-
VIDEO
‘Shqipëria, Zvicra e Ballkanit’ Eugene Pittard, studiuesi zvicerian që e donte Shqipërinë si Zvicra
"Historia e mbramë e Eugene dhe Helene Pittard". Një libër nga Kudret Isai mbi jetën dhe veprat e çiftit intelektual zvicerian që themeluan në 1921 "Kryqin e Kuq" dhe lobuan për sovranitetin e Shqipërisë. Studiuesi dhe antropologu Eugene Pittard, pasi vizitoi Shqipërinë për arsye studimore u dashurua me traditat dhe kulturën e saj. Ai loboi maksimalisht për vendin tonë dhe u caktua konsull në Gjenevë. Faktet historike, foto nga jeta e përditshme e shqiptarëve dhe aktiviteti diplomatik i Pittard, tashmë janë të dokumentuara në një libër, që u promovua në Akademinë e Shkencave me studiues, ambasadorë e historianë nën kujdesin e Ambasadës Zviceriane në Shqipëri. “Shqipëria, Zvicra e Ballkanit, kështu e përshkruante Shqipërinë Pittard” tregon në studion e ‘Rreze Dielli’ shkrimtari dhe publicisti Luan Rama.
-
VIDEO
Byreku më i shijshëm i Skraparit me koçkulla e petë të pjekura nga zonja Albana
Byrek me koçkulla
Përbërësit:
- 1 pako petë të pjekura
- 300 gr koçkulla
- 1 qepë
- 1 lç nenexhik
- 100 gr djathë i bardhë
- 4 lgj vaj ulliri
- Kripë, piper i zi
Përgatitja:
Fillimisht vendosim koçkullat të ziejnë në ujë me kripë dhe pak vaj ulliri. Më pas kaurdisim qepën e grirë imët, shtojmë pak kripë për zbutjen e qepës dhe nenexhik për aromë. Pasi qepa është bërë transparente shtojmë koçkullat dhe djathë të bardhë. Hapim petët të cilat i spërkasim shtresa-shtresa me lëng dhë koçkulla. E vendosim byrekun të piqet në furrë ne temperaturën 180 gradë Celsius.
-
VIDEO
Qumështori pa petë, më i miri që mund të keni provuar nga zonja Albana
Qumështor tradicional pa petë
Përbërësit:
- 5 kokrra vezë
- 5 lugë gjelle sheqer
- 50 gr gjalpë
- 1 majë luge kripë
- 3 lugë gjelle miell
- 1 litër qumësht
Përgatitja:
Në një tas vendosim vezët dhe i përziejmë mirë. Shtojmë pak nga pak sheqerin, duke vazhduar përzierjen derisa sheqeri të shkrijë dhe vezët të rrisin volumin. Shtojmë gjalpin të shkrirë dhe të vakur. Shtojmë pak qumësht e më pas miellin e situr e përziejmë mirë derisa mielli të mos ketë kokrriza. Shtojmë dhe qumështin e mbetur dhe e trazojmë mirë, duke shtuar pak kripë. Masën me qumësht dhe vezë e kullojmë në sitë e më pas në tenxhere, duke e vendosur në zjarr e përziejmë vazhdimisht derisa të na formohet një masë kremoze e trashë, por nuk e lëmë që të vlojë. Lyejmë një tavë me gjalpë dhe e vendosim kremin në të. Lyejmë me kujdes të gjithë sipërfaqen e qumështorit me të verdhë veze dhe e vendosim tepsinë në furrë në temperaturën 180 gradë për 20-30 minuta, derisa sipërfaqja të marrë një ngjyrë të artë të errët.
-
VIDEO
Gjellë tigani me qepë të njoma dhe vezë nga zonja Albana
Gjellë tigani me qepë të njoma dhe vezë
Përbërësit:
- 1 kg qepë të njoma
- 2 thelpinj hudhër
- 3 vezë
- ½ tufë majdanoz
- 1 lgj nsieshte
- 200 ml qumësht
- Miks erëzash
- Kripë, piper
Përgatitja:
Grijmë imët qepët e njoma dhe i kaurdisim me pak vaj ulliri duke i hedhur gradualisht. Pasi të bie volumi i qepëve shtojmë hudhrat të grira imët, kripë dhe erëza miks sipas dëshirës. Tek qumështi shtojmë pak niseshte dhe 3 kokrra vezë, i rrahim mire dhe masën e hedhim në tigan mbi qepët e kaurdisura. Vendosim kapakun dhe e lemë në temperaturë të ulët derisa të mpikset kremi.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e premte 11 Tetor 2024
Titujt e gazetave për sot, nga Rama dhe Erdogan inaugurojnë xhaminë e Namazgjasë te të pathënat e Fatmir Xhafajt e deri tek Praga e fatit, Shqipëria llogari të hapura me Çekinë.
-
VIDEO
Skenari i opozitës që do trondisë parlamentin, ja kur nis aksioni
-
VIDEO
Erdogan në Tiranë/ Krashi: Ditë e rëndësishme spirituale! Lisander Hoxha: Rama luan me marrëdhëniet personale në diplomaci
Vizita e Erdogan sot në Tiranë ku inauguroi së bashku me kryeministrin Rama xhaminë e Namazgjasë u debatua mbrëmjen e sotme në ‘Frontline’, Report Tv.
-
VIDEO
Luiz Ejlli dënohet me 1 vit burg, Petraj: Përdori vulën kur nuk ishte noter! Deri në vendimin final do hajë kohë
Avokati Edmond Petraj dhe eksperti i sigurisë Fatjon Softa diskutuan në Studio Live lidhur me dënimin nga Gjykata e Fierit të Luiz Ejllit për falsifikim dokumentash.
-
VIDEO
Protesta e PD-së me molotov/ Shabani: Të dukem si njeri që mund të isha në një vend të tillë?! Bala: Nuk ka qytetar Tirane që rreh një gazetar!
Protesta me molotov e opozitës dhe e ardhmja në politikë e forcave të reja opozitare u diskutua në Studio Live me Anri Bala, Endri Shabani dhe Albi Xhunga.
-
VIDEO
Pa Gjurme-‘Shtatzënë më lidhi tek varrezat, më goditi pa mëshirë’/30-vjeçarja:Xhelozia e bëri të më…
Ngjarje që nuk harrohet ende në memorien e 30 vjecares Nasie Muca edhe pse sot ka tre vite e ndarë. Ishte vitit 2013 kur nisi një histori dashurie mes dibranes dhe të riut nga Burreli Berljan Baku. Shumë shpejt gjithçka u finalizua në martesë dhe e reja Nasie ende nuk e dinte çfarë e priste në familjen e re.... Që ditët e para u përballë me ftohtësinë e vjehrrës dhe antëreve të tjera, por kjo marrëdhënie u rëndua akoma më shumë kur ajo mbeti shtatzënë. Akuzat, këtë herë nga i shoqi se fëmija nuk ishte i tij. Dhimbja u bë më e madhe, kur vjehrra i kërkoi ta abortonte. Konfliktet dhe debatet degjeneruan deri në atë pikë sa një natë marsi, ai...ai që dashuronte e lidhi me litar pas një peme dhe filloi ta gosdiste pa mëshirë dhe pse brenda barkut të saj po rritej fëmija i tyre. Largimi i Nasies drejtë familjes së saj, bëri që partneri pas një kohe të pendohej... Pendes që e shfaqi para saj dhe i kërkoi të kthehej.... Një e rë që sdonte ta rriste fëmijën pa baba vendosi ta fal. Asgje nuk ndryshoj në këtë familje....dhuna ishte prezent.... E vetmja gjë që iu shtua familjes ishte dhe fëmija i dytë...... Fjala prind apo baba nuk e zbuti zEmërimin dhe xhelozinë e sëmurë të Berljan Baku..... Ishte data 29 dhjetor 2021 kur nëna merr dy të vegjëlit e saj dhe largohet përfundimisht.....ka tre vite që jeton tek babai i saj por shqetësimet nuk po e lënë të qetë.
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 10 Tetor 2024 – Receta/ ‘Elon Musk’ biografia e njeriut më të pasur në planet/ Maska për njollat kafe & Aromatizues natyral
Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije për teleshikuesiet e “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Bacan me hithra dhe miell misri / Supë me hithra të njoma / Gjylnar, ëmbëlsirë dibrane.
“Elon Musk”, biografia e autorizuar nga miliarderi amerikan vjen edhe në shqip. E shkruar nga autori bestseller Walter Isaacson, libri jep një vështrim gjithëpërfshirës për jetën, vështirësitë dhe arritjet e Elon Musk, një prej sipërmarrësve më me ndikim dhe inovativ të epokës tonë në botë. Libri nis me fëmijërinë e Elon Musk, duke e portretizuar atë si një fëmijë tepër inteligjent, por të vështirë nga ana sociale. Vazhdon me rrugëtimin e tij nga Afrika e Jugut për në SHBA, flet për sipërmarrjet e tij dhe ndikimin transformues që ai ka pasur në industri si eksplorimi i hapësirës, automjetet elektrike etj. Botuesja Loreta Berhami, në studion e emisionit “Rreze Dielli”, rrëfen më shumë detaje nga ky libër.
A është hiperpigmentimi një problem i madh? Sigurisht që po, sidomos për femrat pas të 40-ve, veçanërisht për ato me hiperpigmentim në zona të dukshme si fytyra. Lajmi i mirë është se me ndihmën e disa 'ilaçeve' natyrale, ju mund të zvogëloni në mënyrë dramatike njollat e errëta të lëkurës duke përgatitur disa salca apo maska bimore. Në rubrikën "Bëje vetë" Niki dhe Stela na tregojnë 'sekretet' çfarë duhet të bëjnë zonjat në shtëpi, por së pari, mësojmë çfarë është hiperpigmentimi dhe faktorët që luajnë një rol në zhvillimin e njollave kafe në lëkurë. Thjerrëza të kuqe, shafran, patate, salcë domate, qumësht, çaj jeshil, aloe vera, qepë e kuqe, uthull molle, etj, janë produkte që të gjithë i kemi në shtëpi dhe që bëjnë një 'mrekulli' sa i takon hiperpigmentimit. Në "Rreze Dielli" tregojmë sesi t'i përdorim këto produkte në formën e maskave për zbardhjen e lëkurës dhe zbehjen e njollave kafe.
Ndonjëherë detergjentët aromatikë mund të mos qëndrojnë gjatë në rroba. Për ta zgjidhur këtë problem, në rubrikën 'Bëje vetë' Niki dhe Stela na tregojnë një truk fantastik pa shumë shpenzime për të aromatizuar për një kohë të gjatë dollapët tuaj. Mjafton t'a vendosni në ndonjë cep të dollapit dhe rrobat tuaja do të kenë gjithmonë një aromë të këndshme. Gjithashtu Niki dhe Stela tregojnë si të krijojmë një sapun aromatizues natyral për depozitën e tualetit. Do të siguroni jo vetëm një aromë të freskët dhe të këndshme, por njëkohësisht dhe një dezinfektues që ndihmon në heqjen e baktereve nga tualeti WC duke e lënë atë të pastër dhe të freskët.
-
VIDEO
Befasuese! Ja si të krijoni vetë një aromatizues natyral për depozitën e tualetit
Në rubrikën 'Bëje vetë' në ‘Rreze Dielli’, Niki dhe Stela tregojnë si të krijojmë një sapun aromatizues natyral për depozitën e tualetit. Do të siguroni jo vetëm një aromë të freskët dhe të këndshme, por njëkohësisht dhe një dezinfektues që ndihmon në heqjen e baktereve nga tualeti WC duke e lënë atë të pastër dhe të freskët.