• VIDEO

    Lakër me oriz dhe mish pule në furrë nga zonja Albana

    Lakër me oriz dhe mish pule në furrë

    Përbërësit:

    • 1 kg mish pule
    • 500 gr lakër të bardhë
    • 200 gr oriz
    • 1 qepë mesatare
    • 2 karota
    • 2-3 domate / 2 lgj salcë domate
    • 2-3 lugë gjelle vaj ulliri
    • 600-700 ml ujë ose lëng pule
    • 1 lç spec i kuq pluhur
    • Kripë, piper i zi

    Përgatitja:

    Lajmë mirë mishin e pulës dhe e skuqim lehtë në një tigan me pak vaj derisa të marrë një ngjyrë të artë. E largojmë nga tigani dhe në po atë yndyrë kaurdisim qepën derisa të bëhet transparente. Shtojmë karotat, lakrën dhe pak kripë. Vijojmë kaurdisjen për disa minuta derisa lakra të zbutet pak. Shtojmë orizin dhe e  përziejmë mirë, më pas shtojmë specin e kuq pluhur, domatet ose salcën e domates dhe vazhdojmë trazimin për 2-3 minuta. Vendosim përzierjen e lakrës dhe orizit në një tavë të lyer me pak vaj. Sipër vendosim pjesët e mishit të skuqur. Hedhim ujë ose lëng pule të nxehtë (rreth 600-700 ml), derisa të mbulohen mirë përbërësit. Mbulojmë tavën me një letër alumini dhe e vendosim në furrë të parangrohur në 180°C për rreth 40 minuta. Në fund heqim letrën e aluminit dhe e lëmë tavën të piqet për 15-20 minuta të tjera, derisa të avullohet uji dhe sipërfaqja të marrë një ngjyrë të artë.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 16 janar 2025

    Titujt e gazetave për sot, nga qeveria shpall investitor strategjik dhëndrin e Trump do ndërtojë resort 1.4 miliardë euro në Sazan te pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD e deri tek linjë nënujore mes Shqipërisë dhe Italisë për energjinë, projekti 1 miliard euro!

  • VIDEO

    A 'do plasë' lufta botërore?! Skenarët e takimit TRUMP-PUTIN dhe përplasja me liderët e BE

     

    Emisionin "Repolitix" me moderator Denis Mingën mund ta ndiqni çdo të martë dhe të mërkurë në orën 21:00 në ekranin e Report Tv Televizioni Report TV është një nga televizionet informative më profesionalë dhe të pavarur në panoramën mediatike shqiptare.

  • VIDEO

    TË PATHËNAT/ Rama i VETMI lider nga BALLKANI që do jetë te ceremonia e TRUMP. Komisioni 'Xhafa' ka..

     

    Emisionin "Repolitix" me moderator Denis Mingën mund ta ndiqni çdo të martë dhe të mërkurë në orën 21:00 në ekranin e Report Tv Televizioni Report TV është një nga televizionet informative më profesionalë dhe të pavarur në panoramën mediatike shqiptare.

  • VIDEO

    Resorti nga Kushner në Sazan/ Muça: Imazh në interes të Shqipërisë! Nga Ballkani, vetëm Rama do jetë në ceremoninë e betimit të Trump

    Kompania e Jared Kushner, dhëndrit të Trump, mori statusin e investitorit strategjik duke i hapur rrugë ndërtimit të resortit luksoz në ishullin e Sazanit me vlerë 1.4 mld euro. Gazetari Flogert Muça i ftuar në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, thotë se kjo marrëveshje është një imazh që do të përfitojë Shqipëria edhe nga zhurma që di të prodhojë Trump. Ai thekson se vetëm 8% e sipërfaqes së ishullit do të shfrytëzohet për ndërtimin e këtij resorti.

     
  • VIDEO

    Vota e diasporës/ Kthupi në Repolitix: Mos prisni të bëjë ndryshime radikale, partitë e mëdha nuk e duan

    “Vota e diasporës do reflektojë të njëjtin trend që ka me Shqipërinë. Vota e diasporës do ndjekë trendin e përgjithshëm që ka Shqipëria. Nëse ne bindim një brenda Shqipërisë, bindim në të një mënyrë edhe ata jashtë Shqipërisë. Bindja apo çuarja e tyre drejt një vote për një parti është e njëjta gjë siç ndodh me Shqipërinë, ndryshon vetëm mënyra e komunikimit. Do kenë të njëjtat pritshmëri siç kanë qytetarët brena në Shqipëri. Mos prisni që diaspora të bëjë ndryshime radikale. Partitë e mëdha nuk e duan votën e di se nuk e kontrollojnë dot”, thekson Kthupi.

  • VIDEO

    Zgjedhjet/ Daci në Repolitix: PS më e favorizuara nga vota e diasporës! Basha: Do votojnë kundër pushtetit! Muça: Do jetë pjesëmarrje qesharake

    16 mijë votues nga jashtë kanë aplikuar për t’u regjistruar për të votuar në zgjedhjet e 11 majit. Për analistin Alban Daci, partitë e mëdha nuk kanë hallin e emigrantëve, ndërsa sipas tij vota e tyre nuk do ndikojë në rotacion politik.

  • VIDEO

    Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje për ne! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve

    ‘Greqia ka bërë masakra në vendin tonë, ndërsa shqiptartët e ndërtuan atë vend’, kështu është shprehur avokati Zaçe Islami. Ai u shpreh se politika shqiptare nuk e ka konsideruar kurrë agresionin grek në Shqipëri.

  • VIDEO

    Nuk dorëzohet! Njihuni me fieraken që i dha zë traditës myzeqare: Ja parimi im në jetë

    Në ditët e sotme, roli i artizaneve po bëhet më domethënës Për Anila Mërtirën, realizimi i veshjeve myzeqare nuk është vetëm pasion apo punë që nxjerr të ardhura, por një mision Përmes punimeve të saj synon të ruajë historinë dhe të frymëzojë brezat e ardhshëm Takimet e ditës, teknikat e qëndisjes dhe vështirësitë e punës së dorës Ndiqni një ditë me rojtaren e trashëgimisë kulturore myzeqare

  • VIDEO

    21 janari/ Demaila: Krim shtetëror, Berisha donte të vriste opozitën! Meçe: Ish-kryeministri fshehu provat, SPAK të vendosë drejtësinë

    Më 21 janar shënohen 14 vite nga vrasja e 4 protestuesve nga plumbat e shtetit gjatë qeverisjes Berisha, ndërsa dosja tashmë është në dorë të SPAK, pas vendimit të Strasburgut që tha qartë se është krim shtetëror.

  • VIDEO

    'Na rrethuan me tela me gjemba, jemi ngujuar në kasolle’/I moshuari:Fqinji na grabiti se…

    Prej gati 16 vitesh tre familje janë në konflik të vazhdueshëm për një pronë… Konflikt që ka degjeneruar deri në dhunë fizike… Ky problem na con në fshatin e vogël të Senicës, mes gjelbërimit rreth Delvinës ku jeton Amalia dhe Foto Collaku 78 vjec. Familja Collaku pretendojn se e kanë të trashëguar tokën dhe se në vitin 2010 dhe një gjykatë u ka dhënë të drejtë, megjithatë sot pas shumë vitesh ende nuk disponojnë asnjë certifikatë pronësie, pasi hipoteka për arsye të paditura nuk ua dorëzon. Cifti i të moshuarëve rrëfejn se 2 familjet me të cilët janë në konflikt u kanë marr tokat përreth banesës së varfër ku jetojn dhe si mos të mjaftonte kjo, bashkëshortët janë dhunuar nga zaptuesit. Këta të fundit kanë ndërtuar një punishte të përpunimit të qumështit në tokën e familjes Collaku. Edhe pas shumë proceseve gjyqësore ata vazhojnë të ngelen pronar pa pronë, sot bashkëshortët apelojn për drejtësi. Formati që sjell te ju në kohë reale, informacionet e minutës së fundit. Analiza, intervista dhe lidhje direkte nga çdo skaj i Shqipërisë.

  • VIDEO

    VIDEO - Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 15 Janar 2025 – Receta/ Pandemia e heshtur, infeksionet mykotike/ ‘Albanian Night’

    Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Strudel me mollë, arra dhe kanellë / Bamje me mish / Sallatë me lakër dhe karotë.

    Të padukshme, por gjithnjë e më shumë kërcënuese, infeksionet mykotike po shfaqen si një pandemi e heshtur që prek miliona njerëz në mbarë botën. Këto infeksione, të shkaktuara nga kërpudhat, shpesh nënvlerësohen dhe janë të vështira për t’u diagnostikuar e trajtuar. Me një rritje alarmante të rasteve të rezistencës ndaj antifungalëve, ndikimi i tyre po bëhet një sfidë serioze për shëndetin global. Në këtë bisedë në "Rreze Dielli" me nutricionistin dhe specialistin holistik Altin Joka shqyrtojmë faktorët që po kontribuojnë në përhapjen e këtyre infeksioneve, përfshirë ndryshimet klimatike, përdorimin e tepërt të antibiotikëve dhe dobësimin e sistemit imunitar. Po ashtu, do të diskutojmë rëndësinë e diagnostikimit të hershëm, opsionet e trajtimit natyral me bimë e kura popullore dhe hapat që duhen ndërmarrë për parandalim.

    Këngët tona tradicionale janë shumë më tepër sesa thjesht melodi të trashëguara nga e kaluara. Ato janë një pasuri e vyer që mbartin histori, emocione dhe mesazhe të thella, të fshehura mes vargjeve poetike dhe melodive magjepsëse. Çdo këngë tregon një histori – për dashurinë, vuajtjen, gëzimin, apo trimërinë – dhe na lidh me rrënjët tona, me zakonet dhe traditat që kanë formësuar identitetin tonë. Në këtë bisedë me të ftuarit në "Rreze Dielli", Armando Muça, këngëtaren Malvina Likaj dhe instrumentistin Andi Ponoçi, u ndalëm tek "Albanian Nights" qendra e vetme në Ballkan që organizon mbrëmje magjike me muzikë e valle, ku këngëtarë, artistë e njerëz të thjeshtë mblidhen e flasin mbi kuptimin e teksteve të këngëve tona tradicionale, simbolet e fuqishme që ato përdorin dhe rëndësinë që kanë në ruajtjen e kulturës sonë kombëtare.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv