• VIDEO

    'Ti ke bërë karrierë duke shajtur Berishën?', Lita debat të ashpër me Blushin: Të paguan Luli, ke ardhur në studio si mercenar i tij

    Lavdrim Lita dhe Tedi Blushi patën një debat të ashpër në ‘5 Pyetjet me Babaramon’ teksa po flitej për partitë e reja të opozitës.

    Lita: PL është futur në PD. Mediu do jetë në listën e PD-së, Dulja do jetë në listën e PD-së. Këta thonë mos na ngacmoni vendin. Të niset autobusi se e kemi zënë vendin, jemi deputet në 2025. Nuk duan të fitjojnë. Thanë jemi opozita e suksesshme. Që opozita nuk duhej pjestuar. Duhej pastruar. Dhe ato që u kanë bërë dëme njerëzve. Duhet të kishin ardhur njerëz të rinj.

    Blushi: Ku është i ri, zoti Shehi, Agron Shehaj.

    Shehi: Gjynah jam 66 vjeç.

    Lita: Ti ditë për ditë e ke shajt Sali Berishën. Ke bërë politikën më të zezë ndaj Berishës. Ke qenë kryeredaktori i Gazetës shqiptare.

    Blushi: Ti ke hap një portal që paguhesh nga Lul Basha. Ti merr lek nga Lul Basha.

    Lita: Ti je kalama që je fut në politikë. Mos u merr me budalliqe. Ngaqë nuk di të bëhesh politikë, merresh me llafe.

    Blushi: Ti je gazetar apo shakator i Lulit.

    Lita: Ti nuk je as demokrat as i djathtë. Është e turpshme të jesh në listën e PD-së. i keni bërë dëme këtij vendi. Ti dhe Ilir Meta. Te PD-ja jo.

    Blushi: Ti paguhesh nga Lul Basha. Ma moho.

    Lita: Ti ke bërë karrierë duke shajt Berishën dhe të djathtën. Na del ti na lavdron Sali Berishën.

    Blushi: Të të nxjerr bordero? Kush të paguan?  Ti je anëtar i partisë pa vulë të Bashës. Ke ardhur si mercenar i Bashës. Le ta mohojë.

    Lita: Këta nuk thonë asnjë gjë. Përmendin vetëm emra.

    Blushi: Ti ke ardhur në emision sepse merr lekët nga Hollanda. Nuk je gazetar, por mercenar politik.

    Lita: I ke lënë demokratët jashtë. I ke lënë çunat e rinj jashtë. Nuk vjen më PD në pushtet me sojin tuaj.

    Blushi: Mohoje që të paguajnë Luli. Ti po mashtron. Nëse më thua që kam kritikuar Berishën, më rrit vlerat. Si gazetar e kam kritikuar, dhe nuk më paguante Ilir Meta. Ti si gazetar të paguan Lul Basha. Duhet bërë katarsis në studio televizive, gazetar si ky i paguan Lul Basha.

    Lita: Kam qenë në Sapienza, ti ske turp më zotëri.

    Blushi: Duhen 40 mijë euro sot të hapesh portal, ku i gjen lekë?

  • VIDEO

    Kush është opozita reale? Dashamir Shehi: Jam i hapur të bashkëpunojmë!

    Një tjetër parti u formua nga gjiri i opozitës dhe PD-së, teksa pritet se si do ndahet vota në elektorat dhe a do copëtohet e djathta. Poli Hoxha, Tedi Blushi, Dashamir, Lavdrim Lita dhe Saimir Korreshi diskutuan më shumë në '5 Pyetje me Babaramon'.

  • VIDEO

    ‘Ikën natën të frikësuar,ata kërcënoheshin’/Zhd*kja e çiftit shqiptarë në Kanada,zbulohen…

  • VIDEO

    'Thyhet akulli' RAMA-KURTI, prapaskenat nga samiti i Berlinit, çfarë diskutuan liderët me Scholz

  • VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 14 Tetor 2024 – Receta/ Horoskopi javor nga Jorgo Pulla/ Uthulla e mollës & Uthulla e hudhrës, ilaçe natyrale për shëndetin

    Zonja Albana solli dy receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Lakror i Çobanit / Lulelakër me mish pule dhe beshamel në furrë.

    Në rubrikën "Parashikimi i yjeve", astrologu Jorgo Pulla bëri një parashikim të detajuar për 12 shenjat zodiakale për javën e tretë të muajit Tetor. Eshtë një javë sa problematike, por dhe me mundësi pozitive, duhet të tregohemi të vëmendshëm e të kujdesshëm si në fushën profesionale ashtu dhe në atë personale. “Kemi një fenomen të javës që do të thotë ndryshime dhe ndikime të mëdha, të cilat fillojnë nga kjo javë. Kemi ndikimin e Hënës së plotë, ditën e enjte, ku jep ndryshime shumë të mëdha dhe ngjyra të ndryshme. Kujdes ku vendosni këmbën! Kjo javë përgatit për gjëra të mëdha që pritet të ndodhin në vashdimësi. Në çështjet ekonomike financiare, në vendimet që do të merrni, është momenti perfekt për të parë se ku keni gabuar dhe të keni mundësi të rregulloni dhe stabilizoni çdo problematikë, duke qenë se kemi ndikimin e Jupiterit në retrogradë” thekson astrologu Jorgo Pulla, i cili më tej u ndal në parashikimin më të detajuar për javën 14-20 tetor 2024.

    Historikisht e njohur që nga kohërat e lashta si një ilaç natyral, uthulla e mollës së egër vazhdon të mbetet një përbërës i rëndësishëm në fushën e shëndetit dhe mirëqenies. E pasur me enzima e antioksidantë, minerale si kalcium, magnez, potas, fluor, fosfor, vitamina A, B1-B2-B6, C dhe E, acid cetik, pektinë, beta-karoten etj, ky produkt është padiskutim një depo vlerash ushqyese, ndihmon në luftimin e baktereve dhe promovon një jetë të shëndetshme. Uthulla e mollës është një nga produktet më të popullarizuara, njerëzit e kanë përdorur atë për shekuj me radhë në gatim dhe mjekësi, por edhe pastrim gjithashtu. Benefitet e saj janë të shumta edhe për sa i përket lëkurës dhe rutinës së bukurisë. Pikërisht për vlerat e benefitet e këtij 'ilaçi' popullor, flasim në rubrikën 'Bima dhe Shëndeti' në Rreze Dielli, me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja, si duhet ta përdorim uthullën e mollës së egër por dhe uthullën e hudhrës, kombinuar me produkte të tjera në parandalimin dhe trajtimin e një sërë problematikash shëndetësore. 

     

  • VIDEO

    Uthulla e mollës së egër ilaç natyral për shumë sëmundje / Ja recetat magjike që ju vijnë në ndihmë

    Historikisht e njohur që nga kohërat e lashta si një ilaç natyral, uthulla e mollës së egër vazhdon të mbetet një përbërës i rëndësishëm në fushën e shëndetit dhe mirëqenies. E pasur me enzima e antioksidantë, minerale si kalcium, kalium, magnez, potas, fluor, fosfor, vitamina A, B1-B2-B6, C dhe E, acid cetik, pektinë, beta-karoten etj, ky produkt është padiskutim një depo vlerash ushqyese, ndihmon në luftimin e baktereve dhe promovon një jetë të shëndetshme. Uthulla e mollës është një nga produktet më të popullarizuara, njerëzit e kanë përdorur atë për shekuj me radhë në gatim dhe mjekësi, por edhe pastrim gjithashtu. Benefitet e saj janë të shumta edhe për sa i përket lëkurës dhe rutinës së bukurisë. Pikërisht për vlerat e benefitet e këtij 'ilaçi' popullor, flasim në rubrikën 'Bima dhe Shëndeti' në Rreze Dielli, me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja, si duhet ta përdorim uthullën e mollës së egër kombinuar dhe me produkte të tjera në parandalimin dhe trajtimin e një sërë problematikash shëndetësore.

  • VIDEO

    ‘Kujdes ku vendosni këmbën…Hëna e re sjell ndryshime të mëdha’/ Horoskopi 14-20 tetor nga Jorgo Pulla

    Në rubrikën "Parashikimi i yjeve", astrologu Jorgo Pulla bëri një parashikim të detajuar për 12 shenjat zodiakale për javën e tretë të muajit Tetor. Eshtë një javë sa problematike, por dhe me mundësi pozitive, duhet të tregohemi të vëmendshëm e të kujdesshëm si në fushën profesionale ashtu dhe në atë personale. “Kemi një fenomen të javës që do të thotë ndryshime dhe ndikime të mëdha, të cilat fillojnë nga kjo javë. Kemi ndikimin e Hënës së plotë, ditën e enjte, ku jep ndryshime shumë të mëdha dhe ngjyra të ndryshme. Kujdes ku vendosni këmbën! Kjo javë përgatit për gjëra të mëdha që pritet të ndodhin në vashdimësi. Në çështjet ekonomike financiare, në vendimet që do të merrni, është momenti perfekt për të parë se ku keni gabuar dhe të keni mundësi të rregulloni dhe stabilizoni çdo problematikë, duke qenë se kemi ndikimin e Jupiterit në retrogradë” thekson astrologu Jorgo Pulla, i cili më tej u ndal në parashikimin më të detajuar për javën 14-20 tetor 2024.

  • VIDEO

    Lakror i çobanit nga zonja Albana / Ja si ta përgatisni recetën e vjetër shqiptare

    Lakror i Çobanit

    Përbërësit:

    • 250 gr mish i grirë
    • 1 qepë mesatare
    • 2-3 lgj vaj ulliri
    • 1 lk salcë domate
    • 1 kg patate
    • 1 gotë qumësht
    • 2 lugë gjalpë
    • 1 kokërr vezë
    • 2 lgj djathë kaçkavall i grirë
    • Kripë, piper, majdanoz

    Përgatitja:

    Mishin e grirë e kaurdisim me qepën e grirë hollë. Shtojmë salcën e domates ose domate të freskët, pak ujë, kripë dhe piper. E lëmë të ziejë derisa të ngelet me pak lëng, në fund hedhim majdanoz. Ndërkohë përgatisim një pure patatesh të trashë me gjalpë, qumësht, vezë dhe e ndajmë në dy pjesë. Në një tavë të lyer dhe të pudrosur me galetë, vendosim gjysmën e puresë. Sipër saj hedhim kimën e përgatitur, e sheshojmë mirë dhe e mbulojmë me pjesën tjetër të puresë. E spërkatim me gjalpë dhe me djathë kaçkavall të grirë dhe e vendosim tavën në furrë të piqet sa të marrë ngjyrë të artë në sipërfaqe. 

     

  • VIDEO

    Lulelakër me mish pule dhe beshamel në furrë nga zonja Albana

    Lulelakër me mish pule dhe beshamel në furrë

    Përbërësit:

    • 1 lulelakër mesatare
    • 2 gjokse pule
    • 1 qepë e thatë
    • 1/2 lgj salcë domate
    • Kripë, piper, rigon
    •  
    • Salca beshamel:
    • 2 lgj gjalpë
    • 3 lgj miell
    • 2-3 gota qumësht
    • Kripë, arrë moskat
    • Pak djathë pice / kaçkavall

    Përgatitja:

    Lulelakrën e ndajmë në boçe dhe e ziejmë në ujë të bollshëm me kripë. Gjoksin e pulës e presim në copa dhe e kaurdisim në tigan. Shtojmë qepën e grirë që të kaurdiset bashkë me kubikët e mishit të pulës. Shtojmë salcë e erëza dhe e lëmë të zihet me ujë të pakët. Në një tavë vendosim lulelakrën, kimën me mishin e pulës dhe përgatisim beshamelin. Kaurdisim miellin me gjalpin e tretur në tigan. Më pas shtojmë qumështin e përzier me pak ujë, rregullojmë shijen dhe hedhim beshamelin në tavë mbi kimë. E nivelojmë mirë dhe e vendosim tavën në furrë në 200 gradë Celsius për 30 minuta.

     

  • VIDEO

    Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e hënë 14 tetor 2024

    Titujt e gazetave për sot, nga Baba Mondi thotë se jemi gati për shtet bektashi te çeta e sovranistëve e deri tek sot sfida me Gjeorgjinë, Igli Tare kritikon Sylvinhon.

  • VIDEO

    Esencë - Si më spiunonte komshiu, Sigurimi i Shtetit prangat gati! Murat Basha (13.10.2024)

    Ishte koha kur njerëzit spiunonin për çdo gjë, përveç vetes! Ishte koha kur kishe frikë se mos të përgjonin edhe merimangat e shtëpisë! Murat Basha rrëfen në Esencë si e spiunonte komshiu dhe përse Sigurimi i Shtetit i kishte bërë prangat gati! Esencë, sonte ora 21:00 në ekranin e Report TV.

  • VIDEO

    ‘Veri Jug’/ Kazanët me bakër, historia e nxjerrjes së rakisë në mënyrë artizanale

    Ibrahim Rrasa, agronom I lartë dhe përpunues rrushi, rrëfen historinë e nxjerrjes së rakisë në mënyrë artizanale dhe tradicionale prej qindra vjetësh.

    Në kantinën e vogël të familjes, ai e nxjerr rakinë me kazan bakri.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv