• VIDEO

    Bukë misri me hirrë / Sekreti i bukës së misrit me shije fantastike nga zonja Albana

    Bukë misri e hirrëtuar

    Përbërësit:

    • 2 gota miell misri
    • 3 gota hirrë
    • 1 gotë qumësht
    • 2 lugë gjalpë të tretur
    • Vaj ulliri për të lyer tepsinë

    Përgatitja:

    Fillimisht vëmë hirrën të vlojë. Kur hirra ka arritur pikën e vlimit shtojmë gotën e qumështit. E kontrollojmë për kripë. Më pas me njërën dorë hedhim miellin e misrit duke e trazuar, me dorën tjetër e përziejmë me tel guzhine. Hidh e trazo derisa të trashet. Më pas shtojmë gjalpin e tretur dhe e përziejmë me lugën e drurit. E rrahim fort në tenxhere brumin derisa të bëhet i plotë, por as i fortë e as i butë. E lëmë të ftohet. Më pas e punojmë disa herë dhe në fund e shtypim duke i dhënë formën e bukës. Lyejmë tepsinë me vaj dhe shtrojmë brumin, e hapim pasi i kemi lyer duart me pak vaj. Më pas brumit i bëjmë disa dhëmbëzime me majën e pirunit dhe e vendosim drejt e në furrën e parangrohur në temperaturë 200 gradë Celsius.

  • VIDEO

    Kosla, qofte me miell misri në tavë kosi / Shije speciale nga zonja Albana

    Kosla, qofte me miell misri në tavë kosi

    Përbërësit:

    Për kokrrat:

    • 2 gota miell misri
    • 4 kokrra vezë
    • 1 qepë e thatë
    • Kripë, piper i zi
    • Kopër
    • Gjalpë për skuqje

    Për lëngun:

    • 1 kg kos
    • 2 të verdha vezësh të freskëta
    • 1 lugë miell
    • 1 filxhan vaj ulliri
    • 3 lugë gjalpë të tretur
    • 4 thelpinj hudhër
    • Kripë, piper i zi, piper i kuq

    Përgatitja:

    Në fillim vendosim miellin në tavolinën e punës. Grijmë qepën në rende. Në një tas rrahim vezët dhe shtojmë aty qepën e grirë, kripën dhe i përziejmë mirë. Po aty shtojmë dhe koprën të grirë hollë. Hapim një gropë në mes të miellit dhe hedhim masën e vezëve me qepët dhe erëzat. Na krijohet një brumë i fortë që nuk ngjit në duar. Marrim nga një lugë gjelle nga brumi dhe krijojmë topa (më të mëdha se një kokërr arrë). I skuqim në gjalpë. Në një tigan zverdhim miellin me 1 lugë gjalpë të tretur. Gjithmonë raporti i gjalpit me miellin kur e skuqim duhet të jetë 1 me 1. Përziejmë kosin në një tas. Shtojmë të verdhat e vezëve të rrahura më parë dhe i përziejmë mirë bashkë. Më pas miellin e skuqur me gjalpë të holluar me pak ujë që të mos na bëhet kokrra kokrra. Në fund shtojmë hudhrat të cilat i kemi shtypur në havan me pak kripë. Masën e përtuar e hedhim në një tepsi ku brenda kemi vendosur kokrrat e skuqura në gjalpë.  E vendosim në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius. Kur nxirret nga furra, në pjatë i hidhet piper i zi apo i kuq sipas dëshirës.

  • VIDEO

    Turshi me lakër, domate dhe kastraveca nga zonja Albana

    Turshi me lakër, domate dhe kastraveca

    Përbërësit:

    • 1 kg domate
    • 1 lakër e vogël
    • 500 gr kastravecë
    • 1 lgj kripë e zezë
    • 2 lgj uthull e bardhë

    Përgatitja:

    Presim perimet dhe i vendosim në një kavanoz ku shtojmë kripën e trashë dhe uthullën. I ngjeshim mirë perimet dhe më pas hedhim ujë sa të mbulohen deri tek buzët e kavanozit. Vendosim një qese kuzhine dhe mbyllim mirë kavanozët me kapak. I vendosim në një vend të errët dhe i lëmë për rreth 1 javë dhe më pas turshitë janë gati për t’i konsumuar.

  • VIDEO

    Hallvasi në kushte shtëpie nga zonja Albana, vetëm 3 përbërës dhe shumë shije

    Hallvasi në kushte shtëpie

    Përbërësit:

    • 3 gota miell
    • 1 e 1/2 gotë sheqer pluhur
    • 150 gr gjalpë
    • 1 filxhan kafeje vaj

    Përgatitja:

    Përziejmë miellin derisa të shpërthejnë aromat dhe të marrë ngjyrë të artë gradualisht me nxehtësi mesatare. Shtojmë sheqerin dhe e përziejmë mirë. Më pas shtojmë vajin me gjalpin derisa masa të bëhet e gatshme për ta shtruar në tavë. E ngjeshim mirë me shpatull. Nëse dëshirojmë mund t'i shtojmë kakao ose bajame të shtypura në fund të tavës. E lëmë rreth 2 orë të ftohet dhe më pas e presim me thikë jo duke e tërhequr thikën, por me majë.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e premte 29 nëntor 2024

    Titujt e gazetave për sot, nga Shqipëria 112 vite e pavarur mbledh liderët shqiptarë në Vlorë te lule more trima që ratë për Atdhe e deri tek Suel Çela ndikoi tek Ilir Meta për të rikthyer Pajtime Fetahun në gjyqësor.

  • VIDEO

    Gazetarët që u përfshinë te BANDA e Elbasanit, Kikia: I shërbyen për pagesa, GODITJE e fortë

  • VIDEO

    Lirimi i Sali Berishës, Idajet Beqiri në ‘Frontline’: Thikë pas shpine për sistemin e drejtësisë, mund të prish provat si në ‘21 janar’! Kikia: Sulmon gjyqtarërt kur si pëlqejnë vendimet

    ‘Lirimi nga arresti i shtëpisë për Sali Berishën është një thikë pas shpine për sistemin e drejtësisë’, kështu është shprehur mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Frontline’ në Report Tv, avokati Idajet Beqiri.

  • VIDEO

    Spahiu: Pas 10 muajsh sharjesh dhe shantazhesh gjyqtarja liroi nga frika Sali Berishën

    Juristi Kreshnik Spahiu, në emisionin ‘Frontline’ në Report Tv, u shpreh se Sali Berisha u lirua nga masa e arrestit në shtëpi nga gjyqtarja, pasi kjo e fundit është shantazhuar për 10 muaj.

    ‘Nëse kjo çështje nuk do të ishte për ish-kryeministrin dhe do të kishte një ndryshim mase ne s’do të ishim sot duke diskutuar. Por ne duhet të diskutojmë standardin dhe praktikën që hapet nga një çështje që ka pasoja procedurale në të gjitha çështjet analoge. Argumenti ligjor që ka mbrojtka për të legjetimuar lirimin është çështja kaloi për gjykim dhe ai nuk mund të prish provat. Por a e ka respektuar masën e sigurimit Berisha, nëse do të ishte një qytetarë dhe do thoshte gjyqtare kriminale altin dumani dhe do të shantazhonte gjyqtarët a do ti rëndohej masa. Të jetosh në Shqipëri dhe të shantazhosh vendimi që ka dhënë gjyqtarja është dhënë nga frika, nuk ka pasur kurajë që të jap vendim tjetër', tha ajo. 

  • VIDEO

    Çfarë FSHIHET pas LIRIMIT të Berishës, ZBULOHEN prapaskenat. Spahiu: Rama e bën MINISTËR!

  • VIDEO

    ‘Djali zvarrë më nxorri,mbytu në lumë më tha’/Prek e moshuara:Po më shfrytëzojnë në rrugë,kam frikë…

    Pasditen e 23-shtatorit në studion e emisionit ‘’Pa Gjurmë’’ u denoncua nga një qyetetare, një zonjë e moshuar, e cila kishte përfunduar në situatë rruge, pasi ishte braktisur nga 5 fëmijët e saj. Qytetarja nga Shkodra që e kishte gjetur në rrugë zonjën e moshuar e kishte strehuar në shtëpinë e saj për disa ditë, teksa kujdesej për të. Ajo vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe të vetmin detaj që mbante mend ishte emri i saj, Sofia. Zonja e moshuar është në gjendje kritike shëndetësore, ku kishte disa të djegura në trupin e saj. Gjatë transmetimit një qytetar telefonoi live duke dëshmuar se Sofia ishte nga qyteti i Shkodrës. Ndër të tjera tregoi se para disa 2 vitesh shtëpia e saj në afërsi të Bunës ishte djegur. Fatëkeqisht nga flakët e zjarrit, kishte humbur jetën dhe bashkëshorti i saj. Kur mendonim se kjo zonjë ishte strehuar nga shërbimi social Shkodër, pasditen e sotme ajo u paraqit në ambjentet e Report Tv duke kërkuar ndihmë pasi ndodhej në situatë rruge dhe ishte braktisur nga 5 fëmijët e saj. Djali i Sofies I telefonuar nga moderatorja, e refuzoi të ëmën live. Uniformat blu mbërritën menjëherë në ambjentet e Report Tv për të ndihmuar zonjën në fjalë.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 28 Nëntor 2024 – Receta/ Flamuri kuq e zi, tradita qindravjeçare artizane/ Performanca patriotike nga Ansambli Folklorik ‘Çipini’

    Në kuadër të Ditës së Flamurit, Rreze Dielli nisi ndryshe sot, me një performancë përshëndetëse nga fëmijët e akademisë së kërcimit ‘Kako Dance Academy’. Më pas zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije: Shëndetlie tradicionale me arra / Harapash i Labërisë me mish dhe mëlçi qengji / Çorbë me hithra të njoma.

    E ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” Evis Kazazi, tregoi punën dhe pasionin e familjes së artizanëve Kazazi në punimin artizanal të kostumeve pupullore që janë ruajtur dhe punuar ndër breza në Shqipëri. Në studio Evisi ka sjellë dhe një flamur mbi 100 vjeçar, të trashëguar nga familja, si dhe një flamur që e ka punuar vetë së fundmi me 300 petale lulesh, enkas për festat e Nëntorit. Prej vitesh babai i Evisit, ka dhënë kontributin e tij si qëndistar e kostumograf i etnografisë tonë. Familja Kazazi është e njohur në prodhimin e flamujve shqiptar ndër vite, ku Evisi me krenari nuk lë pa përmendur dhe faktin se dhe flamuri i filmit “Nëntori i Dytë” është punuar në familjen e saj.

    Me ftesë të emisionit “Rreze Dielli” në Report Tv, Ansambli Folklorik Çipini nga Vlora, të cilët performuan këngë patriotike, me rastin e 28 nëntorit, Ditës së Flamurit. Ky ansambël për 25 vite rresht ka interpretuar me nivel të lartë artistik dhe shpirtit atdhetar, vlerat më të mira të trevës së labërisë, në aktivitete me performancë folklorike brenda dhe jashtë vendit. Grupi nuk ka pak që është kthyer nga Shtetet e Bashkuara, ku performoi për shoqatën patriotike “Bijtë e Shqipes” në Filadelfia, falë dhe mbështetjes së patriotit Eduart Zeneli. Ata performuan në studion e “Rreze Dielli” këngë patriotike që na kujtuan ditën e Pavarësisë, ku Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë. Në fund grupi performoi dhe një këngë për stafin e “Rreze Dielli”.

  • VIDEO

    Nga Vlora në 'Rreze Dielli', Ansambli 'Çipini' performancë elektrizuese polifonike

    Me ftesë të emisionit “Rreze Dielli” në Report TV, në studio ishin të ftuar Ansambli Folklorik Çipini nga Vlora, të cilët performuan këngë patriotike, me rastin e 28 nëntorit, Ditës së Flamurit. Ky ansambël për 25 vite rresht ka interpretuar me nivel të lartë artistik dhe shpirtit atdhetar, vlerat më të mira të trevës së labërisë, në aktivitete me performancë folklorike brenda dhe jashtë vendit. Grupi nuk ka pak që është kthyer nga Shtetet e Bashkuara, ku performoi për shoqatën patriotike “Bijtë e Shqipes” në Filadelfia, falë dhe mbështetjes së patriotit Eduart Zeneli. Ata performuan në studion e “Rreze Dielli” këngë patriotike që na kujtuan ditën e Pavarësisë, ku Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë. Në fund grupi performoi dhe një këngë për stafin e “Rreze Dielli”.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv