• VIDEO

    Flamuri kuq e zi me 300 petale lulebore realizuar nga trashëgimtarja e familjes Kazazi

    E ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” Evis Kazazi, tregoi punën dhe pasionin e familjes së artizanëve Kazazi në punimin artizanal të kostumeve pupullore që janë ruajtur dhe punuar ndër breza në Shqipëri. Në studio Evisi ka sjellë dhe një flamur mbi 100 vjeçar, të trashëguar nga familja, si dhe një flamur që e ka punuar vetë së fundmi me 300 petale lulesh, enkas për festat e Nëntorit.

  • VIDEO

    Flamuri i vjetër shekullor që familja Kazazi e trashëgon ndër breza me 3 koka shqiponje

    E ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” Evis Kazazi, tregoi punën dhe pasionin e familjes së artizanëve Kazazi në punimin artizanal të kostumeve pupullore që janë ruajtur dhe punuar ndër breza në Shqipëri. Në studio Evisi ka sjellë dhe një flamur mbi 100 vjeçar, të trashëguar nga familja, si dhe një flamur që e ka punuar vetë së fundmi me 300 petale lulesh, enkas për festat e Nëntorit. Prej vitesh babai i Evisit, ka dhënë kontributin e tij si qëndistar e kostumograf i etnografisë tonë. Familja Kazazi është e njohur në prodhimin e flamujve shqiptar ndër vite, ku Evisi me krenari nuk lë pa përmendur dhe faktin se dhe flamuri i filmit “Nëntori i Dytë” është punuar në familjen e saj.

  • VIDEO

    Harapash i Labërisë me mish dhe mëlçi qengji nga zonja Albana

    Harapash i Labërisë me mish dhe mëlçi qengji

    Përbërësit:

    • 2 filxhanë çaji me miell misri
    • 1 tas mesatar me mëlçi qengji
    • Pak tul mish qengji
    • 1 kokërr qepë mesatare
    • 2-3 lugë gjalpë i freskët
    • 5-6 filxhanë çaji lëng nga mëlçitë
    • Nenexhik të freskët ose të thatë
    • Kripë, piper sipas shijes

    Përgatitja:

    Vendosim mëlçitë në ujë të vluar, ndërkohë vendosim dhe mishin të ziejë. Më pas në një tigan kaurdisim mëlçitë e prera në kubikë, ndërsa mishin e vendosim në pjekje në furrë. Në vijim, në një tigan kaurdisim qepën e grirë hollë me pak gjalpë të freskët. Shtojmë mëlçitë dhe nenexhikun e grirë hollë, i kaurdisim për pak minuta duke shtuar më pas lëngun e të brendshmeve. Sapo lëngu të nisë të ziejë shtojmë miellin e misrit. E lëmë harapashin të zjejë derisa të trashet pak dhe të shkëputet lehtë nga anët e tenxheres. E servirim menjëherë të ngrohtë duke vendosur sipër mishin e pjekur.

  • VIDEO

    Çorbë me hithra të njoma, shumë vlera ushqyese por dhe shije nga zonja Albana

    Çorbë me hithra të njoma

    Përbërësit:

    • 500 gr hithra të njoma
    • 500 ml qumësht
    • 1 kokërr qepë
    • 2 thelpinj hudhër
    • 1 lgj gjalpë / vaj ulliri
    • 1 lgj miell
    • 1 vezë
    • Kripë, arrë moskat

    Përgatitja:

    Fillimisht pastrojmë hithrat dhe me pas i presim imët. I vendosim të ziejnë me kapak gjysmë mbuluar për rreth 10 minuta. Ndërkohë kaurdisim qepën e grirë imët në rende. Më pas shtojmë miellin dhe e kaurdisim derisa të marrë pak ngjyrë. Hudhrat i presim në feta ose i grijmë në rende dhe i shtojmë së bashku me qumështin, të cilin e hedhim gradualisht. E trazojmë herë pas here derisa qumështi të fillojë të fluskojë. Rrahim vezën me pak qumësht dhe e shtojmë tek çorba. Shtojmë hithrat dhe rregullojmë shijen me kripë, piper të zi, piper të kuq dhe bimë aromatike sipas dëshirës.

  • VIDEO

    Shëndetlie tradicionale me arra, shije speciale nga zonja Albana

    Shëndetlie tradicionale me arra

    Përbërësit:

    • 3 gota miell
    • 1 gotë sheqer
    • 2 lgj mjaltë
    • 3 kokrra vezë
    • 2 fk arra
    • 1 lç sodë buke
    • 1 fç gjalpë
    • 3 fk ujë
    • 1 lgj kakao
    • 1 bustinë vanilje

    Për sherbetin:

    • 3 gota sheqer
    • 2 e ½ gota ujë
    • 1 limon

    Përgatitja:

    Në një enë përziejmë vezët me sheqerin, mjaltin, gjalpin, ujin dhe në fund arrat, sodën e bukës, miellin dhe kakaon. E punojmë mirë brumin dhe e vendosim në një tavë të lyer me pak gjalpë. E nivelojmë mirë me dorë dhe më pas e lyejmë me një të verdhë veze. Me majën e një piruni shpojmë shëndetlien vende-vende dhe e vendosim të piqet në furrë të parangrohur për 30 minuta. Pasi ëmbëlsira është pjekur e ndajmë në rombe mesatare dhe e sherbetosim.

  • VIDEO

    Gëzuar Festën e Flamurit! Performancë përshëndetëse nga fëmijët e ‘Kako Dance Academy’

     Gëzuar Festën e Flamurit! Një performancë përshëndetëse nga fëmijët e akademisë së kërcimit ‘Kako Dance Academy’

  • VIDEO

    Spahiu: Lirimi i Berishës nuk është vendim pafajësie por thjesht masë sigurie

    Juristi Kreshnik Spahiu në emisionin ‘Repolitix, u shpreh se lirimi i Berishës ditën e sotme, sipas tij nuk është vendim pafajësie, por thjesht masë sigurie.

    Spahiu solli shembuj të ish-deputetëve dhe ish-ministrave të tjerë që janë hetuar në gjendje të lirë dhe më pas janë dënuar me burg.

    ‘Unë mendoj se tek SPAK nuk ndikon, tek SPAK do të ndikoj nëse Berisha dhe disa lider  të tjerë që janë nën akuzë dhe do të fitojnë pafajësinë dhe në fund nëse gjykata thotë Berisha është i pafajshëm, kjo është humbje për prokurorinë. Salianji ishte i lirë, por në fund u dënua me burg, Tahiri ishte i lirë dhe u dënua me burg, masa e sigurimit është e parëndësishme, mund të jesh në burg dhe fiton pafajësinë. Rëndësi ka fajësia apo pafajësia, vendimi i formës së prerë prek ligjin e dekriminalizimit, që do të thotë del ose jo nga politika. Sepse ka një ligj që po u deklarove fajtor del nga politika’, tha ai.

  • VIDEO

    GJKKO i hoqi 'arrestin shtëpiak' Berishës, Kthupi në Repolitix: Praktikë gjyqësore, dosja ka shkuar për hetim, Berisha nuk prish më provat! Gazetari: Bien akuzat e PD për kapje të drejtësisë

    Pas 331 ditësh Gjykata e Posaçme i hoqi masën 'arrest shtëpie' ditën e sotme kreut të PD Sali Berisha. Lidhur me këtë vendim, u diskutua edhe mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Repolitix’, në Report Tv, ku Rezart Kthupi nga ‘Djathtas 1912’, tha se kjo është një procedurë. Sipas tij, tashmë dosja ka shkuar për gjykim dhe Berisha nuk mund të prish më provat.

  • VIDEO

    Gazetari Mahmutaj për Report Tv: Suel Çela pagoi Artan Hoxhën për të manipuluar informacionet, i ka shtrirë tentakulat deri te gazetarët! Inskenuan kërcënimin

    Gazetari Fatos Mahmutaj, nga Belgjika komenton për Report Tv goditjen e organizatë kriminale të Suel Çelës si edhe dosjen e SPAK ku tregohen lidhjet e kësaj bande me drejtësinë, por edhe me gazetarë si rasti Artan Hoxha. 

  • VIDEO

    ‘Djalin e rrëmbeu fqinja, e shiti për 300 mijë lekë’/Shokon gjyshja: Në gjyq zbulova se nipi 4 vjeç…

     

    Ishte data 4 qershor e vitit 1995, kur 4 vjecari Jonuz Luga del të luaj në oborrin e shtëpisë, i shoqëruar nga nëna e tij. Rreth orës 11 të paradites ai i kërkon nënës së tij dicka për të ngrën. Menjëherë, Anila, futet në shtëpi dhe fillon ti përgatis drekën djalit të saj. Jonuzi vazhdon në pafajësin e tij të luaj i shkujdesur pranë një makine. Pas përgatitjes së ushqimit nëna e tij del në oborr dhe vëren mungesën e djalit… Vetëm 15 minuta më vonë, prindërit e Jonuzit shkojnë në policin e Durrësit dhe denoncojn zhdukjen e 4 vjecarit. Dëshmitar të ndryshëm pohuan kohë më vonë se atë ditë qarkullonte nëpër lagje një autoveturë tip Benz me targa të qytetit të Fierit, por askush nuk e ka parë momentin kur Jonuzi është zhdukur pa lënë gjurmë… Kërkimet e policisë u finalizuan në datën 10 gusht të vitit 1995, kohë në të cilën u arrestuan dhe 2 të dyshuarit e parë për rrëmbimin e fëmijës. Bashkëshortët Sokol dhe Mjalinda Dema, po nga qyteti i Durrësit, ku ia kishin dorëzuar djalin porositësit, Flamur Dinos dhe kishin marrë në këmbim 300 mijë lekë të vjetra. Pas kapjes së autorëve të parë, në pranga u vunë dhe 2 bashkëpuntorë të tjerë. U mësua se 4-vjecari qëndroi disa ditë në Fier dhe më pas u shit në shtetin grek. Pavarësisht kërkimeve ndër vite ende nuk dihet se ku ndodhet Jonuz Luga që sot rezulton të jetë 33 vjec. Familja e kërkon ende sot duke shpresuar që një ditë do të kenë mundësin ta përqafojnë sërisht djalin e tyre.…

  • VIDEO

    'Tiktok s'ka lidhje me kërcimin', Koreografia tregon ditën me fëmijët: Sytë e tyre më frymëzojnë!

    Pas një rrugëtimi të gjatë në shfaqje dhe skena të ndryshme si balerinë profesioniste, Romina vendosi të merret me mësimdhënien e brezave të rinj. Baleti është gjithçka për të, madje dy muaj pas lindjes së vajzave është rikthyer menjëherë në punë. Çdo ditë e nis me dëshirën e madhe për të frymëzuar fëmijët drej artit. Tregon se prindërit i angazhojnë ata në aktivitete dhe kurse për t’i nxjerrë nga guacka e ndrojtjes. Baleti i ndihmon që të bëhen më të shkathët, elastik dhe me disiplinë

  • VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 27 Nëntor 2024 – Receta/ Tradita e Poçerisë/ Deklarata e mjekut Papa për…

    Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Tartë me perime / Sallatë pikante me patëllxhanë / Gurabijet 5-lekëshe të nostalgjisë.

    "Duar të Lashta", tradita e poçerisë e trashëguar brez pas brezi mbledh artizanët në një aktivitet promovues dhe argëtues në Farkë. Babë e bir, Fiqir dhe Erlind Fusha flasin në studion e "Rreze Dielli" për këtë pasion të trashëguar nga stërgjyshërit. "Tradita e poçerisë në familjen tonë daton rreth 6 shekuj më parë. Poçeria është një traditë që ka qenë ekzistente për më shumë se 1 mijë vjet në Farkë. Të parët e mij e kanë trashëguar brez pas brezi duke e ruajtur me shumë fanatizëm këtë zeje kaq të veçantë. Unë e kam mësuar nga babai, babai nga gjyshi dhe kështu me rradhë" shprehet Erlindi. Qëllimi i projektit “Duar të Lashta” është të promovojë dhe ruajë trashëgiminë kulturore të Farkës, me theks të veçantë në prodhimin e enëve prej balte dhe traditat artizanale që lidhen me këtë zanat. Ky projekt synon të rrisë ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e ruajtjes së kulturës lokale dhe të kontribuojë në zhvillimin ekonomik të zonës përmes turizmit dhe aktiviteteve artistike.

    I ftuar në emisionin e mëngjesit ‘Rreze Dielli’, Doktor Kristo Papa, në një lidhje direkte nga Londra. Gjatë takimit të Kryeministrit Rama në Londër me shqiptarët e diasporës, mjeku Papa deklaroi se ishte i gatshëm të kthehej në Shqipëri dhe të linte gjithçka, përfshirë dhe karrierën e tij si mjek, për të dhënë kontributin e tij në politikën shqiptare. Deklarata e tij se është i gatshëm të lërë Londrën dhe karrierën e tij brilante si mjek, për të kontribuar në politikë ka shkaktuar reagime në rrjet. Po cila është arsyeja e kësaj deklarate dhe si reagon mjeku Papa nga komentet e njerëzve? Doktor Papa shpjegon për ‘Rreze Dielli’, përse është shprehur kështu dhe si mundet një mjek i shkëlqyer në karrierë të lë çdo gjë për t’i hyrë politikës shqiptare.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv