• VIDEO

    Paro Laçi për Report Tv: Nëse Ilir Meta do të ekzekutohej, Berisha do hapte shishen e shampanjës! Vrasjen do e mbante Sali Lusha

    Ish gardisti Paro Laci në një intervistë për Report Tv, emisionin Studio Live të gazetarit Arbër Hitaj flet për një skenar të mirëfilltë të thurrur sipas tij nga Sali Berisha për vrasjen e Ilir Metës. Madje tregon se kush do e merrte përsipër vrasjen dhe se Sali Berisha ishte përgatitur të hapte dhe një shishe shampanjë

     
  • VIDEO

    'Ilir Meta të ruhet!' Deklarata e fortë e Paro Laçit në 'Studio Live': Berisha bëri plan të mirëfilltë ta eliminonte! Porositi dhe vrasjen e Neritan Cekës e Rexhep Meidanit

    Ish presidenti i Partizanit, Paro Laçi, një nga njerëzit e afërt të Sali Berishës vijon dëshminë për ngjarje ende të pazbardhura të ndodhura në Shqipëri në vitin e mbrapshtë të 1997 por dhe vite më pas. Jo vetëm kaq për ngjarje për të cilat Paro Laçi akuzon Sali Berishën se fshihet pas.

  • VIDEO

    Pa Gjurme-‘Kërkoj babin se më humbi,ju shani nëpër komente’/Zhd*kja e vlonjatit,vajza:Frikësohem se…

    Bajram Habili, babai i dy femije fatkeqësisht ka humbur kontaktet me familjarët e tij më datë 18 shtator të këtij viti. Pasditen e 2 tetorit ne transmetim live e bija e tij, Ortencja Kallajxhiu denoncoi rastin duke treguar ato pak detaje qe dinte per babain e saj. Një lum telefonatash mbërritën nga qytetarë të ndryshëm ku raportuan se raportonin se 65-vjeçarin e kishin parë në disa qytete të ndryshme si në Tiranë, Vlorës dhe Shkodër. Video që mbërrit në kohë reale nga një qytetar nga Vlorë ngriti peshë zemrat e të gjithëve... E bija nga ana tjetër e receptorit e trishtuar e mohoi se ishte babai i saj. Sipas familjareve të 65-vjeçari ditën kur ai u largua nga banesa e tij ishte parë me një çantë krahu, ku e bija dyshon se e ka pasur me rroba. Kjo gjë ka bërë që ata të dyshojnë se Bajrami mund ta kete planifikuar me herët këtë largim. E shqetësuar e bija bën thirrje për ndihmë pasi ende nuk është rënë në gjurmët e 65-vjeçarit nga Vlora, Bajram Habilit.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 9 Tetor 2024 – Receta / Impotenca seksuale, trajtimi natyral nga Altin Joka /’Ftesa’ stop bullizmit!

    Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije për teleshikuesiet e “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Krepa në furrë të mbushura me kimë kremviçeje dhe beshamel / Lakër e stufuar / Kek me hurma dhe banane.

    Impotenca seksuale, 15 % e meshkujve në moshë të rritur në Shqipëri ankohen për këtë problem. A ka shërim? Në lidhje me këtë problematikë sa shëndetësore aq dhe psikologjike flasim në studion e "Rreze Dielli" me nutricionistin e njohur Altin Joka, ekspert i mjekësisë holistike. Si përkufizohet impotenca dhe cilat janë shkaqet e zakonshme të saj nga një këndvështrim holistik? A ka lidhje impotenca me moshën? Çfarë roli luajnë faktorët psikologjikë në impotencë? Si mund të ndikojë dieta dhe ndryshimet e stilit të jetesës në funksionin erektil? A ka ndonjë suplement bimor që është efektiv për trajtimin e impotencës? Cilat janë trajtimet natyrale që rekomandon eksperti i mjekësisë holistike Altin Joka për impotencën.

    Një ndër faktorët ndikues në impotencë është edhe përdorimi i alkoolit. Por cilat janë rreziqet e tjera për shëndetin fizik që lidhen me konsumimin e alkoolit? Si ndikon alkooli në shëndetin mendor? Ka disa mite dhe keqkuptime për përdorimin e alkoolit, psh "një teke esëll të bën mirë për zemrën, apo pak alkool përditë me kafe të bën mirë" e shumë të tjera... Si qëndron e vërteta? A ka metoda holistike për detoksifikimin nga alkooli dhe sa efektive janë ato? Nutricionisti Altin Joka, ekspert i mjekësisë holistike tregon në Rreze Dielli, 'recetat' për pastrimin e organizmit nga alkooli nëpërmjet kombinimit të bimëve dhe ushqimeve.

    Bullizmi është kthyer në një fenomen tepër të hapur, që ka prekur pothuajse të gjitha shoqëritë, jo vetëm në Shqipëri. Por çfarë po ndodh kryesisht me fëmijët dhe adoleshentët, si mund ta luftojmë këtë fenomen? Flasim në studion e “Rreze Dielli” me Eglantina Tuka, Regjisore dhe skenariste e cila sapo ka përfunduar realizimin e filmit “Ftesa”, i cili prek fenomenin e bullizmit në shkollë, ku marrin pjesë vetë fëmijët. Bisedës në studio i bashkohen dhe dy nga fëmijët protagonistë në film, Jornis Ballcaj dhe Viktoria Cirogu, të cilët tregojnë nëse janë ndeshur me bullizmin dhe në jetën e tyre reale në shkollë. “Ftesa” është një film që ndjek historinë e Alexit, një djalë i ri dhe shembullor që përballet me sfidat e bullizmit në shkollën e re. Me mbështetje të pakushtëzuar nga familja, Alex gjen forcën për të përballuar çdo pengesë. Si do të arrijë ai të ndryshojë mendimin e shokëve të tij dhe të krijojë një atmosferë të re në klasë? Si një akt i thjeshtë mund të sjellë një ndryshim të madh.

     

  • VIDEO

    ‘Alkooli shkakton kancer’ Altin Joka: Edhe një lugë ju bën…

    Me nutricionistin Altin Joka flasim në lidhje me impotencën seksuale tek meshkujt, ku një ndër faktorët ndikues në impotencë është edhe përdorimi i alkoolit. Por cilat janë rreziqet e tjera për shëndetin fizik që lidhen me konsumimin e alkoolit? Si ndikon alkooli në shëndetin mendor? Ka disa mite dhe keqkuptime për përdorimin e alkoolit, psh "një teke esëll të bën mirë për zemrën, apo pak alkool përditë me kafe të bën mirë" e shumë të tjera... Si qëndron e vërteta? A ka metoda holistike për detoksifikimin nga alkooli dhe sa efektive janë ato? Nutricionisti Altin Joka, ekspert i mjekësisë holistike tregon në Rreze Dielli, 'recetat' për pastrimin e organizmit nga alkooli nëpërmjet kombinimit të bimëve dhe ushqimeve.

  • VIDEO

    EKSKLUZIVE/ 'Bëni armët gati dhe kur të them unë qëlloni në mish!' Xhaxhai i Aleks Nikës për Report TV: Audioregjistrimi në SPAK mbretëresha e provave! Po të jetë burrë Berisha të thotë pse i vrau

    Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës, njëri nga 4 të vrarët në bulevard gjatë protestës së 21 janarit 2011 në një intervistë ekskluzive për Report Tv i kërkon SPAK të mos vonojë hetimet për të zbardhur zinxhirin e vrasjes së këtij krimi shtetëror.

  • VIDEO

    ‘Ftesa' stop bullizmit! Për fëmijët, prindërit e mësuesit, një ftesë që nuk duhet humbur

    Bullizmi është kthyer në një fenomen tepër të hapur, që ka prekur pothuajse të gjitha shoqëritë, jo vetëm në Shqipëri. Por çfarë po ndodh kryesisht me fëmijët dhe adoleshentët, si mund ta luftojmë këtë fenomen? Flasim në studion e “Rreze Dielli” me Eglantina Tuka, Regjisore dhe skenariste e cila sapo ka përfunduar realizimin e filmit “Ftesa”, i cili prek fenomenin e bullizmit në shkollë, ku marrin pjesë vetë fëmijët. Bisedës në studio i bashkohen dhe dy nga fëmijët protagonistë në film, Jornis Ballcaj dhe Viktoria Cirogu, të cilët tregojnë nëse janë ndeshur me bullizmin dhe në jetën e tyre reale në shkollë.

     “Ftesa” është një film që ndjek historinë e Alexit, një djalë i ri dhe shembullor që përballet me sfidat e bullizmit në shkollën e re. Me mbështetje të pakushtëzuar nga familja, Alex gjen forcën për të përballuar çdo pengesë. Si do të arrijë ai të ndryshojë mendimin e shokëve të tij dhe të krijojë një atmosferë të re në klasë? Si një akt i thjeshtë mund të sjellë një ndryshim të madh.

  • VIDEO

    Impotenca, pse ndodh dhe si ta trajtojmë / Altin Joka: Problemi nis në tru

    Impotenca seksuale, 15 % e meshkujve në moshë të rritur në Shqipëri ankohen për këtë problem. A ka shërim? Në lidhje me këtë problematikë sa shëndetësore aq dhe psikologjike flasim në studion e "Rreze Dielli" me nutricionistin e njohur Altin Joka, ekspert i mjekësisë holistike. Si përkufizohet impotenca dhe cilat janë shkaqet e zakonshme të saj nga një këndvështrim holistik? A ka lidhje impotenca me moshën? Çfarë roli luajnë faktorët psikologjikë në impotencë? Si mund të ndikojë dieta dhe ndryshimet e stilit të jetesës në funksionin erektil? A ka ndonjë suplement bimor që është efektiv për trajtimin e impotencës? Cilat janë trajtimet natyrale që rekomandon eksperti i mjekësisë holistike Altin Joka për impotencën.

  • VIDEO

    Kek me hurma, super i butë dhe super i shijshëm nga zonja Albana

    Kek me hurma

    Përbërësit:

    • 250 gr hurma
    • 1 limon, lëkura dhe lëngu
    • 2 banane të pjekura
    • 200 gr gjalpë
    • 180 gr sheqer
    • 3 kokrra vezë
    • 230 gr miell për kek
    • 1/2 lugë pluhur pjekës
    • Mollë në feta

    Përgatitja:

    Në fillim vendosim hurmat, lëkurën dhe lëngun e limonit në një tenxhere ku kemi hedhur 90 ml ujë. I ziejmë për 5 minuta derisa hurmat të zbuten. Më pas i rrahim në mikser derisa të bëhen pelte. Në një tas shtypim bananet me pirun. Rrahim në mikser gjalpin dhe sheqerin derisa të formohet një masë prej shkume. Shtojmë bananet dhe vezët dhe vazhdojmë rrahjen. Në fund shtojmë miellin duke e situr (tek mielli kemi shtuar dhe pak pluhur pjekës). E trazojmë mirë brumin e kekut dhe e vendosim në formë të lyer më parë me gjalpë. Përsipër shtrojmë 1/2 e masës me hurma. Vendosim një shtresë tjetër me banane, hurma dhe shtresa e fundit duhet të jetë nga masa me banane. E vendosim kekun të piqet në furrë në temperaturën 180 gradë celsius. Pasi të jetë pjekur e heqim nga forma dhe e servirim të zbukuruar me feta molle. 

     

  • VIDEO

    Lakër e stufuar nga zonja Albana/ Gatuajeni në këtë mënyrë lakrën për më shumë shije

    Lakër e stufuar

    Përbërësit:

    • 1 lakër e bardhë
    • 2-3 filxhanë kafeje vaj
    • 1 qepë mesatare
    • 1 fletë dafine
    • 2 lgj uthull
    • ½ lgj salcë soje
    • Pak spec i kuq
    • Kripë, piper i zi

    Përgatitja:

    Fillimisht pastrojmë lakrën nga fletët e dëmtuara, i presim koçanin, e ndajmë përgjysmë dhe e presim në rripa, më pas e lajmë dhe e kullojmë. Kaurdisim qepën e grirë hollë sa të zverdhet dhe shtojmë pjesë-pjesë lakrën sa të ulet paksa volumi. Hedhim kripë, piper të zi, spec të kuq, sipas dëshirës, dhe djegës, fletë dafine. Hapim një vend në fund të tenxheres dhe hedhim salcë dhe pak uthull. I përziejmë të gjitha së bashku, i mbulojmë me kapak dhe i vendosim në zjarr të ulur derisa të zbuten. Në qoftë se lakrat janë të forta, që të ndihmohet zierja, i hedhim nga pak lëng mishi ose ujë. Gjella duhet të dalë pa lëng (e stufuar). Sipas dëshirës mund ta gatuajmë dhe me pak mish, suxhuk apo kremviçe.

     

  • VIDEO

    Krepa në furrë të mbushura me kimë kremviçeje dhe beshamel nga zonja Albana

    Krepa në furrë të mbushura me kimë kremviçeje dhe beshamel

    Përbërësit:

    Për krepat:

    • 1 gotë ujë
    • 1 gotë qumësht
    • 1 gotë miell
    • 3 vezë
    • 3 ls vaj
    • Pak kripë
    • Pak sheqer

    Për mbushjen:

    • 1 pako kremviçe
    • 1 qepë mesatare
    • 1 fç salcë domate

    Për beshamelin:

    • 3 lgj miell
    • 3 lgj gjalpë
    • 2 kokrra vezë
    • 500 ml qumësht
    • 100 gr djathë i butë pice
    • Kripë, arrë moskat

    Përgatitja:

    Përziejmë të gjithë përbërësit e brumit të krepave bashkë. Lyejmë tiganin me pak gjalpë dhe hedhim krepat me garuzhde duke i skuqur nga të dy anët. Përgatisim kimën me kremviçet e grira në blender, qepë të grirë imët dhe salcë domateje. Mbushim krepat me kimën, i mbështjellim në formë zarfi dhe i vendosim në një tavë. Në fund shtrojmë beshamelin sipër krepave duke e spërkatur me djathë. E vendosim tavën në furrë të parangrohur në temperaturën 200 gradë Celsius për 20 minuta. 

     

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e Mërkurë 9 Tetor 2024

    Titujt e gazetave për sot, nga molotovët,gjuha që di të flasë Berisha te Rama e Erdogan inaugurojnë xhaminë e "Namazgjasë" e deri tek Asllani prish planet e Silvinjos

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv