-
VIDEO
Trung çokollate me biskota dhe fruta nga zonja Albana
Trung çokollate me biskota dhe fruta
Përbërësit:
- 50 gr gjalpë
- 200 gr biskota
- 1 banane
- 300 gr njomëz
- 1 lugë kakao
- Mbushja:
- 50 gr gjalpë
- 50 gr mjaltë
- 50 gr qumësht të kondensuar
- Fruta sipas dëshirës
Përgatitja:
Thërrmojmë biskotat, i kaurdisim në gjalpë duke i shtuar bananen pelte dhe kakaon. E shtrojmë në një qese pelikula. Masën e mbushjes e kalojmë sipër shtresës. Vendosim frutat dhe e mbledhim role. E vendosim në frigorifer për disa orë.
-
VIDEO
Krahë pule në furrë nga zonja Albana
Krahë pule në furrë
Përbërësit:
- 1 kg krahë pule
- 3 lugë gjelle vaj ulliri
- 2 lugë gjelle salcë soje
- 1 lugë gjelle mjaltë
- 3 thelpinj hudhër, të shtypur
- 1 lugë çaji paprika e ëmbël
- 1 lugë çaji rigon
- ½ lugë çaji trumzë
- ½ lugë çaji piper i zi
- 1 lugë çaji kripë
- Lëngu i ½ limoni
Përgatitja:
Përziejmë të gjithë përbërësit e marinadës. Shtojmë krahët e pulës dhe i përziejmë mirë që të mbulohen nga të gjitha anët. I lemë të marinohen të paktën 2 orë, ose idealisht gjatë gjithë natës në frigorifer. Më.pas i pjekim në furrë në 200°C për 40–45 minuta, duke i kthyer në mes të pjekjes, derisa të marrin ngjyrë të artë dhe të bëhen krokantë.
-
VIDEO
E PLOTË/ “Shtypi i Ditës dhe ju”, 28 Korrik/“Shehaj rrugaç, adoleshent” qytetarët sulmojnë deputetin
-
VIDEO
Lufta për kreun e LDK-së dikton krizën politike në Kosovë, gazetari Mehmeti zbardh prapaskenat
-
VIDEO
Çfarë shkruanin gazetat më 28 korrik 1998/ Shkëmbim zjarri me komandot serbe në 2 fshatra të Kukësit, ushtria e gatshme të mbrojë vendin
Në shtypin e shkruar të datës 28 korrik 1998 pasqyrohej gjerësisht një ngjarje e rëndë e rregjistruar në kufi. Komandot serbe kishin hyrë gati 75 metra në territorin shqiptar dhe kishte pasur shkëmbim zjarri në dy fshatra në Kukës. Gazeta Shqiptare shkruan : “Luftë me serbët në dy fshatra të Kukësit” Ndërsa në ZP titulli për këtë ngjarje ishte ky : “ Serbët qëllojnë me mitralozë e mortaja”.
-
VIDEO
'Iku me vrap si kalama kopështi' Ardit Bido nuk kursen Agron Shehajt në Report TV: 'Bufoni' politik vuri në rrezik interesin kombëtar
Deputeti socialist shpjegoi se marrëveshje të tilla nuk bëhen publike, pasi përmbajnë informacion të klasifikuar që lidhet me sigurinë kombëtare dhe aleancën e NATO-s.
-
VIDEO
E PLOTË/ “Shtypi i Ditës dhe ju”, 27 Korrik/Qytetarët pyesin: Saliu pse s'u dorëhoq për 21 janarin?
-
VIDEO
Çfarë shkruanin gazetat më 27 korrik 1997/ PD thirrje Europës për kufizim ndihmash, në PS pritet rebelim për përbërjen e qeverisë Nano
PD e sapo dale në opozitë po bënte një luftë të pandershme me qeverinë pasi i bënte thirrje Europës për kufizim të ndihmave në Shqipëri. Ndërkaq në PS pritej të niste një rebelim pasi kishte shumë pakënaqësi për përbërjen e qeverisë Nano. Këto ishin zhvillimet kryesore politike që pasqyroheshin në shtypin e shkruar më 27 korrik 1997-të. Koha Jonë shkruan në faqe të parë : “ PD: Europë,pesho qindarkat” dhe “Qeveria: Në PS pritet rebelim”. Në RD akuzohej qeveria e sapo formuar Nano si e pandershme ndërsa në ZP shkruhej: Qeveri e gjithë shqiptarëve.
-
VIDEO
"Shtypi i Ditës dhe Ju", ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e hënë 27 korrik 2026
Titujt e gazetave për sot, nga Rama pranon dështimin e administratës së tij te një avion strategjik amerikan në Tiranë e deri tek Mevlan Shanaj pyet se pse heshtin artistët?
-
VIDEO
Emisioni i plotë 'DOSJA K'| Gjyqi Special, kujtimet e rralla që zbardhin procesin, ku u pushkatuan 17 intelektualë
Prapaskenat e ngjarjes makabre të gjyqit Special të 1945-ës, ku u dënuan me pushkatim 17 intelektualë e politikanë, që regjimi i konsideronte si kriminelë lufte. Dëshmia e rrallë e gazetarit Lazër Radi, një prej të mbijetuarve të këtij gjyqi, nga arrestimet e ditëve të para të pasluftës në nëntor 1944 e deri në përfundim të këtij gjyqi, në prill 1945. Çfarë ndodhi ne 45 ditët e Gjyqit Special? Cila qe pretenca e prokurorit, vendimet, dhe ekzekutimi i 17 të denuarve me vdekje? Ç’pasojat la Gjyqi Special mbi familjet e të dënuarve dhe mbi historinë e Shqipërisë. Përmes kujtimeve të Lazër Radit, dokumenteve arkivore dhe dëshmive të studiuesve, do të rindërtojmë rrjedhën e Gjyqit Special, një proces që shënoi fillimin e një modeli të ri të drejtësisë politike në Shqipërinë e diktaturës, një process që uli në bankën e të pandehurve, në sallën e Kinema Kosova, ish-kryeministra, ministra, ushtarakë, juristë, gazetarë dhe intelektualë
-
VIDEO
Emisioni i plotë 'Klinika 24'| Si të ruajmë shëndetin në vere? Virozat, hidratimi dhe aktiviteti fizik
Këtë të shtunë, në studion e Klinika 24, pneumologia Klodeta Grosha nga Spitali Amerikan nr 3 përgjigjet pyetjeve që shqetësojnë më shumë gjatë verës dhe ndan këshilla praktike për të mbrojtur shëndetin e mushkërive. Në rubrikën “Shëndet në Kuzhinë”, mësojmë me Hygerta Bardhi, si të përgatisim një pije natyrale me elektrolite, me ujë kokosi, banane, për të ndihmuar organizmin në rast dehidratimi apo diarreje. Ndërsa në pjesën e fundit, Në formë pa stres “ flasim me instruktoren Matilda Çaushi për aktivitetin fizik në ditët me temperatura të larta: kur është i sigurt, kur duhet shmangur dhe si të ushtrohemi pa rrezikuar shëndetin!
-
VIDEO
Inteligjenca artificiale hyn në vendin e punës, Firdeus Kasaj prezanton aplikacionin në 'Një nga ne'
Mosha nuk është pengesë kur pasioni, talenti dhe këmbëngulja ecin së bashku. Firdeus Kasaj, 20 vjeçari nga Tirana, ka hapur kompaninë e tij me fokus industrinë e lojërave. Me ekipin e tij sjell inovacion në zhvillimin e aplikacioneve. Ndiqni intervistën e tij dhënë për gazetaren Xhensila Nako