• VIDEO

    'Palaço, je tharë komplet', Muça dhe Burimi debatojnë në '5 Pyetjet': Nuk merrem me një injorant

    Gazetarët Genc Burimi dhe Flogert Muça debatuan në '5 Pyetjet me Babaramon' mbrëmjen e sotme.

    Burimi po krahasonte rastin e Berishës me Trump dhe Sarkozy, duke thënë se këta të fundit hetohen dhe gjykohen në gjendje të lirë, ndërsa Berisha është rasti i vetëm që hetohet në arrest.

    Por Muça e pyeti: O Burim pse nuk protestohet para SPAK dhe GJKKO? Kaq mjaftoi që të niste debati.

    Burimi: Nuk të kam prerë kërthizën, atë Burim lëre.

    Muça: Që je tharë komplet dhe nuk të ka mbetur pikë burimi. Ti je palaço, u kujtua sot ai të më thotë  mua ai pas 10 vitesh. Shko ha sufllaqe.

    Burimi: E sheh çfarë bëni ju. Nuk merrem me një injorant si ju.

    Muça: Po ç’personale aman, mbiemrin i thirra.

  • VIDEO

    Spahiu: Shqipëria nuk e meriton këtë opozitë, kaq të dobët, kaq të vogël, kaq provinciale, kaq të lodhur

    Juristi Kreshnik Spahiu i sheh këto protesta si të dobëta, proviniciale dhe të lodhura. Sipas tij PD ka mbetur ende në skemat e 91, megjithëse atëherë ishin më kreativ.

    'Ky regjim rri në pushtet pasi ka një revoltë jo të madhe. Sot nëse do kishte 300 mijë veta në shesh do i dridheshin këmbët. Por kështu i bëhet shërbimi më i madh regjimit politik. 3 herë e pyetën gazetarët kur do vazhdojë dhe tha do flasim. Sot nuk kishte ide, skenar, regji, dekor, mbeten akoma me skemën e 91. I kanë pas atëherë shumë më të bukura, kreative, novatorë. Nuk po flas për veta. Nëse koncepti i protestës është me shumë ide, e eklispon numrin e vogël. Kur ka defiçencë edhe të numrit, idesë.'

  • VIDEO

    Spahiu: Vetëm PD proteston kur zyrat janë mbyllur, puna ka mbaruar dhe askush s’ndodhet në institucione

    Spahiu e sheh si mungesë serioziteti dhe tallje të opozitës që mosbindjen civile ndaj institucioneve e nis kur ka mbaruar orari zyrtar.

  • VIDEO

    Vijon thyerja e xhamave të reklamave, Bardhi dhe Noka udhëheqin turmën tek Pazari i Ri! Gazi lotsjellësi i përzuri nga Kuvendi

    Disa të rinj të maskuar vijuan me thyerjen e xhamave, teksa protestuesit të udhëhequr nga Bardhi dhe Noka po zhvendosen tek zona e pazarit të ri.

    Fillimisht tentuan tu afrohen Kuvendit, por tymi i gazit lotsjellës i largoi prej andej.

  • VIDEO

    Viti i ri akademik/ Aktivistja PËRPLASET me Ministren: “Arsimi i lartë po përkeqësohet!”

  • VIDEO

    ‘Punonim në rrugë,vajza juaj kishte tutor’/Shokohen prindërit:Na e rrëmbyen 16 vjeçe sapo…

    Xhuana Rrushi u largua nga shtëpia në qershor të vititt 1997 pa dhënë adresë familjarëve kur ishte ende 14-vjeçe. Ditën e zhdukjes, Xhuana ka pasur kontakt me një shoqe më të madhe në moshe se ajo, Valentina, që njëkohësisht e kishte dhe fqinje. Nëna, Ikbale kur vuri re që Xhuana nuk ishte në shtëpi filloi ta kërkoj nëpër lagje, qytet dhe më pas shkoi të bëj një denoncim në polici. Nuk kishte asnjë gjurmë të Xhuanës. Një muaj më vonë në Xhuana merr në telefon nga shtëpia e Valentinës dhe kërkon të flasë me nënën e saj, Ikbale. Ajo i thotë asaj se ndodhet në Milano dhe i kërkon numrin e tezes pasi do të shkonte te ajo. Më pas telefonata u mbyll… Ikbale mësoi se Xhuana nuk kishte shkuar te tezja dhe nëna dyshon se vajza e saj është trafikuar në Itali. Po ashtu ajo mendon se gisht në zhdukjen e saj të mistershme ka gisht fqinja, Valentina. Ikbale ka mësuar se vite më pas Valentina ka shkuar në Milano.

  • VIDEO

    Opozita sot në protestë, Salianji mesazh qytetarëve nga burgu: Qëndresa jonë është shpërbërja e tyre! Menduan se do na frikësonin, por na forcuan

    'E dimë që menduan se do na frikësonin, e sot më shumë na forcuan'. Kështu është shprehur ish-deputeti i PD Ervin Salianji, i cili i ka dërguar një mesazh qytetarve nga burgu, ndërsa opozita në orën 18: 00 do të zhvillojë një protestë. 

  • VIDEO

    Përmbytja e Vlorës, inxhinieri Bushi: Hidrovoret janë ndërtuar mbi 40 vite më parë, kanë nevojë për investime! Nëse ka rënë shi mbi kapacitetin e tyre...

    INTERVISTA/ Report TV trajtoi sot tematikën e arsyeve pse u përmbyt qyteti i Vlorës në fundjavë. Inxhinieri i UK Fier, që mbulon hidrovoret, shpjegon se sasia e 184 mm shi për 6 orë ka qenë shumë e madhe. Hidrovoret janë ndërtuar me 5-7,5 litra shi për sekondë dhe kanalet kulluese për 100 mm shi në 24 orë. Bushi: Nëse ka rënë mbi këtë kapacitet, atëherë shkak është natyra

  • VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 7 Tetor 2024 – Receta / Horoskopi javor nga Jorgo Pulla/ Dridhjet e duarve, sëmundjet që fshihen pas këtij shqetësimi

    Zonja Albana solli dy receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Supë me kungull vjeshte dhe perime / Speca në kos me hudhra.

    Në rubrikën "Parashikimi i yjeve" në emisionin "Rreze Dielli", astrologu Jorgo Pulla bëri një parashikim të detajuar për 12 shenjat zodiakale për javën e dytë të muajit Tetor. Në përgjithësi do të jetë një javë e qetë, por duhet të tregoheni të vëmendshëm e të kujdesshëm, pasi jemi në një javë me ndikime të forta planetare duke bërë që të jemi përpara disa vështirësish. Eshtë java e ndryshimeve të mëdha, por dhe e skandaleve! Duhet të ruani qetësinë, kujdes në bisedime të jeni më konçiz si dhe me këmbë në tokë në ekonomi. Është koha për reflektim dhe për të zgjidhur çdo problem nga e kaluara! Astrologu Jorgo Pulla më tej u ndal në parashikimin më të detajuar për javën 7-13 tetor 2024.

    Pothuajse nuk ka asnjë person që të paktën një herë në jetë të mos ketë qenë në një situatë të tillë kur të ketë përjetuar një dridhje të duarve. Nëse kjo ka ndodhur para një takimi të rëndësishëm, është e qartë se ia atribuoni emocionit, apo në ndonjë situatë të rrezikshme sigurisht që frika dhe paniku ndikojnë në dridhjet apo kontraktimet e pavullnetshme të muskujve. Por mund të ketë raste që të kemi dridhje duarsh dhe pa asnjë arsye. Çfarë 'fshihet' pas dridhjeve të duarve, çfarë ndodh në trupin tonë? Nga cilat sëmundje apo problematika shëndetësore po paralajmërohemi? Në lidhje me këtë shqetësim flasim në rubrikën 'Bima dhe Shëndeti' me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja, i cili në studion e "Rreze Dielli" tregon problemet shëndetësore që fshihen pas dridhjes së duarve dhe mënyrat natyrale të trajtimit të tyre. 

     

  • VIDEO

    Çfarë fshihet pas dridhjes së duarve, ja sëmundjet që paralajmërohen / Ylli Merja: Kujdes, nëse…

    Pothuajse nuk ka asnjë person që të paktën një herë në jetë të mos ketë qenë në një situatë të tillë kur të ketë përjetuar një dridhje të duarve. Nëse kjo ka ndodhur para një takimi të rëndësishëm, është e qartë se ia atribuoni emocionit, apo në ndonjë situatë të rrezikshme sigurisht që frika dhe paniku ndikojnë në dridhjet apo kontraktimet e pavullnetshme të muskujve. Por mund të ketë raste që të kemi dridhje duarsh dhe pa asnjë arsye. Çfarë 'fshihet' pas dridhjeve të duarve, çfarë ndodh në trupin tonë? Nga cilat sëmundje apo problematika shëndetësore po paralajmërohemi? Në lidhje me këtë shqetësim flasim në rubrikën 'Bima dhe Shëndeti' me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja, i cili në studion e "Rreze Dielli" tregon problemet shëndetësore që fshihen pas dridhjes së duarve dhe mënyrat natyrale të trajtimit të tyre.

  • VIDEO

    ‘Javë ndryshimesh, por dhe skandale’ Kujdes këto shenja…/ Horoskopi 7-13 tetor nga Jorgo Pulla

    Në rubrikën "Parashikimi i yjeve" në emisionin "Rreze Dielli", astrologu Jorgo Pulla bëri një parashikim të detajuar për 12 shenjat zodiakale për javën e dytë të muajit Tetor. Në përgjithësi do të jetë një javë e qetë, por duhet të tregoheni të vëmendshëm e të kujdesshëm, pasi jemi në një javë me ndikime të forta planetare duke bërë që të jemi përpara disa vështirësish. Eshtë java e ndryshimeve të mëdha, por dhe e skandaleve! Duhet të ruani qetësinë, kujdes në bisedime të jeni më konçiz si dhe me këmbë në tokë në ekonomi. Është koha për reflektim dhe për të zgjidhur çdo problem nga e kaluara! Astrologu Jorgo Pulla më tej u ndal në parashikimin më të detajuar për javën 7-13 tetor 2024.

  • VIDEO

    Speca në kos me hudhra nga zonja Albana, një recetë në 5 minuta me super shije

    Speca në kos me hudhra

    Përbërësit:

    • 3 speca të kuq
    • 300 gr kos
    • 3 ls miell
    • 3 thelpinj hudhër
    • 3 lk spec i kuq i ëmbël
    • 3 ls yndyrë
    • Kripë, piper

    Përgatitja:

    Specat i pjekim ose i skuqim. Në tigan shtojme yndyrën dhe miellin. I kaurdisim duke shtuar pak ujë dhe më pas kosin, të cilin e kemi trazuar me hudhrat e grira në rende. Rregullojmë shijen me kripë, piper dhe më pas shtojme specat, duke shtuar dhe erëza sipas dëshirës. 

     

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv