Zonja Albana solli dy detokse të shpejta me pak përbërës dhe tre receta plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Kek me pjeshkë pa miell / Tavë me kunguj të njomë / Fërgesë me speca dhe gjizë.
Në emisionin "Rreze Dielli" folëm sot për sindromën post pushime, sfidat dhe mendimet që kanë njerëzit në lidhje me rikthimin në punë pas pushimeve. Disa njerëz mund të kenë vështirësi për të ndryshuar ritmin e tyre dhe kthimin në rutinën e punës, ndërsa të tjerë mund të jenë të gatshëm të fillojnë punën e tyre me një energji të re. Çfarë këshillash japin panelistët e ftuar në studion e ‘Rreze Dielli’, eksperti i komunikimit Rezart Cenaj, aktivistja e çështjeve sociale Edlira Çepani dhe sipërmarrësja Arba Gramo, të cilët ndër të tjera rrëfejnë dhe ku i kaluan pushimet këtë verë duke ndarë disa nga momentet më mbesëlenëse dhe të veçanta.