• VIDEO

    Viti i Ri vjen me diell, por vishuni mirë! Parashikimi i motit për 31 Dhjetorin e ditët e para të Janarit

    Ditët e fundit të këtij viti dhe fillimi i vitit 2025 do të vazhdojnë me mot të qëndrueshëm, temperatura të ulëta dhe pa reshje shiu apo dëbore

  • VIDEO

    Si të realizojmë një buzëkuq natyral me panxhar dhe dyll

    Në rubrikën “Bëje vetë” në Rreze Dielli, Niki dhe Stela na tregojnë si të realizojmë një buzëkuq natyral me panxhar dhe dyll.

  • VIDEO

    Doni lëkure si bebe? Kjo maskë fytyre me dy përbërës që ke në shtëpi bën mrekulli

    Kremrat dhe produktet antirrudhë janë zgjedhja e parë e shumë grave, për të shmangur rrudhat. Por këto produkte nuk janë të vetmit. Në vend që t’i luftoni rrudhat me kremra shpesh të kushtueshëm, përse nuk provoni produktet natyrale? A e dini se bashkimi i të bardhës së vezës me miellin e orizit mund të bëjë ‘mrekulli’?! Në studion e ‘Rreze Dielli’ në rubrikën ‘Bëje vetë’ Niki me Stelën realizojmë një maskë natyrale për një fytyrë të shndrritshme rinore me vetëm pak përbërës që ka shtëpia. Një maskë fantastike, e thjeshtë për ta realizuar dhe super praktike në aplikim. Jepini fytyrës tuaj hidratimin dhe shkëlqimin me këtë maskë të shpejtë në kushte shtëpie!

  • VIDEO

    Flokë të drejtë dhe me super shkëlqim? Ja keratina natyrale, si të realizoni maskën perfekte

    Ashtu siç i kushtojmë rëndësi shëndetit, formës fizike ose lëkurës, në të njëjtën mënyrë duhet të përkujdesemi dhe për flokët, të cilët janë shumë të rëndësishëm sidomos për femrat, jo më kot thuhet se flokët janë gjysma e bukurisë. Ndonjëherë, flokët e gjatë dhe me volum duken një ëndërr e pamundur. Por shumë prej nesh e dinë se sekreti pas një floku të shëndetshëm qëndron edhe tek kujdesi. Trajtimi i flokëve në shtëpi mund të jetë shumë efektiv për të patur flokë gjithnjë e më të shëndetshëm, pa yndyrë, plot jetë dhe plot shkëlqim.  Në studion e “Rreze Dielli” në rubrikën “Bëje vetë” Niki me Stelën realizojnë ‘keratinën natyrale’ një maskë për forcimin e flokëve të gjatë gjithë shkëlqim e butësi. Për realizimin e kësaj maske ju duhen vetëm dy përbërës që mund t’i keni në shtëpi, është e thjeshtë për ta realizuar dhe super praktike në aplikim.

  • VIDEO

    'Lotët dhe dashuria në sportelet e burgut', histori prekëse e drithëruese nga inspektorja e burgut

    Inspektorja Meri Mezini hedh në letër historitë njerëzore që e kanë emocionuar dhe frymëzuar brenda mureve të burgjeve. E ftuar në studion e “Rreze Dielli” Meri Mezini na rrëfen dashurinë për profesionin e saj si inspektore policie, një profesion që e sjell dhe si autore. Mbresa, kujtime, dilema, ankthe, momente prekëse, çaste reflektimi, histori mes mureve të heshtura të burgjeve... "Lotët dhe Dashuria në Sportelet e Burgut" është një libër që sjell rrugëtimin e familjeve drejt burgut, ku ndodhen të afërmit e tyre. Si dëshmitare e drejtpërdrejtë, - shprehet Mezini, kam ndjekur peripecitë e këtyre familjarëve, duke parë lotët dhe dhimbjet e tyre me sytë e mi. Pranë këtyre njerëzve të privuar nga liria nuk qëndron vetëm familja. Jemi edhe ne stafi policor, shëndetësor dhe ai edukativ. Kujdesemi me përkushtim për shëndetin dhe sigurinë e tyre, pa i paragjykuar për arsyet që i kanë çuar pas kangjellave. Familja është streha që nuk të braktis kurrë. Ata qajnë dhe derdhin lot, por dashuria e tyre është forca më e madhe për ata që janë brenda. Mos ia ktheni shpinën njerëzve tuaj që vuajnë pas hekurave.

  • VIDEO

    Bakllava me kadaif dhe arra / Super bakllava e shpejtë nga zonja Albana

    Bakllava me kadaif dhe arra

    Përbërësit:

    • 500 gr miell
    • 1 vezë
    • 1 lk kripë
    • 1 lk sheqer
    • 1 lç uthull
    • 1 lç vaj
    • 300 ml kos
    • 500 gr kadaif
    • 300 gr arra
    • 200 gr gjalpë i tretur
    •  
    • Sherbeti:
    • 2 gota ujë
    • 3 gota sheqer
    • 1 lç limontoz
    • Vanilje

    Përgatitja:

    Zëmë brumin dhe e ndajmë në 2 pjesë. Më pas e ndajmë në kulaçka. Hapim petët, në mes shtrojmë kadaifin me arra të cilin e kemi pjekur më parë. Shtrojmë petët e tjera duke i spërkatur me gjalpë. E presim në formën e nuskave dhe e vendosim në pjekje në 200 gradë. Më pas e sherbetosim.

  • VIDEO

    Salcë humus nga zonja Albana, ideale për antipasta, brusketa apo garnitura shoqëruese

    Salcë humus me qiqra

    Përbërësit:

    • 2 lgj vaj ulliri
    • 2 lgj salcë tahini
    • 1 gotë qiqra të ziera
    • 1/2 filxhan ujë të ftohtë
    • Lëng limoni
    • Kumin sipas dëshirës
    • Kripë, piper

    Përgatitja:

    Qiqrat e ziera i vendosim në një blender ku shtojmë thelpinjtë e hudhrës (nëse dëshirojmë), tahinin, kuminin, vajin e ullirit, lëngun e një limoni, kripë, piper dhe pak ujë. E frulojmë mirë duke e kthyer në një salcë kremoze.

  • VIDEO

    Ide antipastash për tryezën festive /Salcë me speca dhe arra nga zonja Albana

    Salcë me speca dhe arra

    Përbërësit:

    • 3-4 speca të kuq ose 3 lgj salcë speci
    • 2 thelpinj hudhër
    • 1 filxhan arra të pjekura
    • 1 filxhan bukë të thekur
    • 1 filxhan vaj ulliri
    • 1 lgj salcë shege
    • Lëng limoni
    • Kripë sipas shijes

    Përgatitja:

    Specat e kuq pasi i kemi pjekur, i kemi larguar lëkurën dhe i vendosim në një blender ku shtojmë dy thelpinj hudhër, arra të pjekura, pak bukë të thekur të grirë, vaj ulliri, lëng limoni, uthull shege, kripë e piper sipas shijes. E frulojmë mirë duke e kthyer në një salcë kremoze.

  • VIDEO

    Salca Liptao nga zonja Albana, një mrekulli për shijen

    Salca Liptao

    Përbërësit:

    • 200 gr gjizë
    • 200 gr salcë kosi
    • 100 gr kastravec turshi
    • 100 gr arra
    • 4 thelpinj hudhër
    • Spec djegës
    • Vaj ulliri

    Përgatitja:

    Bashkojmë gjizën me salcën e kosit dhe e trazojmë derisa masa të homogjenizohet. Shtojmë pak vaj ulliri, kastravecin turshi të prerë në kubikë të vegjël, arrat e grira, hudhrat e shtypura dhe pak fara speci djegës. Në fund rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe e kemi gati për ta servirur.

  • VIDEO

    Valteri zbulon ‘paktin’ Berisha-Meta për zgjedhjet 2025

    Ish-deputeti Halit Valteri i ftuar në Report Tv zbulon ‘paktin’ Meta-Berisha për zgjedhjet parlamentare 2025. Valteri thotë në Frontline se Meta kërkon 5 emra të sigurt në listën për deputetë, por sipas tij s’do ketë marrëveshje, pasi vetë Berisha nuk siguron dot as besnikët e tij në vende të sigurta.

    "Simboli i korrupsionit është pas hekurave. Unë kam bërë një detyrë fisnike si qytetar që të luftojmë korrupsionin dhe të korruptuarit. PL nuk ekziston më, dy njerëzit që kanë qenë bashkëortakë, tani të divorcuar që akuzojnë njëri-tjetrin për tradhti, janë dy njerëz që s’do kandidojnë më në zgjedhje se nuk kanë kokërr vote. PD dhe PL s’kanë marrëveshje me njëri-tjetrin. 5 emra që i kërkon Meta të sigurt në listë nuk do jenë, se s’ka ku të çojë të vetët", tha Valteri. 

  • VIDEO

    ‘Bilanci’ politik i 2024, Valteri: Berisha ka monopolizuar PD! Kulluri: Ndiqet nga militantët! Hoxha: Viti i SPAK

    Në emisionin ‘Frontline’ në Report Tv u bë ‘bilanci’ politik i vitit 2024, që shënjoi një prej ngjarjeve edhe më të rëndësishme, izolimin e ish-kryeministrit Sali Berisha në arrest shtëpie, pasi nuk respektoi masën detyrim paraqitjeje në dosjen e aferës ‘Partizani’.

    • VIDEO

      Spahiu: Berisha ekziston në politikë sepse i duhet Edi Ramës, si skemë për mandatin e 4 dhe 5

      Juristi Kreshnik Saphiu i ftuar në Report Tv thotë se Berisha është një qenie biologjike që ka vdekur politikisht në vitin 2013. Për emisionin ‘Frontline’, Spahiu thotë se Berisha ekziston në politikë sepse i duhet Edi Ramës, për të siguruar mandatin e 4 dhe 5.

       

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv