-
VIDEO
Rrëfimi i Sonila Kapidani, si po jetoj me diabetin dhe paragjykimet e shoqërisë
Emisioni mjekësor 'Klinika 24' me një eksperiencë 12 vjecare, vjen në Report Tv Televizion cdo të shtune, ora 20 00, si një dritare me informacione dhe këshilla të dobishme rreth shëndetit. Misioni i këtij formati televizv, është edukimi, informimi dhe frymëzimi i teleshikuesve dhe ndjekësve në mediat sociale për të jetuar me stil. Krijimi i zakoneve të shëndeteshme dhe përdorimi i zbulimeve apo trajtimeve të reja në fushën e mjekësisë ndihmon dhe orjenton popullatën drejt asaj që quhet dhe sfida e mijëvjecarit: Të jetuarit gjatë dhe shendetshem.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e shtunë 30 nëntor 2024
Titujt e gazetave për sot, nga studimi me fakte të reja flet së janë 7200 e jo 28 mijë dëshmorë te Berisha mbron faljen e kufijve për Greqinë e deri tek ja si do të ndahet bonusi i fundvitit për pensionet.
-
VIDEO
‘Shqipëria ka marr vëmendje të madhe, amerikanët blejnë shtëpi këtu’, Marko Kepi në Report Tv: S’merremi me politikë, e shohim si përçarje! Duhen kandidatë që përfaqësojnë diasporën, jo partinë
‘Vitet e fundit Shqipëria ka marr vëmendje të madhe, turizmi shqiptar është bërë diçka globale’, kështu është shprehur Marko Kepi, presidenti i ‘Albanian Rroots’. Kepi u shpreh se shumë amerikan po investojnë në Shqipëri dhe duan që të vizitojnë vendin tonë..
-
VIDEO
E pamundura! Si i bëri bashkë shqiptarët Ismail Qemali?
1828, gjyshi i Ismail Qemalit provon të Shpallë Pavarësinë e Shqipërisë dhe vritet. 1847, babai i Ismail Qemalit provon edhe ai të Shpallë Pavarësinë e Shqipërisë, internohet dhe dënohet 2 herë me vdekje! Si ia doli Ismail Qemal Vlora të trashëgojë Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë dhe të bëjë bashkë shqiptarët në errësirë dhe në llucë? Esencë, sonte ora 21:00, i ftuar në studio studiuesi Evarist Beqiri.
-
VIDEO
Dështimi i Kombëtares në Ligën e Kombeve, Baze për Report Tv: Armand Duka s’mori përgjegjësi, po ia faturon Sylvinhos
Gjashtë ndeshje, shtatë pikë, vendi i fundit dhe zbritja nga Liga B në atë C në Ligën e Kombeve kanë krijuar një klimë të tensionuar në Kombëtare.
-
VIDEO
Lirimi i Berishës nga 'arresti shtëpiak', Dhuli për Report Tv: E liroi Trump dhe rezoluta e PPE, PD betejën e ka me veten!
Jurisiti Skerdjan Dhuli, ka komentuar lirimin e Sali Berishës nga arresti i shtëpisë. I ftuar pasditen e sotme në emisionin ‘Studio Live’, në Report Tv, me gazetarin Arbër Hitaj, ai u shpreh se Berisha u lirua pasi ndikoi fitorja e Donald Trump dhe publikimi i rezolutës së Partive Popullore Europiane.
-
VIDEO
‘Nusja s’na tregon për zhd*kjen e vëllait, se dimë pse akoma e pret’/Motra: Fqinji e mori, dyshojmë…
Kishte vite që emigronte drejt Greqisë, por viti 2014 do të ishte viti kur ai humbi cdo kontakt me familjarët. Enver Muci apo Martini si e thërrisnin në token helene kishte emigruar që në vitin 1992 nga mali drejt Greqisë, ndërsa që herët pati punuar në shumë qytete greke ku gjendeshin një numër i madh shqiptarësh, në Kretë, Veria gjithashtu nga ku, punët në bujqësi dhe si coban ishin më të shpeshtat që ai bënte. Madje së fundmi kur edhe humbi cdo kontakt, punonte coban tek një pronar grek, ndërsa kishte pak muaj që punonte aty, por nuk ishte i pajisur me dokumenta. Kalifea quhej vendi ku 61-vjecari u tha familjarëve se ndodhej. Madje pasi komunikoi me te shoqen Manushaqen mëngjesin e 28 nëntorit i pohoi se do të kthehej për pak ditë në Shqipëri. Ai humbi kontaktet me familjen nga ky moment kur nuk komunikoi më me ta. Thuajse një javë më pas nga informacionet që vinin gojarisht nga bashkëfshtarë të tij, që punonin në Greqi lindën dyshimet se Enveri apo Martini sic njihej në Greqi ndodhej në burg. Pavarësisht kësaj, ende nuk ka asnjë gjurmë se cfarë mund të ketë ndodhur me fatin e 61 vjecarit. Të vetmen vajzë që ai ka nuk e pa të dilte nga shtëpia nuse dhe nuk ishte prezent në ditën më të rëndësishme të jetës së saj. Enver Muci i mungon bashkëshortes e mbetur vetëm, e cila jeton në Shëngjergj të Korcës, pasi kishin vite që ishin shpërngulur nga Pogradeci. I mungon familjarëve. Enveri është djali i fundit në familjen Muci, dhe sot mungon fizikisht në familje kur kjo e fundit ka mundur të mësojë vetëm përmes gojedhënave për një vëndndodhje të mundshme të Enverit në burg…
-
VIDEO
Lirimi i Berishës nga arresti shtëpiak, Dash Sula për Report Tv: Pati impakt edhe fitorja e Trump! Pa të, PD do ishte varrosur
Deputeti demokrat, Dash Sula i ftuar në Report Tv ka komentuar heqjen e masës arrest në shtëpie për ish-kryeministrin, Sali Berisha i akuzuar në dosjen ‘Partizani’.
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 29 Nëntor 2024 – Receta/ Tradita e artizanatit shqiptar/ Fluturim me helikopterin ‘Black Hawk’
Zonja Albana solli katër receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Kosla, qofte me miell misri në tavë kosi / Bukë misri e hirrëtuar / Hallvasi në kushte shtëpie / Turshi me lakër, domate dhe kastraveca.
Zona e Anës së Malit në Ulqin, sikur të gjitha trevat e tjera shqiptare në Mal të Zi është e njohur edhe për një traditë mjaft të pasur të artizanatit, e cila është krijuar me shekuj nga duart e arta të mjeshtrave popullorë. Këtë pasuri të vërtetë kombëtare po e vazhdon me shumë pasion, dashuri e përkushtim Ramiz Hajdari 52 vjeç nga fshati Zenelaj. Ai këtë mjeshtri nga e cila mban ekonominë familjare po e ushtron prej 27 viteve në një punishte në shtëpinë së tij në përmasa prej 70 metra katrorë. I ftuar në studion e “Rreze Dielli” thotë se këtë zanat e ka filluar me punë të vogla prej druri, kurse më vonë ka vijuar me punime të përmasava të ndryshme me gips dhe polimermer. Motivet e punimeve të Hajdarit janë kryesisht simbolet tona kombëtare, heronjtë tanë kombëtarë, gravurat e qyteteve të lashta shqiptare, hartat e trojeve shqiptare, objektet fetare, por dhe skulptura erotike. Ndërsa Zana Hoxha është një tjetër artizane nga Shqipëria e mesme, e cila ka trashëguar brez pas brezi traditën e realizimit të qilimave me motive shqiptare. Aja ka mbi 30 vite që punon pa ndërprerë në punishten e saj të vogël në Elbasan, teksa tregon se në tezgjah është ulur për herë të parë që kur ishte fëmijë dhe krenare thotë se punimin me dorë të qilimave ia ka trashëguar dhe vajzës së saj si dhe nuses së djalit.
Gati një vit më parë Shqipëria u pajis nga aleati ynë Strategjik, Shtetet e Bashkuara, me dy helikopterë shumë të avancuar, UH-60 apo siç njihet ndryshe “Black Hawk”. Modeli i famshëm që fjalë për fjalë do të thotë “Skifteri i zi”, ju shtua Forcave të Armatosura, duke i dhënë mundësinë vendit tonë që të përmbushë më së miri misionet taktike dhe operacionale të emergjencave civile dhe ushtarake. Sot ekuipazhi i “Black Hawk”-ut po bëhet gati për një fluturim stërvitor nga baza e Farkës, për në Palasë, pranë një humnere ku është simuluar një aksident në mal, një fluturim të cilin e ndjekim me kameran e ‘Rreze Dielli’ për të marrë emocionet, por dhe adrenalinën e fluturimit së bashku me ekuipazhin. Si në çdo fluturim rutin, kontrolli teknik i mjetit është rreptësisht i detyrueshëm nga stafi teknik, procedurë që na e shpjegon Kapiten Ertion Kodra. Helikopteri drejtohet nga Nënkolonel Ervin Buzi si dhe nga e vetmja pilote vajzë që po trajnohet për drejtimin e “Black Hawk”, Togere Armela Murati. Për Nënkolonel Ervinin, me më shumë se 18 vite përvojë si pilot helikopteri dhe me 1700 orë fluturimi, kënaqësia që merret në ajër nuk përshkruhet me fjalë, ndërsa shprehet se këtë profesion nuk do t’a ndërronte me asgjë në botë, edhe pse është i ndërgjegjshëm se orët larg familjes nuk numërohen. Pjesë e ekuipazhit është dhe Kapter Bledi Zaimi, i cili mban detyrën e Aeroshpëtuesit, në operacionet e kërkim shpëtimit. Ai është ulur me litar në vendin dhe kohën e duhur, pikërisht në momentet kur diferencën mes jetës dhe vdekjes e bënin sekondat. Helikopterët e rinj do të ndihmojnë gjithashtu në forcimin e aftësive të forcave ajrore të Shqipërisë dhe aftësinë për të kryer evakuim mjekësor, rikuperim të personelit, misione kërkim-shpëtimi, si dhe për mbështetje të lëvizjeve logjistike të NATO-s për operacione dhe stërvitje. Sipas tratativave me partnerët tanë amerikan, mësohet se deri në vitin 2030 Shqipërisë do i shtohen dhe 4 helikopterë të tjerë UH-60, duke e çuar kështu në 6 numrin e këtij modeli kaq të avancuar dhe multifunksional.
-
VIDEO
Revolucioni i Qershorit 1924, Elektroshok nga profesor Ardian Ndreca
Revolucioni tregoi se për të qeverisur shqiptarët nuk është nevoja të lexosh libra, mjafton të lexosh shqiptarin, e në këtë pikë Zogu ishte më i zoti se Noli. “Elektroshok” është emisioni i profesor Ardian Ndrecës që vjen çdo të premte ora 22:00 në ekranin e Report Tv.
-
VIDEO
Nga Farka në Palasë me helikopter, emocion dhe adrenalinë, rrëfehet ekuipazhi
Gati një vit më parë Shqipëria u pajis nga aleati ynë Strategjik, Shtetet e Bashkuara, me dy helikopterë shumë të avancuar, UH-60 apo siç njihet ndryshe “Black Hawk”. Modeli i famshëm që fjalë për fjalë do të thotë “Skifteri i zi”, ju shtua Forcave të Armatosura, duke i dhënë mundësinë vendit tonë që të përmbushë më së miri misionet taktike dhe operacionale të emergjencave civile dhe ushtarake. Sot ekuipazhi i “Black Hawk”-ut po bëhet gati për një fluturim stërvitor nga baza e Farkës, për në Palasë, pranë një humnere ku është simuluar një aksident në mal, një fluturim të cilin e ndjekim me kameran e ‘Rreze Dielli’ për të marrë emocionet, por dhe adrenalinën e fluturimit së bashku me ekuipazhin. Si në çdo fluturim rutin, kontrolli teknik i mjetit është rreptësisht i detyrueshëm nga stafi teknik, procedurë që na e shpjegon Kapiten Ertion Kodra. Helikopteri drejtohet nga Nënkolonel Ervin Buzi si dhe nga e vetmja pilote vajzë që po trajnohet për drejtimin e “Black Hawk”, Togere Armela Murati. Për Nënkolonel Ervinin, me më shumë se 18 vite përvojë si pilot helikopteri dhe me 1700 orë fluturimi, kënaqësia që merret në ajër nuk përshkruhet me fjalë, ndërsa shprehet se këtë profesion nuk do t’a ndërronte me asgjë në botë, edhe pse është i ndërgjegjshëm se orët larg familjes nuk numërohen. Pjesë e ekuipazhit është dhe Kapter Blendi Zaimi, i cili mban detyrën e Aeroshpëtuesit, në operacionet e kërkim shpëtimit. Ai është ulur me litar në vendin dhe kohën e duhur, pikërisht në momentet kur diferencën mes jetës dhe vdekjes e bënin sekondat. Helikopterët e rinj do të ndihmojnë gjithashtu në forcimin e aftësive të forcave ajrore të Shqipërisë dhe aftësinë për të kryer evakuim mjekësor, rikuperim të personelit, misione kërkim-shpëtimi, si dhe për mbështetje të lëvizjeve logjistike të NATO-s për operacione dhe stërvitje. Sipas tratativave me partnerët tanë amerikan, mësohet se deri në vitin 2030 Shqipërisë do i shtohen dhe 4 helikopterë të tjerë UH-60, duke e çuar kështu në 6 numrin e këtij modeli kaq të avancuar dhe multifunksional.
-
VIDEO
Rrëfehen artizanët, 'sekretet' e punës së tyre nga qilimi 100 kg tek...
Zona e Anës së Malit në Ulqin, sikur të gjitha trevat e tjera shqiptare në Mal të Zi është e njohur edhe për një traditë mjaft të pasur të artizanatit, e cila është krijuar me shekuj nga duart e arta të mjeshtrave popullorë. Këtë pasuri të vërtetë kombëtare po e vazhdon me shumë pasion, dashuri e përkushtim Ramiz Hajdari 52 vjeç nga fshati Zenelaj. Ai këtë mjeshtri nga e cila mban ekonominë familjare po e ushtron prej 27 viteve në një punishte në shtëpinë së tij në përmasa prej 70 metra katrorë. I ftuar në studion e “Rreze Dielli” thotë se këtë zanat e ka filluar me punë të vogla prej druri, kurse më vonë ka vijuar me punime të përmasava të ndryshme me gips dhe polimermer. Motivet e punimeve të Hajdarit janë kryesisht simbolet tona kombëtare, heronjtë tanë kombëtarë, gravurat e qyteteve të lashta shqiptare, hartat e trojeve shqiptare, objektet fetare, por dhe skulptura erotike. Ndërsa Zana Hoxha është një tjetër artizane nga Shqipëria e mesme, e cila ka trashëguar brez pas brezi traditën e realizimit të qilimave me motive shqiptare. Aja ka mbi 30 vite që punon pa ndërprerë në punishten e saj të vogël në Elbasan, teksa tregon se në tezgjah është ulur për herë të parë që kur ishte fëmijë dhe krenare thotë se punimin me dorë të qilimave ia ka trashëguar dhe vajzës së saj si dhe nuses së djalit.