-
VIDEO
Çfarë shkruanin gazetat më 21 korrik 1998/Masakër në kufirin me Serbinë,110 ushtarë të UÇK të vrarë
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 20 Korrik 2026 – Receta / Myku i thonjve, trajtimi natyral
Zonja Albana solli katër receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Byreçka me djathë / Patate jahni me patëllxhanë / Sallatë me patate të ziera / Gliko me dardha.
Në "Bima dhe Shëndeti" trajtojmë një problem shumë të përhapur, por shpesh të neglizhuar: infeksionin mykotik të thonjve, i njohur edhe si onikomikoza. Cilat janë shkaqet që e favorizojnë shfaqjen e tij? Si mund ta dallojmë në fazat e para? Dhe mbi të gjitha, a ekzistojnë kura natyrale që ndihmojnë në trajtimin dhe parandalimin e këtij problemi? Në "Rreze Dielli" specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja, shpjegon faktorët që ndikojnë në shfaqjen e mykut të thonjve, rëndësinë e diagnostikimit në kohë dhe ndan me ne këshilla mbi përdorimin e bimëve mjekësore dhe kurave natyrale që mund të ndihmojnë në trajtimin e tij.
-
VIDEO
Myku i thonjve, ‘ilaçi’ sekret që e largon brenda pak ditësh
Në "Bima dhe Shëndeti" trajtojmë një problem shumë të përhapur, por shpesh të neglizhuar: infeksionin mykotik të thonjve, i njohur edhe si onikomikoza. Cilat janë shkaqet që e favorizojnë shfaqjen e tij? Si mund ta dallojmë në fazat e para? Dhe mbi të gjitha, a ekzistojnë kura natyrale që ndihmojnë në trajtimin dhe parandalimin e këtij problemi? Në "Rreze Dielli" specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja, shpjegon faktorët që ndikojnë në shfaqjen e mykut të thonjve, rëndësinë e diagnostikimit në kohë dhe ndan me ne këshilla mbi përdorimin e bimëve mjekësore dhe kurave natyrale që mund të ndihmojnë në trajtimin e tij.
-
VIDEO
Sot Kuvend, protestues me vezë jashtë Parlamentit! Një grup i vogël mblidhet te hyrja
-
VIDEO
Byreçka me djathë nga zonja Albana
Byreçka me djathë
Përbërësit:
- 1 gotë miell misri
- 1 gotë miell gruri
- 1 lç pluhur pjekës
- 1 lç sodë
- 1 gotë vaj ulliri
- 1 gotë kos
- 1 vezë
- 1 tufë koper
- Djathë i butë
- Kripë
Përgatitja:
Në një tas vendosim vezën, vajin, kosin, miellin e misrit, miellin e grurit, pluhurin pjekës, sodën e bukës dhe kripën. Zëmë një brumë të butë. Më pas e ndajmë brumin në toptha të vegjël dhe i hapim me dorë aq sa të mbyllet një kubik djathi. I lyejmë byreçkat me pak vezë dhe bëjmë 3 prerje. I vendosim të piqen në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 40 minuta.
-
VIDEO
Patate jahni me patëllxhanë nga zonja Albana
Patate jahni me patëllxhanë
Përbërësit:
- 4 patate mesatare
- 4 patëllxhanë
- 2 thelpinj hudhër
- ½ filxhan vaj ulliri
- 1 gjethe dafine
- 1 lugë gjelle salcë domatesh
- 1 majë luge çaji sheqer
- Kripë, piper i zi i sapobluar
Përgatitja:
Lajini patëllxhanët, hiqni bishtat dhe pritini në copa të mëdha. Vendosini në një enë me ujë për rreth 10 minuta. Qëroni patatet dhe pritini në katër pjesë. Kullojini dhe shtrydhini lehtë patëllxhanët. Ngrohni vajin e ullirit në një tenxhere dhe kaurdisni hudhrën për rreth 2 minuta. Shtoni patatet dhe patëllxhanët dhe përziejini që të lyhen mirë me vaj. Shtoni salcën e domates dhe sheqerin. Hidhni ujë, aq sa të mbulojë pothuajse perimet (rreth 1½ filxhan). Shtoni kripën, piperin dhe gjethen e dafinës. Ziejeni në zjarr të ulët për rreth 25 minuta, derisa patatet të zbuten dhe salca të trashet e të bëhet kremoze.
-
VIDEO
Sallatë me patate të ziera nga zonja Albana
Sallatë me patate të ziera
Përbërësit:
- 800 gr patate
- 1 qepë e kuqe e vogël
- 2–3 lugë gjelle majdanoz i grirë
- 3–4 lugë gjelle vaj ulliri
- Lëngu i 1 limoni ose 2 lugë uthull
- Kripë, piper i zi i sapobluar
Përgatitja:
Ziejini patatet me lëkurë për 20–30 minuta, derisa të zbuten. Lërini të ftohen pak, qërojini dhe pritini në feta ose kuba. Vendosini në një tas dhe shtoni qepën e kuqe dhe majdanozin. Hidhni vajin e ullirit, lëngun e limonit, kripën dhe piperin. Përziejini me kujdes që patatet të mos shpërbëhen. Lëreni sallatën të pushojë 10–15 minuta para se ta shërbeni.
-
VIDEO
Gliko me dardha nga zonja Albana
Gliko me dardha
Përbërësit:
- 1 kg dardha të forta
- 1 kg sheqer
- 260 ml ujë
- 3–4 karafil
- 1 majë luge çaji limontoz
- Lëngu i ½ limoni
Përgatitja:
Lani mirë dardhat. Qërojini hollë, por lëreni bishtin. Pastroni pjesën e poshtme. Shpojini dardhat në disa vende me një pirun, në mënyrë që të thithin më mirë sherbetin gjatë zierjes. Vendosini menjëherë në ujë me lëng limoni që të mos nxihen. Në një tenxhere hidhni ujin dhe sheqerin. Lërini të ziejnë derisa sheqeri të tretet plotësisht. Shtoni dardhat në sherbetin që vlon. Përziejini me shumë kujdes herë pas here, që të mos humbasin formën. Pasi të marrin valë, ziejini për 5 minuta, hiqini nga zjarri dhe lërini të ftohen plotësisht. Vendoseni përsëri tenxheren në zjarr, shtoni karafilin dhe ziejini edhe 20–25 minuta, derisa sherbeti të trashet. Në fund shtoni lëngun e gjysmës së limonit dhe kripën e limonit. Ziejini edhe 2–3 minuta. Hiqeni nga zjarri dhe lërini të ftohen plotësisht. Ruajini në kavanoza të sterilizuara.
-
VIDEO
Çfarë shkruanin gazetat më 20 korrik 1997/ Kriza politike vijon,Nano thotë se do e mbledhin vet Parlamentin ndërsa Berisha do Finon Kryeministër
Kriza politike pas zgjedhjeve të parakohshme të qershorit 1997-të vijon. Presidenti Berisha përplaset me liderin socialist Nano fituesin e zgjedhjeve. Berisha nuk kishte dekretuar ende mbledhjen e Parlamentit dhe preferonte më shumë Finon sesa Nanon Kryeministër por diçka të tillë e vendoste partia fituese. Gazeta Koha Jonë shkruan në faqe të parë: “ Nano: Parlamentin e mbledhim vet”. Edhe Gazeta Shqiptare si zhvillim kryesor pasqyron këtë situatë në politikë dhe shkruan : “ Parlamenti pa lejen e Berishës”.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e hënë 20 Korrik 2026.
Titujt e gazetave për sot, nga shqiptarët prej 50 ditësh në shesh paralajmërojnë Ramën me përshkallëzim të protestave te misteret dhe mitet e një proteste proxy e deri tek “Mbretëri” spanjolle e adios Leo Messi..
-
VIDEO
Emisioni i plotë 'Dosja K'| 45 ditët e "Gjyqit special" që vulosën diktaturën
“Dosja K”, një cikël dokumentarësh historikë, me autore gazetaren Admirina Peçi, sjell premierë çdo të shtunë në ora 21:00 në Report tv, historitë e panjohura të persekutimit gjatë periudhës së regjimit komunist në Shqipëri.
-
VIDEO
Emisioni i plotë 'Një nga ne'| 45 vite me metalin, dita e mjeshtrit që bën art në pension
Gazetarja Xhensila Nako sjell ditën e Astrit Krasniqit, mjeshtër i punimit dhe përpunimit të metalit me 45 vite eksperiencë. I specializuar në punimet e hekurit dhe strukturat metalike, ai ka realizuar rreth 300 skenografi gjatë karrierës së tij. Sot, në prag të pensionit, pasionin për metalin e shpreh përmes veprave artistike, duke i dhënë jetë materialeve të ricikluara ose duke krijuar instalacione për arreedimin e ambienteve të brendshme si zyra, shtëpi dhe ambienteve të jashtme si lokale, oborre, kopshte.