-
VIDEO
Hapja e kapitujve të parë me BE, ish-ambasadori i SHBA në Report Tv: Vendim i vonuar! BE sot s'ka burra shteti udhëheqës
Shqipëria hapi dje (15 tetor 2024) grupkapitullin “Themeloret” në tryezën e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian. Lidhur me këtë zhvillim me rëndësi për vendin tonë, ish-ambasadori shqiptar në SHBA Roland Bimo u shpreh se hapja e negociatave është një vendim i vonuar.
-
VIDEO
‘Iku nga krevati, dyshonte se kisha dashnor’/Gruaja:Fshesën ma theu në trup,e futa në burg
Një nënë 35 vjeçe, Bajame Shkëmbi me origjinë nga Pogradeci, denoncoi pasditen e sotme historinë tronditëse të saj. Me një xhelozi të sëmurë shpesh bashkëshorti e ka dhunuar në sy të fëmijëve ndërsa pak ditë më parë për shkak të dhunës ajo e ka denoncuar Ermal Shkëmbin. Ndërsa ai ndodhet pas hekurave, 35-vjeçarja kërcënohet nga kunati i cili kërkon ta nxjerrë nga shtëpia me fëmijët nëse nuk tërheq denoncimin. E frikësuar Bajame Shkëmbi kërkon ndihmë në “Pa Gjurme”.
-
VIDEO
Sot ra miti Europës! Çfarë fiton Shqipëria nga marrëveshja e emigrantëve me Italinë...
Nisi sot zbatimi i marrëveshjes Shqipëri - Itali për emigrantët, ku anija “Libra” e marinës italiane, me 16 emigrantë në bord, 10 nga Bangladeshi dhe 6 egjiptianë, zbarkoi në Portin e Shëngjinit.
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 16 Tetor 2024 – Receta/ Aciditeti i stomakut, me Altin Joka/ Shqipëria medalje ari në Olimpiadën e Inteligjencës Artificiale
Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Gjellë me patëllxhanë dhe kunguj / Mish me bamje / Sallatë jeshile.
Nga shtimi i sëmundjeve te vështirësia në tretje, zbulojmë në studion e “Rreze Dielli” me nutricionistin Altin Joka, ekspert i mjekësisë holistike, pasojat e aciditetit të ulët në stomak. Pse shumë njerëz me kalimin e moshës kanë probleme me urthin, refluksin e acidit, fryrjen dhe gazrat? Pse është i rëndësishëm acidi në stomak, çfarë funksioni ka ai? Cilat janë disa nga arsyet e mjediseve të ulëta të acidit, apo tepër alkaline të stomakut? Në platforma të tilla si TikTok, diçka e quajtur "testi i sodës së bukës" është bërë popullore. Teoria është se kur pini sodë buke, ajo përzihet me acidin e stomakut dhe fillon një reaksion kimik. Ky reagim prodhon dioksid karboni, i cili na bën të gromësitim. Sa qëndron kjo, a ka prova, bashkë me përdorimin e uthullës? Si mund të testojmë vetë në shtëpi aciditetin e stomakut? Cilat janë problemet shëndetësore që shfaqen nga mungesa e acidit në stomak dhe pse ai është kaq i rëndësishëm? Përgjigjet e të gjitha këtyre pyetjeve, por jo vetëm, i marrim në studion e “Rreze Dielli” nga Altin Joka, i cili na tregon dhe qasjet holistike sesi duhet neutralizuar aciditeti i stomakut nëpërmjet ushqimit, zakoneve dhe stilit të shëndetshëm të jetës.
Në studion e “Rreze Dielli” flasim për Olimpiadën e Parë Botërore të Inteligjencës Artificiale, të mbajtur pak kohë më parë në Riad të Arabisë Saudite, ku Shqipëria u prezantua denjësisht me një grup studentësh. Olimpiada e Parë Botërore e Inteligjencës Artificiale erdhi si bashkëpunim i Qendrës Ndërkombëtare të Kërkimeve për Inteligjencën Artificiale nën kujdesin e UNESCO-s dhe Qendrës Ndërkombëtare për Kërkimin në Riad. Ishte një sfidë e përbashkët për të gjithë konkurentët, por Blendi Avdolli ka siguruar për Shqipërinë Medaljen e Arit në Olimpiadën e Parë Botërore të Inteligjencës Artificiale, duke u vlerësuar për nivelin e avancuar të programimit algoritmik, të vënies së zjarreve. Ky është një sukses që i dedikohet talentit dhe punës së Blendit, gjimnazist i vitit të III-të, i cili në studio se bashku me mentoren Erica Cerro, na tregojnë emocionet e pjesëmarrjes në këtë aktivitet prestigjioz. Në Global Al Summit, ata u prezantuan në nivelin më të lartë të teknologjisë në mesin e 90 konkurentëve nga e gjithë bota, ku Shqipëria garoi me dy skuadra konkuruese.
-
VIDEO
E kemi ditur gabim! Gromësitja dhe urthi tregojnë aciditet të ulët në stomak / Burim për shumë sëmundje

Gjimnazisti nga Tirana, Medalje Ari në Olimpiadën e Parë Botërore të Inteligjencës Artificiale
Në studion e “Rreze Dielli” flasim për Olimpiadën e Parë Botërore të Inteligjencës Artificiale, të mbajtur pak kohë më parë në Riad të Arabisë Saudite, ku Shqipëria u prezantua denjësisht me një grup studentësh. Olimpiada e Parë Botërore e Inteligjencës Artificiale erdhi si bashkëpunim i Qendrës Ndërkombëtare të Kërkimeve për Inteligjencën Artificiale nën kujdesin e UNESCO-s dhe Qendrës Ndërkombëtare për Kërkimin në Riad. Ishte një sfidë e përbashkët për të gjithë konkurentët, por Blendi Avdolli ka siguruar për Shqipërinë Medaljen e Arit në Olimpiadën e Parë Botërore të Inteligjencës Artificiale, duke u vlerësuar për nivelin e avancuar të programimit algoritmik, të vënies së zjarreve. Ky është një sukses që i dedikohet talentit dhe punës së Blendit, gjimnazist i vitit të III-të, i cili në studio se bashku me mentoren Erica Cerro, na tregojnë emocionet e pjesëmarrjes në këtë aktivitet prestigjioz. Në Global Al Summit, ata u prezantuan në nivelin më të lartë të teknologjisë në mesin e 90 konkurentëve nga e gjithë bota, ku Shqipëria garoi me dy skuadra konkuruese.
-
VIDEO
Mish me bamje nga zonja Albana / Kjo gjellë ka shije të përkryer, ja sekreti
Mish me bamje
Përbërësit:
- 600 gr bamje
- 4 racione mish viçi
- 1 kokërr qepë
- 3-4 lgj vaj ulliri
- 2-3 kokrra domate /2 ls salcë
- 2 karota
- 1 tufë majdanoz
- Pak gjalpë
- Kripë, piper i zi
Përgatitja:
Lajmë dhe pastrojmë bamjet nga bishtat, në mënyrë të tillë që të mos zbulohen kanalet e brendshme të bamjes. Në një tenxhere me fund të gjerë, skuqim mishin e pastaj qepën e grirë imët. Shtojmë domaten e grirë duke e kaurdisur, sa të pijë lëngun. I hedhim 1 litër ujë dhe e lëmë që të ziejë pak mishi. Shtojmë në tenxhere karotat dhe përsipër hedhim bamjet, gjalpin dhe piperin e zi. Lëngu duhet të jetë në nivelin e bamjeve. Provojmë për kripën dhe e lëmë të vlojë në zjarr të ngadaltë, derisa të ziejnë mishi dhe bamjet. Gjella nuk duhet trazuar, sepse dëmtohen bamjet. Në përfundim, gjella duhet të mbetet me pak lëng, që të ketë më shumë trajtën e tavës, sesa të gjellës. Shërbehet nëpër pjata, duke e marrë me një lugë të nderë e jo me garuzhde. Nëse dëshirojmë, që bamjet t'i bëjmë tavë, duhet ta mbulojmë me një letër alumini, që të mos thahen gjatë pjekjes.
-
VIDEO
Sallatë jeshile me një marinadë speciale nga zonja Albana
Sallatë jeshile
Përbërësit:
- 1 tufë sallatë jeshile / rukola
- 1 kastravec
- 3-4 domate të vogla
- ½ limoni ose portokalli
- Ullinj sipas dëshirës
- Pak majdanoz
- Kripë dhe vaj ulliri
- Uthull molle ose limon
Përgatitja:
Pastrojmë sallatën jeshile ose rukolën dhe ia heqim ujin me kullesën rrotulluese. Sallatën e këpusim me dorë në copa të mëdha dhe i vendosim bukur në pjatancë. Nëse kemi rukola gjethet i vendosim pa i prerë. Përsipër shtojmë kastravecin e prerë në kubikë, domatet e vogla, ullinj, disa kubikë portokalli ose limoni dhe majdanozin. Në një filxhan hedhim pak kripë, 1 lugë supe uthull, 2 lugë supe vaj ulliri dhe i përziejmë derisa të tretet kripa. Ia hedhim sallatës sipër.
-
VIDEO
Gjellë me patëllxhanë dhe kunguj nga Albana, më e shijshmja që mund të keni provuar
Gjellë me patëllxhanë dhe kunguj
Përbërësit:
- 3 kungulleshka
- 2 patëllxhanë
- 3 qepë
- 1 spec i verdhë
- 1 spec i kuq
- 400 gr domate
- 1 thelpi hudhër
- 4 lgj vaj ulliri
- Sallam sipas dëshirës
- Pak vegetë
- Majdanoz
- Kripë, piper
Përgatitja:
Presim perimet në kubikë mesatare, ndërsa qepën e grijmë sa më imët. Kaurdisim fillimisht qepën duke shtuar pak kripë për të ndihmuar zbutjen dhe më pas shtojmë patëllxhanët dhe kungulleshkat. Vazhdojmë kaurdisjen derisa të tjetërsohet ngjyra. Shtojmë hudhrën dhe domatet e grira në rende. E lëmë salcën të përthithë lëngjet dhe më pas shtojmë erëzat dhe specat. Hedhim ujë një gisht më pak se masa e perimeve. Rregullojmë shijen me pak kripë dhe vegetë, shtojmë sallam sipas dëshirës dhe e lëmë të ziejë avash për rreth 20 minuta (perimet nuk duhet të jenë shumë të ziera në mënyrë që të ruajnë formën e tyre) dhe në fund e spërkasim gatimin me majdanoz.
-
VIDEO
Repolitix- Emisioni i plotë |15.10.2024|
Emisionin "Repolitix" me moderator Denis Mingën mund ta ndiqni çdo të martë dhe të mërkurë në orën 21:00 në ekranin e Report Tv Televizioni Report TV është një nga televizionet informative më profesionalë dhe të pavarur në panoramën mediatike shqiptare.
-
VIDEO
Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 16 tetor 2024
Titujt e gazetave për sot, nga Shqipëria hap negociatat me BE për të drejtat themelore te Berisha feston 80 vjetorin nga penxhereja e deri tek pas maleve e fushave nxirren "në shitje" edhe 4 milion metër katror det.
-
VIDEO
Spahiu: Partitë nacionaliste që po forcohen janë kundër zgjerimit të BE-së dhe Shqipërisë
uke folur për rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së pas hapjes së negociatave të grup kapitullit të parë, Kreshnik Spahiu theksoi në Repolitix se në Europë po fuqizohen partitë nacionaliste. Sipas tij këto parti janë euro skeptike dhe e shohin me dyshim zgjerimin e BE-së së bashku me Shqipërinë brenda.
'BE ka disa standarde të larta ekonomike dhe financiare në të cilat funksionon. Shqipëria, duke iu referuar Kroacisë, është 30 vite larg standardeve ekonomike, financiare, ligjore, juridike me të cilat funksionon shtetit kroat. Shteti shqiptar është ende disa vite larg ndaj standardit në të cilat funksionon shteti gjerman, francez, kroat. Po ti kishin plotësuar, nuk na kanë inat gjermanët apo francezët që nuk na fusin sot.
Jemi një popull me shumë fe, që bashkëjetojmë në harmoni dhe kjo mund të jetë arsyeja që ata të na hapin dyert, për të bërë një shembull. Nuk jam nga ata që mendoj se BE është një bashkim kristian. Nuk mund të pranoj logjikën që BE funksionon si një mendim, kriza kryesore që ka be, që nuk funksionin si SHBA, është që BE ka pengesa në vendimmarrje për shkak të kolegjialitetit, nuk është një mendim.'