-
VIDEO
Ja si e gërmuam BUNKART 1! Të pathënat e Objektit 0774. Esencë-Report Tv
Kush e dha urdhërin për krijimin e tij dhe përse? Cilët ishin ata që morën pjesë në gërmimet e para? Si u vendos rrëzë Dajtit Objekti 0774 që sot njihet me emrin BunkArt 1? Sa kohë u desh që ky objekt të hapej? Ushtarët punonin si bleta me tre turne. Flet sonte në Esencë për mënyrën e hapjes së Bunkart 1, Ish Shefi i Batalionit të Sigurimit Qerim Serjanaj. Esencë, sonte, ora 21:00 në ekranin e Report TV
-
VIDEO
'Çamëria' nuk u lejua të luaj nga shërbimi grek/ Trajneri i ekipit: U hoqëm nga Champions League se do reagonin grupet ekstremiste! Na thanë ndërroni emrin dhe logon
Më shumë detaje dha në ‘Studio Live’ Irtan Sejko trajneri i këtij ekipi, i cili tha se ‘Çamëria’ është lejuar të zhvillojë dy ndeshje, por më pas ka ndërhyrë dhe shërbimi sekret grek, pasi kishte informacione se grupet ekstremiste mund të reagonin keq ndaj këtij ekipi.
-
VIDEO
‘Vishej bukur dhe ikte me gra të tjera,mua më dh*nonte’/65-vjeçarja: S’ja fal,më ndau nga…
-
VIDEO
'Një maskara preku deputeten e PD-së', Dash Sula nxehet keq me gardistin: Skenë e turpshme ndaj koleges, gjithë shoqëria duhet të reagonte
Dashnor Sula e cilëson si të turpshme skenën e gardistit me deputeten Elda Hoti në sallën e Kuvendit gjatë seancës së djeshme, duke e quajtur punonjësin e Gardës, 'maskara'.
-
VIDEO
Botoksi kontrabandë, si ra policia në gjurmët e klinikave
-
VIDEO
Opozita protestë para PE, Tabaku zbulon skenarët e 23 tetorit: Informim për situatën politike në vend! Kaosi në Kuvend ishte një shenjë revolte
Deputetët e opozitës kanë paralajmëruar një protestë para Parlamentit Europian në Strasburg më 23 tetor, ndërsa do të jenë rreth 40 deputetët që do t’i bashkohen.
Lidhur me këtë u diskutua edhe në emisionin e sotëm ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv, ku depuetja e PD Jorida Tabaku zbuloi skanenarët e protestës.
“Grupi Parlamentar i PD është duke ngritur shqetësimet që po ngre edhe këtu në Tiranë edhe me partnerët ndërkombëtarë dhe është një fushatë ndërgjegjëimi që do të vijojë edhe më kolegë të Parlamentit Europian. Do të jetë informim për atë që po ndodh në Parlamentin e Shqipërisë dhe cilat janë kauzat kryesore që ka opozita”, tha ajo.
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 18 Tetor 2024 – Receta/ Rrëfimi prekës i Stelës, në luftë me kancerin e gjirit/ Stomatologu shqiptar studenti më i mirë në botë i 2024
Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Kulaç me ullinj/ Byrek me qepë dhe domate / Lakër e mbushur me qofte.
Një histori prekëse u rrëfye sot në emisionin "Rreze Dielli". Në moshën 44-vjeçare, Stela Nikolla diagnostikohet me kancer gjiri. Jeta nga ai moment merr një tjetër kthesë për të. Përballja me tumorin e gjirit e shokoi dhe tronditi, por siç u shpreh, i dha edhe forcë për t'a luftuar me të gjitha mënyrat. Ditët e saj tani janë të mbushura me takime me mjekun, trajtime dhe momente lodhjeje hera herës, por ajo refuzon të lejojë që sëmundja ta mposhtë kurrsesi. Stela the se merr forcë nga vajza e saj, Harmonia, një kujtesë e vazhdueshme e asaj për të cilën ajo po lufton. E divorcuar prej disa vitesh dhe duke rritur e vetme vajzën e saj, Stela ka mësuar se si të balancojë përgjegjësitë e mëmësisë me kërkesat e një pune me kohë të plotë. Pavarësisht ngarkesës emocionale dhe fizike, ajo vazhdon të punojë, jo vetëm për të siguruar familjen e saj, por sepse puna i jep qëllimin që kërkon. Stela është tipi i gruas që nuk tërhiqet nga një sfidë, por përballet me fatkeqësinë me hir dhe guxim. Kanceri nuk i ka lëkundur vendosmërinë për të jetuar njësoj, pa e patur mendjen tek "kokrra" e huaj në trup. Nëna Amalia, e emocionoi Stelën përmes një video mesazhi ku përcolli forcën dhe dashurinë e madhe për vajzën e saj duke i dhënë kurajo me fjalë zemre. Lotët e Stelës rrodhën, teksa në studio mbërriti letra e motrës, Jorit, e cila tregoi dashurinë për motrën, kurajon dhe guximin e një shpirti që bën gjithçka për t'a parë sërish të buzëqeshur dhe të lumtur.
I ftuar në “Rreze Dielli” stomatologu Getoar Hoxha, i shpallur studenti më i mirë në botë për vitin 2024 nga Global Institute for Dental Education. Vetëm pak ditë më parë Getoari njoftoi i emocionuar dhe krenar se me përfundimin e Masterit klinik në Implantologji dhe Rigjenerim kockor në Los Angeles, California, fitoi edhe vendin e parë si studenti më i mirë në botë për vitin 2024 në këtë program nga Global Institute For Dental Education. Getoar Hoxha është nga Peja, ndërsa ka përfunduar studimet themelore në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë, dega Stomatologji në vitin 2017. Që atëherë ai ka punuar si stomatolog në qytetin e Pejës ku vijon pa ndërprerë dhe studimet specializuese. Në vitin 2021 së bashku me doktor Besart Kondirolli hapën një klinikë dentare në Prishtinë dhe tashmë ai operon në Pejë dhe Prishtinë. "Jam shumë i lumtur që kam pasur mundësinë të ndaj këtë rrugëtim së bashku me kolegë të talentuar dhe punëtorë nga e gjithë bota. Ëndrrat bëhen realitet nëse punon për t’i realizuar ato", u shpreh Getoari.
-
VIDEO
Martin Leka për sondazhin e Report TV: Më duket realist! Opozitës i duhet kauzë që të mundë Ramën dhe ajo s’është Sali Berisha! Radikalizohen se s’kanë mbështetje në popull
Emisioni “Sot, Live në Shqipëri” trajtoi sondazhin e publikuar mbrëmë të Eduart Zaloshnjës dhe Report TV, në “Frontline”, ku mbi 50% e shqiptarëve do votonin socialistët dhe Ramën për mandat të katërt nëse zgjedhjet mbahen sot dhe 70% ishin kundër mosbindjes civile të Berishës. Analisti Leka: Opozita nuk është vetëm Berisha! Reformë ligjore për të mbrojtur Policinë dhe Gardën
-
VIDEO
‘Endrrat bëhen realitet’ stomatologu shqiptar studenti më i mirë në botë i 2024
I ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” stomatologu Getoar Hoxha, i shpallur studenti më i mirë në botë për vitin 2024 nga Global Institute for Dental Education. Vetëm pak ditë më parë Getoari njoftoi i emocionuar dhe krenar se me përfundimin e Masterit klinik në Implantologji dhe Rigjenerim kockor në Los Angeles, California, fitoi edhe vendin e parë si studenti më i mirë në botë për vitin 2024 në këtë program nga Global Institute For Dental Education. Getoar Hoxha është nga Peja, ndërsa ka përfunduar studimet themelore në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë, dega Stomatologji në vitin 2017. Që atëherë ai ka punuar si stomatolog në qytetin e Pejës ku vijon pa ndërprerë dhe studimet specializuese. Në vitin 2021 së bashku me doktor Besart Kondirolli hapën një klinikë dentare në Prishtinë dhe tashmë ai operon në Pejë dhe Prishtinë. "Jam shumë i lumtur që kam pasur mundësinë të ndaj këtë rrugëtim së bashku me kolegë të talentuar dhe punëtorë nga e gjithë bota. Ëndrrat bëhen realitet nëse punon për t’i realizuar ato", u shpreh Getoari në studion e Rreze Dielli.
-
VIDEO
Stela e ‘Përputhen’, rrëfimi prekës vetëm pak ditë para kimioterapisë: Do ia dal, vajza forca ime!
Një histori prekëse u rrëfye sot në emisionin "Rreze Dielli". Në moshën 44-vjeçare, Stela Nikolla diagnostikohet me kancer gjiri. Jeta nga ai moment merr një tjetër kthesë për të. Përballja me tumorin e gjirit e shokoi dhe tronditi, por siç u shpreh, i dha edhe forcë për t'a luftuar me të gjitha mënyrat. Ditët e saj tani janë të mbushura me takime me mjekun, trajtime dhe momente lodhjeje hera herës, por ajo refuzon të lejojë që sëmundja ta mposhtë kurrsesi. Stela the se merr forcë nga vajza e saj, Harmonia, një kujtesë e vazhdueshme e asaj për të cilën ajo po lufton. E divorcuar prej disa vitesh dhe duke rritur e vetme vajzën e saj, Stela ka mësuar se si të balancojë përgjegjësitë e mëmësisë me kërkesat e një pune me kohë të plotë. Pavarësisht ngarkesës emocionale dhe fizike, ajo vazhdon të punojë, jo vetëm për të siguruar familjen e saj, por sepse puna i jep qëllimin që kërkon. Stela është tipi i gruas që nuk tërhiqet nga një sfidë, por përballet me fatkeqësinë me hir dhe guxim. Kanceri nuk i ka lëkundur vendosmërinë për të jetuar njësoj, pa e patur mendjen tek "kokrra" e huaj në trup. Nëna Amalia, e emocionoi Stelën përmes një video mesazhi ku përcolli forcën dhe dashurinë e madhe për vajzën e saj duke i dhënë kurajo me fjalë zemre. Lotët e Stelës rrodhën, teksa në studio mbërriti letra e motrës, Jorit, e cila tregoi dashurinë për motrën, kurajon dhe guximin e një shpirti që bën gjithçka për t'a parë sërish të buzëqeshur dhe të lumtur.
-
VIDEO
Byrek me qepë dhe domate me brumë të ardhur nga zonja Albana
Byrek me brumë të ardhur me qepë dhe domate
Përbërësit:
- 4-5 gota miell
- 1 gotë ujë i vakët
- 1 gotë qumësht i vakët
- 1 lgj maja e thatë
- 1 Iç kripë
Për mbushjen:
- 1 kg qepë
- 1 kg domate
- Nenexhik
- Kripë, piper
Përgatitja:
Në një tas vendosim një gotë ujë të vakët dhe një gotë qumësht, majanë dhe i përziejmë mirë, shtojmë miellin pak nga pak, shtojmë kripën dhe punojmë brumin derisa të bëhet elastik. E vendosim atë në një tas dhe e lëmë të pushojë për 30-40 minuta. Pasi brumi të ketë ardhur e heqim nga tasi dhe e punojmë pak për 30 sekonda, sa t'i japim formë dhe e presim në 3 kulaçë të mëdhenj. Në një tenxhere me vaj kaurdisim qepët e grira me pak kripë. Pasi qepa të tretet shtojmë domatet, i lëmë të treten dhe rregullojmë shijen me kripë dhe erëza. Hapim petën e parë të madhe, vendosim mbushjen, hapim petën e dytë, shtrojmë mbyshje dhe e spërkasim me vaj. Hapim petën e tretë dhe mbulojmë anësoret me petën e parë. E spërkasim me vaj dhe e vendosim byrekun në furrë në temperaturën 200 gradë derisa të piqet.
-
VIDEO
Lakër e mbushur me qofte nga zonja Albana / Këtë shije nuk do ta harroni!
Lakër e mbushur me qofte
Përbërësit:
- 1 lakër
- 450 gr mish i grirë
- 1 qepë
- 80 gr oriz
- 1-2 thelpinj hudhër
- 1 lgj kripë dhe piper
- 1 degë selino
- 4 lgj vaj ulliri
- 5 lgj salcë domate
- Hudhër të shtypur
- Spec i kuq pluhur
- Kripë, erëza
Përgatitja:
Marrim një lakër të ngjeshur dhe presim majën si kapak (më shumë se gjysma). E boshatisim brenda duke i bërë prerje rrethore me thikë dhe më pas diagonale. Bashkojmë në një tas të madh mishin e grirë, qepën dhe selinonë e grirë imët, vajin e ullirit, orizin, hudhrën, kripën, piperin e zi dhe specin e kuq pluhur. E punojmë mirë brumin dhe realizojmë qofte rrumbullake në madhësi mesatare. I vendosim qoftet në brendësi të lakrës. Ndërkohë përgatisim një salcë duke vendosur në zjarr 5 lugë salcë domate me hudhër të shtypur, kripë, piper dhe erëza aromatizuese sipas dëshirës. E shtojmë salcën tek lakra sipër qofteve dhe vendosim kapakun e lakrës. E vendosim lakrën e mbushur në një tavë qelqi, e mbulojmë me letër pjekje të lagur dhe letër alumini dhe e vendosim në furrë në 200 gradë për 90 minuta.