridike e asaj që bëri Bardhi, kallëzim penal, do mbajë përgjegjësi për të. Gjobë deri në 5 vjet kallëzimi i rremë nëse provohet. Elementet do jenë vetëm pjesa e ekspertizës së Policisë Shkencore të fotos dhe elementëve. Por nuk e kap Ligji i Dekriminalizimit, nuk parashikohet si vepër kjo dhe shpifja, s’e pengon të vazhdojë të jetë deputet, nuk e prek.
Nëse zoti Bardhi përfundon dhe faktohet kjo praktikë ndaj tij rrezikon nga gjobë dhe një vit, deri në 5 vite burg”, përfundon Petraj.
-
VIDEO
‘Studio Live’, Petraj: FBI nuk i solli të gjitha provat e 21 Janarit, kishte frikë se prisheshin! Berisha rrezikon shumë, çfarë do ndodhë më 20 Janar
Avokati Edmond Petraj tregon ‘dosjet e nxehta’ në REPORT TV. Seancën paraprake të dosjes “Partizani” më 20 janar e quan me të rëndësishmen, se varet fati i Berishës. Por kujton se ish-kryeministri rrezikon shumë me dosjen 21 Janari. SPAK ka hetime edhe për Ballukun, Nokën, Bardhin! Çfarë do ndodhë me Ilir Metën
-
VIDEO
Bala pyet Kullurin nëse 'Djathtas 1912' do bëjë koalicion me PD-në: Vetëm nëse Berisha nuk është kandidat për kryeministër
Gazetari Anri Bala pyeti në Studio Live Edvin Kullurin e 'Djathtas 1912' nëse do të bashkohet me PD-në në koalicion për zgjedhjet e 11 majit 2025. Kulluri tha se me PD-në forca ku bën pjesë bashkohet vetëm nëse Berisha nuk do jetë kandidat i PD-së për kryeministër.
Dhe nëse pas zgjedhjeve PD hedh si kandidaturë Berishën për kryeministër në rast se i fiton ato, 'Djathtas 1912' nuk do japë votën në parlament.
Bala: Do bashkoheshit me Berishën për hir të rotacionit?
Kulluri: Në konferencën e shtypi kur u krijua partia u pyeta për këtë. Kam thënë se ne do bëjmë koalicion me PD pa zotin Berisha kandidat kryeministër. Dhe me të majtën nuk bëjmë me koalicion. Berisha ka probleme me artikulimin dhe statusin e tij ligjor. Mendoj se nëse partitë e reja ndalojnë mazhorancën e PS, mendoj se zoti Berisha do ishte mirë të përqafohej me Ramën se i bashkon agjenda anti SPAK.
-
VIDEO
‘Shoku më kërkoi t’i shkoja në krevat, më gënjeu me para’/I riu: Kam frikë nga ai se…
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 14 Janar 2025 – Receta/ Përgjigjet psikologia / Ngjyrat e veshjeve dhe energjia
Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Mish me nenexhik / Patëllxhanë me salcë të kuqe / Reçel karrote.
E ftuar në studion e Rreze Dielli psikologia e njohur Ema Bruci, e cila është tepër virale në rrjetet sociale për komunikimet e shpeshta në lidhje me problematika të ndryshme shëndetësore sa i takon fushës së psikologjisë. Ajo sot, me ne në studio do t’i japë përgjigje 12 pyetjeve më të shpeshta që bëjnë dhe shqetësojnë më shumë prindërit në lidhje me rritjen dhe karakterin e fëmijëve të tyre: Pse fëmija im gënjen? Pse fëmija im nuk ka besim në vetvete? Pse fëmija im nuk flet rrjedhshëm? Pse fëmija im vjedh? Pse fëmija im është frikacak? A lidhet frika me ankthin? Pse fëmija im nuk respekton të tjerët? Pse fëmija im qëndron i nervozuar shpesh herë? Pse fëmija im është i dhunshëm? Pse fëmija im xhelozon? Pse fëmija im nuk më dëgjon? Pse fëmija im është egoist? Pse fëmija im nuk lexon?
