-
VIDEO
Diples me arra dhe sherbet, ëmbëlsirë super e shpejtë nga zonja Albana
Diples me arra dhe sherbet
Përbërësit:
- 500 gr miell
- 4 vezë të mëdha
- 1 lugë gjelle sheqer
- 1 lç vanilje ose lëkurë limoni të grirë
- 1/2 lugë çaji kripë
- 1 lugë çaji uthull
- 2 lugë gjelle vaj ulliri
- Vaj luledielli për skuqje
Për shurupin:
- 200 ml ujë
- 300 gr sheqer
- 200 gr mjaltë
- 1 shkop kanellë
- 2-3 feta limoni
Për zbukurim:
- Kanellë pluhur
- Arra të grira imët
Përgatitja:
Në një enë përziejmë vezët, sheqerin, vajin, vaniljen (ose lëkurën e limonit), kripën dhe uthullën. Shtojmë gradualisht miellin duke e përzier derisa të formohet një brumë elastik. E lyejmë me pak vaj, e mbulojmë me një pecetë dhe e lëmë të pushojë për 30 minuta. Më pas e ndajmë brumin në 4-5 pjesë. Me një okllai hapim brumin në shtresa të holla, presim petët në drejtkëndësha apo shirita të gjatë. Ngrohim vajin në një tigan të thellë derisa të jetë shumë i nxehtë. Marrim secilin shirit dhe i vendosim në vaj duke i mbledhur në formën e një spiraleje me një pirun. I skuqim për disa sekonda nga të dyja anët dhe i vendosim mbi letër kuzhine për të hequr yndyrën e tepërt. Përgatisim shurupin duke ngrohur në një tenxhere ujin me sheqerin, mjaltin, kanellën dhe limonin derisa të vlojnë. E lëmë të ziejë për 5 minuta, largojmë shkopin e kanellës dhe limonin. Zhysim çdo diples në shurup për pak sekonda, i vendosim në një pjatancë dhe i spërkatim me kanellë pluhur dhe arra të grira.
-
VIDEO
Tutmaç, qofte në petë nga zonja Albana / Gatim tradicional i Shqipërisë së Mesme
Tutmaç, qofte në petë
Përbërësit:
Për petët:
- 500 gr miell
- 1 vezë
- 1 gotë ujë
- Pak kripë
Për mbushjen:
- 300 gr mish i grirë
- 1 qepë mesatare
- 3 lugë gjelle oriz
- 2 lugë gjelle vaj ulliri
- Kripë dhe piper i zi
- Disa degë majdanoz
Për shërbimin:
- Lëng limoni (opsionale)
- Vaj ulliri
Përgatitja:
Në një enë të madhe përziejmë miellin me kripën. Shtojmë vezën dhe gradualisht shtojmë ujin duke gatuar brumin derisa të bëhet i butë dhe elastik. E mbulojmë me një pecetë të lagur dhe e lëmë të pushojë për 20-30 minuta. Më pas hapim petët në trashësinë e dëshiruar (zakonisht të holla, por jo shumë). Përgatisim mbushjen, ngrohim vajin në një tigan dhe skuqim qepën derisa të zbutet. Shtojmë mishin e grirë dhe e gatuajmë derisa të marrë ngjyrë. Shtojmë orizin dhe e përziejmë derisa të fillojë të shkëlqejë. Rregullojmë shijen me kripë, piper të zi dhe majdanoz, nëse dëshirojmë. E lëmë mbushjen të ftohet pak. Ndërkohë presim petët në forma katrore të përshtatshme për mbushje. Vendosim një lugë mbushje në mes të çdo katrori dhe i palosim si sarma, duke u siguruar që mbushja të jetë e mbyllur mirë. Vendosim tutmaçët në një tenxhere ose tavë balte, radhë pas radhe, shtojmë pak ujë (ose lëng mishi për më shumë shije) derisa të mbulohen pjesërisht. Mbulojmë enën dhe e lëmë të gatuhet në zjarr të ulët për 40-50 minuta. Sipas traditës, kur t'i shërbejmë mund të shtojmë pak vaj ulliri dhe lëng limoni sipër për më shumë shije.
-
VIDEO
Brinjë viçi me gështenja dhe perime nga zonja Albana
Brinjë viçi me gështenja dhe perime
Përbërësit:
- 800 gr brinjë viçi
- 200 gr gështenja të ziera
- 2 qepë mesatare
- 2 karrota
- 200 gr kërpudha
- 2 thelpinj hudhër
- 300 ml verë e kuqe
- 300 ml lëng mishi
- 2 degë trumzë
- 1 gjethe dafine
- 50 gr gjalpë
- 3 lugë gjelle vaj ulliri
- Kripë dhe piper i zi
Përgatitja:
Në një tigan të thellë, ngrohim vajin e ullirit. Skuqim brinjët e viçit nga të dyja anët derisa të marrin ngjyrë të artë. I heqim nga tigani dhe i lëmë mënjanë. Në të njëjtin tigan, shtojmë pak gjalpë dhe kaurdisim qepët për 2-3 minuta derisa të zbuten. Shtojmë karrotat dhe hudhrën dhe vazhdojmë kaurdisjen edhe për 2 minuta të tjera. Më pas shtojmë kërpudhat dhe gështenjat e qëruara. I përziejmë mirë dhe i lëmë të marrin shije për 3 minuta. Hedhim verën e kuqe në tigan dhe e përziejmë derisa të fillojë të avullojë alkooli. Vendosim brinjët e viçit përsëri në tigan, shtojmë lëngun e mishit, trumzën dhe gjethe dafine. Mbulojmë tenxheren dhe e lëmë të gatuhet në temperaturë të ulët për rreth 1.5-2 orë, derisa mishi të jetë i butë dhe lëngu të jetë trashur në një salcë të pasur. Më pas e kalojmë gatimin me brinjë në një tavë dhe e pjekim për 15-20 minuta.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 26 dhjetor 2024
Titujt e gazetave për sot, nga Pollo thotë se "non-grata" e Berishës mund të anulohet te "të rinjtë" që duan të sfidojnë Ramën e Berishën e deri tek Ngjela thotë se Parashqevinë e shkatërroi burri prej xhelozisë.
-
VIDEO
Sondazhi TRONDITËS/ PD humb keq në Tiranë! PS fiton thellë në DURRËS. Surpriza e partive të reja
Referuar sondazheve të emisionit 'Repolitix' në Report Tv në bashkëpunim me Eduard Zaloshnjën PS fiton Tiranën me 18 mandate me një diferencë prej 7 mandatesh krahasuar me PD. Nëse sot do kishte zgjedhje, demokratët do të merrnin 4 mandate më pak se 2021. Partitë e reja do hynin në lojë fuqishëm duke rrëmbyer deri në 8 mandate.
-
VIDEO
Anastas Janullatos që nuk keni njohur! Fakte SHOKUESE në Esencë-Report Tv
Kryepiskopi Anastas është njohës i thellë në fushën e Historisë së Feve dhe të dialogut ndërfetar. Kontributi i tij i rëndësishëm në Hierapostullimin e Krishterë, në Teologji dhe në bashkëjetesën paqësore të popujve dhe të komuniteteve fetare është i njohur botërisht.
-
VIDEO
'16 vite si qyqe në shtëpi', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk! Azili, zgjedhja e duhur
Njihuni me ditën e 67 vjeçarit në Shtëpinë e të Moshuarve.
-
VIDEO
Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër
Faik Basha nga Partia e Lirisë, tregon në 'Studio Live' se si është gjendja e Ilir Metës. Sipas tij, Meta është në një gjendje shumë të mirë dhe po drejton aksionin opozitar nga burgu 313. Më tej shton se Meta do jetë kandidat për kryeministër në 2025.
-
VIDEO
Pa Gjurme- Gjen nënën pas 48 viteve, ajo e refuzon: ‘Largohu, jeta ime u shkatërrua që kur linde ti’
Historia e Rudina Balliut nga Tirana, u trajtua passditën e 27 dhjetorit të një viti më parë ku për “Pa Gjurmë” ajo rrëfeu historinë e jetës teksa ishte në kërkim të rrënjëve biologjike. Rudina Balliu, e cila prej vitesh është zhvendosur në Gjermani tregoi momentin kur në moshën 16-vjeçare nëna e saj birësuese, Sanije Fortuzi ndërroi jetë dhe në të njëjtën kohë mësoi se ishte e birësuar.
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 25 Dhjetor 2024 – Receta/ Gëzuar Krishtlindjen! Nostalgji, festë, urime e mesazhe kuptimplota
Në ditën e Krishtlindjes Rreze Dielli nisi ndryshe, me një urim dhe performancë përshëndetëse nga fëmijët e akademisë së kërcimit ‘Kako Dance Academy’. Më pas zonja Albana solli dy sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”, Pulë e mbushur dhe Byreçka me gjizë.
Këngët, ngjyrat, dritat na sjellin shumë pranë mesazhit dhe kuptimit të Krishtlindjes... Në studion e “Rreze Dielli” ndajmë një bisedë të ngrohtë me dy mikesha të emisionit tonë, Doreada Mio dhe Natasha Mio. Nënë e bijë në një rrëfim tepër të veçantë të marrëdhënies së tyre, një familje e mbushur plot dashuri dhe harmoni. Cilat janë ritualet më të rëndësishme të kësaj dite, nga shkëmbimi i dhuratave tek gatimet tradicionale dhe mesazhet e mirësisë. Zonja Natasha kujton me nostalgji si festoheshin dikur festat në familjen e tyre, nga tryezat vërtetë jo shumë të pasura, por të mbushura me gëzim e lumturi. Ndërsa Doreada ndalet në festimet e vitit të fundit duke na treguar dhe menunë e saj speciale të tryezës festive, pa e fshehur pasionin e saj të madh të gatimit dhe shijes së mirë. Bisedës në fund i bashkohet në një lidhje direkte nga Katedralja ortodokse ‘Ngjallja e Krishtit’, At Aleksandër Dimroçi me një mesazh urimi për të gjithë shqiptarët me rastin e Krishtlindjes.
-
VIDEO
‘Le të hapim zemrat tona’, mesazh urimi nga At Aleksandër Dimroçi me rastin e Krishtlindjes
Nga katedralja ortodokse ‘Ngjallja e Krishtit’, Mesazh urimi nga Aleksandër Dimroçi me rastin e Krishtlindjes
-
VIDEO
Doreada dhe Natasha Mio, nënë e bijë rrëfejnë copëza festimesh ndër vite në familjen e tyre
Këngët, ngjyrat, dritat na sjellin shumë pranë mesazhit dhe kuptimit të Krishtlindjes... Në studion e “Rreze Dielli” ndajmë një bisedë të ngrohtë me dy mikesha të emisionit tonë, Doreada Mio dhe Natasha Mio. Nënë e bijë në një rrëfim tepër të veçantë të marrëdhënies së tyre, një familje e mbushur plot dashuri dhe harmoni. Cilat janë ritualet më të rëndësishme të kësaj dite, nga shkëmbimi i dhuratave tek gatimet tradicionale dhe mesazhet e mirësisë. Zonja Natasha kujton me nostalgji si festoheshin dikur festat në familjen e tyre, nga tryezat vërtetë jo shumë të pasura, por të mbushura me gëzim e lumturi. Ndërsa Doreada ndalet në festimet e vitit të fundit duke na treguar dhe menunë e saj speciale të tryezës festive, pa e fshehur pasionin e saj të madh të gatimit dhe shijes së mirë.