• VIDEO

    Kulaç me ullinj Berati, super i butë dhe shije mbresëlënëse nga zonja Albana

    Kulaç me ullinj

    Përbërësit:

    • 15 gr maja birre
    • 1 lugëz sheqer
    • 150-180 ml ujë i vakët
    • 350 gr miell
    • 6 lugë vaj ulliri
    • 1 lugë kripë e hollë
    • 1 lugëz kripë e trashë
    • 200 gr ullinj

    Përgatitja:

    Përgatisim majanë me pak ujë, miell, sheqer dhe kripë dhe e lëmë të aktivizohet. Më pas zëmë brumin duke shtuar tek majaja miellin, kripën e imët, gjysmën e sasisë së vajit dhe ullinj të prerë në fetëza. E lëmë brumin të vijë dhe më pas pudrosim tryezën e punës me pak miell ku vendosim brumin e ardhur. E punojmë për pak minuta, formojmë një disk me diametër 30 cm dhe 1 cm trashësi. E shtypim me gishta sipërfaqen duke lënë gropa, e lyejmë me vajin e mbetur, e spërkatim me kripën gjysmë të trashë (ose të trashë). E vendosim tavën me kulaç në furrë në 220-230 gradë për rreth 20 minuta. 

     

  • VIDEO

    Frontline-Emisioni i plotë |17.10.2024|

    Mosbindja civile e PD konsiderohet e gabuar nga 70% e shqiptarëve. Në sondazhin e Report Tv, shqiptarët janë dakord në masë me përjashtimin e deputetëve që dogjën karriget. Ndërkohë, 50.3% e shqiptarëve të pyetur, ku gati 1/3 janë emigrantë do të votonin PS-në nëse do të kishte zgjedhje sot, lajmi është se Ilir Meta ka rënë në tatëpjetë, duke u zëvendësuar si forcë e tretë nga surpriza Adriatik Lapaj.

    • VIDEO

      ‘Nëna studente, babai e braktisi me mua në bark’/Vajza:Më lindi dhe më la, zbulova pse…

       

      Prej vitesh në Itali, një 64-vjeçare është në kërkim të rrënjëve të saj biologjike. Bëhet fjalë për Lida Dukën jeta e së cilës ka qenë e mbushur me mister që në lindje.Ajo u lind më datë 8 tetor 1959 ndërsa 8 muaj më pas, më datë 28 gusht të vitit 1960 nëna e saj biologjike e braktisi në shtëpinë e fëmijës në Tiranë. Menjëherë ajo kaloi në shtëpinë e foshnjes në Shkodër ku qëndroi për 3 vite ndërsa sipas asaj çka të tjerët i kanë treguar në momentin kur çifti Duka shkoi për të birësuar një vajzë në jetimore, Lida u është hedhur në krahë.

    • VIDEO

      Armë zjarri apo spraj?/ Luan Baçi në Studio Live: Polici e hapi xhaketën si kaubojs dhe vuri dorën në pistoletë! Poli Hoxha: Të vërtetën e tregojnë hetimet

      Përplasja e sotme në parlament e deputetëve të PD-së ndaj Gardës ku pjesë mori edhe FNSH u diskutua në Studio Live me një nga protagonistët e kësaj përplasje deputetin Luan Baçi dhe analistin Poli Hoxha.

    • VIDEO

      Turizmi 2023, jo më resorte me vila por vetëm me hotele?!

    • VIDEO

      Tavë me ngjala sipas traditës së Shirokës nga zonja Albana

      Tavë me ngjala sipas traditës së Shirokës

      Përbërësit:

      • 2 kg ngjala
      • 300 gr miell
      • 250 ml vaj ulliri
      • 1 kg qepë
      • 10 thelpinj hudhra
      • 250 gr karota
      • 1 tufë majdanoz
      • 3-4 kumbulla të thata
      • 200 gr oriz kokërrvogël
      • 100 ml uthull
      • Gjethe dafine
      • Piper i zi kokërr
      • Kripë sipas dëshirës

      Përgatitja:

      Pastrojmë ngjalën duke i hequr stomakun dhe kokën. Ngjala mund të përgatitet e tëra, por mund edhe të pritet në copëza rreth 5 cm gjatësi. Kalojmë ngjalën në miell të përzier me kripë, e skuqim në vaj të nxehtë nga të gjitha anët. Largojmë ngjalën nga tigani dhe e lemë mënjanë. Në të njëjtën enë shtojmë pak vaj dhe kaurdisim qepët dhe hudhrat e grira derisa të zbuten. Shtojmë karotat prerë në feta dhe orizin. E rregullojmë me piper, gjethe dafine, e shuajmë me uthull dhe e lëmë të avullojë. Shtojmë kripë dhe 2-3 kumbulla të thata për ta bërë më të ëmbël. Shtrojmë ngjalën në tavë dhe më pas gjellën me oriz. Hedhim rreth 450 ml ujë të ngrohtë mbi harxhë dhe e vendosim tavën në furrë të parangrohur në temperaturën 200 gradë Celsius për 40 minuta. 

       

    • VIDEO

      Pispili me spinaq, labot, qepë të njoma dhe djathë nga zonja Albana

      Pispili me spinaq, labot, qepë të njoma dhe djathë

      Përbërësit:

      • 500 gr spinaq
      • 200 gr labot
      • 3 qepë të njoma
      • 200 gr djathë i bardhë
      • 100 ml vaj ulliri
      • 1 gotë miell misri
      • 1 gotë qumësht
      • 2 kokrra vezë
      • 1 lgj fara chia
      • 1 lgj fara të ndryshme
      • Kripë, piper
      • Majdanoz, kopër

      Përgatitja:

      Pasi e lajmë spinaqin dhe labotin, e grijmë dhe e shtypim me dorë, më pas e shtrydhim sa t'i dalë uji i tepërt dhe e vendosim në një tas. Shtojmë vezët, qepën, djathin, gjysmën e qumështit, vajin, kripën, piperin, majdanozin dhe koprën. I trazojmë mirë dhe në fund shtojmë tre lugë gjelle miell misri. Shtojmë pak vaj ulliri në fund dhe fara të ndryshme dhe e shtrojmë pispilinë në tavë të lyer me vaj dhe të pudrosur mirë me miell misri. E shtrijmë me lugë dhe sipër masës hedhim përsëri miell misri dhe qumësht për ta njomur. E pjekim në furrë të parangrohur në temperaturën 200 gradë Celsius për 35 minuta. 

       

    • VIDEO

      ‘Termometri Politik’, çdo muaj në Report Tv sondazhet ekskluzive në bashkëpunim me Eduard Zaloshnjën! Sonte në 21:00 në Frontline

      FRONTLINE dhe Eduard Zaloshnja sjellin ekskluzivisht në Report TV, “Termometrin Politik”, duke matur çdo muaj temperaturën politike në vend.

    • VIDEO

      12 emigrantët e parë në Gjadër/ Indrit Sefa: Meloni kërkon të demotivojë migrimin e paligjshëm! Idajet Beqiri: Shqipëria po i kthen borxhin Italisë

      Mbërritja e emigrantëve të parë në portin e Shëngjinit u diskutua në Repolitix me Halit Valterin, Idajet Beqirin, Përparim Çaçën dhe Indrit Sefën.

    • VIDEO

      Caktohet gjyqtarja në GJKKO për Berishën, Çaça: Ka marrë vendime të guximshme! Beqiri zbulon: 333 fashikujt e sjellë nga SPAK, janë 120 mijë faqe

      Dosja Partizani u dërgua në GJKKO me 333 fashikuj, teksa sot u caktua gjyqtarja që do ketë në dorë fatin e Berishës dhe Malltezit. Më shumë u debatua në 'Repolitix'  me Idajet Beqirin, Halit Valterin, Indrit Sefan dhe Përparim Çaçën.

    • VIDEO

      "Kafe, raki dhe dashuri", Xhevahiri dhe Besija shijojnë kohën bashkë: Kemi 60 vite që duhemi

      Më shumë se gjysmë shekulli bashkë, por duhen si në ditën e parë. Shumëkush do ta kishte zili marrëdhënien e veçantë të çiftit Bogdani nga Prrenjasi.

    • VIDEO

      Emigrantët e parë në Shëngjin, Çollaku: Shqipëria si depo magazinimi për qeniet njerëzore! Rama vonoi negociatat me 10 vite

      Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku i ftuar në Report Tv komenton marrëveshjen me Italinë, e cila nisi zbatimin sot me ardhjen e 16 emigrantëve në Shëngjin dhe hapjen e ngeociatave për grupkapitullin e parë. 

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv