• VIDEO

    Dollma me lakër plot shije nga amvisa Dhurata Dino

    Dollma me lakër

    Përbërësit:

    • 1 lakër mesatare
    • 500 gr mish viçi i grirë
    • 1 qepë
    • 1 tufë koper
    • 200 gr oriz
    • Vaj ulliri
    • Kripë, piper

    Për lëngun:

    • 1 limon
    • 1 lugë niseshte
    • Kripë, piper

    Përgatitja:

    Ziejmë lakrën me pak kripë dhe ujë, e ndajmë fleta-fleta dhe e kemi gati për mbështjelljen e dollmave. Nisim me përgatitjen e mbushjes duke trazuar mishin e grirë me qepën e grirë imët, koper, oriz, kripë, piper dhe pak vaj ulliri. Me këtë masë mbushim gjethet e lakrës duke i mbështjellë sipas formës që duam. I vendosim dollmat në një tenxhere, i hedhim pak ujë, kripë, piper dhe vaj dhe i lëmë që të ziejnë për rreth 30 minuta në zjarr të avashtë. Pasi dollmat janë zier kullojmë lëngun dhe e presim me një vezë dhe lëng limoni ose me pak lëng limoni dhe pak niseshte dhe servirim dollmat.   

     

  • VIDEO

    Ëmbëlsirë me kinoa, një sultiash i veçantë dhe super i shëndetshëm nga Dhurata Dino

    Ëmbëlsirë me kinoa

    Përbërësit:

    • 250 gr kinoa
    • 1 bustinë vanilje
    • 100 gr sheqer
    • 1 litër qumësht
    • Pak kanellë

    Përgatitja:

    E vendosim kinoan të rrijë në ujë githë natën dhe të nesërmen e kemi gati për t’a gatuar. Vendosim kinoan të ziejë me qumësht ku shtojmë sheqer dhe një bustinë vanilje. E lëmë në vlim dhe sapo të mpikset e largojmë nga zjarri, e ndajmë nëpër tasa dhe e servirim me pak kanellë.

  • VIDEO

    Mbretëresha Geraldinë dhe ëndrra profetike e Mbretit Ahmet Zogu! Murat Basha, Esencë (27.10.2024)

    I ftuar sonte në Esencë, ora 21:00 në ekranin e Report Tv, është Murat Basha. Basha e ka njohur nga afër Familjen Mbretërore Shqiptare ku ndër të tjera ka edhe kujtime me Mbretëreshën Geraldinë dhe Mbretin Leka Zogu i Parë. Geraldina e shqiptarëve nuk mbretëroi jo më shumë se një vit! 63 vite të jetës së saj i kaloi në ekzil. Erdhi pas shumë kohësh në Shqipni më 28 qershor të vitit 2002, ndërroi jetë po atë vit në Tiranë më 22 tetor.

  • VIDEO

    Katjeli, fshati me frymë vjeshte

    Udhëtim në juglindje të vendit, me destinacion fshatin Katjel, si pjesë e hartës së bashkisë së Prrenjasit. Punët e vjeshtës në arat e bujqve dhe fermerëve të vegjël. Punimi I tokës dhe përgatitja për mbjelljen e grurit. Shqetësimi I bujqve dhe fermerëve si taksapagues të rregullt, mos regjistrimi dhe legalizimi I tokave. Heronjtë e reportazhit, çifti Nazmie dhe Myftar Kojo, në arën që e punojnë me traktor dhe së shpejti do ta mbjellin. Ndiqni reportazhin “Katjeli, fshati me frymë vjeshte”. Ky është emisioni Veri Jug, me gazetarin Agim Pipa.

  • VIDEO

    6000 m, si e ula avionin me motorr të fikur! 11 min me vdekjen pranë! Bilal Sina, Esencë

    Piloti që e pa vdekjen me sy për 11 minuta! 6000 m lartësi, 40 km distancë dhe me motorrin e avionit MIG 15 të fikur në ajër, ulet në tokë! Por, në ç'kushte ndodhi e gjitha kjo? Ish piloti Bilal Sina, i ftuar sonte në Esencë, ora 21:00 në ekranin e Report Tv.

  • VIDEO

    Pa Gjurme-‘Endrra e tij ishte të bëhej sportist’/Vëllai i të humburit: Iku e askush se pa, mendojmë…

    Pasi mbaroi shkollën 8-vjeçare Iliri shkoi në Durrës për të vazhduar shkollën e Fizkulturës. Si rezultat i mospershtatjes me ambjentin atje Iliri ra në depresion, ndërsa familja u njoftua nga profesori që të shkonin të merrnin djalin, pasi nuk ishte në kushte të mira psikologjike. Iliri u rikthye në Fier, për të vijuar shkollën e mesme ndërsa mori mjekime. U bë mirë për një farë kohe, por më pas rinisi sërish shqetësimet ndërsa familja u detyrua të transferohej në Tiranë. Ishte data 2 gusht kur sapo ishte kthyer nga shëtitja, e ëma shkoi ta kontrollonte në dhomën e gjumit Ilirin por nuk e gjeti këtë të fundit aty, vetëm dritaren e lënë hapur. Kontrolluan gjithkund pasi po binte errësira, por nuk mundën të gjenin asnjë gjurmë të tij. Pyetën kudo, këdo që mund ta kishin parë, por asnjë përgjigje. Thirrje kjo e cila nuk u arrit të realizohej për sa kohë Myrvete Shani ishte në këtë jetë, pasi nëna e Ilirit mbylli sytë përgjithnjë duke mos mësuar asgjë për fatin e të birit. Ajo iku nga kjo botë me pengun e djalit për të cilin dëshmitë kanë qenë të shumta se ishte parë në kryeqytet dhe në Durrës por derimë tani nuk dihet asgjë konkrete për 58-vjeçarin.

  • VIDEO

    Reforma në bregdet, Zak Topuzi: Dështuam 10 vite, tani kemi një strategji të mirë!

    Kreu i hoteleri turizmit, Zak Topuzi foli në ‘Sot Live në Shqipëri’ Report Tv mbi reformën e bregdetit që ka ndërmarrë qeveria dhe kryeministri Edi Rama. Topuzi thekson për Nertil Agalliun se kemi dështuar këto 10 vite në menaxhimin e plazheve dhe tashmë me këtë reformë diçka mund të ndryshoj pozitivisht.

  • VIDEO

    Atentati me dy të plagosur në Don Bosko, shpallet në kërkim organizatori

    Policia e Tiranës zbardh atentatin e 3 shtatorit në Don Bosko ku mbetën të plagosur Kastriot Elezaj dhe Renaldo Metushi. Një prej autorëve është shpallur në kërkim. 

  • VIDEO

    'U pastruan 1.25 mln € droge', SPAK dërgon për gjykim ish-drejtoreshën e Kadastrës së Durrësit, Rajmonda Dashi, 2 vëllezërit e dënuar në Belgjikë e administratorin e shoqërisë 'Ledio 4'

    Për 13 vite vëllezërit Besjan dhe Leonard Ramaj të dënuar në Belgjikë për drogë, në bashkëpunim me ortakun e tyre, Ardian Malasi të ndihmuar dhe nga ish drejtoresha e Kadastrës së Durrësit, Rajmonda Dashi kanë arritur të pastrojnë shumën e parave në fjalë.SPAK: Paraja në dorë (cash) është integruar në shoqërinë “Ledio 04” sh.p.k të Ardjan Malasi, e cila më pas i investonte në pasuri të paluajtshme.

    • VIDEO

      'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e premte 25 tetor 2024

       

      Titujt e gazetave për sot, nga shpjegimet e Metës që nuk bindën dot gjykatën te vrasjet peshojnë e deri tek BE, 1 miliardë euro pas arrestimit të Metës?

    • VIDEO

      Spahiu: Meta plan arratisjeje. NDËPRITET emisioni, sherr i madh Premçi-Meçe

      Juristi Kreshnik Spahiu e shikon mjaft të gabuar qasjen e Metës ndaj prokurorëve të SPAK dhe veçanërisht Altin Dumanit dje gjatë seancës së vlerësimit të masës së sigurisë, në Gjykatën e Posaçme. Spahiu per Report Tv: Kam qenë në seancë gjyqësore të Fatos Nanos, Ramiz Alisë. Reagimet për kanosje nuk i kam parë as tek familjet mafioze në Itali.

      •  
    • VIDEO

      Një ditë në fshatin e shtangistëve! Leonard Toska: Numërojmë 83 medalje. Kohën e lirë merrem me ullinjtë dhe bletari

      Një fshat i vogël, por që po bën histori. Ky është Shtërmeni, fshati i shtangistëve. Leonard Toska, trajneri i ekipit shtërmenas pohon me krenari se kanë marrë 83 medalje ndërkombëtare.

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv