-
VIDEO
“7501 e ka marrë në qafë popullin shqiptar!” – Debat i fortë për Paketën e Maleve
-
VIDEO
Kryebashkiaku Pjerin Ndreu: Protestat ndikuan në turizëm, por Shëngjini mbetet një destinacion i frekuentuar
Kryebashkiaku vlerësoi se stabiliteti i turizmit në Lezhë lidhet me pastërtinë, çmimet konkurruese, kulinarinë dhe investimet e bëra ndër vite, ndërsa theksoi se shumë shtetas të Kosovës kanë apartamente dhe biznese në zonë.
-
VIDEO
'Saliu i solli nga veriu në Bathore', Beqiri shpërthen me akuza: Shkaktari i problemeve me pronat është ai
Sipas tij, Paketa e Maleve do t'u japë mundësi banorëve të zhvillojnë pronat e tyre dhe të përfitojnë nga potenciali turistik i zonave malore.
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 21 Korrik 2026 – Receta / Veshjet dhe shëndeti intim i grave dhe burrave / Infeksionet vaginale
Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Kek me limon dhe lëkurë dardhash / Makarona me qofte të vogla në tigan / Bukëza të buta si mafishe.
Shëndeti intim është pjesë e rëndësishme e mirëqenies sonë, por shpesh neglizhohet edhe në zgjedhjet më të thjeshta të përditshmërisë. A mund të ndikojnë të brendshmet që veshim në shëndetin tonë? Sa rëndësi kanë materiali, ngjyra dhe forma e tyre? Cilat zgjedhje na ndihmojnë të parandalojmë irritimet, infeksionet dhe shqetësime të tjera, si te gratë ashtu edhe te burrat? Për të folur mbi këtë temë dhe për të ndarë këshilla të bazuara në praktikën mjekësore, flasim në studion e "Rreze Dielli" me mjekun e njohur gjinekolog, Shkëlqim Balili. Diskutojmë fakte, sqarojmë disa keqkuptime të përhapura dhe mësojmë se si zgjedhjet e duhura në përditshmëri mund të kontribuojnë në një shëndet intim më të mirë. Gjithashtu ndalemi dhe tek infeksionet vaginale, një nga shqetësimet më të zakonshme që prekin gratë dhe vajzat në çdo moshë. Njohja e shenjave, trajtimi në kohën e duhur dhe kujdesi i përditshëm janë thelbësorë për ruajtjen e shëndetit intim. Dr. Shkëlqim Balili do të ndajë këshilla praktike dhe informacione të bazuara në përvojën profesionale, për t'i ndihmuar gratë dhe vajzat të kujdesen më mirë për shëndetin e tyre intim.
-
VIDEO
Infeksioni mykotik vaginal, ja pse nuk shëroheni kurrë / Këshilla nga Shkëlqim Balili
Infeksionet vaginale janë një nga shqetësimet më të zakonshme që prekin gratë dhe vajzat në çdo moshë. Shpesh ato shoqërohen me simptoma si kruarje, djegie, sekrecione të pazakonta apo parehati, duke ndikuar në mirëqenien dhe cilësinë e jetës. Njohja e shenjave, trajtimi në kohën e duhur dhe kujdesi i përditshëm janë thelbësorë për ruajtjen e shëndetit intim. Në ‘Rreze Dielli” flasim për shkaqet më të shpeshta të infeksioneve vaginale, mënyrat e parandalimit, gabimet që duhen shmangur dhe rastet kur është e domosdoshme të kërkohet ndihma e mjekut. Dr. Shkëlqim Balili do të ndajë këshilla praktike dhe informacione të bazuara në përvojën profesionale, për t'i ndihmuar gratë dhe vajzat të kujdesen më mirë për shëndetin e tyre intim.
-
VIDEO
Shkëlqim Balili flet troç: Mbajini testikujt të lirë, ndërsa vagina do…
Shëndeti intim është pjesë e rëndësishme e mirëqenies sonë, por shpesh neglizhohet edhe në zgjedhjet më të thjeshta të përditshmërisë. A mund të ndikojnë të brendshmet që veshim në shëndetin tonë? Sa rëndësi kanë materiali, ngjyra dhe forma e tyre? Cilat zgjedhje na ndihmojnë të parandalojmë irritimet, infeksionet dhe shqetësime të tjera, si te gratë ashtu edhe te burrat? Për të folur mbi këtë temë dhe për të ndarë këshilla të bazuara në praktikën mjekësore, flasim në studion e "Rreze Dielli" me mjekun e njohur gjinekolog, Shkëlqim Balili. Diskutojmë fakte, sqarojmë disa keqkuptime të përhapura dhe mësojmë se si zgjedhjet e duhura në përditshmëri mund të kontribuojnë në një shëndet intim më të mirë.
-
VIDEO
Bukëza të buta si mafishe nga zonja Albana
Bukëza të buta / Simite
Përbërësit:
- 500 gr miell
- 6 gr maja e thatë
- 15 gr sheqer
- 270 ml qumësht
- 1 vezë e madhe
- 60 gr gjalpë
- 5 gr kripë
Përgatitja:
Në tasin e mikserit vendosni miellin, majanë, sheqerin, qumështin dhe vezën. Shtoni gjalpin dhe kripën, më pas vazhdoni ta punoni edhe 7 minuta, derisa të bëhet i butë dhe elastik. Lëreni brumin të vijë për 60 minuta. Ndajeni në copa nga 60 gr secila dhe formoni toptha. Mbulojini dhe lërini të pushojnë për 15 minuta. Formojini në bukëza për sanduiçë dhe vendosini në tavë. Mbulojini përsëri dhe lërini të fryhen edhe 50 minuta. Piqini në furrë të parangrohur në 190°C për 18–22 minuta, sipas fuqisë së furrës. Për një sipërfaqe të artë dhe me shkëlqim, lyejini bukëzat me pak vezë të rrahur me 1 lugë gjelle qumësht përpara pjekjes.
-
VIDEO
Makarona me qofte të vogla në tigan nga zonja Albana
Makarona me qofte të vogla në tigan
Përbërësit:
- 250 gr mish i grirë
- 1 lugë çaji piper i zi
- 1 lugë çaji kumin
- 1 lugë çaji sodë buke
- 1 lugë çaji kripë
- 1 lugë çaji spec i kuq pluhur
- ½ lugë çaji hudhër pluhur
- 2 feta bukë e ndenjur
- 1 kokërr vezë
- 2 lugë vaj ulliri
- 1 lugë gjelle salcë koncentrat
- 1 filxhan çaji salcë domate
- 250–300 gr makarona të vogla
- Djathë kaçkavall i grirë
- Kripë, piper i zi, kumin
- Majdanoz i grirë hollë
Përgatitja:
Përziejmë mishin e grirë me piperin, kuminin, sodën e bukës, kripën, specin e kuq, hudhrën pluhur, bukën e lagur dhe vezën. Formojmë qofte shumë të vogla. Në një tigan të gjerë ngrohim pak vaj ulliri dhe skuqim lehtë qoftet derisa të marrin ngjyrë. Shtojmë salcën e domates pelte (ose domate të grira) dhe e kaurdisim për 1–2 minuta. Hedhim salcën koncentrat, rregullojmë shijen me kripë, piper, kumin dhe spec të kuq. Shtojmë makaronat e thata dhe ujë të nxehtë derisa t'i mbulojë. Kur të marrë valë, ulim zjarrin, e mbulojmë me kapak dhe e gatuajmë derisa makaronat të zbuten dhe të thithin lëngun (rreth 12–15 minuta). Në fund e spërkatim me djathë kaçkavall të grirë dhe majdanoz të freskët.
-
VIDEO
E PLOTË/ “Shtypi i Ditës dhe ju”, 21 Korrik / Habia:Pse në protestë fjalimet lexohen nga telefoni?
-
VIDEO
Kek me limon dhe lëkurë dardhash nga zonja Albana
Kek me limon dhe lëkurë dardhash
Përbërësit:
- 1 limon i madh
- 180 gr sheqer
- 70 ml vaj vegjetal
- 50 ml qumësht
- 3 vezë
- 250 gr miell
- 10 gr pluhur pjekës
- 1 filxhan çaji fruta të thata miks
- 1 lugë çaji gjalpë
- Lëkura dardhash
Për glazurën:
- 100 gr sheqer pluhur
- 2–3 lugë gjelle lëng limoni
Përgatitja:
Ziejeni limonin për 6 minuta. Lëreni të ftohet pak, priteni në copa dhe hiqni farat. Në një tas vendosni: limonin e zier, sheqerin, vajin, qumështin dhe vezët. Kalojini të gjitha me blender dore derisa masa të bëhet e lëmuar. Shtoni miellin dhe pluhurin pjekës, përziejini dhe në fund shtoni frutat e thata dhe lëkurat e dardhave duke i përzier lehtë me spatul. Hidhni brumin në një tavë keku të veshur me letër pjekjeje. Vendosni 1 lugë çaji gjalpë në mes të brumit dhe piqeni në furrë të parangrohur në 160°C me ventilator për 30–35 minuta. Ndërkohë përgatitni glazurën. Përzieni sheqerin pluhur me lëngun e limonit derisa të krijohet një krem i trashë. Pasi keku të jetë ftohur, hidheni sipër dhe zbukurojeni me pak lëkurë limoni të grirë.
-
VIDEO
Reforma Territoriale, Rritja e Çmimit të Naftës dhe Kriza në Lindjen e Mesme
-
VIDEO
“Iranin e ndihmon Rusia e Kina” paralajmërimi i ish-diplomatit:Nën presidencën e Trump kështu do …