-
VIDEO
Arrestimi i Metës/ Toska: Gabim i madh që hëngri darkën e ngjalave! Bala: Kryemadhi të na thotë ku shkoi 7% i Gimit
Arrestimi i Ilir Metës u vijua të diskutohej sot në Studio Live me gazetarët Almer Toska, Anri Bala dhe Fatos Mahmutaj.
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 22 Tetor 2024 – Receta/ Kujdesi për flokët, gabimet më të mëdha/ Me pianistin Eni Barbullushi
Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Speca turli / Lakër e furrës me oriz / Lulelakër e fërguar në marinadë.
A e dini se ne humbasim rreth 50-100 fije flokësh në ditë, por edhe më shumë nëse tregohemi të pakujdesshëm në trajtimin e tyre? Por, ndonjëherë, ju kuptoni se edhe pse s’po ju bien flokët, ato po hollohen, bishtat duken gjithnjë të pashëndetshëm dhe floku juaj nuk po shkëlqen më si më parë. Ka disa arsye për këtë. Ju mund të jeni duke bërë gabime në përditshmëri që po ju dëmtojnë flokët, pa e kuptuar. Ndaj në studion e "Rreze Dielli" flasim me make-up artistin dhe parukierin e njohur në Tiranë, Olti Shulla, për kujdesin që duhet të tregojmë për flokët tanë, që nga larja, sa herë në javë këshillohet, tharja e duhur dhe gabimet që bëjmë. Me një rëndësi të veçantë është dhe krehëri apo furça e flokëve, si të përzgjedhim të duhurën. Po majat e djegura të flokëve sa herë duhen prerë? Këshilla për vajzat dhe zonjat që i krehin vetë flokët në shtëpi, Olti Shulla bën një apel për përdorimin e pjastrës. Këto dhe të tjera këshilla japim në studion e Rreze Dielli.
Pianisti shqiptaro - italian Eni Barbullushi solli koncertin e tij të parë në Tiranë me Orkestrën Simfonike të RTSH, me solistë flautisten Jonela Golemi dhe dirigjent Gridi Kraja. Pas një përvoje koncertore të sukseshme në Europë ai vjen për herë të parë në skenën shqiptare me një background të pasur artistik. Në studion e “Rreze Dielli”, pianisti rrëfeu emocionet përballë publikut shqiptar dhe dëshirën e madhe për t’u rikthyer me një tjetër projekt në vendin e tij të lindjes. I larguar nga Shqipëria në moshën 9-vjeçare, edukimi pedagogjik i tij muzikor vijoi në konservatorin G. Donizetti në Bergamo, ku paralel ndiqte edhe Akademinë Santa Cecilia. Ai ka arritur suksese të rëndësishme jo vetëm në Itali, por edhe në vende të tjera evropiane. Talenti i lindur u kultivua nga dy prindër artistë të sukseshëm, nëna e tij, pianistja e njohur Aksinja Gërbi dhe babai Fatmir Barbullushi, klarinetist. Përmes një videomesazhi surprizë, nëna e Enit e emocionoi në studio dhe e falenderoi për durimin, talentin dhe punën e jashtëzakonshme të djalit të saj për të arritur suksesin e merituar. Barbullushi është vlerësuar me disa çmime në konkurse ndërkombëtare. Projektet e ndryshme muzikore, në Itali, Stockholm, Portugali kanë fituar zemrat e publikut dhe e kanë bërë të njohur në Europë.
-
VIDEO
‘Pushtoi skenën me magjinë e gishtave’, Eni Barbullushi: Nëna, muza dhe frymëzimi im
Pianisti shqiptaro - italian Eni Barbullushi solli koncertin e tij të parë në Tiranë me Orkestrën Simfonike të RTSH, me solistë flautisten Jonela Golemi dhe dirigjent Gridi Kraja. Pas një përvoje koncertore të sukseshme në Europë ai vjen për herë të parë në skenën shqiptare me një background të pasur artistik. Në studion e “Rreze Dielli”, pianisti rrëfeu emocionet përballë publikut shqiptar dhe dëshirën e madhe për t’u rikthyer me një tjetër projekt në vendin e tij të lindjes. I larguar nga Shqipëria në moshën 9-vjeçare, edukimi pedagogjik i tij muzikor vijoi në konservatorin G. Donizetti në Bergamo, ku paralel ndiqte edhe Akademinë Santa Cecilia. Ai ka arritur suksese të rëndësishme jo vetëm në Itali, por edhe në vende të tjera evropiane. Talenti i lindur u kultivua nga dy prindër artistë të sukseshëm, nëna e tij, pianistja e njohur Aksinja Gërbi dhe babai Fatmir Barbullushi, klarinetist. Përmes një videomesazhi surprizë, nëna e Enit e emocionoi në studio dhe e falenderoi për durimin, talentin dhe punën e jashtëzakonshme të djalit të saj për të arritur suksesin e merituar. Barbullushi është vlerësuar me disa çmime në konkurse ndërkombëtare. Projektet e ndryshme muzikore, në Itali, Stockholm, Portugali kanë fituar zemrat e publikut dhe e kanë bërë të njohur në Europë.
-
VIDEO
5 gabimet më të mëdha që po shkatërrojnë flokët tuaj / Olti Shulla zbulon ‘sekretet’
A e dini se ne humbasim rreth 50-100 fije flokësh në ditë, por edhe më shumë nëse tregohemi të pakujdesshëm në trajtimin e tyre? Por, ndonjëherë, ju kuptoni se edhe pse s’po ju bien flokët, ato po hollohen, bishtat duken gjithnjë të pashëndetshëm dhe floku juaj nuk po shkëlqen më si më parë. Ka disa arsye për këtë. Ju mund të jeni duke bërë gabime në përditshmëri që po ju dëmtojnë flokët, pa e kuptuar. Ndaj në studion e "Rreze Dielli" flasim me make-up artistin dhe parukierin e njohur në Tiranë, Olti Shulla, për kujdesin që duhet të tregojmë për flokët tanë, që nga larja, sa herë në javë këshillohet, tharja e duhur dhe gabimet që bëjmë. Me një rëndësi të veçantë është dhe krehëri apo furça e flokëve, si të përzgjedhim të duhurën. Po majat e djegura të flokëve sa herë duhen prerë? Këshilla për vajzat dhe zonjat që i krehin vetë flokët në shtëpi, Olti Shulla bën një apel për perdorimin e piastrës. Këto dhe të tjera këshilla japim në studion e Rreze Dielli.
-
VIDEO
'E fundosën përgjimet!' GJKKO lë në burg Jurgis Çyrbjen e bashkëpunëtorin! Avokatët: Nuk janë përdorues të Sky ECC! Ish deputeti i PS-së mbyll gojën
Gjykata e Posaçme Antikorrupsion nuk ndryshoi masën e sigurisë për ish deputetin e PS-së Jurgis Çyrbja dhe bashkëpunëtorin Ahmet Masha, kunati i vëllait të tij, të cilët u arrestuan me urdhër të SPAK mbrëmjen e 20 tetorit 2024.
-
VIDEO
Speca turli nga zonja Albana / Recetë në 5 minuta me një shije vërtetë fantastike
Speca turli
Përbërësit:
- 4 speca në ngjyra të ndryshme
- 2 qepë të mëdha
- 5 domate të freskëta të grira
- 3 patate mesatare
- 3 thelpinj hudhër
- 3 lgj vaj ulliri
- Borzilok të freskët
- Sallam sipas dëshirës
- Kripë, piper i zi
Përgatitja:
Vendosim të gjitha zarzavatet (të prera në feta apo kubikë mesatare) në një tenxhere të madhe me kapak ku shtojmë vaj ulliri, hudhër, borzilok, kripë e piper. Vendosim kapakun dhe i lëmë në zjarr mesatar që të ziejnë. Zierja duhet të jetë mesatare për 15 minutat e para, më pas vijojmë me zierjen duke e zbuluar pak kapakun që të mpikset uji që lëshojnë specat. Patatet do të shpërbëhen pak duke marrë shijen e mirë të të gjitha zarzavateve. Sipas dëshirës turlisë mund t'i shtojmë dhe sallam apo suxhuk të prerë në fetëza.
-
VIDEO
Lakër e furrës me oriz nga zonja Albana
Lakër e furrës me oriz
Përbërësit:
- 1 lakër mesatare
- 2 qepë
- 2 thelpinj hudhër
- 2 lugë vaj ulliri
- 250 gr oriz
- 500 gr domate të pjekura të grira
- 250 gr djathë i grirë kaçkavall
- 20 gr gjalpë
- Beshamel
- Kripë, piper
Përgatitja:
Pastrojmë lakrën, heqim gjethet e jashtme dhe koçanin, e ndajmë përgjysmë dhe e presim në shirita. Më pas e përvëlojmë në ujë të vluar me kripë, e kullojmë mirë dhe e thajmë me një pecetë. Në një tenxhere të gjerë kaurdisim në vaj përzierjen hudhër e qepë. Shtojmë orizin e parazier, hedhim kripë, piper dhe e përziejmë për 2 minuta. Shtojmë më pas domatet dhe e lëmë të ziejë për 15 minuta. Ndërkohë përgatisim beshamelin duke kaurdisur pak miell me gjalpë dhe më pas e shuajmë me qumësht. Shtojmë tek beshameli gjysmën e sasisë së djathit të grirë dhe e përziejmë. Vendosim në tavë duke alternuar shtresa lakre me shtresa orizi me domate, derisa të mbarojnë. E mbulojmë me beshamel, spërkatim sipërfaqen me djathin e mbetur dhe e vendosim të piqet në furrë të nxehtë në 180°C.
-
VIDEO
Lulelakër e fërguar në marinadë speciale me uthull dhe trumzë nga zonja Albana
Lulelakër e fërguar në marinadë
Përbërësit:
- 500-600 gr lulelakër
- 100 gr miell
- 3 kokrra vezë
- 4 lgj birrë
- 250 ml uthull e bardhë
- 2 qepujka të grira
- Trumzë e freskët
- Kripë sipas dëshirës
- Vaj për skuqje
Përgatitja:
Ndajmë lulelakrën në tufëza dhe e ziejmë në ujë të vluar me kripë për 5 minuta. Ndërkohë përgatisim miellin në një pjatë. Rrahim vezët në shkumë dhe shtojmë birrën. Vendosim në zjarr tiganin me vaj dhe e nxehim ngadalë. Kalojmë lulelakrën në miell duke e pudrosur mirë nga të gjitha anët. Më pas lulelakrën e kalojmë në vezë dhe e vendosim të skuqet në tigan. I kthejmë disa herë që të skuqen mirë nga të gjitha anët dhe më pas i lëmë të kullojnë mbi një letër kuzhine. Kripën ua hedhim kur të mbarojë fërgimi. Për të përgatitur marinadën shoqëruese hedhim uthullën me qepujkat e grira në një tigan. E lëmë për 5-6 minuta në vlim, më pas shtojmë trumzë dhe fikim sobën. E hedhim në një tas dhe e shërbejmë bashkë me lulelakrën.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 22 tetor 2024
Titujt e gazetave për sot, nga SPAK arreston Ilir Metën te Monika Kryemadhi e tronditur e deri tek pse po bien të paprekshmit.
-
VIDEO
Arrestimi i Ilir Metës
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 21 Tetor 2024 – Receta/ Horoskopi javor nga Jorgo Pulla / Gjethet e dafinës, ‘ilaç’ natyral për shumë sëmundje
Zonja Albana solli dy receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Tavë me petë dhe me fileto pule / Trahana me qepë të kaurdisur.
Në rubrikën "Parashikimi i Yjeve", astrologu Jorgo Pulla bëri një analizë të detajuar për javën e katërt të këtij muaji, 21- 27 tetor, për të gjitha shenjat e zodiakut. Sipas astrologut Pulla duket se do të jetë një javë e mbarë, e cila na jep mundësinë që të stabilizojmë çështjet ekonomike financiare, të zgjidhim problematika, të shikojmë ku kemi gabuar dhe të rregullojmë gjëra nga e shkuara. Eshtë një javë me ndikime të forta planetare, të cilat japin shumë mundësi dhe favorizojnë si në marrjen e vendimeve të rëndësishme, në çështjet ekonomike financiare, në dokumentacione, në punë dhe karrierë, gjithashtu dhe në fushën e dashurisë. ”Kjo javë është shumë pozitive, pasi Plutoni jep mundësinë e ndryshimit të madh në karrierë, punë dhe dashuri. Gjithashtu në datën 23 tetor, Dielli futet në Akrep dhe do u japë mundësi të gjitha shenjave, por pak kujdes duhet të kemi në fundjavë” theksoi astrologu Jorgo Pulla në “Rreze Dielli”.
Dafinën fatmirësisht në vendin tonë e gjejmë kudo, në çdo oborr apo rrugë. Kjo bimë hyjnore është e pasur me vitamina, antioksidantë natyralë që njihen për vetitë në mbrojtjen e shikimit, por edhe mbrojtjen nga kanceri i mushkërive. Dafina ka në përmbajtjen e saj një nivel të lartë të mineraleve si bakri, potasi, kalcium, mangani, hekuri, zinku dhe magnezi. Dafina është përdorur nga paraardhësit tanë në rastet e shfaqjes së epidemive, ndërsa romakët e lashtë e përdornin dafinën për të trajtuar sëmundjet e mushkërisë. E përdorur gjerësisht në mjekësinë tradicionale, kjo barishte konsiderohet gjithashtu si një simbol i nderit, grekët e lashtë kurorëzonin heronjtë e tyre të luftës dhe Olimpët me një kurorë me gjethe dafine. Në ditët e sotme gjethet e dafinës, vërtetë meritojnë një vend nderi në fushën shëndetësore, këto gjethe kanë aftësi fantastike të detoksifikojnë trupin, përshpejtojnë procesin e shërimit, mbrojnë organizmin nga infeksionet, mbajnë diabetin nën kontroll, përmirësojnë shëndetin e zemrës, reduktojnë inflamacionin, rregullojnë frymëmarrjen, përmirësojnë tretjen, lehtësojnë dhimbjet nga reumatizma, luftojnë bronkitin, parandalojnë gripin e shumë të tjerë. Ndaj në studion e “Rreze Dielli” në rubrikën ‘Bima dhe Shëndeti’ me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja tregojmë arsyet se përse duhet ta përdorim dafinën më shpesh në jetën e përditshme dhe si kombinuar me produkte të tjera, t’a përdorim në kurim të një sërë problematikash shëndetësore.
-
VIDEO
Po ta dinit se çfarë i bën dafina organizmit nuk do i ndaheshit/ Ja sëmundjet që kuron dhe si ta përdorni
Dafinën fatmirësisht në vendin tonë e gjejmë kudo, në çdo oborr apo rrugë. Kjo bimë hyjnore është e pasur me vitaminë C, B dhe A, antioksidantë natyralë që njihen për vetitë në mbrojtjen e shikimit, por edhe mbrojtjen nga kanceri i mushkërive. Dafina ka në përmbajtjen e saj një nivel të lartë të mineraleve si bakri, potasi, kalcium, mangani, hekuri, zinku dhe magnezi. Dafina është përdorur nga paraardhësit tanë në rastet e shfaqjes së epidemive, ndërsa romakët e lashtë e përdornin dafinën për të trajtuar sëmundjet e mushkërisë. E përdorur gjerësisht në mjekësinë tradicionale, kjo barishte konsiderohet gjithashtu si një simbol i nderit, grekët e lashtë kurorëzonin heronjtë e tyre të luftës dhe Olimpët me një kurorë me gjethe dafine. Në ditët e sotme gjethet e dafinës, vërtetë meritojnë një vend nderi në fushën shëndetësore, këto gjethe kanë aftësi fantastike të detoksifikojnë trupin, përshpejtojnë procesin e shërimit, mbrojnë organizmin nga infeksionet, mbajnë diabetin nën kontroll, përmirësojnë shëndetin e zemrës, reduktojnë inflamacionin, rregullojnë frymëmarrjen, përmirësojnë tretjen, lehtësojnë dhimbjet nga reumatizma, luftojnë bronkitin, parandalojnë gripin e shumë të tjerë. Ndaj në studion e “Rreze Dielli” në rubrikën ‘Bima dhe Shëndeti’ me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja tregojmë arsyet se përse duhet ta përdorim dafinën më shpesh në jetën e përditshme dhe si kombinuar me produkte të tjera, t’a përdorim në kurim të një sërë problematikash shëndetësore.