• VIDEO

    ‘Legjenda e Rozafës’ si nuk e keni parë kurrë më parë! | Premiera më 22 Korrik

    Ka histori që nuk i përkasin vetëm së shkuarës, por jetojnë brez pas brezi, duke u bërë pjesë e identitetit tonë. Një prej tyre është Legjenda e Rozafës – rrëfimi i sakrificës, dashurisë dhe qëndresës, që prej shekujsh ka frymëzuar artistë dhe ka prekur zemra. Tashmë kjo legjendë vjen në një dimension të ri artistik. Më 22 korrik “Rozafa” ngjitet në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit në një produksion madhështor operistik, ku muzika, interpretimi dhe skenografia bashkohen për t'i dhënë jetë një prej miteve më të bukura të trashëgimisë sonë kulturore. Si është sjellë në skenë kjo legjendë e pavdekshme? Çfarë sfidash dhe emocionesh mbart një vepër e tillë, ku ndërthuren miti, drama, muzika dhe arti skenik? Për këto dhe shumë të tjera bisedojmë me të ftuarit tanë në “Rreze Dielli”, regjisorin dhe skenografin Andis Gjoni, sopranon Nina Muho dhe baritonin Armando Likaj.

  • VIDEO

    Trahana me suxhuk dhe salcë speci nga zonja Albana

    Trahana me suxhuk dhe salcë speci

    Përbërësit:

    • 1 filxhan trahana e thatë
    • 2 lugë gjelle vaj
    • 1 lgj gjalpë
    • 1–1.2 litra ujë
    • 200 ml qumësht
    • 3 lugë gjelle ajvar djegës
    • 1 lugë gjelle salcë speci
    • 100 gr dhjamushka
    • 1 gotë bukë e thatë, kubikë të pjekura
    • 150 gr djathë i bardhë
    • Suxhuk sipas dëshirës
    • Kripë, piper i zi, piper i kuq

    Përgatitja:

    Në një tenxhere hedhim vajin, shtojmë trahananë dhe e përziejmë derisa të marrë aromë dhe ngjyrë të artë. I japim trajtën e lëngësht duke shtuar ujë të ngrohtë gradualisht. Shtojmë edhe pak qumësht që trahanaja të bëhet kremoze. E ziejmë në zjarr mesatar derisa të lidhet mirë. Në tenxhere shtojmë: ajvarin, salcën e specit, i përziejmë që të marrin ngjyrën e kuqe dhe aromën e duhur. Shtojmë dhjamushkat dhe suxhukun dhe i kaurdisim pak. Ndërkohë, në tepsi vendosim copëza buke, i pjekim/rreshkim pak në furrë derisa të bëhen krokante. Në pjatancën e shërbimit vendosim copëzat e bukës së pjekur, hedhim sipër trahananë, shtojmë djathin e bardhë të thërrmuar, dhjamushkat e kaurdisura me yndyrën e tyre, pak piper dhe spec të kuq sipas shijes.

  • VIDEO

    Gjellë me bamje pa mish nga zonja Albana

    Gjellë me bamje pa mish

    Përbërësit:

    • 500 gr bamje
    • 1 qepë mesatare
    • 1 spec i kuq
    • 1 domate
    • 1 lgj salcë domate
    • 3 lgj vaj ulliri
    • 2 thelpinj hudhër
    • 1 tufë majdanoz
    • Spec djegës
    • Kripē, piper i zi

    Përgatitja:

    Vendosim bamjet në ujë të ftohtë me pak uthull, më pas i shpëlajmë, i thajmë dhe presim pjesën fundore. Kaurdisim qepën e grirë imët, shtojmë specin e kuq dhe më pas shtojmë bamjet, domaten e grirë në rende dhe salcën koncentrat. E trazojmë mirë, rregullojmë shijen me kripë, piper të zi, piper të kuq, hudhër. Shtojmë ujë të ngrohtë në masë të përbërësve dhe e lëmë gjellën të gatuhet në temperature mesatare.

