-
VIDEO
E PLOTË/ "Shtypi i Ditës dhe Ju" , 23 korrik/ Qytetari zbulon: Rama ka bërë dy gabime fatale
-
VIDEO
Çfarë shkruanin gazetat më 23 korrik 1998/ Opozita bojkoton pushtetin lokal, reagon ashpër Ruçi që akuzon Berishën se kërkon tjetër tragjedi
-
VIDEO
‘Opozita kërkon 80-90 bashki’, Haxhimali zbulon detaje nga raporti i PD! Deputeti Elezi: Me bashkimin e disa bashkive, ulet kosotja e shërbimeve për qytetarët
I ftuar në emisionin “Repolitix” me Denis Mingën në Report Tv, deputeti socialist Ermal Elezi deklaroi se bashkimi i bashkive mund të sjellë përfitime të rëndësishme, veçanërisht kur një bashki me kapacitete më të mëdha ekonomike dhe administrative bashkohet me një bashki që ka vështirësi financiare ose performancë më të ulët.
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 22 Korrik 2026 – Receta/ Roli i selenit në organizëm/ Boronica ‘vaksina’ natyrale e trupit
Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Byrek me proshutë dhe djathë / Gjellë me bizele, patate dhe karrota / Qofte me spinaq dhe djathë feta.
Në "Rreze Dielli" flasim për një mineral që shpesh kalon pa u vënë re, por që luan një rol të rëndësishëm në shëndetin tonë: selenin. Megjithëse nevojitet vetëm në sasi shumë të vogla, seleni është thelbësor për funksionimin normal të organizmit. Ai ndikon në shëndetin e tiroides, mbështet sistemin imunitar, kontribuon në fertilitetin e grave dhe burrave, mbron zemrën dhe vepron si një antioksidant i fuqishëm kundër stresit oksidativ. Por sa selen na nevojitet? A mund të kemi mungesë pa e kuptuar? Cilat janë ushqimet më të pasura me këtë mineral dhe kur është i nevojshëm suplementimi? Për t'u dhënë përgjigje këtyre pyetjeve dhe për të kuptuar më mirë rolin e selenit në shëndetin tonë, diskutojmë me nutricionistin Altin Joka, ekspert i mjekësisë holistike.
Në natyrë gjenden ushqime që, pavarësisht përmasave të vogla, janë të pasura me vlera të jashtëzakonshme ushqyese. Një prej tyre është boronica e zezë, e cilësuar shpesh si një "superfrut" falë përmbajtjes së lartë të antioksidantëve, vitaminave dhe përbërësve bioaktivë që mbështesin shëndetin. Boronica e zezë lidhet me përfitime të shumta, nga mbrojtja e zemrës dhe enëve të gjakut, te përmirësimi i funksionit të trurit, shëndeti i syve dhe forcimi i sistemit imunitar. Por çfarë e bën këtë frut kaq të veçantë? Sa duhet të konsumojmë dhe a i ruan të njëjtat vlera edhe kur është e ngrirë apo e tharë? Për të folur më gjerësisht për vetitë e boronicës së zezë dhe mënyrat më të mira për ta përfshirë në regjimin tonë ushqimor, flasim në "Rreze Dielli" nutricionistin Altin Joka, ekspert i mjekësisë holistike.
-
VIDEO
Boronica, ‘vaksina’ natyrale për trupin / Ja ç’ndodh kur hani një grusht në ditë

Minerali i tiroides, trurit, fertilitetit, kancerit dhe zemrës
Në "Rreze Dielli" flasim për një mineral që shpesh kalon pa u vënë re, por që luan një rol të rëndësishëm në shëndetin tonë: selenin. Megjithëse nevojitet vetëm në sasi shumë të vogla, seleni është thelbësor për funksionimin normal të organizmit. Ai ndikon në shëndetin e tiroides, mbështet sistemin imunitar, kontribuon në fertilitetin e grave dhe burrave, mbron zemrën dhe vepron si një antioksidant i fuqishëm kundër stresit oksidativ. Por sa selen na nevojitet? A mund të kemi mungesë pa e kuptuar? Cilat janë ushqimet më të pasura me këtë mineral dhe kur është i nevojshëm suplementimi? Për t'u dhënë përgjigje këtyre pyetjeve dhe për të kuptuar më mirë rolin e selenit në shëndetin tonë, diskutojmë me nutricionistin Altin Joka, ekspert i mjekësisë holistike.
-
VIDEO
Byrek me proshutë dhe djathë nga zonja Albana
Byrek me proshutë dhe djathë
Përbërësit:
- 1 petë sfoliatë
- 200 gr proshutë
- 2 kokrra vezë
- 100 gr djathë i bardhë
- 150 gr kaçkavall i grirë
- 150 ml qumësht
- 1 lugë gjelle miell
- 2 lugë gjelle vaj ulliri
- Kripë, piper i zi, arrë moskat
Përgatitja:
Kaurdisni fillimisht proshutën për 2-3 minuta. Hidhni miellin dhe përziejeni për 1 minutë. Shtoni qumështin duke e trazuar vazhdimisht derisa të krijohet një krem i lehtë. Hiqeni nga zjarri dhe lëreni të ftohet pak. Shtoni vezët, djathin e bardhë, një pjesë të djathit kaçkavall, arrën moskat dhe piperin. Shtroni petën e sfoliatës në tavë, hidhni mbushjen dhe spërkateni sipër me pak kaçkavall. Piqeni në 190°C për 30–35 minuta, derisa të marrë ngjyrë të artë dhe të fryhet bukur.
-
VIDEO
Gjellë me bizele, patate dhe karrota nga zonja Albana
Gjellë me bizele, patate dhe karrota
Përbërësit:
- 400 gr bizele
- 2 patate
- 2 karrota
- 5 kërpudha
- 3 qepë të njoma
- 1 spec i kuq
- 1 lgj salcë domate
- 1 tufë koper
- 1 lç kerri
- Vaj ulliri
- Kripë, piper
- Leng mishi
Përgatitja:
Fillimisht kaurdisim qepët e njoma me selinonë spërkatur me pak kripë. Më pas shtojmë salcën e domates, vazhdojmë kaurdisjen për 1 minutë duke shtuar më pas karrotat, patatet të prera në kubikë dhe kërpudhat. Shtojmë ujë në masë të përbërësve (të mbulohen rreth 2 gisht) dhe i lemë në temperaturë mesatare derisa të zbuten. Në 10 minutëshin e fundit shtojmë bizelet (bizelet e frigoriferit nuk duan më shumë se 10 minuta zierje). Rregulllojmë shijen me kripë, piper, kerri. Grijmë kopërin dhe specin e kuq dhe e lemë gatimin me kapak mbyllur për pak minuta.
-
VIDEO
Qofte me spinaq dhe djathë nga zonja Albana
Qofte me spinaq dhe djathë feta
Përbërësit:
- 2 gota spinaq të grirë
- ¾ gotë djathë feta, i thërrmuar
- 1½ gota miell integral
- 1 lugë çaji pluhur pjekës
- 2 vezë të mëdha
- ¼ gotë vaj ulliri
- 2 lugë gjelle kos i trashë
- 2 thelpinj hudhër
- 1 lugë çaji rigon i thatë
- ½ lugë çaji pluhur qepe
- ¼ lugë çaji piper i zi
- ¼ lugë çaji kripë
- 2 lugë gjelle djathë parmixhano
Pergatitja:
Ngrohni furrën në 175°C dhe shtroni tavën me letër pjekjeje. Në një enë rrihni vezët, vajin e ullirit dhe kosin e trashë derisa të bëhen një masë homogjene. Shtoni spinaqin, djathin e bardhë, hudhrën, rigonin, pluhurin e qepës, piperin e zi dhe parmixhanon. Në një enë tjetër bashkoni miellin, pluhurin pjekës dhe kripën. Shtoni gradualisht përbërësit e thatë te masa e lëngshme dhe përziejini derisa të krijohet një brumë i butë. Nëse është shumë ngjitës, shtoni edhe 1–2 lugë gjelle miell. Me një lugë merrni rreth 2 lugë gjelle brumë për çdo biskotë dhe vendosini në tavë, duke lënë pak hapësirë mes tyre. Shtypini lehtë sipër. Piqini për 18–22 minuta, derisa të marrin ngjyrë të artë në skaje. Lërini të ftohen për rreth 5 minuta para se t'i shërbeni. Për një shije edhe më të pasur, mund të vendosni disa kubikë të vegjël djathi feta mbi secilën biskotë para se të piqen në furrë.
-
VIDEO
E PLOTË/ “Shtypi i Ditës dhe ju”, 22 Korrik/Eksperti i pensioneve: “Bonusi duhet të ishte 150 euro”
-
VIDEO
“Bonusi duhet të ishte 150 e jo vetëm 50 euro” eksperti Hoxha për pensionet :Indeksimi të ishte 4-5%
-
VIDEO
Çfarë shkruanin gazetat më 22 korrik 1997/ Dorëzohet Berisha, dekreton hapjen e Parlamentit dhe bën gati dorëheqjen si President
Sali Berisha më në fund u dorëzua. Kreu i shtetit dekretoi hapjen e Parlamentit që doli nga zgjedhjet e parakohshme të 29 qershor 1997-të dhe po bëhej gati të dorëhiqej nga posti për të qënë deputet i PD-së. Gazeta Koha Jonë në numrin e datës 22 korrik 1997-të shkruan në faqen e parë: “Berisha, dita e fundit President”. Ndërsa për të njëjtin argument Gazeta Shqiptare ka titullin : “ Berisha tërhiqet e firmos:Nesër nis Parlamenti”.