Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 16 Janar 2024 – Receta tradite / Të rinjtë dhe marrëdhëniet romantike, studimi ngre ‘alarmin’

16 Janar, 14:59

Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Byrek me qumësht dhe gjizë / Lakër me oriz dhe mish pule në furrë / Supë pule me oriz.

Një studim i pak ditëve më parë duket se ka ngritur një diskutim e debat të gjerë: pjesa më e madhe e të rinjve në Shqipëri nuk janë në një marrëdhënie romantike. Sipas studimit 75% e të anketuarve nga mosha 14-29 vjeç në vitin 2024 kanë pohuar se nuk janë në një lidhje. Sakaq, një numër shumë i vogël, 11.5% janë të martuar, 5.6% janë të lidhur dhe bashkëjetojnë, ndërsa 6% janë të lidhur, por nuk jetojnë bashkë. Studimi tregon gjithashtu se faktori më i rëndësishëm që të rinjtë marrin në konsideratë për të zgjedhur partnerin e tyre është niveli i edukimit. Faktori i dytë që ndikon në zgjedhjen e partnerit është aprovimi i familjes, pasuar nga statusi financiar apo gjendja ekonomike. Por sa të vërteta janë këto shifra, a është vërtetë realiteti kështu dhe nëse po, cilët janë faktorët, çfarë po ndodh me këtë brez? A janë të rinjtë duke pritur 'partnerin ideal' dhe si mund të ndryshojnë pritshmëritë e tyre? Si po ndikojnë rrjetet sociale dhe aplikacionet e takimeve në mënyrën se si të rinjtë krijojnë marrëdhënie? Çfarë roli luan familja dhe mentaliteti në ndikimin e marrëdhënieve të të rinjve? Diskutojmë në studion e “Rreze Dielli” me panelistët: psikologen Arjana Muça, pedagogen Irsa Ruçi, sociologen Marsi Simo, gazetaren Ingrida Mehmeti dhe studentin Daniel Katana.