‘Nuk është thjesht një veshje, por një burim energjie dhe fati’, shkruan Amadea Stefa në një nga postimet e saj më të fundit. A e keni menduar ndonjëherë që ngjyrat që ne veshim ndikojnë në energjinë dhe jetën tonë? Po është e vërtetë, ngjyrat kanë një ndikim të jashtëzakonshëm në emocionet dhe perceptimin tonë. Nga e kuqja e gjallë e pasionit deri tek e kaltërta e qetësisë, ngjyrat e ndryshme mund të ngjallin një sërë ndjenjash dhe të ndikojnë në disponimin tonë. Në fushën e veshjeve, zgjedhjet e ngjyrave luajnë një rol të rëndësishëm në mënyrën se si ne perceptohemi nga të tjerët dhe si ndihemi për veten tonë. Me trajneren e meditimit Amadea Stefa, do të flasim në studion e “Rreze Dielli” sesi ngjyrat e veshjeve mund të formojnë emocionet tona, të ndikojnë në sjelljen tonë dhe t'i komunikojnë mesazhe botës. Çdo ngjyrë ka karakteristika dhe asociacione unike që mund të ngjallin emocione dhe përgjigje specifike. Ja ngjyrat që propozon Amadea të vishen nga e Hëna në të Diel!
-
VIDEO
‘Paketa e maleve’ në Report TV, Haxhimali: Përfituesit mund të jenë të tjerë! Jo rregulla në interes të atyre që kanë paranë, të mos betonizohet natyra
I ftuar për të folur për këtë iniciativë të qeverisë, në “Sot, live në Shqipëri” të gazetarit Nertil Agalliu, ka qenë Agron Haxhimali, nga Instituti për Bashki dhe ekspert i pushtetit vendor. Vlerëson iniciativën, që i shërben zhvillimit të zonave malore, ku rreth 3 mijë fshatra po vuajnë braktisjen, por apelon që përfituesit nga paketa të jenë edhe fermerët, komuniteti apo emigrantët
-
VIDEO
Ekonomia e kullave, eksperti i ekonomisë për Report Tv: Po pastrohen paratë e krimit në ndërtim, çmimet e fryra
Eksperti i ekonomisë, Zef Preçi i ftuar në Report Tv ka folur mbi një raport të INSTAT, sipas të cilit investimet në makineri dhe pajisje janë me rënie ndërmjet 2018 dhe 2023, ndërsa është rritur pesha e investimeve në banesa dhe ndërtesa të reja.
-
VIDEO
Mos e nisni javën me këtë ngjyrë, sjell ters/ Ja ngjyrat nga e hëna në të diel që ju sjellin fat
‘Nuk është thjesht një veshje, por një burim energjie dhe fati’, shkruan Amadea Stefa në një nga postimet e saj më të fundit. A e keni menduar ndonjëherë që ngjyrat që ne veshim ndikojnë në energjinë dhe jetën tonë? Po është e vërtetë, ngjyrat kanë një ndikim të jashtëzakonshëm në emocionet dhe perceptimin tonë. Nga e kuqja e gjallë e pasionit deri tek e kaltërta e qetësisë, ngjyrat e ndryshme mund të ngjallin një sërë ndjenjash dhe të ndikojnë në disponimin tonë. Në fushën e veshjeve, zgjedhjet e ngjyrave luajnë një rol të rëndësishëm në mënyrën se si ne perceptohemi nga të tjerët dhe si ndihemi për veten tonë. Me trajneren e meditimit Amadea Stefa, do të flasim në studion e “Rreze Dielli” sesi ngjyrat e veshjeve mund të formojnë emocionet tona, të ndikojnë në sjelljen tonë dhe t'i komunikojnë mesazhe botës. Çdo ngjyrë ka karakteristika dhe asociacione unike që mund të ngjallin emocione dhe përgjigje specifike. Ja ngjyrat që propozon Amadea të vishen nga e Hëna në të Diel!