  • VIDEO

    Trileçe me karamel nga zonja Albana

    Trileçe me karamel

    Përbërësit:

    • 6 kokrra vezë
    • 200 gr miell
    • 200 gr sheqer
    • Pak vanilje pluhur
    • 300 gr qumësht
    • 300 gr pana e freskët
    • 300 gr qumësht i kondesuar
    • Pak karamel

    Përgatitja:

    Fillimisht përgatisim pandispanjën, ndajmë të verdhat e vezëve nga të bardhat dhe fillojmë i rrahim këto të fundit me rrahësin elektrik. Vazhdojmë t'i rrahim të bardhat e vezëve derisa të arrijmë një masë të bardhë si shkumë. Në këtë pikë hedhim me ngadalë sheqerin të përzier me vaniljen duke vijuar me trazimin. Shtojmë më pas të verdhat e vezëve një e nga një duke mos e ndërprerë rrahjen. Pasi janë përzier mirë shtojmë miellin e situr me kujdes që të mos bëhen kokrriza. Pasi të kemi formuar një masë homogjene e hedhim në një tavë të lyer me gjalpë dhe e vendosim të piqet në furrë të nxehtë në 180°C përreth 25-30 minuta. Pasi është pjekur pandispanja e trileçes e lemë të ftohet pak, e nxjerrim nga tava dhe e shpojmë nga të dyja anët me majën e një thike ose me ndonjë shkop të hollë. Fillojmë përgatisim kremin, hedhim në një enë qumështin, shtojmë ngadalë qumështin e kondensuar dhe e trazojmë mirë. Pasi qumështi i kondensuar të jetë tretur plotësisht shtojmë panën e freskët. Masën e qumështit e hedhim mbi pandispanjën, e lëmë të përthithet dhe e mbulojmë sipërfaqen me karamel. E vendosim ëmbëlsirën në frigorifer për disa orë përpara se ta shërbejmë.

  • VIDEO

    E PLOTË/ “Shtypi i Ditës dhe ju”, 17 Korrik / Ironia e qytetarit: U gëzova që Muli doli nr 2 në PD

  • VIDEO

    Çfarë shkruanin gazetat më 17 korrik 1997/ Berisha do të qëndrojë si President dhe bllokon Parlamentin e KQZ:Dorëheqja kur të jem deputet

    Pas zgjedhjeve të parakohshme të vitit 1997-të të zhvilluara me dy raunde e që i fitoi thellë PS-ja problem ishte kthyer Presidenti Berisha. Ky i fundit kishte fituar edhe mandat deputeti me PD-në mirëpo nuk donte të largohej nga zyra e kreut të shtetit. Diçka e tillë kishte sjellë bllokim të Parlamentit dhe të KQZ-së në shpërndarjen e mandateve. Gazeta Shqiptare shkruan: “Berisha bllokon Parlamentin” ndërsa në Gazën Koha Jonë kryeartikulli ishte : “Berisha, President deri në vjeshtë”.

  • VIDEO

    Mot i kthjellët me vranësira të pakta, parashikimi për ditën e sotme

    Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit ndërsa përgjatë relieveve malore në veri e lindje vranësira të pakta hera –herës deri mesatare kalimtare.

  • VIDEO

    Në punë do të shfaqni përkushtim dhe kreativitet... parashikimi i horoskopit për sot

    Shëndeti kërkon më shumë kujdes dhe pak kohë për veten. Financat janë të qëndrueshme, por shmangni shpenzimet e panevojshme.

  • VIDEO

    Mot i kthjellët me vranësira të pakta, parashikimi për ditën e sotme

    Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit ndërsa përgjatë relieveve malore në veri e lindje vranësira të pakta hera –herës deri mesatare kalimtare.

  • VIDEO

    ‘Revolucioni flamingo’, Muzhaqi: Kërkesat e qytetarëve po merren parasysh nga PS! Daci: Nuk ka protestë që rrëzon qeverinë në vend demokratik

    Deputetja e PS Bora Muzhaqi dhe analisti Alban Daci ishin të ftuar në 'Sot Live në Shqipëri'. Në fokus të diskutimeve ishte protesta prej më shumë se një muaji në kryeqytet.

  • VIDEO

    Patëllxhanë të mbushur me mish dhe salcë beshamel nga zonja Albana

    Patëllxhanë të mbushur me mish dhe salcë beshamel

    Përbërësit:

    • 3 patëllxhanë të mëdhenj
    • 4-5 lugë gjelle vaj ulliri
    • 600 gr mish viçi i grirë
    • 1 qepë e madhe
    • 4 thelpinj hudhër
    • 400 gr domate
    • 2 lugë gjelle salcë domatesh
    • 120 ml lëng mishi
    • 1 lugë çaji rigon i thatë
    • ½ lugë çaji kanellë pluhur
    • ¼ lugë çaji spec i ëmbël
    • 1 gjethe dafine
    • 2 lgj majdanoz i grirë
    • Kripë, piper

    Për salcën beshamel:

    • 60 gr gjalpë
    • 60 gr miell
    • 700 ml qumësht
    • 2 të verdha veze
    • 150 gr djathë kaçkavall i fortë
    • Kripë, arrë moskat

    Përgatitja:

    Ngrohni furrën në 200°C. Pritini patëllxhanët përgjysmë për së gjati, bëni prerje të lehta në tul pa çarë lëkurën. Lyejini me vaj ulliri, spërkatini me kripë dhe piper, vendosini në tavë me pjesën e prerë lart dhe piqini për 35–40 minuta, derisa të zbuten. Më pas nxirrni me kujdes një pjesë të tulit duke lënë lëkurën të paprekur. Nxehni vajin në një tigan dhe kaurdisni qepën për rreth 5 minuta. Shtoni hudhrën, gatuajeni për 30 sekonda, më pas shtoni mishin e grirë dhe skuqeni derisa të marrë ngjyrë. Përzieni salcën e domates dhe gatuajeni për 1 minutë. Shtoni domatet e shtypura, lëngun e mishit, tulin e patëllxhanit, rigonin, kanellën, gjethen e dafinës, kripën dhe piperin. Lëreni të ziejë në zjarr të ulët për 25–30 minuta, derisa salca të trashet. Hiqni gjethen e dafinës dhe shtoni majdanozin. Në një tenxhere shkrini gjalpin, shtoni miellin dhe përziejeni për 2 minuta. Hidhni gradualisht qumështin e ngrohtë duke e rrahur vazhdimisht me tel kuzhine. Gatuajeni derisa salca beshamel të trashet. Hiqeni nga zjarri dhe shtoni të verdhat e vezëve, djathin e grirë, arrëmyshkun, kripën dhe piperin e bardhë. Përziejeni derisa të bëhet një krem i butë. Ulni temperaturën e furrës në 180°C. Mbushni secilin patëllxhan me salcën e mishit. Sipër vendosni një shtresë të bollshme beshameli. Spërkateni me djathin e grirë dhe vendoseni në furrë për 30–35 minuta, derisa sipërfaqja të marrë ngjyrë të artë.

  • VIDEO

    Speca të mbushur me suxhuk dhe djathë nga zonja Albana

    Speca të mbushur me suxhuk dhe djathë mozarela

    Përbërësit:

    • 4 speca (të kuq dhe të verdhë)
    • 4 vezë
    • 100–120 gr mini mozarela
    • 200 gr suxhuk
    • 8–10 domate qershi
    • 10–12 ullinj jeshil pa bërthamë
    • 2 qepë të njoma të grira hollë
    • 1 lugë gjelle vaj ulliri
    • Kripë, piper i zi

    Përgatitja:

    Ngrohni furrën në 200°C (me ventilim). Prisni kapakun e specave dhe hiqni farat. Vendosini specat në një tavë. Brenda secilit spec shtoni disa copa mini mozarele, pak suxhuk, 2–3 ullinj, 2–3 domate qershi, pak qepë të njoma. Thyeni nga 1 vezë në secilin spec. Rregullojini me kripë dhe piper. Nëse dëshironi, shtoni pak vaj ulliri sipër. Piqini për rreth 25 minuta në 200°C, derisa veza të mpikset sipas dëshirës dhe specat të zbuten lehtë.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv