• VIDEO

    Lezhë/ Dalja nga shtrati e kanalit kullues la pas dy ura të dëmtuara në Fishtë, dëme të vogla në bujqësi

    Banorët kërkojnë pastrimin e kanalit të ujrave të larta dhe rehabilitimin e përrenjeve malor si e vetmja mënyre për të shmangur përmbytjet në stinën e reshjeve.

  • VIDEO

    VIDEO - Si të aromatizoni dollapët, makinën apo ambiente të tjera me pecetë higjenike dhe vajra aromatike

    Ndonjëherë detergjentët aromatikë mund të mos qëndrojnë gjatë në rroba. Për ta zgjidhur këtë problem, në rubrikën 'Bëje vetë' në "Rreze Dielli", Niki dhe Stela na tregojnë një truk fantastik pa shumë shpenzime për të aromatizuar për një kohë të gjatë dollapët tuaj. Mjafton t'a vendosni në ndonjë cep të dollapit dhe rrobat tuaja do të kenë gjithmonë një aromë të këndshme. Ja si të realizoni aromatizuesin perfekt për dollapin tuaj të rrobave!

  • VIDEO

    Nesër reshje shiu e shtrëngata, qarqet me rrezik! Moti ndryshon në fundjavë, vetëm vranësira

    Pasditja e sotme dhe ditën e premte do të vijojnë reshjet e shiut. Në Kukës, Shkodër, Lezhë, Durrës e Tiranë, reshjet pritet të jenë më intensive dhe të shoqëruara me shtrëngata.

  • VIDEO

    ‘I ftohtë dhe brutal’, çfarë fshihet pas suksesit të super miliarderit Elon Musk

    “Elon Musk”, biografia e autorizuar nga miliarderi amerikan vjen edhe në shqip. E shkruar nga autori bestseller Walter Isaacson, libri jep një vështrim gjithëpërfshirës për jetën, vështirësitë dhe arritjet e Elon Musk, një prej sipërmarrësve më me ndikim dhe inovativ të epokës tonë në botë. Libri nis me fëmijërinë e Elon Musk, duke e portretizuar atë si një fëmijë tepër inteligjent, por të vështirë nga ana sociale. Vazhdon me rrugëtimin e tij nga Afrika e Jugut për në SHBA, flet për sipërmarrjet e tij dhe ndikimin transformues që ai ka pasur në industri si eksplorimi i hapësirës, ​​automjetet elektrike etj. Botuesja Loreta Berhami, në studion e emisionit “Rreze Dielli”, rrëfen më shumë detaje nga ky libër.

  • VIDEO

    Gjykata e Fierit dënon me 1 vit burg këngëtarin Luiz Ejlli, fituesi i 'Big Brother Vip' fajtor për falsifikim dokumentesh

    Gjykata e Fierit ka dënuar me 1 vit burg këngëtarin nga Shkodra Luiz Ejlli, duke e shpallur fajtor për falsifikimin e një deklarate noteriale për të justifikuar paratë e Fatmir Abdurramanit.

  • VIDEO

    Gjylnar, ëmbëlsirë dibrane nga zonja Albana

    Gjylnar, ëmbëlsirë dibrane

    Përbërësit:

    • 4 kokrra vezë
    • 250 gr gjalpë
    • 300 ml qumësht
    • 100 gr sheqer
    • 300 gr miell
    • 1 lugë çaji maja për ëmbëlsira
    • Pak vanilje sipas dëshirës

    Për sherbetin:

    • 150 ml ujë
    • 200 gr sheqer
    • Pak lëng limoni

    Përgatitja:

    Ziejmë qumështin me gjalpin dhe sheqerin. Pasi kanë marrë valë, hedhim ngadalë miellin e situr duke e përzier mirë. Pasi masa të fillojë të shkëputet nga ena e heqim dhe e lëmë të ftohet. Më pas me ndihmën e një rrahësi bashkojmë vezët me brumin. Nëse do e përziejmë me dorë, vezët i hedhim një nga një. Masën e krijuar e ndajmë në pjesë të vogla dhe me pas i japim formën e dëshiruar. I shtrojmë në një tavë me letër kuzhine dhe i pjekim në temperaturën 180°C për 30 minuta. Ndërkohë përgatisim sherbetin. Hedhim ujë në një enë dhe e çojmë në zjarr mesatar, me pas shtojmë sheqerin. Pasi sherbeti të fillojë të marrë valë hedhim lëngun e limonit dhe e lemë për 3-4 minuta në zjarr. Pasi të jenë pjekur ëmbëlsirat, e nxjerrim tavën dhe e lëmë të ftohet për 5 minuta, më pas i hedhim sherbetin dhe tavën e mbulojmë me një letër alumini. Pas disa orësh ëmbëlsirat janë gati dhe mund t’i shërbejmë.

     

  • VIDEO

    Bacan me miell misri dhe hithra nga zonja Albana

    Bacan me miell misri dhe hithra

    Përbërësit:

    Për qullin:

    • 500 gr miell misri
    • 4 lgj vaj
    • Ujë sa të marrë
    • Kripë

    Mbushja:

    • 1 kg hithra
    • 2 gota qumësht
    • 3 lgj vaj ulliri
    • Kripë

    Përgatitja:

    Krijojmë një qull me miell misri të bardhë, vaj, kripë dhe ujë, aq sa qulli të bëhet si brumë petullash.  Sipër shtrojmë masën e hithrave, të cilat i kemi përvëluar më parë, i kemi derdhur lëngun dhe i kemi zjerë paksa në qumësht me kripë, piper dhe vaj. Pasi kemi bërë një shtresë me hithra, e spërkasim mirë me miell dhe e vendosim të piqet në furrë. 

     

  • VIDEO

    Supë me hithra të njoma, 'ilaç' për organizmin, nga zonja Albana

    Supë me hithra të njoma

    Përbërësit:

    • 500 gr hithra të njoma
    • 500 ml qumësht
    • 1 kokërr qepë
    • 2 thelpinj hudhër
    • 1 lgj gjalpë / vaj ulliri
    • 1 lgj miell
    • 1 vezë
    • Kripë, arrë moskat

    Përgatitja:

    Fillimisht pastrojmë hithrat dhe me pas i presim imët. I vendosim të ziejnë me kapak gjysmë mbuluar për rreth 10 minuta. Ndërkohë kaurdisim qepën e grirë imët në rende. Më pas shtojmë miellin dhe e kaurdisim derisa të marrë pak ngjyrë. Hudhrat i presim në feta ose i grijmë në rende dhe i shtojmë së bashku me qumështin, të cilin e hedhim gradualisht. E trazojmë herë pas here derisa qumështi të fillojë të fluskojë. Rrahim vezën me pak qumësht dhe e shtojmë tek çorba. Shtojmë hithrat dhe rregullojmë shijen me kripë, piper të zi, piper të kuq dhe bimë aromatike sipas dëshirës. 

     

  • VIDEO

    E pabesueshme! 80 vjeçarja korçare ia merr në kthesë garuesve, shpallet kampione Ballkani

     

    Është 80 vjeç, por mosha nuk e ka penguar të garojë. Halide Bektashi ka suprizuar me rezultatin e saj në Malin e Zi duke u shpallur kampione Ballkani në garën e vrapit 100 metra pa pengesa.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 10 Tetor 2024

    Titujt e gazetave për sot, nga denoncimi i fortë i ish-presidentit të Partizanit se Berisha planifikoi vrasjen e Ilir Metës te përplasje në komisionet parlamentare e deri tek a e rrëzon Ramën korrupsioni?

  • VIDEO

    PRAPASKENAT/ Xhamia e Namazgjasë dhe lufta e Erdogan me KMSH. PLAS keq në studio

    Nesër pritet vizita e presidentit turk Erdogan në Tiranë, i cili pritet të inaugurojë xhaminë e Namazgjasë.

    Megjithatë kjo vizitë dhe ndikimi turk u debatua në 'Repolitix' mbrëmjen e sotme. Florian Arapi, publicist, theksoi për Denis Mingën se inaugurimi u zgjat për disa kohë prej uzurpimit të KMSH nga ajo që ai e quan organizatë terroriste si Feto, armike e Erdogan.

    'Falenderim Zotit që i erdhi fund kalvarit të talljeve të myslimanëve në Shqipëri nga të gjithë qeveritë nga 92 e deri tani. Janë prerë 3 4 herë shirita, nga Berisha dhe të tjerë dhe me ndikimin e Erdogan u realizua. Tallja dhe rinkonkuista ndaj myslimanëve shqiptarë është e vazhdueshme. U vendos një balancë, të shkoj haku tek i zoti.

  • VIDEO

    Gjyshja nga Korça ‘lë gojëhapur’ të gjithë! Shpallet kampione Ballkani në atletikë: Krenare për Shqipërinë!

    Është 80 vjeç, por mosha nuk e ka penguar të garojë. Halide Bektashi ka suprizuar me rezultatin e saj në Malin e Zi duke u shpallur kampione Ballkani në garën e vrapit 100 metra pa pengesa.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv