-
VIDEO
Emisioni i plotë 'Një nga ne'| Historia e Firdeus Kasajt, 20 vjeçari që po lë gjurmë në botën e teknologjisë
Mosha nuk është pengesë kur pasioni, talenti dhe këmbëngulja ecin së bashku. Firdeus Kasaj, 20 vjeçari nga Tirana, ka hapur kompaninë e tij me fokus industrinë e lojërave. Me ekipin e tij sjell inovacion në zhvillimin e aplikacioneve. Ndiqni intervistën e tij dhënë për gazetaren Xhensila Nako Ndonjëherë, për të gjetur paqen, duhet të arratiseshe drejt egërsisë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim dyditor plot aventura, ku katër miq nisen drejt një misioni të veçantë: eksplorimin e një prej perlave më të egra dhe të paprekura të Dibrës – Bjeshkët e Gramës!
-
VIDEO
Emisioni i plotë, “Shtypi i Ditës dhe ju”, 25 Korrik| 'Kapuçonët e zinj të Saliut si ISIS' qytetarët të ashpër
Titujt kryesorë të gazetave, analizat dhe komentet më interesante. Opinioni juaj në ekranin tonë. Telefonatat në studio për temën e ditës, problemet dhe shqetësimet tuaja. Qarkullimi i automjeteve me pamje të drejtëpërdrejta nga rrugët e kryeqytetit.
-
VIDEO
Çfarë shkruanin gazetat më 25 korrik 1997/ Mejdani zgjidhet President ndërsa Nano do shpallë qeverinë e re,në jug festohet ikja e Berishës
Zhvillimet politike mbizotëronin titujt kryesorë në shtypin e shkruar të datës 25 korrik 1997. Pas fitores së socialistëve dhe konstituimit të Kuvendit u zgjodh Presidenti i ri Rexhep Mejdani dhe Fatos Nano u dekretua si Kryeministër. Gazeta Shqiptare në faqen e parë shkruan : “Mejdani e Nano kapin kreun “ ndërsa po këto zhvillime Koha Jonë i pasqyron me këtë zhvillim : “ Rrokada e madhe e pushtetit”.
-
VIDEO
"Shtypi i Ditës dhe Ju", ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e shtunë 25 korrik 2026
Titujt e gazetave për sot, nga reflektimi i Ramës për protestën "kthesa quhet Besa" te Gjykata rrëzon Veliajn për Ols Dadon e deri tek Muçi drejt Premier Ligës.
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 24 Korrik 2026 – Receta/ Historia e një gruaje të fortë/ Një edukatore e veçantë si Klajda
Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Patate me mish të grirë në furrë / Fokaçe me domate, djathë dhe proshutë / Ëmbëlsirë në gotë me qumësht dhe çokollatë.
Nga auditorët tek skenat ndërkombëtare, Xheni Krypi e ka nisur rrugëtimin mes librave dhe auditorëve universitarë, por shumë shpejt Xheni ka gjetur veten në skena spektaklesh, konkurse ndërkombëtare dhe juritë e eventeve të bukurisë. Ajo ka përfaqësuar me dinjitet Shqipërinë dhe trojet shqiptare në kompeticione, ku vlerësohet për kulturën, sjelljen dhe mënyrën e veçantë se si përçon mesazhe pozitive për gruan shqiptare. Në studion e “Rreze Dielli” flasim për eksperiencat e saj, kurorat e bukurisë brenda dhe jashtë vendit, pasionin për të shkruar poezi dhe angazhimin në nisma sociale për të ndihmuar njerëzit në nevojë!
Klajda Begaj prej 8 vitesh punon eduktore në një kopësht të qytetit të Fierit. Ajo që e bën të veçantë këtë të re është se pasionin e saj e ka shndërruar në një orë edukative dhe argëtuese për fëmijët, me të cilët ajo ka një dashuri të veçantë. E ftuar në emisionin “Rreze Dielli” Klajda ndau me publikun shumë punë artistike të cilat i krijon duke argëtuar fëmijët, por edhe pasionin e saj për pikturën, portretet dhe peisazhet që ajo krijon.
-
VIDEO
Aktivitetet kulturore/ 'Festa e Miqësisë' çelet sonte në Berat! Frekuencë Outdoors dhe Indoors në Tiranë
“Epja Zot Nikaj-Mërturit” është koncerti që do të mbahet nesër, më 25 korrik në orën 11:00, në Lekbibaj, Nikaj-Mërtur në Tropojë.
-
VIDEO
Njihuni me edukatoren më të veçantë, e ka shndërruar kopshtin në një shtëpi ‘magjike’
Klajda Begaj prej 8 vitesh punon eduktore në një kopësht të qytetit të Fierit. Ajo që e bën të veçantë këtë të re është se pasionin e saj e ka shndërruar në një orë edukative dhe argëtuese për fëmijët, me të cilët ajo ka një dashuri të veçantë. E ftuar në emisionin “Rreze Dielli” Klajda ndau me publikun shumë punë artistike të cilat i krijon duke argëtuar fëmijët, por edhe pasionin e saj për pikturën, portretet dhe peisazhet që ajo krijon.
-
VIDEO
Dha dorëheqjen pa bërë kompromis | Xheni Krypi, gruaja që nuk u mposht nga burrat e pushtetit
Nga auditorët tek skenat ndërkombëtare, Xheni Krypi e ka nisur rrugëtimin mes librave dhe auditorëve universitarë, por shumë shpejt Xheni ka gjetur veten në skena spektaklesh, konkurse ndërkombëtare dhe juritë e eventeve të bukurisë. Ajo ka përfaqësuar me dinjitet Shqipërinë dhe trojet shqiptare në kompeticione, ku vlerësohet për kulturën, sjelljen dhe mënyrën e veçantë se si përçon mesazhe pozitive për gruan shqiptare. Në studion e “Rreze Dielli” flasim për eksperiencat e saj, kurorat e bukurisë brenda dhe jashtë vendit, pasionin për të shkruar poezi dhe angazhimin në nisma sociale për të ndihmuar njerëzit në nevojë!
-
VIDEO
Fokaçe me domate, djathë dhe proshutë nga zonja Albana
Fokaçe me domate, djathë dhe proshutë
Përbërësit:
- 500 gr miell
- 400 ml ujë i vakët
- 10 gr kripë
- 5 gr maja e thatë (ose 15 gr maja e freskët)
- 1 lugë gjelle vaj ulliri
- 200 gr proshutë
- 200 gr djathë
- 150 gr domate qershi
- 1 tufë borzilok i freskët
- 1 lugë çaji rigon
- Piper i zi
- Pak vaj ulliri
Përgatitja:
Përziejmë ujin me majanë. Shtojmë miellin dhe e lemë 20 minuta. Më pas shtojmë kripën dhe vajin e ullirit. Zëmë brumin derisa të bëhet elastik. E lemë të fryhet 1½–2 orë. Shtrijmë brumin në formë drejtkëndëshi. Shpërndajmë proshutën, djathin, borzilokun dhe domatet qershi. E spërkatim me rigon dhe piper. Palosim brumin disa herë që mbushja të futet në shtresa. E lemë edhe 30–40 minuta të pushojë. Më pas e ndajmë në 6–8 role të gjata dhe e pjekim në 230°C për 18–20 minuta, derisa të marrë ngjyrë të artë.
-
VIDEO
Patate me mish të grirë në furrë nga zonja Albana
Patate me mish të grirë në furrë
Përbërësit:
- 1 kg mish i grirë viçi
- 2 qepë të mëdha
- 4-5 thelpinj hudhër
- 4 patate mesatare
- 5 vezë
- 250-300 gr djathë kaçkavall
- 2-3 lugë gjelle majdanoz i grirë
- 1 lugë çaji paprika e ëmbël
- 1 lugë çaji piper i zi
- Kripë sipas shijes
- Vaj ulliri ose vaj luledielli
Përgatitja:
Ziejmë patatet për 6-8 minuta në ujë me pak kripë. Në një tigan të madh skuqim mishin e grirë derisa të ndryshojë ngjyrë. Shtojmë qepët e prera hollë dhe hudhrën dhe vijojmë me kaurdisjen derisa qepët të zbuten. Rregullojmë shijen me kripë, piper të zi dhe paprika. Në një tigan tjetër skuqim lehtë patatet me pak vaj dhe pak kripë derisa të marrin ngjyrë të artë. Bashkojmë mishin me patatet. Rrahim vezët me majdanozin e grirë, pak kripë dhe pak piper. Hedhim përzierjen e vezëve mbi mishin dhe patatet, sipër shpërndajmë djathin e grirë dhe e vendosim në furrë për pak minuta, derisa vezët të mpiksen dhe djathi të shkrihet.
-
VIDEO
Ëmbëlsirë në gotë me qumësht dhe çokollatë nga zonja Albana
Ëmbëlsirë në gotë me qumësht dhe çokollatë
Përbërësit:
- 500 ml qumësht
- 3 lugë gjelle niseshte
- 300 gr çokollatë me qumësht
- Pak kakao për spërkatje
Përgatitja:
Në një tenxhere përziejmë niseshtenë me pak nga qumështi i ftohtë derisa të tretet plotësisht. Shtojmë pjesën tjetër të qumështit dhe e vendosim në zjarr mesatar, duke e përzier vazhdimisht. Kur masa të fillojë të trashet, e heqim nga zjarri. Shtojmë çokollatën e copëtuar dhe e përziejmë derisa të shkrihet plotësisht dhe të krijohet një krem i lëmuar. Hedhim masën në tasa ose gota ëmbëlsire. E lemë të ftohet në temperaturë ambienti, pastaj në frigorifer për 2–3 orë, derisa të mpikset mirë. E servirim duke e spërkatur me pak kakao.
-
VIDEO
Çfarë shkruanin gazetat më 24 korrik 1997/ Presidenti Berisha jep dorëheqjen, Parlamenti hapet me zi për viktimat e ngjarjeve të 97-ës
Në shtypin e shkruar të datës 24 korrik 1997-të pasqyrohej gjerësisht situata politike në vend dhe dorëheqja e Presidentit Berisha. Ky i fundit u largua si kreu i shtetit dhe do jetë deputet i PD-së e lideri i opozitës. Parlamenti i ri nisi punimet nën drejtimin e Dritëro Agollit dhe me një minutë heshtje për viktimat e muajve të fundit. Koha Jonë shkruan: “Dorëheqje! Berisha shpëton Shqipërinë”. Ndërsa në Gazetën Shqiptare shkruhej : “ Ikën Berisha , kthehet Nano”.