-
VIDEO
Deklarata e mjekut Kristo Papa që 'lëvizi' rrjetin...Çfarë ndodhi?
I ftuar në emisionin e mëngjesit ‘Rreze Dielli’, Doktor Kristo Papa, në një lidhje direkte nga Londra. Gjatë takimit të Kryeministrit Rama në Londër me shqiptarët e diasporës, mjeku Papa deklaroi se ishte i gatshëm të kthehej në Shqipëri dhe të linte gjithçka, përfshirë dhe karrierën e tij si mjek, për të dhënë kontributin e tij në politikën shqiptare. Deklarata e tij se është i gatshëm të lërë Londrën dhe karrierën e tij brilante si mjek, për të kontribuar në politikë ka shkaktuar reagime në rrjet. Po cila është arsyeja e kësaj deklarate dhe si reagon mjeku Papa nga komentet e njerëzve? Doktor Papa shpjegon për ‘Rreze Dielli’, përse është shprehur kështu dhe si mundet një mjek i shkëlqyer në karrierë të lë çdo gjë për t’i hyrë politikës shqiptare.
-
VIDEO
‘Sekretet e poçarëve të vjetër’, babë e bir trashëgojnë traditën më të lashtë të Farkës, prej 6 shekujsh
"Duar të Lashta", tradita e poçerisë e trashëguar brez pas brezi mbledh artizanët në një aktivitet promovues dhe argëtues në Farkë. Babë e bir, Fiqir dhe Erlind Fusha flasin në studion e "Rreze Dielli" për këtë pasion të trashëguar nga stërgjyshërit. "Tradita e poçerisë në familjen tonë daton rreth 6 shekuj më parë. Poçeria është një traditë që ka qenë ekzistente për më shumë se 1 mijë vjet në Farkë. Të parët e mij e kanë trashëguar brez pas brezi duke e ruajtur me shumë fanatizëm këtë zeje kaq të veçantë. Unë e kam mësuar nga babai, babai nga gjyshi dhe kështu me rradhë" shprehet Erlindi. Qëllimi i projektit “Duar të Lashta” është të promovojë dhe ruajë trashëgiminë kulturore të Farkës, me theks të veçantë në prodhimin e enëve prej balte dhe traditat artizanale që lidhen me këtë zanat. Ky projekt synon të rrisë ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e ruajtjes së kulturës lokale dhe të kontribuojë në zhvillimin ekonomik të zonës përmes turizmit dhe aktiviteteve artistike.
-
VIDEO
Gurabijet 5-lekëshe të nostalgjisë nga zonja Albana/ Pak përbërës dhe shumë shije
Gurabijet 5-lekëshe të nostalgjisë
Përbërësit:
- 150 gr sheqer
- 1 kokërr vezë
- 150 ml qumësht
- 60 ml vaj
- 500 - 600 gr miell për ëmbëlsira
Përgatitja:
Përziejmë sheqerin, vezën, qumështin dhe vajin me tel kuzhine, shtojmë miellin pak nga pak. E punojmë mirë brumin me tel kuzhine dhe më pas me duar, derisa të bëhet homogjen. E hapim brumin në petë 0,5 cm dhe e presim në forma rrumbullake. I vendosim në tepsi me letër furrë dhe i pjekim në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë për rreth 15-20 minuta. Pasi gurabijet të jenë pjekur i nxjerrim nga furra dhe i lëmë të ftohen. Në fund sipas dëshirës mund t’i spërkasim me pak sheqer.
-
VIDEO
Tartë me perime me petë sfoliat nga zonja Albana/ Super e shpejtë, super e shijshme
Tartë me perime
Përbërësit:
- 1 petë sfoliat
- 2 karrota
- 4 kunguj
- 3 feta proshutë / pançetë
- 2 qepë të thata
- 2 vezë
- 1 tufë majdanoz
- 2 lgj vaj ulliri
- 1 lgj gjalpë
- 250 ml pana
- 250 gr djathë të grirë
- Kripë, piper
Përgatitja:
Perimet i grijmë në rende nga pjesa e trashë. I kaurdisim derisa të përthithen mirë lëngjet, më pas shtojmë hudhrën për 3 minuta. Presim hollë pançetën me proshutën dhe gjysmën e majdanozit me djathin e grirë duke ulur nxehtësinë e vatrës. Në një tavë ovale vendosim letër pjekje, shtrojmë petën sfoliat dhe e vendosim në furrë për 10 minuta në 170 gradë Celsius. Më pas e largojmë tavën nga furra, shtojmë masën e mbushjes me perimet. Rrahim vezët me pana duke rregulluar shijen dhe me majdanozin e mbetur. E vendosim në furrë sërish në 200 gradë për 30 minuta.
-
VIDEO
Sallatë pikante me patëllxhanë nga zonja Albana
Sallatë pikante me patëllxhanë
Përbërësit:
- 3 patëllxhanë
- 5 thelpinj hudhër
- 2 speca të kuq
- 2 ls majdanoz
- 2 ls lëng limoni
- 1 ls uthull
- 2 ls vaj ulliri
- Sallatë jeshile
- Piper i kuq kokërr
- Kripë sipas shijes
Përgatitja:
Lajmë mirë patëllxhanët dhe i mbledhim në letër alumini për t'i pjekur më mirë në vatrën e sobës. Më pas i largojmë lëkurën duke i lagur pak me ujë dhe i shtypim si pelte me anën e një piruni. Pjekim hudhrat me gjithë cipën për 10 minuta dhe specat për 30 minuta. Largojmë lëkurën e specave dhe i presim në copa të vogla. Në një tas vendosim patëllxhanët e shtypur, specat, hudhrat e shtypura, i përziejmë të gjitha bashkë me uthullën dhe lëngun e limonit. Sallatën e vendosim sipër gjetheve të sallatës jeshile dhe e kemi gati për ta servirur.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e Mërkurë 27 Nëntor 2024
https://youtu.be/ciaC9aFNKa8
Titujt e gazetave për sot, nga SPAK godet bandën e Suel Çelës, të implikuar gjyqtarë e policë te PD sherr me policinë dhe bllokim qytetarëve për 3 orë e pastaj të gjithë në shtëpi e deri tek shpërndarja e bonusit të fundvitit do nisë javën e dytë të dhjetorit. -
VIDEO
Dosja e Suel Çelës, Meçe në ‘Repolitix’: Lidhjet me Artan Hoxhën, manipuloi hapësirën mediatike në shërbim të grupit kriminal! Mori zarfin në dorë
SPAK ka goditur organizatën kriminale të Suel Çelës, duke zbuluar aktivitetin e tij kriminal dhe lidhjet me persona në drejtësi, por edhe gazetarë. Një prej tyre edhe gazetari Artan Hoxha, i cili akuzohet si anëtar i kësaj bande kriminale dhe për korrupsion pasiv në sektorin privat.
-
VIDEO
Goditja e grupit të Suel Çelës, avokati në ‘Repolitix’: SkyEcc ka hapur një ‘kuti’ që s’e dimë kur do mbarojë
Një goditje të fortë e quan avokati Përparim Çaça operacionin e SPAK kundër organizatës kriminale të Suel Çelës. I ftuar në emuisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, avokati Çaça thotë për gazetarin Denis Minga se SkyEcc ka hapur një kuti që s’dihet se kur do përfundojë.
"Goditje e fortë e SPAK, ajo që e bën të veçantë nuk janë thjesht dy gazetarët, por brenda në këtë grup ka gjithçka, gjyqtarë, avokatë. Jemi vetëm në fillim të hetimeve. Ne nuk dimë shumë elementë të kësaj dosje që mund të shkojë edhe përtej këtyre fletëarresteve. SkyEcc ka hapur një kuti që nuk e dimë kur do mbarojë, brenda në këto përgjime çfarë nuk ka", tha Çaça në Report TV.
-
VIDEO
Ironia e Spahiut: Opozita nuk proteston për vrasjen 14-vjeçarit por për fundin e 84-vjeçarit
Juristi Kreshnik Spahiu komentoi në Studio Live për Arbër Hitajn protestën e sotme të opozitës e cila doli në disa pika të kryeqytetit duke bllokuar për disa orë qarkullimin e lirë të automjeteve, mes përplasjeve dhe shtyrjeve me policinë ku nuk mungoi autoboti me ujë dhe gazi lotsjellës.
-
VIDEO
‘U hodha nga ballkoni,pasi e godita afër zemrës’/Nëna:Për burrin nuk më dënuan,por vajzat…
Një 47-vjeçare e rritur pa dashurinë e prindërve dhe viktimë e dhunës, sot është në kërkim të dy vajzave të cilat nuk i ka parë prej vitesh. Merita Shaqiri ishte 40 ditëshe kur babai i ndërroi jetë ndërsa pas pak vitesh nëna u martua sërish dhe ajo u rrit nga gjyshërit. Në moishë ende të vogël vetëm 17 vjeçe Merita u martua ndërsa nga kjo martesë erdhën në jetë 2 vajza. Bashkëshorti ishte I alkoolizuar dhe shpesh ushtronte dhunë mbi nënën e fëmijëve të tij. Ishte viti 2996 kur të katërt vendosën të emigronin drejt shtetit italian me gomone për një të ardhme më të mirë.
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 26 Nëntor 2024 – Receta/ Çrregullimet e gjumit & Hiperaktiviteti te fëmijët/ Palltot trend të sezonit
Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Sheqerpare tradicionale / Bullgur me mish qingji / Supë me brokoli dhe pana.
Mjekja Pasionare Rino, 53 vite karrierë në neuropediatri rrëfen sfidat e profesionit në studion e "Rreze Dielli". Gjithashtu me neuropediatren e njohur ndalemi dhe në disa nga problematikat më të mëdha të fëmijëve sot. Diskutojmë mbi çrregullimet e gjumit tek fëmijët, cilat janë shkaqet dhe çfarë këshillon për prindërit dhe fëmijët ekspertja e fushës. Një tjëtër shqetësim është dhe hiperaktiviteti tek fëmijët, si dallohet dhe çfarë duhet të dinë prindërit. Po mungesa e përqëndrimit tek fëmijët, pse ndodh dhe si ta trajtojmë? Prof. As.Dr. Pasionare Rino na jep këshilla shumë efikase që çdo prind duhet t'i ketë në vëmendje.
Pavarësisht kapriçove të kohës, nuk shpëtojmë nga i ftohti i dhjetorit prandaj me siguri keni filluar të mendoni për pallton e re. Siç mund ta keni dëgjuar, gjatë dimrit nuk ka rëndësi çfarë vishni brenda palltos/xhaketës, nëse këto të fundit janë mjaftueshëm interesante. Nëse keni 100 modele në mendje, por nuk zgjidhni dot cilën, njihuni me trendet më të reja, të cilat i diskutojmë në studion e "Rreze Dielli" me stilisten Griselda Rexhaj. Ky vit sjell një sërë modelesh që jo vetëm janë të rehatshme e të ngrohta, por edhe shumë stil. Mund të jenë oversized, me lidhje ose jo, të gjata apo të shkurtra, ja tendencat dhe ngjyrat e këtij dimri! Një tjetër veshje e pandarë në këto ditë të ftohta janë dhe trikot e hapura, një element kyç i modës së dimrit, të përshtatshme për çdo stil dhe moshë. Pavarësisht se si e preferoni, trikoja e hapur ka diçka për çdo grua, dhe mund të përdoret për të krijuar një gamë të gjerë look-esh, nga ato më të thjeshtat deri te ato më të sofistikuarat. Për çdo moshë, ekziston një mënyrë për të veshur këtë veshje duke ofruar ngrohtësi dhe elegancë.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e Martë 26 Nëntor 2024
Titujt e gazetave për sot, nga Dumani paralajmëron se SPAK ka hetime edhe për korrupsionin në drejtësi te rrugët që do të bllokohen sot nga protesta e opozitës e deri tek e kam me ty, o gazetar...