-
VIDEO
Supë me kungull vjeshte dhe perime nga zonja Albana
Supë me kungull vjeshte dhe perime
Përbërësit:
- 500 gr kungull i verdhë
- 1 qepë
- 1 karrotë
- 1 spec
- 1 kokë hudhre
- 3 domate
- 2-3 lgj vaj ulliri
- 100 ml pana
- 1 lç spec i kuq pluhur
- 1 lgj margarinë
- 1 tufë majdanoz
- Kripë, piper
Përgatitja:
Të gjitha perimet mbasi i lajmë mirë i vendosim në furrë duke i spërkatur me kripë, piper dhe vaj. I kalojmë më pas në blender, rregullojmë shijen me pana, kripë, piper të zi dhe piper të kuq. E vendosim supën për pak minuta në zjarr dhe e shërbejmë të ngrohtë, spërkatur me majdanoz.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e Hënë 7 Tetor 2024
-
VIDEO
Esencë- Majmuni i Doktor Mokinit, fati tij në Shqipërinë komuniste! (06.10.2024)
Sonte në Esencë ishte i ftuar Drini Pilikati në një rrëfim për Mokinët dhe majmunin e Doktor Mokinit. Kush ishte Vasken Mokin, doktori armen që mbante në Shqipëri një majmun? Nga erdhi ky majmun që jetonte në qendër të Tiranës dhe cila është jeta e tij në Shqipërinë moniste ku e kishin të vështirë të jetonin njerëzit e jo më majmunët?! Esencë nga Eljan Tanini, shfaqet të premte dhe të diel në ekranin e Report Tv.
-
VIDEO
Fermerët të braktisur edhe në Kosmaç, gruri e misri po mbillen më pak në tokat e fshatit
Ded Jera, fermer i vogël në fshatin Kosmaç, i kthyer nga emigrimi, ka investuar për ngrirjen e disa serave në tokat e familjes.
Por ai thotë se tregu është shumë i egër ndaj prodhimeve vendase dhe se gruri e misri sa vijnë e mbillen gjithnjë e më pak në tokat e fshatit.
Shikoni videon e reportazhit ‘Veri Jug’ të gazetarit Agim Pipa
-
VIDEO
Fshati ndërton minimuze për martirin Dom Mikel Beltoja, pushkatuar nga regjimi komunist
Në fshatin Beltojë, disa kilometra larg Shkodrës, famullia e këtij fshati dhe banorët e saj kanë ngritur një minimuze për martirin Dom Mikel Beltoja, pushkatuar nga regjimi komunist. Në famulli janë objekte dhe imazhe nga ky minimuze të ngritur në kuadrin e zhvillimit të turizmit historik dhe kulturor.
Shikoni videon e reportazhit ‘Veri Jug’ të gazetarit Agim Pipa
-
VIDEO
“Beltoja dhe Kosmaçi, dy fshatra si oaze paqeje”
“Beltoja dhe Kosmaçi, dy fshatra si oaze paqeje” ky është titulli I reportazhit me të cilin vijmë para jush të djelën, ora 13.30 Në Beltojë pritemi nga dom Mark Pashkja, bariun e grigjës njerëzore që thotë se tre fshatrat ku ai shërben, janë fshatra që I mbajnë të lidhura shpirtërisht mardhëniet mes njerëzve. Në fshatin Kosmaç, jemi ndalur në fermën e vogël të bujkut Ded Jera. I cili, pas kthimit nga emigrimi ka investuar për ngritjen e disa serave në tokat e familjes. Ndiqni reportazhin “Beltoja dhe Kosmaçi, dy fshatra si oaze paqeje” të djelën, premierë, ora 13.30 Ky është emisioni Veri Jug me gazetarin Agim Pipa.
-
VIDEO
Pse duhet të zgjidhni, masterin infermieri familjeje, i ngritur me mbështetjen e Qeverisë Zvicerane
Emisioni mjekësor 'Klinika 24' me një eksperiencë 12 vjecare, vjen në Report Tv Televizion cdo të shtune, ora 20 00, si një dritare me informacione dhe këshilla të dobishme rreth shëndetit. Misioni i këtij formati televizv, është edukimi, informimi dhe frymëzimi i teleshikuesve dhe ndjekësve në mediat sociale për të jetuar me stil. Krijimi i zakoneve të shëndeteshme dhe përdorimi i zbulimeve apo trajtimeve të reja në fushën e mjekësisë ndihmon dhe orjenton popullatën drejt asaj që quhet dhe sfida e mijëvjecarit: Të jetuarit gjatë dhe shendetshem. Report TV është një nga televizionet informative më profesionalë dhe të pavarur në panoramën mediatike shqiptare. Lajmi i fundit, ekskluzive, aktualitet, sociale, ekonomi, kulture, sport, lajme nga vendi rajoni dhe bota. Për më shumë vizitoni: http://shqiptarja.com/ dhe https://www.report-tv.al/ Subscribe to "Report TV" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: https://www.youtube.com/@ReportTVAlbania Follow Report Tv on Facebook: https://www.facebook.com/reporttval/ Follow Shqiptarja.com on Facebook: https://www.facebook.com/ShqiptarjaCom/ Follow Report Tv on Instagram: https://www.instagram.com/reporttv.al Follow Shqiptarja.com on Instagram: https://www.instagram.com/shqiptarjacom/ Follow Report Tv on Twitter: https://www.twitter.com/shqiptarjacom/ Follow Shqiptarja.com on TikTok: https://www.tiktok.com/@shqiptarjacom #ReportTv #Klinika24 #DoreadaMio
-
VIDEO
Mjekja estetiste: Kujdesuni për lëkurën tuaj periodikisht jo me sezone
E ftuar në emisionin “Klinika 24” në Report TV, me moderatore Doreada Mio, ishte Lorena Veizi, mjeke estetiste, e cila foli për rëndësinë e estetikës në imazhin e çdo njeriu në kohën që po jetojmë.
-
VIDEO
Këshilluesja e gjidhënies Zamira Bolan: Ja kur është momenti më i mirë për të shkëputur gjirin
E ftuar në emisionin “Klinika 24” në Report TV, me moderatore Doreada Mio, ishte Zamira Bolani, këshilluese gjidhënie, apo konsulente laktacioni nga Italia.
-
VIDEO
Me urinë, gjysmë domate për 4 dite, 1 gisht bukë, shtatzënë, mbijetova në Korrik 1990 në Ambasadën Gjermane! Angjelina Schwenk, Esencë
Ja si mbijetova në ferrin e Korrikut 1990 brenda Ambasadës Gjermane pa bukë, pa ujë, në mes të vapës, me vajzën e vogël në krah dhe shtatzënë! Më pas, jeta e mundimshme dhe e bukur drejt Gjermanisë. Intervista exlusive e Angjelina Haxhija Schwenk në Esencë, sonte ora 21:00 në Ekranin e Report TV.
-
VIDEO
Studio Live/ Pensionet Shqipëri-Itali, Ekspertët: Politika italiane është ndërgjegjësuar për kontributin e shqiptarëve! Trajtim i barabartë
Janë mbi 500 mijë shtetas shqiptarë në Itali përfitues të drejtpërdrejtë nga kjo marrëveshje dhe rreth 4 mijë shtetas italianë në Shqipëri. Ekspertët e ekonomisë Fatos Çoçoli dhe Eduart Gjokutaj diskutuan më shumë në 'Studio Live'.
-
VIDEO
Teknologjia mund të identifikojë njerëzit e humbur?!/Çudisin ekspertët:Botë e rezikshme, kujdes nga…
Reklamat në rrjetet sociale për lojërat ku fitohet para janë bërë mjaft virale në platformat online. Por së fundmi me anë të një njoftimi Policia u bën thirrje qytetarëve që të kenë kujdes gjatë përdorimit të aplikacionit “PLINKO”, pasi është një mashtrim. Ndaj këshillohet që mos të jepni asnjë të dhënë personale apo të dhënat e llogarisë bankare. Gjithashtu një mënyrë tjetër hakerimi është ajo në rrjetin social Facebook. Një grup hakerash të huaj prej disa kohësh kanë nisur sulme në profile shqiptarësh të ndryshme në rrjetin social Facebook. Disa nga rastet janë zbuluar nga Krimi Kibernetik pranë Policisë së Tiranës pas denoncimeve të ardhura nga qytetarë të ndryshëm dhe shqetësimet online. Hakerat e huaj kanë dërguar mesazhe mashtrimi duke i kërkuar që të klikojnë në disa linqe të dyshimta. Kjo bëhet me qëllim që të vidhen adresa në Facebook që janë të lidhura me kartën e bankës për të bërë sponsorizime të bizneseve të tyre.