Krepa në furrë të mbushura me kimë kremviçeje dhe beshamel nga zonja Albana

9 Tetor, 11:29

Krepa në furrë të mbushura me kimë kremviçeje dhe beshamel

Përbërësit:

Për krepat:

  • 1 gotë ujë
  • 1 gotë qumësht
  • 1 gotë miell
  • 3 vezë
  • 3 ls vaj
  • Pak kripë
  • Pak sheqer

Për mbushjen:

  • 1 pako kremviçe
  • 1 qepë mesatare
  • 1 fç salcë domate

Për beshamelin:

  • 3 lgj miell
  • 3 lgj gjalpë
  • 2 kokrra vezë
  • 500 ml qumësht
  • 100 gr djathë i butë pice
  • Kripë, arrë moskat

Përgatitja:

Përziejmë të gjithë përbërësit e brumit të krepave bashkë. Lyejmë tiganin me pak gjalpë dhe hedhim krepat me garuzhde duke i skuqur nga të dy anët. Përgatisim kimën me kremviçet e grira në blender, qepë të grirë imët dhe salcë domateje. Mbushim krepat me kimën, i mbështjellim në formë zarfi dhe i vendosim në një tavë. Në fund shtrojmë beshamelin sipër krepave duke e spërkatur me djathë. E vendosim tavën në furrë të parangrohur në temperaturën 200 gradë Celsius për 20 minuta.