• VIDEO

    Xheni dhe Anila na tregojnë rregullat bazë të vendosjes së aksesorëve në tryezën festive

    Në mënyrë që festat e fundvitit të jenë momente gëzimi pranë familjes, nuk mjaftojnë vetëm gatimet e shijshme, por një rol të rëndësishëm ka edhe dekorimi i tavolinës. Në studion e “Rreze Dielli”, sipërmarrësja e eventeve Xheni Sulaj dhe arkitektja e brendshme Anila Hetoja, na tregojnë trendet e ngjyrave që mbizotërojnë këtë vit, disa këshilla praktike mbi dekorimin e pecetave, aksesorëve dhe vendosjen e duhur në tryezën festive.

  • VIDEO

    PRAPASKENAT/ Spahiu ZBULON mesazhin e FSHEHTË të SHBA për Ramën, ja skenari për BERISHËN

  • VIDEO

    Bilanci i 2024-ës, gazetarja Keti Banushi në '5 Pyetjet': Viti i SPAK! Po preken të paprekshmit! Alimehmeti: Korrupsioni nuk parandalohet me 20 prokurorë

    Bilanci i vitit 2024 me disa nga ngjarjet më të bujshme të politikës dhe krimit u bë mbrëmjen e sotme në ‘5 Pyetjet me Babaramon’.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 30 Dhjetor 2024 – Receta festive /Me diabet apo tension…ja kujdesi gjatë festave

    Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Shporta brumi të mbushura me mish viçi dhe perime / Qofte me bukë dhe erëza / Sallatë me kos.

    Festat e fundvitit janë një moment i shumëpritur nga të gjithë. Mbledhja me njerëzit e dashur pranë një tryeze festive, bën që shpesh herë të harrojmë rrezikun që shkaktohet nga ngrënia me tepricë e ushqimeve plot yndyrë dhe sheqer, por dhe konsumimit të alkoolit. Me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” u ndalëm pikërisht këto pak orë para festave për kujdesin që duhet të tregojnë më së shumti personat që vuajnë nga zemra, diabeti, tensioni apo kolesteroli i lartë.  Cilat janë rrisqet që vijnë nga teprimi me ushqimin? Cilat janë ato ushqime, bimë apo erëza që nuk duhet të mungojnë kurrësesi në tryezën festive. Në studion e “Rreze Dielli”, Ylli Merja tregon dhe një menu të darkës së Vitit të Ri për një çift me diabet dhe kolesterol.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e hënë 30 dhjetor 2024

     

    Titujt e gazetave për sot, nga Rama thotë se reformën në drejtësi e kam bërë unë te Berisha premton minimum jetik 200 euro e pagë mesatare 1200 euro e deri tek akuzat e deputetit për ministrat me vila.

  • VIDEO

    Tension, diabet apo kolesterol? Ja 'ilaçi' që s'duhet të mungojë në tryezën festive / Ylli Merja këshillon

    Festat e fundvitit janë një moment i shumëpritur nga të gjithë. Mbledhja me njerëzit e dashur pranë një tryeze festive, bën që shpesh herë të harrojmë rrezikun që shkaktohet nga ngrënia me tepricë e ushqimeve plot yndyrë dhe sheqer, por dhe konsumimit të alkoolit. Me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” u ndalëm pikërisht këto pak orë para festave për kujdesin që duhet të tregojnë më së shumti personat që vuajnë nga zemra, diabeti, tensioni apo kolesteroli i lartë.  Cilat janë rrisqet që vijnë nga teprimi me ushqimin? Cilat janë ato ushqime, bimë apo erëza që nuk duhet të mungojnë kurrësesi në tryezën festive. Në studion e “Rreze Dielli”, Ylli Merja tregon dhe një menu të darkës së Vitit të Ri për një çift me diabet dhe kolesterol.

  • VIDEO

    Qofte me bukë dhe erëza, pa kosto fare dhe fantastike në shije nga zonja Albana

    Qofte me bukë dhe erëza

    Përbërësit:

    • 300 gr bukë (të thatë ose të zakonshme)
    • 1 gotë qumësht /ujë
    • 2 kokrra vezë
    • 2-3 thelpinj hudhër
    • 50 gr djathë të grirë
    • 2 lugë gjelle majdanoz
    • Kripë, piper i zi
    • Erëza të ndryshme

    Përgatitja:

    Presim bukën në copa dhe e lëmë të zbutet në qumësht ose ujë për 10 minuta. Shtrydhim bukën mirë dhe e vendosim në një tas. Shtojmë vezët, hudhrën, djathin, majdanozin, kripën, piperin dhe miks erëzash. I përziejmë mirë dhe shtojmë thërrime buke, derisa masa të bëhet e butë por e qëndrueshme për formësim. Formojmë qoftet me duar, duke i bërë të rrumbullakta ose pak të sheshta sipas preferencës. Ngrohim vajin në një tigan, skuqim qoftet derisa të marrin ngjyrë të artë nga të dyja anët dhe i servirim menjëherë të ngrohta.

  • VIDEO

    Shporta brumi të mbushura me mish viçi dhe perime nga zonja Albana

    Shporta brumi të mbushura me mish viçi dhe perime

    Përbërësit:

    Për brumin:

    • 500 gr miell
    • 1 lugë çaji kripë
    • 1 lugë çaji sheqer
    • 1 pako maja e thatë / 20 gr maja e freskët
    • 250 ml ujë të vakët
    • 3 lugë gjelle vaj ulliri
    • 1 vezë (për lyerje)

    Për mbushjen:

    • 300 gr mish viçi
    • 150 gr kërpudha
    • 1 spec i kuq
    • 1 spec jeshil
    • 1 qepë mesatare
    • 2 thelpinj hudhër
    • 3 lugë gjelle vaj ulliri
    • 1 lgj salcë soje (opsionale)

    Përgatitja:

    Përziejmë miellin, kripën dhe sheqerin në një tas. Shtojmë majanë dhe ujin e vakët, duke shtuar edhe vajin. Formojmë një brumë elastik. E mbulojmë dhe e lëmë të vijë për 1-2 orë në një vend të ngrohtë. Ndërkohë përgatisim mbushjen. Në një tigan të madh nxehim vajin dhe skuqim qepën e grirë imët derisa të bëhet transparente. Shtojmë mishin e viçit dhe e gatuajmë derisa të marrë ngjyrë. Shtojmë më pas kërpudhat dhe specat, duke i gatuar për rreth 7-8 minuta. Në fund shtojmë salcën e sojës, kripën, piperin dhe rigonin. E përziejmë dhe e lëmë të ftohet pak. Pasi brumi të ketë ardhur, e ndajmë në topa të vegjël dhe i hapim me okllai. Vendosim secilin disk brumi në forma për muffins ose tasa rezistent ndaj nxehtësisë. I mbushim me përzierjen e mishit dhe perimeve. Mbledhim skajet e brumit pak mbi mbushjen për të krijuar formën e shportës. Lyejmë sipërfaqen e brumit me një vezë të rrahur dhe i pjekim në furrë të parangrohur në 200°C për 20-25 minuta, derisa shportat të marrin një ngjyrë të artë.

  • VIDEO

    Sallatë me kos, pak përbërës dhe shumë shije nga zonja Albana

    Sallatë me kos

    Përbërësit:

    • 1 kastravec
    • 2 domate mesatare
    • 1 spec jeshil
    • 2 lgj majdanoz ose kopër
    • 1 filxhan kos
    • 1-2 lgj vaj ulliri
    • 1 thelpi hudhër
    • Kripë, piper sipas shijes
    • Pak limon ose uthull (opsionale)

    Përgatitja:

    Në një tas të madh vendosim kastravecin, specin dhe domatet të prera në kubikë. Shtojmë majdanozin ose koprën dhe i përziejmë mirë. Në një enë tjetër përziejmë kosin me hudhrën, vajin e ullirit, kripën dhe piperin. Shtojmë pak lëng limoni ose uthull, nëse dëshirojmë. E trazojmë mirë dhe e shtojmë salcën e kosit mbi sallatën me perime.

  • VIDEO

    Histori, letërsi, traditë l Veri Jug

     

    Në Eco Club, Mirsad Basha flet për eksperiencën e Eco Mendjes, takimet e të rinjve në një mjedis të përshtatshëm për ta, takime dhe me artistë të mëdhenj shkodranë. Muzikë, letërsi, fotografi, traditë qindravjecare në një sallon të traditës.

  • VIDEO

    Festimet e vitit të ri në Shkodër l Veri Jug

     

    Mirsad Basha, drejtues i shoqatës 'Eco Mendje', sjell atmosferën e pragfestës së natës së vitit të ri në qytetin e Shkodrës.

  • VIDEO

    'Shkodra n’fest' l Veri Jug (29.12.2024)

     

    “Shkodra n’fest” Shkodra në pedonalen para Bashkisë së qytetit, duke pritur natën e madhe të vitit të ri 2025. Muzikë, koncerte, përqafime dhe urime. Personazh I reportazhit është Mirsad Basha I shoqatës Eco Mendje, në një udhëtim të shkurtër bashkë me ne në Eco club, aty ku mblidhen gjatë vitit mijra të rinj, talente në art, kulturë, letërsi. Ndalesë edhe në dhomën shkodrane me minder dhe objekte të traditës qindravjecare. Ndiqni reportazhin “Shkodra n’fest” të sjellë, premierë, ora 13:30 nën moderimin e gazetarit Agim Pipa.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv