• VIDEO

    Mundësi ideale ndryshimi! Kujdes në fundjavë, Jorgo Pulla paralajmëron…/ Horoskopi javor 21-27 tetor

    Në rubrikën "Parashikimi i Yjeve", astrologu Jorgo Pulla bëri një analizë të detajuar për javën e katërt të këtij muaji, 21- 27 tetor, për të gjitha shenjat e zodiakut. Sipas astrologut Pulla duket se do të jetë një javë e mbarë, e cila na jep mundësinë që të stabilizojmë çështjet ekonomike financiare, të zgjidhim problematika, të shikojmë ku kemi gabuar dhe të rregullojmë gjëra nga e shkuara. Eshtë një javë me ndikime të forta planetare, të cilat japin shumë mundësi dhe favorizojnë si në marrjen e vendimeve të rëndësishme, në çështjet ekonomike financiare, në dokumentacione, në punë dhe karrierë, gjithashtu dhe në fushën e dashurisë. ”Kjo javë është shumë pozitive, pasi Plutoni jep mundësinë e ndryshimit të madh në karrierë, punë dhe dashuri. Gjithashtu në datën 23 tetor, Dielli futet në Akrep dhe do u japë mundësi të gjitha shenjave, por pak kujdes duhet të kemi në fundjavë” theksoi astrologu Jorgo Pulla në “Rreze Dielli”.

  • VIDEO

    Tavë me petë dhe me fileto pule nga zonja Albana / Super shije në pak minuta!

    Tavë me petë dhe me fileto pule

    Përbërësit:

    • 5 petë të holla ose 1 petë sfoljat
    • 500 gr fileto pule
    • 500 gr bizele
    • 1 kokërr qepë
    • 2 thelpinj hudhër
    • 3 kokrra vezë
    • 200 gr djathë kaçkavall
    • 1 filxhan çaji qumësht
    • 2 lugë supe gjalpë
    • 1 filxhan kafeje vaj
    • Kripë, piper i zi
    • Majdanoz
    • Bimë aromatike

    Përgatitja:

    Fillimisht vendosim filetot e pulës të ziejnë, gjithashtu dhe bizelet. Ndërkohë kaurdisim qepën e grirë imët së bashku me hudhrat. Shtrojmë pesë petët njëra përmbi tjetrën në një tavë drejtkëndëshe, duke i spërkatur me gjalpë. Nëse do të gatuajmë me petën sfoljat, atë e kemi nxjerrë nga frigoriferi dhe e shtrojmë në tavën e lyer me pak lyrë. Anët e petës duhet të qëndrojnë në formë kornize në buzët e tavës, që të mos depërtojë gjella në tavë. Kur filetoja e pulës të ketë zier e presim në kubikë të vegjël dhe e përziejmë me bizelet, qepën e kaurdisur, gjalpin, vajin, piperin e zi, majdanozin e kripën. Provojmë për shijen dhe e hedhim në tavë. Rrahim vezët me qumështin dhe e shtojmë në tavë, e spërkasim përsipër me djathin kaçkavall dhe e vendosim në furrë në pjekje në temperaturën 180 gradë Celsius për 30 minuta. 

     

  • VIDEO

    Trahana me qepë të kaurdisur nga zonja Albana / Ja sekreti i shijes perfekte

    Trahana me qepë të kaurdisur

    Përbërësit:

    • 80 gr trahana
    • 400 ml ujë
    • 1 qepë
    • Vaj ulliri
    • Kripë, piper
    • Spec i kuq
    • Djathë

    Përgatitja:

    Kaurdisim qepën me vaj ulliri derisa të zverdhet. Më pas shtojmë ujë që të zbutet. Trahananë e kemi lenë të zbutet për 1 orë në ujë. E përziejmë me qepën dhe e lemë të vlohet pasi kemi shtuar kripën, piperin dhe specin e kuq. Presim bukën në kubikë (mirë është që buka të jetë pak e ndenjur), e shtojmë në trahana së bashku me djathin e thërrmuar dhe e servirim të ngrohtë. 

     

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e hënë 21 tetor 2024

    Titujt e gazetave për sot, nga arrestohet me urdhër të SPAK ish-deputeti i PS Çyrbja te shuplaka e BE ndaj protestës për Berishën e deri tek pensionistët e Durrësit.

  • VIDEO

    Rama apo Meta? Kush i prishi kisokat në Tiranë? Ja faktet sipas... Esencë-Report Tv (20.10.2024)

    Historia e Mit'hat Havarit, ish drejtues i lartë i policisë së shtetit sjell në Esencë jetën e tij mbi librin e shkruar nga po ai vetë me titull: Mes dy epokash. Si nisi Havari të prishë kioskat në Tiranë dhe ndër të tjera jeta policeske me bandat e Beratit dhe viti 1997.

  • VIDEO

    Delet dhe dhitë në Gurrë të Vogël |Veri Jug

    Ibrahim Elezi, kryetar I fshatit Gurrë e Vogël, me profesion inspektor pyjesh, flet mbi jetën në fshatin Gurrë, kryesisht për blegtorinë, delet dhe dhitë e fermerëve të vegjël, por edhe ato të shtëpisë së tij.

  • VIDEO

    Kullat qindravjeçare në Gurrë të Vogël |Veri Jug

     

    Luftim Hajdini, mësues I vjetër në fshatin Gurrë e Vogël, flet për kullat e vjetra qindravjeçare në fshat. Kulla që vazhdojnë të mbahen mirë dhe të restaurohen që nesër mund të kthehen në bujtina për zhvillimin e agroturizmit.Televizioni Report TV është një nga televizionet informative më profesionalë dhe të pavarur në panoramën mediatike shqiptare. Lajmi i fundit, ekskluzive, aktualitet, sociale, ekonomi, kulture, sport, lajme nga vendi rajoni dhe bota.

  • VIDEO

    “Gurra e vogël, bagëtia dhe kullat” |Veri Jug

    Veri Jug ka udhëtuar në Klos të Matit dhe në fshatra, në gjurmë të historisë, traditave dhe njerëzve të punës. Qëndrim në fshatin Gurrë e vogël, një fshat me mbi 150 shtëpi, mes të cilave edhe dhjetra kulla të vjetra qindravjecare. Rrëfyes I historisë së kullave, mësuesi I vjetër Luftim Hajdini. Për jetën në fshat, kryesisht blegtorinë, flet kryetari I fshatit Ibrahim Elezi. Ndiqni reportazhin “Gurra e Vogël, bagëtia dhe kullat”, të djelën, premierë, ora 13.30 Ky emision u realizua nga gazetari Agim PipaTelevizioni Report TV është një nga televizionet informative më profesionalë dhe të pavarur në panoramën mediatike shqiptare. Lajmi i fundit, ekskluzive, aktualitet, sociale, ekonomi, kulture, sport, lajme nga vendi rajoni dhe bota.

  • VIDEO

    Sali Berisha përgjegjës për DHUNËN në Kuvend! SHPËRTHEJNË qytetarët: Parlamenti 'Arenë boksi'

    Titujt kryesorë të gazetave, analizat dhe komentet më interesante. Opinioni juaj në ekranin tonë. Telefonatat në studio për temën e ditës, problemet dhe shqetësimet tuaja. Qarkullimi i automjeteve me pamje të drejtëpërdrejta nga rrugët e kryeqytetit.

  • VIDEO

    Klinika 24 - Kontrolloni zemrën përpara shtatzanisë, rreziku për nënën dhe bebin

     

    Emisioni mjekësor 'Klinika 24' me një eksperiencë 12 vjecare, vjen në Report Tv Televizion cdo të shtune, ora 20 00, si një dritare me informacione dhe këshilla të dobishme rreth shëndetit. Misioni i këtij formati televizv, është edukimi, informimi dhe frymëzimi i teleshikuesve dhe ndjekësve në mediat sociale për të jetuar me stil. Krijimi i zakoneve të shëndeteshme dhe përdorimi i zbulimeve apo trajtimeve të reja në fushën e mjekësisë ndihmon dhe orjenton popullatën drejt asaj që quhet dhe sfida e mijëvjecarit: Të jetuarit gjatë dhe shendetshem.

  • VIDEO

    Klinika 24 - Buzëqeshje më tërheqëse?! Çfarë është harmonia faciale ndërhyrjet dhe estetika e fytyrës

     

    Emisioni mjekësor 'Klinika 24' me një eksperiencë 12 vjecare, vjen në Report Tv Televizion cdo të shtune, ora 20 00, si një dritare me informacione dhe këshilla të dobishme rreth shëndetit. Misioni i këtij formati televizv, është edukimi, informimi dhe frymëzimi i teleshikuesve dhe ndjekësve në mediat sociale për të jetuar me stil. Krijimi i zakoneve të shëndeteshme dhe përdorimi i zbulimeve apo trajtimeve të reja në fushën e mjekësisë ndihmon dhe orjenton popullatën drejt asaj që quhet dhe sfida e mijëvjecarit: Të jetuarit gjatë dhe shendetshem.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e shtunë 19 tetor 2024

    Titujt e gazetave për sot, nga PD padit Ballukun në SPAK te Fredi Beleri gati t'i shkojë në zyrë Ramës e deri tek gjyqtarët e Romës gjunjëzojnë "gjeneralët" e Kushtetueses shqiptare

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv