-
VIDEO
Spahiu ironizon Ramën: Nëse BE na ka poshtëruar tre herë, Shqipëria ka poshtëruar 30 herë veten
Sipas Spahiut ka qenë vetë Shqipëria që i ka mbyllur dyert për në BE-së 30 herë gjatë këtyre 3 dekadave.
-
VIDEO
Spahiu: Shqipërinë e largoi rebelimi armatosur i 1997 tre dekada nga anëtarësimi në Bashkimin Europian
Kreshnik Spahiu mendon se Shqipëria i ka mbyllur vetë dyert vetes për në BE, duke filluar që më ngjarjet e vitit 1997 kur u hapën depot e armëve dhe u larguam nga rruga europiane për 20 vite.
'Nga '97 kur u hapën depot e armëve dhe u largua 20 vite nga procesi, Shqipëria e ka poshtëruar veten e saj në sytë e BE. Nuk mendoj se BE ka ndonjë tendencë. Standardeve afrikane që ka Shqipëria, mbyll sytë dhe bën sikur nuk shikon. BE nuk është bashkimi i popujve që flasin një gjuhë. Bashkim standardesh mbi parime juridike. Shteti juridik i bashkon së bashku që të bashkëjetojnë popuj që kanë bërë shekuj luftë me njëri tjetrin. Ne nuk na bën as ngjyra, as historia europianë. Europianë të bën shteti ligjor, shteti juridik.'
-
VIDEO
Hapen negociatat për grup kapitullin e parë, Alban Daci: Sot ndër datat më të rëndësishme për shqiptarët! Anëtarësimi në BE brenda 2030, i mundur
Politologu Alban Daci foli në Studio Live për hapjen e grup kapitullit të parë të Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.
-
VIDEO
Zhivko Petroviç Shqiptari nuk mund ta torturojë shqiptarin me elektroshok
Zhivko Petrovic është një i persekutuar i diktaturës komuniste në Shqipëri. Ai jeton në Shkodër në një apartament të improvizuar, në ish konviktet e Shkollës së Ndërtimit. Jeta nuk është treguar bujare me të dhe ai ka revoltën e tij, një revoltë që lidhet me dhunën çnjerëzore që ka përjetuar në hetuesitë e regjimit komunist. Si shkak i kësja revolte Zhivko e ka zgjehdur vetë emrin e tij, duke refuzuar emrin shqiptar që kishte më parë.
-
VIDEO
Rrëfimi i ish-gardistit Paro Laçi në Report Tv: Berisha urdhëroi disa herë pengmarrjen e Azem Hajdarit në ’96! Donte ta vriste
sh-gardisti Paro Laçi për Report Tv thotë se Sali Berisha në vitin 1996 ka urdhëruar disa herë pengmarrjen e Azem Hajdarit. Paro Laçi thotë se Berisha donte ta vriste.
"Është tentuar të merret peng Azem Hajdari në ‘96. Njëherë te Rogner kam qenë vetë prezent që i kam ndaluar. Do merrej peng dhe nuk e di ku do çohej, një rast tek qyteti studenti, ku janë godinat tek 21 dhjetori. Ka qenë Flamur Noka, si student me Azem Hajdarin, kam qenë prezent që se kam lejuar atë grup. Njëherë pas muzeut, ku ndërhynte edhe e shoqja, bëri pak debat dhe unë largova çunat që kishin ardhur për ta marrë peng. Do ta merrnin peng për ta vrarë", tha Paro Laçi në Report Tv.
-
VIDEO
Deklarata e fortë e ish-gardistit Paro Laçi në Report Tv: Berisha urdhëroi vrasjen e ish-kryeministrit Bashkim Fino, nëse do futej në Shkodër do ekzekutohej
sh-gardisti Paro Laçi, një nga njerëzit më të afërt të Berishës, i ftuar në Report Tv tregon ngjarje të pazbardhura më parë, të ndodhura në vitin e mbrapshtë të 1997. Paro Laçi thotë për Report Tv se Sali Berisha kishte planifikuar vrasjen e kryeministrit të asaj kohe, Bashkim Finos.
-
VIDEO
Adriatik Lapaj jep lajmin: 'Shqipëria Bëhet' u regjistrua si parti politike në gjykatë! Gati bashkëpunimi me Sokon dhe Shabanin
Kreu i ‘Shqipëria Bëhet’ Adriatik Lapaj ishte i ftuar në ‘Studio Live’ ku lajmëroi për Arbër Hitajn se lëvizja e tij është regjistruar në Gjykatë si parti politike. Sa i përket sulmeve që i bëhen, ai shpjegon se klasa e vjetër politike po e ndjen peshën e partive dhe lëvizjeve të reja në elektorat.
'Ne kemi në dorë veten, jo të tjerët. Në këtë proces , kam shtrirë dorën e bashkëpunimin me çdo subjekt që nuk ka konsumuar pushtet në 34 vite. Si sillen karshi nesh është zgjedhja e tyre. Nëse sillen me ne sikur ne kemi qeverisur Shqipërinë për 34 vite po bëjnë lojën e partisë mëmë. Klasa politike është në presionin e lëvizjes sonë. Kanë pritur që të stepesha karshi kërcënimeve, lodhjes. Unë mund të thyhem por nuk tërhiqem. Mund të më marrin jetë, por nuk ndalet lëvizja. Për të gjithë ata të rinjtë që e kanë të sinqertë këtë luftë në shenjë pjekurie i shtrijë dorën e bashkëpunimit për të shkuar përpara. Nëse bëjnë tytën baltëhedhëse do ta konsiderojmë palë me të vjetrën.'
-
VIDEO
Plas SHERRI në studio/ 'PAGUHESH nga Basha', 'Ilir Meta me afera floriri' | DEBATET E PLOTA
-
VIDEO
MAKABRE në Shkodër, 15-vjeçari VRITET nga bashkëmoshatari me thikë! TRONDITET studio: E planifikuar!
-
VIDEO
Pite me kimë si dikur / Shije nostalgjie nga zonja Albana
Pite me kimë
Përbërësit:
- 500 gr miell
- 1 filxhan çaji qumësht
- 1/2 filxhan çaji ujë
- 1 filxhan kafeje vaj
- 20 gr maja
- 1 lugë kafeje kripë
- 1 lugë kafeje sheqer
- Për kimën:
- 250 gr mish i grirë
- 1 qepë
- 1 spec
- 1 domate e madhe
- 3-4 lugë vaj
- Kripë, piper i zi
- Piper i kuq
- Djathë kaçkavall
- Majdanoz
Përgatitja:
Përgatisim brumin e piteve me qumësht, ujë të vakët, maja, vaj, kripë dhe pak sheqer. E punojmë mirë derisa të na formohet një brumë i butë. E mbulojmë dhe e lëmë të pushojë për rreth 1 orë. Më tej përgatisim kimën. Në një tigan hedhim vajin. Skuqim qepën e grirë imët, shtojmë mishin e grirë, duke e kaurdisur pak e më pas skuqim specin dhe domaten e grirë në kubikë. I hedhim kripë, piper të zi dhe të kuq. Pasi të ketë marrë shijen e duhur, gjellën e heqim nga zjarri. Brumin e ndajmë në 8 kulaçe, të cilat i hapim në formë rrethore, afërsisht 25 cm dhe mbi to hedhim kimën, pak djathë të grirë dhe pak majdanoz të grirë. Anët e piteve i kthejmë pak, që të mos derdhet kima kur të piqen. I vendosim në një tavë dhe i fusim në furrë për t'u pjekur, në 180 gradë për 20 minuta. Pitet mund edhe t'i skuqim në një tigan dhe më pas i hedhim kimën.
-
VIDEO
Sodanik me kos, sipas traditës nga zonja Albana
Sodanik
Përbërësit:
- 250 gr miell gruri
- 250 gr miell misri
- 2 kokrra vezë
- 350 gr kos
- 2 filxhanë kafeje sheqer
- 1 lugë kafeje sodë
- 2 filxhanë kafeje vaj
- 1 lugë supe gjalpë
- 1 lugë kafeje kripë
Përgatitja:
Në një tas të madh rrahim vezët, hedhim kosin, sheqerin, kripën dhe i përziejmë mirë me njëri-tjetrin. Shtojmë vajin dhe gjalpin e tretur e më pas shtojmë sodën dhe miellin, duke i përzier mirë që të mos mbeten kokrriza. Masën e përgatitur e hedhim në tavë të lyer me vaj dhe e pjekim në temperaturë 180 gradë për 40 minuta. Furra duhet të jetë e nxehur që më parë. Lihet të ftohet e mandej pritet në forma sipas dëshirës.
-
VIDEO
Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 15 tetor 2024
Titujt e gazetave për sot, nga Berisha mesazh me 6 rregulla drejtuesve të PD te përdhosja e historisë e deri tek revansh kuqezi, Shqipëria godet Gjeorgjinë me Asllanin.