Salcë humus me qiqra
Përbërësit:
- 2 lgj vaj ulliri
- 2 lgj salcë tahini
- 1 gotë qiqra të ziera
- 1/2 filxhan ujë të ftohtë
- Lëng limoni
- Kumin sipas dëshirës
- Kripë, piper
Përgatitja:
Qiqrat e ziera i vendosim në një blender ku shtojmë thelpinjtë e hudhrës (nëse dëshirojmë), tahinin, kuminin, vajin e ullirit, lëngun e një limoni, kripë, piper dhe pak ujë. E frulojmë mirë duke e kthyer në një salcë kremoze.