Ide antipastash për tryezën festive /Salcë me speca dhe arra nga zonja Albana

27 Dhjetor, 12:17

Salcë me speca dhe arra

Përbërësit:

  • 3-4 speca të kuq ose 3 lgj salcë speci
  • 2 thelpinj hudhër
  • 1 filxhan arra të pjekura
  • 1 filxhan bukë të thekur
  • 1 filxhan vaj ulliri
  • 1 lgj salcë shege
  • Lëng limoni
  • Kripë sipas shijes

Përgatitja:

Specat e kuq pasi i kemi pjekur, i kemi larguar lëkurën dhe i vendosim në një blender ku shtojmë dy thelpinj hudhër, arra të pjekura, pak bukë të thekur të grirë, vaj ulliri, lëng limoni, uthull shege, kripë e piper sipas shijes. E frulojmë mirë duke e kthyer në një salcë kremoze.