• VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 2 Shtator 2024 – Receta & Detoks/ Stresi pas pushimeve, si ta menaxhojmë

    Zonja Albana solli dy detokse të shpejta me pak përbërës dhe tre receta plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Kek me pjeshkë pa miell / Tavë me kunguj të njomë / Fërgesë me speca dhe gjizë.

    Në emisionin "Rreze Dielli" folëm sot për sindromën post pushime, sfidat dhe mendimet që kanë njerëzit në lidhje me rikthimin në punë pas pushimeve. Disa njerëz mund të kenë vështirësi për të ndryshuar ritmin e tyre dhe kthimin në rutinën e punës, ndërsa të tjerë mund të jenë të gatshëm të fillojnë punën e tyre me një energji të re. Çfarë këshillash japin panelistët e ftuar në studion e ‘Rreze Dielli’, eksperti i komunikimit Rezart Cenaj, aktivistja e çështjeve sociale Edlira Çepani dhe sipërmarrësja Arba Gramo, të cilët ndër të tjera rrëfejnë dhe ku i kaluan pushimet këtë verë duke ndarë disa nga momentet më mbesëlenëse dhe të veçanta.

  • VIDEO

    Stres pas pushimeve? Ja si të menaxhoni rikthimin në punë / Ndiqni këto këshilla!

    Në emisionin "Rreze Dielli" folëm sot për sindromën post pushime, sfidat dhe mendimet që kanë njerëzit në lidhje me rikthimin në punë pas pushimeve. Disa njerëz mund të kenë vështirësi për të ndryshuar ritmin e tyre dhe kthimin në rutinën e punës, ndërsa të tjerë mund të jenë të gatshëm të fillojnë punën e tyre me një energji të re. Çfarë këshillash japin panelistët e ftuar në studion e ‘Rreze Dielli’, eksperti i komunikimit Rezart Cenaj, aktivistja e çështjeve sociale Edlira Çepani dhe sipërmarrësja Arba Gramo, të cilët ndër të tjera rrëfejnë dhe ku i kaluan pushimet këtë verë duke ndarë disa nga momentet më mbesëlenëse dhe të veçanta.

  • VIDEO

    Kek me pjeshkë pa miell vetëm me gjizë nga zonja Albana /Super shije, super i butë!

    Embëlsirë me pjeshkë

    Përbërësit:

    • 50 gr gjalpë
    • 75 gr sheqer kaf
    • 1 majë luge kripë
    • 2 kokrra vezë
    • 250 gr gjizë
    • 50 gr miell misri
    • 1 limon (lëngu dhe lëkura e grirë)
    • 3 pjeshka ose kajsi
    • Sheqer pluhur
    • Bukë e thërrmuar

    Përgatitja:

    Rrahim gjalpin me sheqerin dhe pak kripë derisa të bëhet krem. Shtojmë të verdhat e vezëve një e nga një dhe gjizën e kaluar në sitë. Më pas shtojmë miellin e misrit, lëngun dhe cipën e grirë të limonit. Rrahim të bardhat e vezëve në marengë dhe i shtojmë duke e trazuar masën me  delikatesë (që të mos shpërbëhet e bardha). Shtojmë pjeshkët e prera në feta dhe e kthejmë të gjithë masën në formën e spërkatur me gjalpë e bukë të thërrmuar. E vendosim të piqet në furrë të nxehtë në 175 gradë Celsius për afro 1 orë. Embëlsirën e shërbejmë ende të vakët spërkatur me sheqer pluhur.

  • VIDEO

    Fërgesë me speca dhe gjizë, receta më e shijshme e verës nga zonja Albana

    Fërgesë me speca dhe gjizë

    Përbërësit:

    • 300 gr speca
    • 500 gr domate
    • 200 gr gjizë
    • 100 gr djathë të bardhë
    • 5 thelpinj hudhër
    • 2 lgj gjalpë
    • 1 lgj vaj
    • 1 lgj miell misri
    • Kripë
    • Piper i zi
    • Piper i kuq

    Përgatitja:

    Fillimisht pjekim specat në furrë ose i skuqim në tigan. Më pas shtojmë tek specat gjizën që e hollojmë me pak qumësht ose ujë. Rregullojmë shijen me erëza, shtojmë domatet dhe thelpinjtë e hudhrës. E lëmë derisa të përthithen lëngjet e gjizës dhe më pas shtojmë pak miell misri, thërrime djathi dhe copëza gjalpi. E vendosim fërgesën sipas dëshirës pak minuta në furrë ose e përfundojmë gatimin në tigan.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 3 shtator 2024

  • VIDEO

    'U fsheh origjina e mallit', Artur Meçollari: Kompania që ka transportuar mallrat e Kurum, nuk ka patur dijeni për rrezikshmërinë e ngarkesës

    Ish zv. i forcave detare Artur Meçollari foli në '5 Pyetjet me Babaramon' lidhur me skandalin e transportit të mbetjeve të rrezikshme prej kompanisë Kurum nga porti i Durrësit për në Tajlandë. sipas tij, është fshehu origjina e mallit dhe është kryer në paligjshmëri transporti, pasi transporti i mbetjeve të rrezikshme ka kosto më të lartë se mallrat e zakonshëm. Për të ulur kostot ka ndodhur dhe kjo fshehje e përmbajtjes së kontejnerëve.

     
  • VIDEO

    'Ke frikë t'i përmendësh emrin kompanisë Kurum', Çoçoli debaton me Telitin: Pse nuk thua që kanë humbur gjyqin ndërkombëtar ndaj shtetit shqiptar?

    Në '5 Pyetjet me Babaramon eksperti Fatos Çoçoli debatoi me këshilltarin opozitarë të bashkisë Tiranë, Dorian Teliti lidhur me kompaninë Kurum pas skandalit me mbetjet toksike që kjo kompani dërgon nga porti i Durrësit në Tajlandë. Çoçoli i tha Telitit se ka frikë të përmendi emrin e kësaj kompanie dhe të thotë që kjo kompani humbi gjyqin ndërkombëtar ndaj shtetit shqiptar.

  • VIDEO

    'Punonjësit firmosën në mënyrë të dyshimtë', Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Kurum prodhon çelik me hekura të vjetra! Nuk ka investuar në teknologji

    Kreu i Konfederatës së Sindikatave, Kol Nikollaj foli lidhur me skandalin e mbetjeve të kompanisë turke Kurum.

  • VIDEO

    Skandali me mbetjet e Kurum/ Çoçoli: Duhen parë nëse janë ndryshk apo të rrezikshme! Të mos biem pre e konsipracioneve

    Skandali me transportin e mbetjeve prej kompanisë Kurum drejt Tajlandës u diskutua mbrëmjen e sotme në ‘5 Pyetjet’ Report Tv. Eksperti i ekonomisë Zef Preçi ngre dyshime pasi edhe qeveria në raportet për mjedisin nuk ka asnjë pjesë lidhur me mbetjet e rrezikshme në vend.

     
  • VIDEO

    Spahiu pyet opozitën: Kush është kryetar më i mirë parlamenti: Elisa, Ruçi, Meta apo Gjinushi?

    Juristi Kreshnik Spahiu ka komentuar në Report Tv nisjen e sesionit të ri parlamentar. Spahiu thekson se paqja e sotme reflekton paktin mes Sali Berishës dhe Edi Ramës, që sipas tij u konkretizua me mbylljen e listave e amnistinë penale.

  • VIDEO

    Super recetë e shpejtë verore /Tavë me kunguj të njomë nga zonja Albana

    Tavë me kunguj të njomë

    Përbërësit:

    • 4 kunguj të njomë
    • 2 lgj vaj ulliri
    • 2 qepë
    • 3-4 vezë
    • 100 ml qumësht
    • 2 tufë nenexhik
    • 120 gr miell
    • 1 lugë kafeje pluhur pjekës
    • 200 gr djathë kaçkavall
    • 2 lgj miell misri
    • Kripë, piper

    Përgatitja:

    Fillimisht pastrojmë kungujt, i grijmë në rende, shtojmë pak kripë dhe i vendosim në një kullesë që të lëshohen lëngjet. Ndërkohë kaurdisim qepët e grira imët me vaj ulliri në zjarr mesatar. Rrahim vezët me qumështin, më pas shtojmë kungujt e grirë, qepët, bimët aromatike, miellin, pluhurin pjekës, pak kripë dhe djathin e grirë kaçkavall. E shtrojmë masën në një tavë, e spërkasim sipërfaqen me pak miell misri dhe e vendosim në furrë të parangrohur në temperaturën 200°C për 40 minuta.

  • VIDEO

    2 Detokset më të mira për nisjen e ditës me pak përbërës nga zonja Albana

    Detoks me kastravec dhe limon

    • Kastravec
    • Limon
    • Mente
    • Ujë

    I vendosim të gjithë përbërësit në një kane dhe i konsumojmë pas disa orësh.

    Detoks me selino dhe mollë

    • Selino
    • Mollë jeshile
    • Limon jeshil
    • Kastravec

    Pastrojmë selinonë, presim mollën në katër pjesë duke e pastruar nga farat dhe më pas i vendosim përbërësit e detoksit në një blender dhe e konsumojmë menjëherë të freskët.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv