-
VIDEO
Gëzuar Krishtlindjen! Performancë përshëndetëse nga fëmijët e ‘Kako Dance Academy’
Gëzuar Krishtlindjen! Një performancë përshëndetëse nga fëmijët e akademisë së kërcimit ‘Kako Dance Academy’
-
VIDEO
Pulë e mbushur /Sekretet e marinimit dhe mbushjes perfekte nga zonja Albana
Pulë e mbushur
Përbërësit:
- 1 pulë e madhe
- 3-4 thelpinj hudhër
- Lëngu i një limoni
- Kripë, piper i zi
- Rozmarinë e freskët
- Vaj ulliri ose gjalpë i shkrirë
- Për mbushjen:
- 200 gr bukë e thërrmuar
- 150 gr mish i grirë (mish viçi ose suxhuk)
- 1 qepë e madhe
- 2 thelpinj hudhër
- 100 gr arra të grira
- 100 gr rrush i thatë
- 1 mollë
- 1 vezë
- Kripë, piper, trumzë, rigon
Përgatitja:
Në një tigan skuqim qepën dhe hudhrën me vaj ulliri derisa të zbuten. Shtojmë mishin e grirë dhe e skuqim derisa të marrë ngjyrë. Shtojmë arrat, rrushin e thatë dhe mollën. E përziejmë dhe e lëmë 3-4 minuta. Fikim zjarrin dhe shtojmë bukën e thërrmuar, vezën dhe erëzat. E përziejmë mirë masën e mbushjes dhe e lëmë të ftohet. Ndërkohë në një enë përziejmë lëngun e limonit, hudhrën e grirë, vajin ose gjalpin dhe erëzat dhe lyejmë mirë pulën nga jashtë dhe brenda. Mbushim pulën me masën e përgatitur, lidhim këmbët e pulës me spango kuzhine dhe e vendosim në një tavë. Shtojmë pak ujë ose lëng pule në tavë për të shmangur djegien. E pjekim në 180°C për rreth 2 orë (në varësi të peshës së pulës). E kontrollojmë herë pas here duke e lyer me lëngun e saj që të mos thahet dhe të marrë një ngjyrë të bukur gjatë pjekjes.
-
VIDEO
Byreçka me gjizë nga zonja Albana
Byreçka me gjizë
Përbërësit:
- 400 gr miell
- 1 Iç maja
- 1 majë luge sheqer
- 1 Iç kripë
- 100 gr gjalpë
- 2 të verdha vezësh
- Ujë sa të marrë
- Gjizë për mbushje
Përgatitja:
Bashkojmë majanë e thatë me pak sheqer, ujë të vakët dhe 2 lugë miell. E lëmë pak majanë të aktivizohet dhe më pas zëmë brumin duke shtuar kripën, miellin dhe ujin. E ndajmë brumin në toptha dhe e lëmë të vijë. Pasi brumi ka ardhur hapim kuleçët sa pëllëmba e dorës dhe i lyejmë me gjalpë ose margarinë. I bashkojmë bashkë dhe hapim një petë të vetme. E mbledhim role dhe e presim. Çdo kulaç e hapim me gishtërinj, e mbushim me gjizë dhe e mbledhim në formën e një varke. I lyejmë me të verdhë veze dhe i vendosim byreçkat në furrë në 200 gradë për 35-40 minuta.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 25 dhjetor 2024
Titujt e gazetave për sot, nga Rama thotë se opozita më e fortë për të është bashkëshortja te "basti" publik i Berishës se në 11 maj bëhet Kryeministër e deri tek politikanë vendosni Shqipërinë përpara partisë.
-
VIDEO
ZBULOHET NË EMISION/ Ja kur do MBYLLET TikTok në Shqipëri! A rrezikohet GJOBË nga kompania, DETAJET
Në emisionin "Repolitix" në Report TV u diskutua mbi vendimin e qeverisë për mbylljen e TikTok në Shqipëri, ku ekspertët theksuan rreziqet e kësaj platforme. Vataj e quan si platformën më të rrezikshme në Shqipëri, ndërsa Leci thotë se kompania kineze mund t'i kërkojë dëmshpërblim Shqipërisë. Nikolla propozon që zgjidhja të jetë edukimi dixhital dhe vendosja e filtrave.
-
VIDEO
Mbyllja e TikTok, gazetari Tanini kundër: Duhen filtra, problemi nuk është platforma, por mungesa e edukatës shoqërore
Gazetari Eljan Tanini i ftuar në Report Tv ka theksuar se problemi me TikTok nuk është tek vetë platforma, por tek mungesa e edukatës shoqërore dhe përgjegjësisë individuale. Ai thotë se shoqëria nuk di si të edukojë përdoruesit e saj. Sipas Taninit, përgjegjësia nuk është vetëm te TikTok, por edhe tek shkolla, prindërit dhe shoqëria në përgjithësi.
-
VIDEO
Mbyllja e TikTok, Leci: Ja pasojat, kompania kineze mund të kërkojë dëmshpërblim nga Shqipëria
Glanduela Leci, përfaqësuese e Acromax, ka theksuar se mbyllja e TikTok mund të sjellë pasoja për Shqipërinë. Ajo vuri në dukje se ndalimi i TikTok mund të ndikonte edhe në platforma të tjera si Netflix, LinkedIn dhe Adobe, pasi të gjitha këto platforma ndajnë të njëjtat IP adresash, të cilat janë të bazuara në Amazon Cloud. Sipas Lecit, nëse mbyllet TikTok, mund të mbyllen gjithashtu dhe këto platforma, duke shkaktuar probleme për përdoruesit dhe bizneset që varen nga to.
-
VIDEO
Mbyllja e TikTok, Nikolla: Duhet edukim dixhital e filtra, të mësohet në shkollë përdorimi
Sa i takon vendimit për mbylljen e TikTok në Shqipëri, konsulenti i marketingut Daniel Nikoll i ftuar në Report Tv flet edhe se si po reagon Britania e Madhe për këtë platformë. Nikolla thekson në emisionin ‘Repolitix’ se në Angli po zhvillohet një diskutim i gjerë për të gjithë rrjetet sociale, përfshirë TikTok, duke përfshirë takime të shumta me liderët e kompanive për të siguruar mbrojtjen e të rinjve dhe përdoruesve të tjerë.
-
VIDEO
Mbyllja e TikTok, Vataj në ‘Repolitix’: Platforma më e rrezikshme në Shqipëri! Leci: Duhet edukim si të përdoret
Në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv u diskutua mbi vendim e fundit të qeverisë për mbylljen me 1 vit të rrjetit social TikTok. Platforma sociale më e rrezikshme në Shqipëri, kështu e quan Mirgit Vataj nga Urdhri i Psikologut.
-
VIDEO
Pa Gjurme- “Iku me pushime, fiku telefonin dhe u zhduk”/ Flet vëllai: Na mashtroi se fshehu…
Adriatik Fera u zhduk pa lënë adresë mëngjesin e 19 korrikut të vitit 2014, nga ishulli Qefalonja i Greqisw. Një ditë para se të largohej, 43-vjecari i pohoi se kishte vendosur të bënte 10 ditë pushime dhe se do të kthehej. Afro dy orë, pasi u largua numri i telefonit i doli i fikur, duke shkëputur kështu përfundimisht kontaktet. Një ditë para se të largohej pa lënë asnjë gjurmë, Adriatiku u takua me një shok nga Vlora, Eles Abilaj. ’Pa Gjurmë’ u lidh me Elezin që jeton në Greqi dhe gajtw një lidhje telefonike, ai nuk e mohoi se e kishte takuar 43-vjecarin, një ditë para se ky i fundit të zhduket, por se ai nuk i kishte dhënë asnjë destinacion se ku kishte vendosur të shkonte.
-
VIDEO
Rrëzohen të vegjlit për Kodin Zgjedhor, Elezi: Akt tradhtie, Berisha shiti zgjedhjet! Kulluri: Shqiptarët do zgjedhin rreth 20 deputetë
Gjykata Kushtetuese nuk ka pranuan kërkesën e partive të vogla për të rrëzuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor për mbylljen e listës së deputetëve me 1 të tretën.
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 24 Dhjetor 2024 – Receta festive/ Horoskopi për vitin 2025 nga Jorgo Pulla
Zonja Albana solli tre sugjerime recetash festive plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Role gici e mbushur shoqëruar me patate të marinuara / Kërpudha të mbushura / Sallatë ruse.
Në rubrikën "Parashikimi i yjeve" në emisionin "Rreze Dielli", astrologu Jorgo Pulla bëri parashikimin vjetor të detajuar për 12-të shenjat zodiakale për vitin 2025 duke u ndalur tek specifikat e secilës shenjë në fushën e karrierës, ekonomisë dhe dashurisë. ”Ky vit është shumë i rëndësishëm për të gjithë dhe do të ketë një ndikim shumë të madh në të gjithë shenjat, ndikim i cili do të vijojë deri në vitin 2027” tha Jorgo në fillim të bisedës, duke shtuar se viti 2025 sa i takon mundësive do të jetë viti i Virgjëreshës dhe i Peshqve. ”Këto dy shenja kanë vuajtur shumë, ndaj ky do të jetë viti i tyre i revanshit” shtoi Jorgo. Për Peshqit është mundësia më e mirë që të ndreqin shumë çështje të së shkuarës dhe të marrin më të mirat e këtij viti.”Sa i takon të gjitha shenjave, mund të themi se 2025 do të jetë një vit disi i shtrënguar financiarisht. Duhet të kemi vëmendje në ekonomi, por dhe në dashuri! Kujdes, kujdes, do të kemi shumë thashetheme, por jo gjithçka duhet të merret për bazë” paralajmëron astrologu Jorgo Pulla. Por çfarë thonë yjet më specifikisht për çdo shenjë të zodiakut për vitin 2025?