• VIDEO

    Sesioni i ri, Muça në Report Tv: Në Kuvend do të rikthehen flakadanët! Kikia: Berisha e zeza e PD-së! Meçe: S’mobilizohet populli me frazat ‘po na vjedhin votat’

    Aktualiteti politik i opozitës dhe zhvillimet që priten në sesionin e ri parlamentar ishte disa nga tematikat që u diskutuan në emisionin.

    Në emisionin ‘Frontline’ në Report Tv, gazetari Flogert Muça tha se opozita do t’i rikthehet kaosit në seancat plenare.

    ‘Do ketë molotov e flakadanë, rikthimi i Foltores. Ai ka thënë se ne kemi kusht të panegociueshëm qeverinë teknike. Në kushtet ku është doktori do t’i sjelli njerëzit në Tiranë dhe do të tentojnë, deri kur të afrohet data e zgjedhjeve, ata do ta bllokojnë parlamentin, parlament nuk do të kemi. Ka nisur justifikimin e humbjes deri sot.’- tha Muça.

  • VIDEO

    'Vëllai na humbi, kushëriri fshehu ngjarjen’/I akuzuari telefonon motra:E gënjeve atë natë (5 shtator 2024)

     

    Agron Mehalla nga fshati Mollas i Cërrikut është ky 49-vjeçar, i cili kërkohet në studion e emisionit ’Pa Gjurmë’ nga familjarët e tij. Ai humbi gjurmët nga Kozani i Larisës nw Greqi, teksa bashkë me 3 kushërinjtë dhe një bashkëfshatar, kishin kaluar në këmbë nga pika kufitare e Kapshticës. Ata janë ndalur në vendin e quajtur Fillorinë, ku kanë kaluar orët e vona të mbrëmjes në një pyll, ndërsa katër nga bashkëudhëtarët kanë hyrë për të fjetur në një godinë të braktisur, ndërsa Agroni nuk ka pranuar.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 5 Shtator 2024 – Receta/ Rritja e pensioneve në 1 Tetor/ Regjistrimet në Universitet

    Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Piroshka me gjizë / Mish pule me domate / Pastiçe tradicionale.

    Pensionistët në të gjithë vendin do të përfitojnë një shtesë pensioni duke filluar nga data 1 Tetor i këtij viti. Çfarë do ndodhë nga 1 tetori me pensionet, sa do të jetë rritja e pensionit të pleqërisë, e cila sipas vendimit të qeverisë nuk do të jetë e barabartë për të gjithë pensionistët. Cilat kategori do të kenë prioritet në rritjen e pensionit? Sa para më tepër do shkojnë në xhepat e pensionistëve? Në lidhje me këtë tematikë flasim në studion e “Rreze Dielli” me eksperten e ekonomisë Eriola Hoxha, e cila sqaron që rritja e pensionit përllogaritet dhe në bazë të viteve të punës, duke theksuar se tashmë nuk do të ketë pensione më të vogla se 150 Euro. Gjithashtu ekspertja e ekonomisë i përgjigjet edhe pyetjeve të ndryshme të qytetarëve përmes telefonatave në studio për paqartësitë në lidhje me pensionin.

    Vijojnë regjistrimet e maturantëve në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë. Dekania e Fakultetit të Shkencave Ekonomike, prof.Dr. Lindita Lati tha se ky institucion arsimor ofron 50 programe të akredituara, ndërsa risi për këtë vit janë edhe 3 kurse profesionale për aplikantët. Ndërsa koordinatorja dhe pedagogia e Fakultetit të Shkencave Ekonomike, Eriola Hoxha tregoi se stafi i kualifikuar akademik dhe infrastruktura e 2 godinave, është pika më e fortë e Universitetit Mesdhetar. Maturantët dhe prindërit e tyre duhet të këshillohen parimisht me grupin e punës (këshillues karriere) që ky institucion ka vënë në dispozicion para se të vendosin për degën dhe universitetin ku do të studiojnë, në përputhje me ofertat e tregut të punës.

  • VIDEO

    Vijojnë regjistrimet në Universitetin Mesdhetar, Dekania: 50 programe të akredituara, risi 3 kurse profesionale

    Vijojnë regjistrimet e maturantëve në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë. Dekania e Fakultetit të Shkencave Ekonomike, prof.Dr. Lindita Lati tha se ky institucion arsimor ofron 50 programe të akredituara, ndërsa risi për këtë vit janë edhe 3 kurse profesionale për aplikantët. Ndërsa koordinatorja dhe pedagogia e Fakultetit të Shkencave Ekonomike, Eriola Hoxha tregoi se stafi i kualifikuar akademik dhe infrastruktura e 2 godinave, është pika më e fortë e Universitetit Mesdhetar. Maturantët dhe prindërit e tyre duhet të këshillohen parimisht me grupin e punës (këshillues karriere) që ky institucion ka vënë në dispozicion para se të vendosin për degën dhe universitetin ku do të studiojnë, në përputhje me ofertat e tregut të punës.

  • VIDEO

    Ja sa rriten pensionet në 1 Tetor, ekspertja: Nuk ka më pensione më pak se 150 Euro

    Pensionistët në të gjithë vendin do të përfitojnë një shtesë pensioni duke filluar nga data 1 Tetor i këtij viti. Çfarë do ndodhë nga 1 tetori me pensionet, sa do të jetë rritja e pensionit të pleqërisë, e cila sipas vendimit të qeverisë nuk do të jetë e barabartë për të gjithë pensionistët. Cilat kategori do të kenë prioritet në rritjen e pensionit? Sa para më tepër do shkojnë në xhepat e pensionistëve? Në lidhje me këtë tematikë flasim në studion e “Rreze Dielli” me eksperten e ekonomisë Eriola Hoxha, e cila sqaron që rritja e pensionit përllogaritet dhe në bazë të viteve të punës, duke theksuar se tashmë nuk do të ketë pensione më të vogla se 150 Euro. Gjithashtu ekspertja e ekonomisë i përgjigjet edhe pyetjeve të ndryshme të qytetarëve përmes telefonatave në studio për paqartësitë në lidhje me pensionin.

  • VIDEO

    Mish pule me domate nga zonja Albana

    Mish pule me domate

    Përbërësit:

    • 1 pulë mesatare
    • 1 kg domate
    • 150 gr gjalpë
    • 100 ml verë të bardhë
    • 200 gr qepë të thata
    • 1 lç miell patate
    • Kripë, piper i zi

    Përgatitja:

    Pasi i kemi marinuar mirë racionet e pulës me kripë e piper i vendosim në një tenxhere, hedhim gjalpin dhe e mbulojmë me kapak dhe e vemë në zjarr të lehtë duke e përzier herë pas here që të skuqen nga të gjitha anët e të marrin ngjyrë. Pasi të mbarojë skuqja hedhim qepën të grirë shumë hollë me kujdes (brenda në gjalpë jo mbi pulë) dhe mbasi e kaurdisim derisa të marë ngjyrën e verdhë e shuajmë me verë. Sapo të avullojë alkooli shtojmë domatet ose salcën, kripën dhe piperin. Vendosim kapakun tenxheres dhe e lëmë gatimin në zjarr të avashtë për rreth 1 orë. Pasi mishi i pulës ka zjerë, e largojmë nga tenxhereja dhe e vendosim në një pjatancë. Ndërkohë kullojmë salcën në sitë, të cilën e vemë sërish në zjarr që të marrë valë duke i shtuar dhe pak miell patate. E përziejmë me telin e vezëve ose me një lugë druri derisa salca të trashet. Vendosim racionet e pulës në salcë për pak minuta dhe më pas e shërbejmë gatimin të ngrohtë.

  • VIDEO

    Piroshka me gjizë që bëhen për 5 minuta nga znj.Albana/ Ideale për fëmijët në shkollë

    Piroshka me gjizë

    Përbërësit:

    • 400 gr miell
    • 1 lç maja
    • 1 majë luge sheqer
    • 1 lç kripë
    • 100 gr gjalpë /margarinë
    • 2 të verdha vezësh
    • Ujë sa të marrë
    • Gjizë për mbushje 

    Përgatitja:

    Bashkojmë majanë e thatë me pak sheqer, ujë të vakët dhe 2 lugë miell. E lëmë pak majanë të aktivizohet dhe më pas zëmë brumin duke shtuar kripën, miellin dhe ujin. E ndajmë brumin në toptha dhe e lëmë të vijë.  Pasi brumi ka ardhur hapim kuleçët sa pëllëmba e dorës dhe i lyejmë me gjalpë ose margarinë. I bashkojmë bashkë dhe hapim një petë të vetme. E mbledhim role dhe e presim. Çdo kulaç e hapim me gishtërinj, e mbushim me gjizë dhe e mbledhim në formën e një varke. I lyejmë me të verdhë veze dhe i vendosim byreçkat në furrë në 200 gradë për 35-40 minuta.

  • VIDEO

    Pastiçe tradicionale nga zonja Albana njësoj si nga dora e gjyshes

    Pastiçe tradicionale

    Përbërësit:

    • 500 gr makarona
    • 500 ml qumësht
    • 2 kokrra vezë
    • 200 gr djathë
    • 100 gr gjalpë
    • 1 lgj vaj
    • Pak miell
    • Kripë

    Përgatitja:

    Ziejmë makaronat në ujë të bollshëm me pak kripë dhe vaj për 5 minuta më pak sa tregon paketimi. Më pas I kullojmë. Tresim gjalpin. Rrahim vezët me pak qumësht. Te gjalpi i tretur shtojmë miellin duke e përzier. E shuajmë me qumësht dhe më pas shtojmë masën e vezëve të rrahura dhe qumështin e mbetur. Djathin e thërrmuar e përziejmë me makaronat dhe përsipër shtojmë masën e qumështit. E vendosim pastiçen në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 45 minuta.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 5 shtator 2024

     

    Titujt kryesorë të gazetave, analizat dhe komentet më interesante. Opinioni juaj në ekranin tonë. Telefonatat në studio për temën e ditës, problemet dhe shqetësimet tuaja. Qarkullimi i automjeteve me pamje të drejtëpërdrejta nga rrugët e kryeqytetit.

  • VIDEO

    Repolitix - PD do i bashkohet komisionit Xhafa për drejtësinë. Debate të forta në studio | Emisioni Plotë (5 shtator 2024)

     

    Emisionin "Repolitix" me moderator Denis Mingën mund ta ndiqni çdo të martë dhe të mërkurë në orën 21:00 në ekranin e Report Tv

  • VIDEO

    Krimi jashtë kontrollit/ Romeo Kara: I bëj thirrje SPAK kushdo që ju pengon arrestojeni! Faik Basha: Tashmë grupet shqiptare kanë pushtuar Europën

    Situata me krimin në vend u diskutua këtë pasdite në 'Studio Live' me avokatin Romeo Kara dhe ekspertin e sigurisë Faik Basha. 

  • VIDEO

    Stërvit çdo ditë 'hamshorët arabë', Shkëlzen Brahaj rrëfehet në ‘Një nga ne’: Kam punë fisnike, me këtë ushqej familjen

    Është ora 6 e mëngjesit. Në mini-fermën e tij dëgjohet hingëllima e kuajve. Ky është Shkëlzen Brahaj, dikur ish-oficer i Reneas, sot rutina e tij ka ndryshuar plotësisht

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv